
Nga Eduard Zaloshnja
Vjet e vizituan Shqipërinë 10.1 milionë shtetas të huaj. Këtë vit priten rreth 12 milionë. Ç’heqin të shkretët me çmimet, që diku kuotohen me “lekë të rinj” e diku me “lekë të vjetër”…
Para disa vjetësh, bleva diçka me kartë krediti që kushtonte 68 mijë lekë të reja. Dhe ky veprim më shkaktoi dhimbje koke jo të vogla, ngaqë ne shqiptarët, edhe pse kanë kaluar 60 vjet nga ndërrimi i parasë tonë kombëtare, vazhdojmë t’i kuotojmë çmimet në lekë të vjetër. Kështu, shitësja e dyqanit, në vend që ta ngarkonte kartën time të kreditit me 68 mijë lekë (sa ç’ishte çmimi), e ngarkoi me 680 mijë lekë. Kjo, sepse në mendjen e saj, 68 mijë lekët e rinj janë baraz me 680 mijë lekë të vjetër. Dhe pikërisht këtë shifrën e fundit shënoi ajo në aparatin e kartës së kreditit. (Sa për kuriozitet, për të korigjuar gabimin e shitëses, m’u desh të bëja shumë e shumë telefonata, si dhe nja dy rikthime tek dyqani.)
Imagjinoni sa kokëçarje mund të kenë patur 10.1 milionë turistët e vjetshëm, e sa do të kenë 12 milionë turistët e sivjetshëm me “lekët e vjetër” dhe “lekët e rinj”!
Incidenti i mësipërm më kujtoi që në fëmijërinë e hershme, më ngacmonte vazhdimisht pyetja se pse kartmonedha njëlekëshe – më e përdorura nga fëmijët e atëhershëm – quhej nga të gjithë dhjetëlekësh. Dhe kur pyesja të mëdhenjtë për këtë gjë, përgjigjia që merrja, me sa mbaj mend, ishte pak a shumë kjo: “Njëlekëshi i ri para disa vitesh ka zëvendësuar dhjetëlekëshin e vjetër, por njerzit vazhdojnë ta quajnë dhjetëlekësh si dikur.” Dhe kur pyesja se pse kartmonedhat e vjetra ishin zëvendësuar me të rejat, përgjigjia ishte gjithnjë evazive.
Deri në vitin 1991, marifeti i të shumëzuarit me 10 të vlerës së lekëve të rinj funksiononte për bukuri për gjithë shqiptarët. Por pas liberalizimit të tregut, inflacioni gjigand dhe mungesa e uniformitetit në etiketimin e çmimeve në dyqanet/marketet/restorantet filloi të krijonte probleme. Dhe këto probleme ishin jo të vogla, sidomos për të huajt që filluan të vizitonin me shumicë Shqipërinë, si dhe për emigrantët që kalonin pushimet në atdhe.
Tani që kanë kaluar 60 vjet nga koha kur leku i ri zëvendësoi të vjetrin, ndoshta ka ardhur dita që një lek fringo i ri të dalë në qarkullim. Dhe kjo jo thjesht për të eliminuar konfuzionin e të huajve/emigrantëve me dyzimin e çuditshëm të lekëve të rinj e të vjetër – kostoja e nxjerrjes në qarkullim të një leku fringo të ri nuk do të justifikohej vetëm me kaq.
Arsyeja kryesore për nxjerjen në qarkullim të një leku fringo të ri do të ishte lufta kundër ekonomisë kriminale e informale.
Sipas të dhënave në faqen e internetit të Bankës së Shqipërisë, rreth 40% e të gjithë lekëve që qarkullojnë në ekonominë tonë ndodheshin në fund të vitit 2023 jashtë sistemit bankar. Kuptohet që jo të gjithë lekët që qarkullojnë jashtë sistemit bankar kontribuojnë në ekonominë kriminale e informale, por sasia e madhe e tyre padyshim përbën një mbulesë të mirë për tranzaksione të dyshimta.
Në këto kushte, emetimi i lekëve fringo të rinj do të ishte një mjet efikas për të futur në banka pjesën dërrmuese të kartmonedhave shqiptare që qarkullojnë jashtë tyre.
Për t’u realizuar ky synim, duhet të caktohet një datë, brenda së cilës të gjithë lekët që janë në qarkullim duhet të paraqiten për këmbim me lekët fringo të rinj, sipas një kursi zyrtar. Do të jetë mirë që leku fringo i ri të ankorohet fillimisht tek euroja. Raporti 1 me 10 me euron do të ishte më i përshtatshëm, pasi raporti 1 me 1 mund të shkaktojë inflacion artificial (të ngjashëm me atë që u vërejt fill pas futjes së euros në qarkullim në Greqi, Itali, Spanjë e Portugali). Kështu, në qoftë se shkëmbimi do të bëhej sipas kursit të sotëm, 1 lek fringo i ri do të shkëmbehej me 10,35 lekë të rinj (ose 103.5 lekë të vjetër).
Për shuma mbi një kufi të caktuar, bankat mund të detyrohen me ligj që të hapin depozita për klientët që sjellin lekët aktualë për shkëmbim. Ndërsa për shuma nën atë kufi, mund të japin lekë fringo të rinj (në qoftë se klienti i do në dorë). Në këtë mënyrë, të gjitha lekët, të pastër e të pistë, nga janë e nga s’janë, do të detyrohen të kalojnë nëpër sistemin bankar. Dhe një pjesë e mirë e tyre, ta do mendja, do të mbesin në të.
