
Xiao Min ishte një biznesmen kinez, i cili merrej me biznesin e tregtimit të veshjeve tekstile në Shqipëri deri para vitit 2010, përpara se të transferohej në Maqedoninë e Veriut. Duke qenë se importonte veshje të gatshme nga Kina, shpesh herë i dilnin probleme me doganat dhe jo pak herë preferonte të mi tregonte mua këto shqetësime që i krijonin ato.
“Po pse të hapin kaq shumë punë doganat, Xiao Min”, e pyeta një ditë. Dhe biznesmeni kinez, i cili shquhej edhe për sens humori, u përgjigj duke më treguar një histori.
“Gruaja e Ministrit të Financave martonte vëllain. Dhe e pyet burrin e saj, pra Ministrin: cfarë dhurate do ti bëjmë vëllait tim, se ti e di, unë vetëm atë vëlla kam.
I blejmë një makinë, iu përgjigj burri.
Një dhuratë kaq të vogël për vëllain tim të vetëm do të bësh ti, ia ktheu gruaja.
Epo mirë, i blejmë një apartament, hodhi propozimin tjetër, burri ministër.
Me një dhuratë kaq modeste do ta kalosh ti një eveniment kaq të rëndësishëm, sikurse është martesa e vëllait tim të vetëm, kundërshtoi sërish e zemëruar gruaja.
Epo mirë, po i bëj dhuratë një emërim në doganë, i tha burri.
Kështu po, pranoi gruaja e kënaqur tej mase”.
Pavarësisht trajtës së barcaletës që ka kjo histori, ajo përmban edhe doza realizmi. Nuk është larg realitetit që kanë manifestuar doganat. Sepse ishte një kohë, kur emërimi në doganë përbënte ëndërr për shumë e shumë persona. Ishte një kohë kur emërimi në doganë ishte qëllim dhe synim i mjaft njerëzve. Dhe jo për efekt përmbushjeje profesionale, jo sepse ajo përfaqësonte punën që dinin të bënin më mirë personat që e aspironin atë. Por sepse dogana ishte vendi, për të cilin egzistonte, nami, perceptimi dhe pretendimi i të bërit të pasur brenda një kohe të shkurtër. Ishte pra vendi i punës që të krijonte mundësi që nëpërmjet disa viteve të realizoje një pasuri, që me punë të ndershme as që mendohej se mund të bëhej. Dhe nuk ishte pa baza ky pretendim. Doganat kanë qenë për një kohë të gjatë institucionet nga ku fironin shuma kolosale financiare, që në fakt duhet të përfundonin në buxhetin e shtetit. Doganat kanë qenë për një kohë të gjatë, me “ porta të shqyera”, ku sasi të mëdha karburantesh, cigaresh, kafeje apo pije alkolike, pra ato mallra që ishin me akcizë të lartë, avullonin nëpërmjet një aktiviteti që quhet kontrabandë.
Dhe i gjithë ky proces devijimi shumash të mëdha financiare, nga buxheti i shtetit në llogari privatësh, i gjithë ky krim ekonomik, nuk mund të bëhej pa bashkëpunimin e personelit të doganave. Ishte një bashkëpunim kriminal, ku biznesmeni përfitonte shuma të mëdha, të cilat, në të vërtetë, duhet ti derdhte në buxhet, kurse doganieri merrte përfitimin e tij për krijimin e kushteve, i vetëdijshëm për dëmin ekonomik që i shkaktonte buxhetit të shtetit. Gjatë kësaj periudhe, doganierët ishin të korruptuar realisht.
Me kalimin e viteve kontrabanda klasike në sasi të mëdha, e realizuar direkt në port, ku mallrat shkarkoheshin, por nuk deklaroheshin e regjistroheshin, “u vjetërua” si metodë, për tia lënë vendin formave më të sofistikuara. Reformat dhe investimet në teknologji e reduktuan së tepërmi këtë formë të krimit ekonomik. Për rrjedhojë doganieret u zhveshën nga një kompetencë e vyer, që ata e përdornin, për interesa private. Por megjithëse në dogana janë realizuar reformat të rëndësishme, shoqëruar gjithashtu me zhvillime pozitive, sërish, doganieri shqiptar përfaqëson një kategori punonjësish me shanse të mëdha korruptimi.
