Big Brother si shfryrje e kolapsit social!

18 Janar 2024, 18:04Blog TEMA
Big Brother si shfryrje e kolapsit social!

Nga Dritan Hila

Sa herë fillon kjo reality show, do fillojnë edhe diskutimet dhe ndarja në kampe. Njëra palë e quan nivel të ulët ndjekjen e tij kurse të tjerët mëse të pranueshme. Konkurrentët e quajnë lojë megjithëse vetëm lojë nuk është pasi lufta për çmimin final është e egër. Dhe pse nuk është lojë ka edhe vëmendjen e publikut.

 Sot, politika është bërë lojë. PS duket se nuk ka sy për të lënë pushtetin edhe për nja dhjetë vite sepse nuk do por edhe nëse do, nuk di se ku. Opozita do kohë të marrë veten, por në vend që të lëpijë plagët, sillet sikur është në ditën e saj më të mirë dhe ka filluar i lë postet trashëgimi duke e mbyllur konkurrencën dhe daljen e talenteve të reja. Madje ka bërë Big Brotherin e saj në rrugën Mustafa Matohiti.

Ndërkohë jeta artistike në Tiranë është përqendruar vetëm në duart e Teatrit Kombëtar dhe atij të Operës dhe Baletit, të cilët sado të përpiqen nuk mund të mbajnë gjallë jetën artistike. Provinca është kur thërret kiametin. Më 33 vite u shkatërruan trupa profesioniste të teatrit dhe estradës. 

Shkodra që dikur konkurronte Tiranën, tashmë nuk ka asgjë. Fieri, Vlora, Korça, sa për të cituar disa, nuk ekzistojnë. E vetmja gjë që na kujton ekzistencën e atyre institucioneve është kur kujtohet apo lajmërohet ikja nga jeta e artistëve që edhe ende iu kujtohen batutat dhe rolet.

Kinematë nuk janë më, përjashto dy në Tiranë. Sporti është katandisur në ca ekipe futbolli ku janë pretendentë për titull skuadra të disa qendrave të banuara që dikur njiheshin vetëm si stacione ku ndalonte treni. Kurse disiplinat e tjera nuk kanë lidhje me sportet realisht profesionale. Ata që marrin paratë nga qeveria me pretendimin se do t’i zhvillojnë, i devijojnë për punët e tyre në SHBA ku kanë familjet.

Nëse këtë genoncid kulturor do ta kishte bërë një pushtues, ne do të ishim çuar në luftë. Por meqë ia kemi bërë vetes, atëherë nuk na mbetet tjetër vetëm të shikojmë BB dhe komentojmë në rrjetet sociale. Të paktën aty njerëzit janë të vërtetë./dritare.net

5 Komente

  1. Z
    Zyko

    Se paku me kete ligjerate u hoqe nje pike arritjeve "marramendese" te ri-lindjes te cilat me servilizmin tend klasik i trumbeton me aq zell ne cdo media.

    Përgjigjjuni
    1. C
      Cigaria

      Nga momenti që opozitë quhet vezëm një parti, këtu mbaron dhe diskutimi kulturor. Kur të mësoni Z. Hila ( dhe të gjithë të tjerët) se opozitë quhet edhe ai që voton partinë qeverritare por shikon se disa gjëra nuk shkojnë mirë, ka vështrim kritik, pra kur “ fjala” opozitë të martë kuptimin e saj real, atëherë do kemi dhe zhvillim kulturor. PD( cdo pd) nuk është opozitë por PARTI KONKURENTE. Kue pd-në ta quani ashtu sic duhet, pra parti konkurente me një parti tjetër, atëherë do kemi kulturë kolektive që mund ta quajmë “ të saktë”. Po ti vini pd-së emrin parti konkurente, ajo do fshihet nga faqia e dheut brënda vitit. Pra jepini emërtimin e duhur alabaklve dhe cdo partie, si në pushtet dhe kudo, dhe si me magji do kini krijua mjaftushëm kulturë Z. Hila , që edhe “ provincat” do ju befasojnë

      Përgjigjjuni
      1. I
        Illo

        Shume e drejte! Nuk e kuptoj pse opozita eshte bere monopol i pd ne kete vend?!

        Përgjigjjuni
      2. l
        lani

        emisjon e degjeneruar...top muti

        Përgjigjjuni
        1. R
          Redsox2

          E ka thene Kadri Roshi i madh ......Gjylja e Madhe plasi,tani mua s me mbetet tjeter , vecse te qesh.Keshtu qe zgerdhihu o popull Bota eshte e Jotja

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje