Në fund më bindi Ali Ahmeti!

28 Janar 2024, 19:00Blog TEMA

Në fund më bindi Ali Ahmeti!

Nga Kimete Berisha

Sot duhet të gëzohem.
E kemi obligim kombëtar të gëzohemi sot.
Por, nuk po mundem!
Nuk po ndjej asgjë.

S’di çfarë ka kjo zemër që u bë gur!

Veç humorit…
– A s’është qesharake të gëzohem sot që një shqiptar po bëhet kryeministër i Maqedonisë së Veriut!

– A ende duhet të gëzohemi që jemi shqiptarë!
Domethënë mjafton që kryeministri të jetë shqiptar…se, kur je shqiptar automatikisht ti je edhe ‘i mirë’!

– Ç’prej se udhëheqin shqiptarët, e di se aty ku udhëheqin shqiptarët nuk ka drejtësi, nuk ka të ardhme, ka pabarazi, ka varfëri…
aty ndodh horrori…njësoj është keq, sikur të të udhëheq armiku!

– Shqiptarët lavdërohen që janë gjendur shqiptarë edhe në Titanik, anipse janë mbytur.
Kryesore të jesh shqiptar, o si hajn, o si kriminel, si si i vdekur!

– Shqiptar është kryeministri i Shqipërisë, por ai bashkë me
jaranin e tij Kastratin, shqiptarçe i gjobitë me taksë vetëm shqiptarët e Kosovës.

Pse i gjobitë?
Sepse mundet!

– Çfarë duhet të ndjej unë sot kur lexoj që kryeministri i Kosovës, nejse, Banka Qendrore, me të drejtë e ndalon dinarin serb në Kosovë, kur xhepin e kam të mbushur me nga 2 euro fallse.

Pra, shteti i Kosovës nuk mund të të mbrojë nga eurot fallse por mund të të mbrojë nga dinari serb, që neve nuk na hyn në udhë.

– Nuk na hyn në udhë ‘lufta politike e monedhave’ , neve na hyn në udhë mashtrimi dhe vjedhja që na bëhet publikisht, përditë, e s’ka kush të na mbrojë.

– Pse duhet të gëzohem sot!

Për Drejtësinë e Kosovës që si copë mishi i bardhë shitet e bëihet me pare!
– Shqiptar është polici që e përshtati raportin e masakrimit të djalit të ri nga Podujeva.

– Shqiptar është tregtari dhe kryetari i Prishtinës që e rrezikuan gjysmë milioni banorë të Prishtinës për t’i vjedhur 300 e kusur mijë euro të kulmit të komunës.

– Pse duhet të gëzohem që kryeministri i Maqedonisë së Veriut është shqiptar!

– A janë shqiptarë ata gjyqtarë që e liruan nga burgu përdhunuesin e V.K. në luftë!

– A janë shqiptarë a çka janë këta që nuk qenë të zotë ta bëjnë një padi për vrasjen e qindra fëmijëve shqiptarë në luftë!

– A s’janë shqiptarë patriotë këta që s’lanë fabrikë pa plaçkitur, s’lanë pasuri pa vjedhur, s’lanë gjë pa shkretëruar!

– Shqiptarë, bile veteranë, janë kryeministrat që i privuan nga pensioni punëtorët e larguar me dhunë nga puna në vitet e ’90-ta!

Nuk ua dhanë pensionet me arsyen se nuk ia kanë paguar kontributet Serbisë.
Si kanë pasur t’ia paguajnë kontributet, kur Serbia i ka larguar nga puna…

Me ligjin e ri të Albin Kurtit edhe më shumë i kanë lajthitur dhe i kanë mashtruar pensionistët!
Sepse tash lypin fakte të Serbisë prej pleqve!
– Fakte lypin prej të persekutuarve, në vend se faktet t’i kenë në arkivat e tyre shtetërore.

– Shqiptarë janë, s’ka më të këqij për të vetin.
Është mentalitet që nuk mund të ndryshojë.

-,Armiku i ka vrarë fëmijët shqiptarë, por politikanë, prokurorë e gjykatës shqiptarë kanë bërë tregti me Drejtësinë, duke e shitur dhe blerë pafajësinë, duke i zhdukur gjurmët e krimeve dhe duke e porositur fajësinë!

