Të rrethuar nga monstra

26 Janar 2024, 18:51Blog TEMA
Të rrethuar nga monstra

Nga Manjola Arizaj Zeka

Thonë se ai që mbante mbyllur nënën, gruan e fëmijët, që u kishte instaluar kamera brenda e jashtë shtëpisë, që i dhunonte, ka probleme mendore. Çudi!

Si vallë nuk mbylli veten në banjë dhe ta ruante me 1 mijë kamera? Si vallë nuk i ra murit me kokën e tij, po dhunonte familjen e tij? Si vallë nuk u kyç vetë brenda, po burgosi njerëzit më të dashur?!

Nuk ka probleme mendore, jo! Është thjeshtë monstër. Por ngaqë veprimet e tij kalojnë kufijtë e të pranueshmes, nuk dimë ç’emër t’u vemë dhe me sa duket gjejmë thjesht “problemet mendore”, duke i barazuar në këtë rast monstrat me njerëz vërtetë në nevojë dhe të sëmurë.

Ky nuk ishte rast i papritur. Pothuaj përditë zbulohet nga një i tillë i ngjashëm. Ku dhunojnë gruan, ku dhunojnë fëmijët, ku kërcënojnë një vajzë me foto, ku pedofilët bredhin me vrap t’i shpëtojnë kamerës, diku burreca supremacistë nuk gëlltiten dot se i drejton një grua…Janë kaq shumë!

Dhe gjithë ankthet, paburrërinë, frikërat, mungesat, pabesitë, mangësitë, injorancën, paaftësitë, mossuksesin e zbrasin me fjalë të ulëta, me veprime të ulëta, me dhunë, me pisllëk. Nuk mbijnë çuditshëm jo! Janë pjellë e jona!

E kësaj shoqërie të egër, të dhunshme, e pothuaj të paaftë t’i zbojë përtej e t’i përçmojë. Sepse diku, fshehur në një skutë, pas një fytyre të qeshur, pas rrobave të bukura, fshihet një tjetër monstër që i pëlqen fjalët, veprimet e dhunën dhe pret rradhën e vet. Nuk janë të sëmurë mendorë!

Janë monstra që duhen larguar nga qarkullimi me ligjet më të ashpra. Dhuna ndaj gruas, edhe kur është vetëm me fjalë, duhet trajtuar si krim i rëndë, pas zbutje me manovra avokatësh e receta doktorësh. Ndryshe monstrat sa do të vijnë e do të shtohen.

12 Komente

  1. B
    Bir selmani i nënës.

    Ik moj debile e pavlerë. Ik moj mostër e paditur dhe e pa orientuar. Nuk dua tju uroj që ta provoni në "kurrizin" tuaj pastaj ta kuptoni se çdo të thotë një sëmundje mendore. Problemi me jetën e sotme, ku të ofrohet me shumicë pabesi bigbradhërizim, para e pistë, prostitucion politik e mediatik, është shum e lehtë që një njeriu të ndershëm ti "rrëshkasi" truri. Dhe, për fat të keq kjo kategori e ndershme e Shqiptarve, pa arritur të përshtaten me këtë Shqipëri të përfunduar,kalojnë në depresion kalojnë në sëmundje mendore që arrijnë të dëmtojnë veten dhe familjen e tyre. Nuk dua të justifikoj djalin, në asnjë mënyrë; dua që të kuptohet se sa e vështirë është bërë jeta, dhe sa lehtë ta heqin trurin nga vendi, sa mund të dëmtosh rëndë dhe familjen tënde të shtrenjtë. Për fat rasti qenka kapur shpejt. Uroj që djali të trajtohet dhe rikuperohet. Ndërsa ty, femër anonime që harxhon ditën duke vëzhguar big brothers,....nuk di çtë të them..

    Përgjigjjuni
    1. L
      Liri

      Shume e vertet……

      Përgjigjjuni
      1. ?
        ??

        Por ndoshta ështe islamikë, Musliman?

