Nga Ylli Pata
Samiti i një muaji më parë i nivelit të lartë i NATO-s dhe i sotmi i BE-së, ku mori pjesë dhe njeriu i afërt i Joe Biden për Europën, në Shkup, ka një sinjal të qartë politik. Në Maqedoninë e Veriut, në 8 Maj zhvillohen zgjedhjet parlamentare dhe ato presidenciale.
E si SHBA, si BE, kanë shqetësimin se një vend i NATO-s mund të futet në fjalëkryqe të panjohura të lëvizjeve tektonike që nuk shkojnë kah Perëndimi, por nga Moska e Kina. Në Mal të Zi, një tjetër shtet i NATO-s, pjesë e shumicës në pushtet është një aleat direkt i Vladimir Putinit dhe i vasalit të tij Milorad Dodik të Republika Srbska, i cili mban postin numër dy të shtetit.
Në Maqedoninë e Veriut, ka të paktën 2 parti politike të qarta pro ruse e pro kineze, të cilat presin që të vijnë në pushtet në zgjedhjet e ardhshme. Të dyja këto parti janë aleate e partisë nacionaliste VRMO-DPMNE(Lëvizja Revucionale për Kombin Maqedonas), e në Tetovë, por edhe në Gostivar, në zgjedhjet vendore, këto parti ishin në koalicion me opozitën shqiptare, sidomos në Tetovë me Besa-n e Bilall Kasamit, një parti filoislamike.
Këto dy parti flasin hapur kundër Perëndimit, ndërkohë që partia më e madhe e opozitës kundërshtoi të miratojë ndryshimet kushtetuese që bënin të mundur heqjen e vetos bullgare për Shkupin.
Para dy ditëve, Presidenti Joe Biden deklaroi hapur se një avancim i Putinit në Ukrainë, mund të bëjë që të hapet edhe fronti i Ballkanit nga ana e Moskës.
Albin Kurti, para pak muajsh, ka ndërhyrë në fushatën elektorale të Maqedonisë së Veriut, duke u bashkuar kundër Ali Ahmetit, e duke u bashkuar me tre partitë shqiptare, të cilat në zgjedhjet e shkuara kanë qenë aleatë të VRMO-DPMNE. Madje, Kurti ka regjistruar edhe degën e tij të Vetëvendosjes së Maqedonisë së Veriut në zgjedhje, siç bëri në Shqipëri në vitin 2021.
Mirëpo amerikanët, padyshim edhe BE, në një veprim të fuqishëm kanë detyruar Albin Kurtin që jo vetëm të jetë përkrah Ali Ahmetit në Shkup, por i kanë sjellë nga Beogradi edhe Aleksandër Vuçiç. Sinjal i qartë më shumë gjeopolitik e i drejtpërdertë drejtuar Vladimir Putinit. Ku jo vetëm nuk do të ketë devijim në Shkup, por edhe Beogradin e kontrollon fort Uashingtoni e Brukseli.
Sa për Albin Kurtin flasin vetë edhe pamjet e shpërndara nga takimet. Ku e kanë detyruar që të bëjë fushatë për kundërshtarin e Vetëvendosjes së Shkupit. E kjo ka një logjikë politike, ngaqë BDI e Ali Ahmetit, që prej vitit 2001, ka qenë aleat i palëvizshëm i Perëndimit në Maqedoninë e Veriut, madje në vitin 2016 u tregua qartë, edhe ku u kërcënuan fizikisht e politikisht. Jo vetëm nga Moska e Beogradi, por edhe nga Tirana e Prishtina. Ku aleatët e Ilir Metës i kërkuan që të bëjë aleancë me Nikolla Gruevskin, ndryshe nga kërkesa e SHBA dhe BE.
E hengri kokrren e ullirit dhe per sot Z. Patok!