Pra doganieri shqiptar është një i korruptuar potencial, që nëse i krijohen kushtet ai kthehet në një i korruptuar real. Përse ndodh kjo? Përse doganierët riskojnë kaq shumë, në emër të përfitimeve të vogla, duke bashkëpunuar me tregtarë të vegjël që përpiqen të kalojnë pa regjistruar sasitë e tyre të mallrave? Faktorët mund të jenë disa, por më kryesorja, që përbën edhe arsyen e këtij shkrimi, lidhet me faktin se tashmë doganieri shqiptar përfaqëson një kategori nëpunësi që paguhet keq. Deri para pak muajsh një doganier me mbi 20 vite pune në këtë profesion paguhej pak më shumë se 60 mijë lekë në muaj dhe vetëm tani paga e tyre, me gjithë vjetërsinë në punë, ka shkuar rreth 85 mijë lekë në muaj.
Është një nivel page poshtë asaj që marrin homologët e tyre në vende të tjera. Por në rastin e doganierit nuk bëhet fjalë për një nëpunës të zakonshëm, ndonëse trajtohet si e tillë. Trupa prej 1000 vetësh e doganës shqiptare ka një detyrë tejet të rëndësishme, pasi ajo vjel nëpërmjet punës së saj rreth 60 për qind të të ardhurave fiskale të shtetit. Rritja e pagave të tyre deri në nivele të kënaqshme, deri në nivele kur një doganier, nëpërmjet pushimit nga puna në rast abuzimi të detyrës, të ketë se ctë humbasë, mundet ta reduktojë ndjeshëm tendencën korruptive të tyre. Mirëpo pa ndodhur kjo e deri kur të ndodhë kjo, po qe se do të ndodhë, njoftime të tilla si ai i para disa ditëve për arrestime doganierësh do të jenë të zakonshme.
Seriozisht mendon z.Luku qe doganierët veprojnë ne koke te tyre per te bere keto veprime qe flisni ju kjo pune u be si barcaleta e kohës socialiste qe do e kete bere Mehmeti me koken e vet se Enveri nuk di gje.
E drejte., dhe nuk eshte vetem ky sektor qe i duhet rritur paga..
Se qylin e pranon dhe mbreti
Ka te drejte komentuesi i pare (NIKU). Doganat jane sisteme ku vidhet ne favor te gjithe piramides, pra nga poshte lart. Askush nuk do te guxonte te merrte me iniciative personale edhe nje lek te vetem. Eshte e vertete qe per arsye te teknologjise ne dogana kane pushuar ryshfetet e vogla por vazhdohet me telefonata, hapje trau dhe urdhera dhe vjedhjet jane edhe me te medha.
Kur je mesuar me vjedhje kolosale, bema rrogen sa te duash, une prape do vjedh! Kjo trupe kacakesh duhet ztevendesuar! Kete sistem e mbolli vicidoli me doganieret e tij barij dhish, njesoj si ne sistemin i drejtesise. Doganat jane te mbushura plot me Gjin Gjona e lloj lloj cobanesh.
Zoti Luku Te paska ngel ora ke barsaletat kineze. Doganat shqiptare dhe doganieret nuk jane me ata te viteve 90" Ka gjithe ato administrata qe jane me teper te korruptuara se doganat dhe qe skane as sisteme ku mund te shofesh cbehet. Qe jane ande me letra bakalli, perfshi shume Ministri, apo AKSH etc.
Reti, arsyetimi juaj është mëse idrejtë. Artikulli tregon atë që është realitet në doganat tona. Një mikesha ime u pasurua aq shumë sa nuk i di ku i ka shpërndar apartamentet, bën si e ndar nga burri dhe secili ka pronat e tij, fëmijët e saj të dy të martuar kanë shtëpitl e tyre, të gjitha këto nga mamaja jo doganiere por përfaqësuese e një institucioni në dogan.
Doganat e asnje vendi nuk kane si qellim te mbushin arkat e shtetit ne fakt... Edhe qe dogana shqiptare i ka mbushur arkat e shtetit me plot ne perqindje se cdo dogane tjeter ne dynja sdiskutohet! Kurse po qe per detyren kryesore te cdo dogane: dogana shqiptare ka trembur me sh sukses ne kufi konkurrencen e prodhuesit vendas! Se skemi qene te afte te hapim fabrika ne shqiptaret sna ka faj dogana jon. Dogana i ka dhene prodhuesit vendas 20 vite kohe them une. Fiks me ato kushtet sh te keqia te infrastruktures e struktures te vet. Taks jo tarifore e qujn doganat e gjithe botes . Tani qe se ka me as ate takse per tu ruajtur nga prodhuesi evropian ku do fshihet prodhuesi jone?? Kjo i bie pyetja e momentit me tamam