Nuk ka më rrezik se sa të jetosh në një vend pa Drejtësi!
Nuk ka më rrezik se sa të jetosh në Kosovë.
Drejtësia në Kosovë është fund e krye mafioze dhe kriminale!
Është armikja më e madhe e lirisë dhe e pavarësisë së Kosovë.

– A e keni parë ju një rast ku Drejtësia ka fituar?!

– Shqiptar është Edi Rama.
Në Shqipëri s’ka drejtësi, ka ndëshkim.
A është fer për shembull, babai i tij e ka nënshkruar pushkatimin e poetit dhe kurrë nuk ka dhënë xhevap!

Çfarë drejtësie selektive është kjo, Sali Berisha u arrestua për korrupsion pasiv, e në të njëjtën kohë fluturpn korrupsioni aktiv i qeverisë së Edi Ramës.

– Qe 25 vite mua më maltretojnë shqiptarët!
– E juve?
Mos po vjen dikush nga anë e katër anët e botës për t’ua nxirë jetën?

– Por, megjithë logjikën, e do rendi që sot të ndjehesha pak shqiptare, më vinte shumë mërzi që nuk mund të gëzohesha për Talatin, por edhe më inat më vinte kur i shihja burrat që fluturonin nga gëzimi përreth Ali Ahmetit.
Ata ishin dalldisur aq shumë….
Burra të gëzuar – kijamet.

-,Këndonin këngë patriotike me sopata, në të gjitja anët pikonte gjaku ‘letrar’, ama këndonin bukur.

– Një shqiptar u bë kryeministër teknik i Maqedonisë së Veriut, me fuqi të kufizuar ekzekutive!
Fshihu dikund, gëzohu tinëz….aman.
Ose porositi disa të rinjë të gëzohen për ty…se nuk të ka hije…

– Nuk po rehatohesha!
Medoemos duhej të gëzohesha sa për adet, siç e kam pasur zanat…
Doja të dija se pse të gjithë po e quajnë këtë ‘ditë historike’ e mua po më duket ‘ditë qesharake’.

– Dhe, kur i erdhi rendi në Kuvend ta thoshte fjalën e tij Ali Ahmeti, ndodhi…ndjeva diçka.
Më së pari më ra në sy fytyra tij pa rrudha.

Më e dobishme për neve do të ishte sikur Ali Ahmeti të na tregonte se si ka arritur t’i parandalojë rrudhat…
se sa që na tregonte si ka hequr zahmet si djalë i ri.
Se ne që e dëgjonim kemi pikur nga qielli…

– Dhe, ajo qetësia e tij, e mafiozëve, e ajo meçuria e tij, burimore ‘Urtë e butë’, më pëlqeu anipse e dija se lehtë është të jesh ‘I urtë e i butë’ kur je i fortë e kur çdo gjë varet prej teje!

Pasi që mua më pëlqejnë njerëzit e mençur edhe nëse janë shumë të poshtër, ia urova.

Emrin Talat e kam dëgjuar vetëm një herë, tek romani ‘Dashuria e Talatit me Fitneten’.
– Jashtë fiksionit, Talati nuk e ka zgjedhur asnjë grua shqiptare në qeverinë e tij teknike.
Kjo për mua është historike.

P.S. Ndërkohë që po shkruaja për Talazin ia pashë sherrin se m’u sosën lakrat e u dasht për së dyti…

51 Komente

  1. T
    Tekniku

    Ja e fut pordhes kot vetem baltosje

    Përgjigjjuni
    1. M
      Macgr

      Degjoni moj zonjeza LULUSHE. Ky emer vjen nga i madhi Cajup dhe po te perpiqesh pak e gjen. Degjoni LULUSHE:::Per Edi Ramen thuaj ndonje gje se i ben qefin Saliut por per Kristaq Ramen ta shpelash mire gojen zonjeze., se ato qe thua i ke degjuar gabim dhe i thua me me shume gabime. Para vepres se Kristaq Rames dhe bashkautoret e tjere, perulemi me nderim dhe ju zonjeza LULUSHE te beni disa jete gazetari nuk mund te arrini lartesite e Artistit te popullit me 'NENE SHQIPERI'' ,'MONUMENTI I PAVARSISE'' etj

      Përgjigjjuni
      1. C
        Celo Mezani

        Kimete e ke fitu ka hera respektin e madh per fuqine e fjales tende dhe origjinalitetin e analizes, prandaj nuk po ta veme re kete corben emocionale nihiliste qe te ka pushtu sot. Raca shqiptare ne te gjitha vendet ku rron nuk ka qene ndonjehere me mire dhe e respektuar se sot. Shkrimi yt rreket me provu te kunderten (ose te pakten keshtu duket). ...

        Përgjigjjuni
      2. S
        SYRI

        Kimete! T'i kam pas pelqyer shkrimet! Po se fundi po me dukesh se nuk je mire! Ke luhatje arsyetimi! Po degradon, dmth! Dy shembuj nga shkrimi yt si prova per sa konkludova me siper. 1. Babai i tij - thua - e ka nenshkruar pushkatimin dhe nuk ka dhene xhevap! Per ç'nenshkrim e ke fjalen zotrote, a mund te na i tregosh edhe neve, qe ta shohim pra! Meqe po tregohesh "kompetente" ne kete çeshtje, a mund te me japesh emrin e vetem NJE personi qe puna ja donte te firmoste, por NUK firmosi? Vetem nje emer mjafton! Kimete, po ta thjeshtoj problemin, se duket se duke qene vajze e re, nuk i kupton mire kushtet konkrete te nje vendi te caktuar dhe te nje kohe te caktuar: a mendon se sot eshte e mundur qe nje koreano verior te denoje publikisht vendimin e diktatorit per te egzekutuar dike? E pra a ishte e mundur kjo ne epoken e Enverit? 2. Thua qe Kryeministri i Shqiperise ngarkon me takse per rrugen e Kombit vetem shqiptaret e Kosoves. Pse e ben ti Kimete kete? Se pari nuk flitet per takse, por per pagese sherbimi, mirembajtje, pastrim debore, kripezim, etj.etj. Se dyti, kete pagese nuk e bejne vetem shqiptaret e Kosoves, por te gjithe shqiptaret, te gjithe udhetaret. Apo jo? Se treti, perse u dashka qe shqiptaret e Kosoves te mos paguajne, por keto shpenzime ti mbuloje buxheti i shtetit shqiptar? Keto shpenzime individuale (qe meqe ra fjala, jane qesharake, ekuivalente e 2 filxhaneve kafe) duhen paguar nga ata qe marrin sherbimin e udhetimit komod ne Rrugen e Kombit dhe jo nga taksapaguesit shqiptare qe ndoshta nuk e perdorin kurre vete kete rruge. Ne rast se vertet kjo shume qesharake eshte problem, atehere vozitesit le te marrin rrugen e vjeter dhe per 8-9 ore do jene ne Durres! Kimete, kujdes, nuk duam te te humbasim! Kemi me teprice gazetare idiote, apo te paguar nga Rusia, apo analiste te babezitur, etj. Kujdes bijo!!

        Përgjigjjuni
        1. L
          Ladi

          shko rro n"Serbi o Kimete, noshta atje po gzon...

          Përgjigjjuni
          1. A
            Ariu

            Te nderuar patronazhiste. Linconi Mero Bazen. Mbylleni gazeten Tema. Eshte e papranueshme te shahet Lideri Historik edi rama. Ne sulm perpara kunder armikut(Mero-Kimete).

            Përgjigjjuni
          2. J
            Jorgo

            Kimete, leje Talatin megjithe Fitnete, po ndroje kete foton se na prishe gjakun

            Përgjigjjuni
            1. A
              Ariu

              Po pra. Nuk e lexova fare. Na hoqi petllen Kimetja. Sa e bukur qenka bere.

              Përgjigjjuni
            2. S
              Shoku Ajnshtajnit

              Bravo Fitnete, qe rralle zhgenjene!

              Përgjigjjuni
              1. S
                Sem

                Komente kete radhe ja ke fut kot

                Përgjigjjuni
                1. R
                  Rezi

                  Më vjen keq se ndonjëherë je kontradiktore me veten e mira Kimete! Veç se je Berishë s’të takon t’i shikosh gjërat sipërfaqsore. S’mundesh ti oj Kimete me vu shënjën e barazimit midis vrasësit dhe atij që s’ka vearë. Jooo duhet të lexosh mirë historinë, të vërtetat e faktuara e jo thashetheme gazetash që të dalësh në përfundime. Sa keq më vika për këtë shkrim sa për të thënë… kemi një shprehje këtej: po shkruaj sa më la gojën, eee po s’dite më mirë hesht!