Albin Kurti ne Kosove, dhe Saliu e Ilir Meta ne Tirane, jane destabilizuesit e Shqiptareve. Kane qellime te percajne dhe sundojne Shqiptaret, kudo qe jane, perfshi Maqedonine, Presheven dhe Malin e Zi. Cuditem si ja mbylli deren Greku Albinit, dhe asnjeri nuk e pyet pse nuk e pranojne me? Ne fillim tha se Greqia do njohe Kosoven, nje iluzion i nje njeriu te papjekur si Albini mund te besoj perralla greke, ose te dy i bashkon nje qellim, lufta kunder Edi Rames..
Alexander Soros Bitches Stand in Line
Mos reagimi i "Bashkimit Evropiane" kunder Genocidit Israelit tregon qe Evropa ka mbaruar si Continent i Politizmoit (Culture "Shqip" Greke dhe asaj Greko-Romakes. Controlli i Qeverive te vendeve te Varura Evropiane nga Angloamerikanet kane frike te denojne krimet Monstruoze kunder Pslestinezeve. Ne te njejten kohe Kostantinopolis qender kjo e Kombit Greko-Ilyre per 1100 vjet te Perandorise Greke Romake te Lindjes nga mori edhe flamurin Jeorgios Kastriotis (ISkander-beu) keta fashista e lane ne duart e barbareve tartare Osmane. Per cfare Evrope flisni o skllever te Sionizmit. Lufta kunder Helenizmit me ndihmen e Psiho-Patheve (te demtuarit shpirterisht greqisht) te Feve Abrahamikebtregon qarte se Evropa si Identitet apo Histori ka mbaruar.
Me sa duket, ky bastard pro rus, ka vendosur ta fut prape Kosoven ne gjakderdhje. Mos ndodhte kurre, por me nje karagjoz delirant si Kurti, asgje nuk eshte e pamundur.
E vërteta e juaj është njëjtë sikur toka me diellin. Amerika e dënoi albinin duke ia dhuruar "xhavelinët", kurse edvinit dhe mikut të tijë me të kaluar gjenocidale, u tregoi vëndin, sikur që bënë gjuetari me zagarin. Albini do e civilizoj shoqërinë e korruptuar fshatare të republikës dhe për njëzet vitet në vijim ju që vjellni vrerin mbi albinin, do mbuloheni vetë nga ai vrerë.
Albini do civilizoje shoqerine tone fshatare??? Ti o je i semure mendor ose nuk di ca te them. Albin Kurti eshte copa e mutit qe ka kohe qe po qelb dynjane. Une i qendroj mendimit tim qe ai duhet te zhduket nga politika.
Kur amerika është e paknaqur me Kurtin ,apo të tjerë, do të thotë që është në rrugë të drejtë Përpara Albin me popullin e për popullin, nē gop të sëmës te gjithë zerbinëve amerikanë.
@multipolarbota, thirri mendjes! Pa Amerikën nuk do kishte kurrë Kosovë Shtet i Pavarur, por me mendje si jotja me shokë edhe nuk do të ketë (larg qoftë!). Dhe pa Kosovën shtet, as Albin Kurti nuk do ishte kryeministër i saj. Mos harro ti, por dhe shumë "trima" të tjerë si ti, këndej a andej kufirit, këto dy thënie shumë kuptimplote: "Amerika edhe kur gabon ka të drejtë!" dhe "Më mirë mut se i vogël!".
@Bureto, Me pelqen llogjika jote. Theniet e tua mund te kene kuptim edhe keshtu: "Amerika ka te drejte gjithmone, se asnjehere nuk gabon" dhe "kur je nje zog i vogel mbuluar me mut, mos e ngri koken lart se te ha skifteri"....Fatkeqesia jone eshte se Kurti nuk eshte as zog i vogel dhe as mik i Amerikes. Ai ka dale nga burgjet serbe i mesuar te hiqet si gjel dhe luan i Ballkanit...keto fjale te urta nuk kane kuptim, sepse veprimtaria e Kurtit nuk ka llogjike shqiptare....Per Vuciqin qe di te verteten, Kurti i duket si nje gjel qe kendon maje plehut. Vuciqi gajaset me dredhite e tij....