        Përgjigjjuni
      2. P
        Psikologu

        Aha, gaboni zonjë e nderuar. Ai vuan nga çrregullime shumë të forta psiqike dhe të personalitetit. Problemi është se, me tipa të tillë, nuk merret askush.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Shqiptari

          E kuptoj shume mire indinjaten tende. Dhe ke shume te drejte qe ne shume raste promblemet e shendetit mendor perdoret si justifikim nga pala mbrojtese por ne kete rast te them te drejten me cfare kam lexuar per kete situate duket se personi vertet ka pasur probleme te shendetit mendor, mania dhe bipolariteti kane faza halicinacionesh qe shprehen qarte tek ky djali. Seriozisht me vjen shume keq per gjithe familjen e tyre, me siguri jane te traumatizuar dhe do ju duhet kohe te marrin veten, por sinqerisht me vjen keq edhe per kete te semurin se njerezit nuk zgjedhin te semuren fizikisht apo menderisht, ndonje here pak me shume stres sesa mund te perballojme ne puna apo ne jeten personale dhe ndodh e pabera. Thene kjo, nuk dua aspak te justifikoj personin e semure, mendoj qe disa semundje mendore i bejne njerezit te rresikshem per veten, familjen dhe shoqerine dhe duhen izoluar, nese per kriminelet e rendomte eshte burgu per ata me probleme te shendetit mendor duhen klinikat e shendetit mendor dhe ne te njejten kohe duhet me shume pune per ndergjegjesimin e shendetit mendor sepse eshte bere problem shume shqetesues, (vrasje, izolime, vetevrasje), dhe mbrojtjen e te drejtave te grave, femijeve, pleqve e te gjithe atyre qe perjetojne dhune, perfshi edhe dhune verbale, qofte ne familje, ne vendin e punes e kudo

          Përgjigjjuni
          1. A
            Arbnori

            Shkrim i sakte

            Përgjigjjuni
            1. 1
              1

              Gabuat zonje.Ai eshte fatkeq dhe sa me pare do kuruar.Familja do kete rruge te gjate per te aritur ne normalizim.I uroj sherim te shpejte djalit

              Përgjigjjuni
              1. A
                Al

                Manjola Arizaj Zeka, pasnje medyshje se dhuna duhet denuar. Por kritika e jauj merr parasyesh vetem dhunen e burrave ndaj grave. Gjerat kane shkuar shum keq Manjola. "Big Brother -Bortdello" eshte emisjoni ma i ndjekur ne Shqiperi. Nejse nuk do zgjetem me shum por do ishte mire te diskutonit burimin e degradimit njerzor ne Shqiperi. Nuk ka me vlera dhe kufinj tani. Kanalet televizive dhe mediat sociale parqesin vajzat ne Dubai, gangsterrat me makina te shtrenjta, drograt e forta, vjazet me disa te dashur, Mul Ndoken duke shikuar te marrin ne ballkon, E. Ramen me citjane, horrat e politikes duke u share nga mengjesi deri ne darke por naten ndajn pasurit e vjedhura, etj, etj,.

                Përgjigjjuni
                1. k
                  kirurg

                  More po ky "i sëmuri mendor" sa mirë ka ditur të instalojë kamera në çdo cep të shtëpisë, jasht e brenda! Ça shkolle ka bërë ky specialisti, dini gjë?

                  Përgjigjjuni
                  1. Meti

                    E gjet alibine Manjola, per te justifikuar prostitucionin e saj qe ushtron rregullisht ne Tirane!

                    Përgjigjjuni
                    1. V
                      Vjollca

                      Shkrim I sakte.

                      Përgjigjjuni
                      1. K
                        Kot fare

                        Lexoj keta komentuesa qe kundershtojne dhe me duken si vellezrit e ketij psikopatit.Artikull shume i sakte kur ai e ben me pjellen e vet te tjeret nuk i llogarit fare.Cfare prisni ju bole qe ri varte qe te bindeshit qe eshte monster?Kjo kohe eshte per te gjithe dhe secili me ate menyren e vet pershtatet te gjithe jane ne dileme ne nje moment te caktuar por psikopatia nuk eshte zgjidhje ska justifikim mbyllja e familjes ne cfaredo rrethanash vetem ne kohe lufte prandaj ky njeri me falni ky kafshe duhet arrestuar nje sahat e me pare burg dhe i sigurise se larte kjo eshte e betmja zgjidhje.

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje