Nga Ardit Rada
Ka qenë në natyrën e komunistëve të shekullit të XX, që nga të akuzuar të ktheheshin në akuzues të trupave gjykuese. Krahas rasteve që kemi parë në filmat e soc-realizmit dhe teatër, historia njeh raste të vërtetë. Në Shqipëri fjala bie, e nisi Ahmet Zogu në 1938 me gjyqin kundër 73 komunistëve me në krye Qemal Stafën. Tentativa e mbretit për ta bërë gjyqin publik pati efektin e kundërt ku procesi u kthye në spektakël dhe komunistët u bënë të famshëm të ndihmuar dhe nga oratoria e tyre.
Në botë njihet rasti i Rajhstag, pallatit të famshëm në Berlin që mblidhte e mbledh brenda legjislativin etj. Teksa Rajhstag u përpi nga flakët një mbrëmje të shkurtit 1933, Adolf Hitler dhe Herman Gering i gjetën fajtorët në kohë rekord. Gjyq i stisur apo jo, në proces krahas një dënimi kapital, spikati Georgi Dimitrov. Ai e ktheu gjyqin në favor të komunistëve duke u shndërruar nga i akuzuar, në akuzues. Dhe në fund shpëtoi.
Nga kjo eksperiencë nuk mund të bënte perjashtim edhe Sali Berisha, si ish-komunist i zellshëm që me gjithë udhëheqjen e asaj kohe nuk ka një apo dy foto, por album fotografik. Në pastë ndërruar lëkurë, duket se taktikat i kanë mbetur të njëjta siç ia kanë mësuar në historinë e partisë. Po ta krahasojmë fjalimin e Berishës te dera e SPAK ku akuzonte prokurorët dhe demaskonte procesin, është fije e për pe fjalimi i Dimitrovit 90 vite më parë. Fliste edhe ai për mbrojtje të nderit personal e familjar, për betejë ndaj padrejtësisë dhe sigurisht ashtu si Berisha: për revolucionin që marshon.
Problemi i vetëm në këtë mesele është se askush nuk e ka djegur Rajhstagun në Shqipëri dhe as kanë ndërmend ta bëjnë. I pari dështoi Flamur Noka teksa ndizte pranë karrigeve të parlamentit shaminë e Berishës. Të dytët janë vetë socialistët që duke e injoruar përballjen e Berishës më drejtësinë, duket s’e nuk do të merren me të kurrë më. Së treti dështoi vetë drejtësia që s’ka ndërmend ta hetojë për tragjeditë që na kanë ndodhur sa herë ka qeverisur Sali Berisha. Në tre palë qeveri, tre tragjedi. Si President me Otranton dhe 1997-ën. Si Kryeministër me Gërdecin dhe që të ngopej tamam, mandatin e dytë mori edhe Ilir Metën në qeveri për të bërë 21 Janarin.
Sot, gjithnjë e më pak, po bëhet e besueshme se Sali Berisha do ta shohë derën e qelisë prej një gjyqi pronash. Jo se është krim i vogël korrupsioni, por sepse duhet një akuzë tjetër për t’ia mbyllur gojën njeriut që ka mbjellë veç vdekje.
Deri atëherë do të ndjekim SHOW-n sesi Berisha akuzon prokurorin e tij pse ka qenë hetues, kur ai vetë ishte sekretar Partie.
O Ardit, po cfare krahasimesh ben, po ne vend qe te tregoni cfare eshte e cfare perfaqeson, ke guximin dhe e krahason me Dimitrovin. Duket qe ke degjuar vetem cikerrima per Dimitrovin e Raishtagun, e i perdor duke ulur vlerat. Nuk te lexoj fare cfare ke shkruar.
Kuptoni thelbin e shkrimit o debila. Po thote qe Saliu ka qene komunist dhe sillet si komunist. Dhe kerkon ta mposhte procesin me retorike. Kush krin ju ka dhene telefona juve qe sdini akoma te lexoni. Injeiantet u bene merak mos i preket Dimitrovi. Po ju qenkeni me komunista se Saliu
Gazetar idiot dhe analfabet.Ndersa Dimitrovi luftoi nazizmin ( dhe pa komunistet bota sot do fliste gjermancen hitleriane )Berisha ne na kujton Don ki shotin e koheve moderne .O gazetar lexo ndonje gje para se te shkruash.
Sa koment idiot. Pikerisht kete ka thene o injorant. :D Qe s’behet dot hero se eshte kriminel.
O gazetar injorant, para se te na tregosh kohen se kur eshte bere gjyqi i monarkise zogiste kunder Grupit Komunist te Shkodres, beji nje pyetje interentit dhe do te marresh vesh se nuk eshte bere ne vitin 1938. Se dyti, ndertesen e raicstagut (Reichstag) gjerman e dogji vete Hitleri, sic po e djeg vete sali Berissha me ushtaret e tij sallen e Kuvendit te Shqiperise. Pra Sali Berisha duhet te krahasohet me Hitlerin, jo me Gjergj Dimitrovin.
Krahasime idiote Shkrim idiot
Dimitrovi nuk do pranote Berishen as si berberi qe ti rruante koqet .Dimitrovin hero njeri e krahasoni me kafshen Sali.Turp
Ne burg do vdesesh si qen se ke shume gjynahe ndaj ketij populli te vuajtur, erdhe si komunist dhe po ikin si SPIUN kunder shqiperis dhe si njeriu qe e vodhe e vrave dhe e shkaterrove per interesa SERBO
E kam shkruar edhe më parë, se ndoshta nuk do shikojmë ndonjë drejtësi këtu. Ndoshta është natyra ime pesimiste, por sa kalon koha, aq më shumë po bindem që nuk do ketë ndonjë ndëshkim real për këtë kriminel.