                  Përgjigjjuni
                  1. L
                    Lexuesi

                    Interesant si rrine bashke fytyra engjell e gjuha neperke?

                    Përgjigjjuni
                    1. E
                      Evisa

                      Brilante! Vërtetë, ne nuk rrojmë si njerëz, por si specie politike, diçka e ngjashme me kafshët e pyllit. Dhe kjo, për mjerimin tonë.

                      Përgjigjjuni
                      1. I
                        Isa

                        Gezohu moj Pleher se e ke detyrim leri analizat e tua qe vetem vrer nxjerr

                        Përgjigjjuni
                        1. N
                          Nardi

                          Te lumte moj burrneshe e Kosoves.

                          Përgjigjjuni
                          1. V
                            Vlonjati

                            Ne pergjithesi I kam lexuar shkrimet e tua Kimere, dhe besoj se kane qene te mira, me sa duket kur i ke shkruar ke qene ulur ne kolltuk, ndersa kur ke shkruar kete te fundit do jesh ulur mbi gjemba

                            Përgjigjjuni
                            1. K
                              Keqi

                              Ka te drejte vajza. Me i keqi nder shqiptare eshte rama vete. Kryeminister i korrupsionit dhe abuzimeve.

                              Përgjigjjuni
                              1. R
                                Raimonda

                                Moj ti Kimete ku e ke pare dokumentin urdher-vrasjen e.firmosur nga i ati i Edi Rames??? Apo na e tregon edhe neve?! Se vec fjale ne ere jane shpifje. Boll me keto hartimet e tua! I bere shqiptaret vec derra..

                                Përgjigjjuni
                                1. L
                                  Loku

                                  Nuk e rregullon imazhin e Saliut moj zonje me perrallat e krahasimet qe ben. Merru me Albinin se per Shqiperine ka kush merret.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. K
                                    Ku ka lindur e rritur kjo maje malit?

                                    Ofrojme sherbime perkthimi kosovarisht shqip.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. d
                                      denis

                                      Kjo qenka njelloj si ajo thirja idjote qe behet ne stadjume O SA MIR ME KEN SHQIPETAR OE OE OE.....Kjo ska kuptim fare.....eshte dhe ajo kenga tjeter perseri ne stadjume COHU ADEM a thu qe Ademi eshte lojtar rezerve....

                                      Përgjigjjuni
                                      1. d
                                        denoncim

                                        Ti nuk je as femer e as dreq, ndoshta dele-dashe mund te jeshe por kete e dine vetem ata qe te kane kontrolluar e kontrollojne; po sikur te kishe nje burre ti e te ndertoje familje do ta merrje serb, grek, turk apo fundja dhe rus? Mos bej gabin se nuk e di ne se je e martuar apo jo. Prandaj zonje Kimet, ne se je e tille, mblidhe mendjen dhe mos u shpernda shume se dhe ne ushtri ka nje ligj qe nuk eshte shkruar por zbatohet me perpikemeri: kur hapesh shume, armiku te copton me shpejte, ndersa ty s'te ka ngele gje per te coptuar se ti e ke ndare ne pjese vetetn tende vete qe kur hidhesh ne Maqedoni, tek babai Edi Rames ne Shqiperi, Shqiperi qe pa e njohur fare dhe pa ditur asgje veç çfare thone te tjeret e akuzon edhe te vdekur, kur Saliu eshte gjalle dhe e keni edhe nga anet tuaja andej nga Serbia e vogel. E, pra, Kimete, ke ardhe ne kete bote jo si mrekullia e saj qe do te ishte nje femer qe natyra e beri te tille , nuk u bere vete, por si nje agjente e fjales dhe vepres tende qe shkruan kunder shqiptareve per te mbrojtur shqiptaret !!! Nje çudi fjalori dhe permbajtja e fjales tende. Dikur te simpatizoja per guximin dhe ndoshta drejtesine e te folurit, sot te akuzoj se paskam qene i zhgenjyer dhe nuk thenkan kot: femra ka mbyll shajtanin ne shishe ! E ti e tille me dole me kete fjalim kaq prekes sa i bere njerzeit te shurrosen kur ta lexojne . Te te vije rende se nuk jane shqiptaret te gjithe Albin, Edi apo Sali... Keta gjeten rastin qe u dhate ju dhe kapitalizmi juaj i uluritur duke ngritur duar e kembe perpjete, e vetmja fitore qe morem te gjithe pastaj. Shqiperia dhe shqiptaret i ka treguar historia qe jane burra me mend dhe koqe te renda qe ti s'i ngre dot!

                                        Përgjigjjuni
                                        1. E
                                          E vërteta

                                          Fantastike! Ska përshkrim më realist se në këtë shkrim.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. E
                                            E pa vërteta

                                            Nuk kam parë, nga kjo vajzë, shkrim më budalla se ky.

                                            Përgjigjjuni
                                          2. S
                                            Sllobodanka

                                            Meqenese te paska ngele hatri per arrestin shtepijak te kryekriminelit dhe kryehajdutit Sali Vuk Berisha, bir dhe dhenderr i Serbise, shume e dashur uthull molle, Kimete, shijoji do vargje popullore te krijuara ne vitin 2005 dhe kendueme me lahute, Kimete: Milica e Serbise: Na eshte kthy dhendrri n’pushtet Tash do te dalim n’selamet. Dobro doshli, daj Fazllici ! E uron Shkelzen-o-vici Zdravo unuka Argite ! Te gezojme qe erdh kjo dite ! Tash fitojme ç’far t’na doje zemra: Pare t’pista, prona, tendera, Me rrite normen e fitimit, Jem bashkue me boten e krimit. Objektiv i madh per mu: Keto milionat me i fitu Si t’i fusim ne xhepin tone, Ka metoda ti pastrojme. Arme, droge e kontrabande, Jane per burrat: pune e rande, Ketu, Argite mos i fut hundet, Kem Shkelzenin per kesi punesh. More Shkelzen, t’ka baba trim, Je i lind per demontim, Ti Argita, bija ime, Fokusou n’ privatizime. Sokoleshe, ti moj malesore, Na e hap studion ligjore, Gjithe projektet qe ka shteti, Do i perlajme t’ tana per vedi. Ç’fare ka prona ky milet, Ne mal, n’fushe a ne bregdet, Turru pra, ti moj azgane, Me i kalu n’llogarine tane. Thuri planet me ngadale, Futju bregdetit me radhe, Nga Ksamili ne Velipoje S’leme parcele te na shpetoje ! Ty Jamarber t’kam si djale T’i zaptosh tokat ne Jale Per Zenin kam tjeter plan Jane dy mije hektare ne Seman Nuk na vjen me fati ne dere, Ta shfrytezojme per te fundit here, Te mos mbese aset pa shit, Te mos leme prone pa grabit.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. E
                                              Edi

                                              NUK ESHTE DITA SOT TI THUASH KETO ME GJYVE3NDE. SE TERE KETO TE KEQIA I KEMI NGA MBIERI TEND . NGA SAI SERBI WE SHKATROI CDO GJE TE.MIRE TE SHQIPETARET DHE TI MOJ GJYVENDE E DI KE KA ALE AT NE SHQIPERI BERISHEN TEND QE NAI PASKAN ARESTUAR PER KORUPSION PASIVE JO PER ATO MIJRA TE VRANE GJATE SUNDIMIT TE TIJ. MBYLLY MOJ GJYVENDE DHE FOLE VETEM PER KOSOVEN SE SHQIPETI KA ZOT TANI. PO KU DI TURP TI.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. N
                                                Niku

                                                Kimete merru me albinon e mos na caj kryet

                                                Përgjigjjuni
                                                1. D
                                                  Dashi i Kimetes

                                                  O Qimete, ke pire sonte apo perseri sulm skizofrenik? Qetesoju dhe shko lexo ndonje liber!

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. D
                                                    Dardani i Ri

                                                    Kjo zj. Kimete Berisha, është një arrogante e ditur. Nuk di ku duhet të ndalet. Mendon se ajo, për veten e vet, ka liri të pakufizuar. Duket se edhe hamëndëson shumë, shkruan pa prova dhe fakte.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. E
                                                      Erdogan

                                                      A i ke pi ilacet moj Kimete?

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. K
                                                        Kosovari

                                                        Tu thafte goja o Kimete . Po sa te hidhur e ke ate te flamosur gjuhe.Ne foto dukesh shume simpatike,por sapo hap gojen shndrohesh ne kuceder!?

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. L
                                                          Loni

                                                          Nje idiote!!!

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. P
                                                            Prishtina

                                                            Kimi Berisha Majmuni i plazhes T‘Ulqinit ????????

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. K
                                                              Kongresi

                                                              Shqiptare je dhe ti qe ke shkruajtur kete pacavure.pse? sepse mundesh. Zonje ke komleks inferioriteti.pse? sepse mundesh. Persh.nga Permeti.

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. J
                                                                Jeta

                                                                Mirëmëngjes Kimete, Se kisha pas dit qe përveçse gazetare qenke edhe prokurore dhe e byrosë të hetimit pale. Mos harro lakrat...

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. G
                                                                  Gigi

                                                                  Asgje shqiptare si hyka me te kesaj. Le te provoje ndonje gje tjeter

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. K
                                                                    Kur një mendim briland e ngatërron me sali berishë

                                                                    I bëjmë thirje Lirësë( gruas së berishësh, mamasë të zenit dhe argitës) ta marri Hyqmeten si puntere shtëpijake pranë berishës, që hyqmetja( kimetja) të flerë e qetë dhe pa merakun se berisha nuk bën korrupsion aktiv. Hyqmetes ti jepet e drejta e kontrollit të telefonit të berishës që të ketë mëndjen top se sala nuk bën korrupsion aktiv. P.S tani që po shkruaja, më iku gjysma e cigarit kot

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. z
                                                                      zalli

                                                                      R E A L I T E T I; po ç'te bejme! populli thotë"nga e thena në të bëre eshtë në mes një det i tërë",shume te sakta konstatimet,po ZGJIDHJA............

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                      1. N
                                                                        Nje Grua

                                                                        Ik o Kimete kenevoje dhe ti per AREST. shtepie si Berisha nje Sahat e me pare .

                                                                        Përgjigjjuni
                                                                        1. M
                                                                          Mitrovica

                                                                          Kimete me bacën, mungesa e seksit dëmton seriozisht shëndetin. Eh rahmet past Teki Dervishi te mbajke mirë.

                                                                          Përgjigjjuni
                                                                          1. R
                                                                            RAIFI

                                                                            Propaga da e Ali Ahmetit me njëfarë Kryemknistri të përkohshëm shqiptar nuk e mbulon faktin se këtë vit shkollor 1000(njëmijë)nxënësve shqiptar nuk u është mundësuar të ndjekin mësimet në gjuhën shqipe ,pastaj në Gjorgje Petrov krejt afer Shkupit nxënësit shqiptar janë përzënë nga shkolla vetëm për faktin se janë shqiptar e si të till të pa dëshirueshëm.. Po në Manastirin alfabetit u deshtë një vajzë dhqiptare entuziaste e patriote të sakrifikon e shpenzon për të hap një bibliotekë me libra shqip,po Ali Ahmeti nuk u kujtua.Shqiptaret e Maqedonisë politikanët e tyre janë në ekstazë veq për faktin se maqedonasit i kanë lejuar të vjedhin e bëjnë pasuri të paligjme,që pastaj në një moment ti përbuzje e ti përdorin për hesape të veta.

                                                                            Përgjigjjuni
                                                                            1. a
                                                                              adi

                                                                              Kymete sa te jetosh ka me tu hargju letra! Lexio:Tema kush eshte belisha belisha! Jemi në vitin 2024, Berisha është shpallur non-grata në SHBA dhe së fundmi është në arrest shtëpie i akuzuar për korrupsion. Faqja Hashtag ka mësuar se pjesë e materialit të dosjes së tij “non-grata” është dhe një video me intervistën e dhënë nga Berisha në Tiranë në Mars-1997 për televizionin shtetëror iranian. Kjo intervistë u publikua në Iran dhe mendohet se të parët që e dokumentuan ishin autoritetet e inteligjencës izraelite. Pohimet që Berisha u ka bërë gazetarëve dhe televizionit iranian, janë drastike, thuajse të pabesueshme në kontekstin e sotëm por dëshmojnë edhe njëherë karakterin e tij jo vetëm politik.

                                                                              Përgjigjjuni
                                                                              1. M
                                                                                Maloku

                                                                                Paske rene ne dashuri e po pallohesh me serb me duket kimete, ndryshe nuk vjell kaq vrer.

                                                                                Përgjigjjuni
                                                                                1. Q
                                                                                  Qi-me-te

                                                                                  Shqiptare eshte kjo….!!!??? Si nuk nxjerr nje fjale te mire my njeri…….!!!??? Shan, shan, shan…….. Femr eshte kjo????

                                                                                  Përgjigjjuni
                                                                                  1. F
                                                                                    Flamur Struga

                                                                                    Duket se kesaj radhe,Kimete Berisha ,eshte 100%perqind vetvehtja.Eshte nje artikull ne te cilin cdo shqiptar e gjen vetvehten.Kaq bukur i ka then gjerat ne menyre kronologjike,sa qe nuk len vakum per te menduar ndryshe,pos si Kimete Berisha.Qe ta thuash te verteten ashtu sic eshte nen rrezet e diellit,eshte ndershmeri ,guxim trimeri.Te gjitha keto veti ,vyrtyte i gjejm tek ky artikull i cili ka shum vlere dhe force bindese se si dhe ku fshihet e verteta...Do te kisha dashur ti them : te lumte qe sa mire me nje gjuhe me fakte bindese e ke pregatitur kete artikull,ketu Kimete Berisha eshte treguar se verte eshte e zgjuar e mencur dhe se ka nje potencial te madh per te cjerrur maskat ,kjo ne te shumten e rasteve POO ,Kimete ,aferim te qofte.

                                                                                    Përgjigjjuni
                                                                                    1. M
                                                                                      Miku yt

                                                                                      I dashur Flamur, Me fal se jam pak i vonuar, por po me cudit me shkrimin tend. Kimetja eshte vertete ashtu sic skruan ti por ti je ai qe nuk je. Kimetja eshte kampione e luftes kunder Kurtit tend. Ti je dashnori me i madh i Kurtit. Sot qe Kimetja eshte edhe kunder Rames, ti je kethyer me Kimeten. Me kete sjellje me ben te mendoj se ti asnjehere nuk ke qene patriot shqiptar qe une shpesh te kam cilesuar, por je armik i Shqiperise. Ne rast se te ofendova po e ul pak steken dhe them se qenke bythelevizur....

                                                                                      Përgjigjjuni
                                                                                    2. v
                                                                                      vang

                                                                                      Kimete hiq dore nga pozat sensitive se ti mbahesh per gazetare serioze.Ato poza dmth sensitive ruaji ne linjen tende personale ose dergoja te dashurit sepse te tille destinacion kane. Nuk e mohoj qe eshte nje poze e bukur epshndjellese.

                                                                                      Përgjigjjuni
                                                                                      1. Q
                                                                                        Qafa e Llogarase

                                                                                        O Kimete mos bej si Kometa Hallej...se po na çan ate qe s thuhet...

                                                                                        Përgjigjjuni
                                                                                        1. J
                                                                                          Juristi

                                                                                          Patronazhistet ne sulm duke mbrojtur liderin suprem Shajnë një femër si Kimeten me fjalor banal por lot krokodili per Xhaçkën që i fiku mikrofonin gaz suma

                                                                                          Përgjigjjuni
                                                                                          1. T
                                                                                            Tirana

                                                                                            Urrejtja nuk eshte argument, Kimete!

                                                                                            Përgjigjjuni
                                                                                            1. K
                                                                                              Këtej Drinasi

                                                                                              Hë Kimete Berisha, a po do më? Komentuesët t'a paskan marr fyttyrën krjet. Në fakt e ke humbur vetë, me kohë. Sa e pa fytyrë je!!! Ti nëse do të kishe mundësit që ka pasur Sali Berisha, do të ishe po aq e rrezikshme sa dhe ai.

                                                                                              Përgjigjjuni

                                                                                              Lini një Përgjigje