Po a do të zbuloheshin padronët të gjitha parave të pista me një manovër të tillë monetare? Me gjasa jo. Ata që duan të fshehin lekët që kanë grumbulluar në mënyrë jo të ndershme (me trafiqe ilegale, mita, evazion fiskal, etj) ose i shkëmbejnë me valutë, ose përdorin të afërm apo miq të tyre për t’i depozituar nëpër banka. Por sidoqoftë, rëndësi ka që një pjesë e mirë e lekëve që sot qarkullojnë jashtë sistemit bankar të futen në të. Dhe pas kësaj, do të jetë më i lehtë kontrolli i daljeve të parasë nga ky sistem.
A do të ishte kushtetues një ligj që do t’i detyronte qytetarët të depozitonin lekët e tyre në banka, pas kalimit të një kufiri të caktuar për shkëmbim të drejtpërdrejtë? Kushtetuta nuk ka ndonjë nen që e pengon në mënyrë të drejtpërdrejtë këtë gjë. Ndërkohë, në legjislacionin shqiptar ekzistojnë precedentë që kufizojnë qarkullimin e parasë për raste të veçanta. Për shembull, një qytetar nuk mund t’i transferojë paratë e veta nga banka e tij në një bankë jashtë Shqipërisë, në qoftë se shuma është e barasvlefshme me mbi 10 mijë dollarë (përveçse kur e ka të justifikuar transferimin).
A do të justifikohej kostoja e prodhimit të kartomonedhave dhe monedhave të reja me reduktimin që nxjerrja e lekut fringo të ri do t’i bënte vlerave monetare që qarkullojnë larg syrit kontrollues të shtetit? Kësaj pyetje vlen t’i përgjigjen specialistët e Ministrisë së Financave dhe të Bankës së Shqipërisë. Sa për shqiptatarët e thjeshtë dhe sidomos për turistët e huaj, varrosja përfundimtare e fjalëve “lekë të rinj” e “lekë të vjetër” do të ishte mëse e mirëpritur…
Për euron, është ende herët të bëhet monedha zyrtare e Shqipërisë (siç është në Kosovë), por leku fringo i ri duhet qysh sot!
Ideja e një Leku Fringo të Ri është shumë novativ........ . Mirëpo te kursi i këmbimit po bëni edhe ju të njëjtin gabim që bënë bankierët dhe ekonomistët në vitin 1964......... . Pse?..... Sepse leku i ri u forcua më vlerë me 10 fish lekun e vjetër dhe çmimet automatikisht u vunë 10 herë më të vogla...... . Pra nëse një mall kushtonte 10 lekë, me lekun e ri kushtonte 1 lek, shkrepsja kushtonte 4 lekë, me lekun e ri, 40 qindarka., Apo një mall që kushyonte 7000 lekë, ju vu çmimi 700 lekë....... . Po nesë reforma bëhej e thellë, dhe leku nuk kembehej dhjetë me një, por tetë me një, ose 13 me 1....... Dhe kështu të ndryshonin progresivisht të gjitha çmimet....... . A do të ishte në gjëndje kush të bënte konvertimin e 753 lekëve të rinj, në kursin 1 lekë i ri 13 lekë të vjetër?.............. . Kështu edhe sot......... ,. Nëse do të bëhet në kursin e euros 1 me dhjetë, rrezikojmë përsëri të themi lek i ri apo lekë fringo i ri....... . Por duhet një kurs 1 me 7, apo 1 me 13 dhe askush nuk bën dot konvertim të shpejtë duke i futur një shumëzim me 10........ . Por kjo do edhe të reflektojë në tabelat e çmimeve, sa të mësohemi me çmimet e reja............ . Kjo do të bëjë që të harrohet leku i ri.
Eshte momenti per nje rivleresim te lekut ne raport me monedhat e forta($,€,paund,franga). Kjo manover e bankes kombetare te ligjeruar duhet studiuar ne raport me rezerven,gjendjen e monedhes,fuqine e saj ne rapirt mr monedhat e huaja,qarkullimin e saj ne banke dhe jashte saj,prodhimin e brendeshem bruto,defiçitin dhe kursin e kembimit,inflacionin dhe rezerven e arit.Jane vende rreth nesh qe perdorin €, jane futur ne zonen euro,Kosove,M.Zi,Kroaci etj.Mendimi per krijimin e nje leku te Ri,me fuqi me te madhe eshte pjese e specialisteve te tregur valutor,bankireve dhe ekonomisteve,por jam i bindur qe jashte bankave jane mbi 20-25 miliard euro,paund,dollar dhe franga zvicerane.Edhe sikur pjesa derrmuese te jete para e piste do futet ne banka dhe do krijoje mundesine e vendosjes te rregullave te rrepta per qarkullimin e parase se piste.Mendim qe nuk duhet nenvleresuar.
Kur injorantë dhe bythelepires pushteti si ky behen guidë per çeshtje te tilla te nje popull bindesh me teper se shqipot jane popull I trashe.
Turistet nuk jan idiot si ty, sepse turistet para edhe pasi te prenotojn pushimet do lexojn per Kulturen, Cmimet, Ushqimet etj etj etj e pastaj nisen per pushime.
Dje kohë si me diell. S’ishte keq. Zaloshnja i futi një drekë jashtë, dhe duke u regjur në diellin dimëror, u ngroh, dhe porositi verë. Për mbyllje e qërasën raki ata të restorantit. Zaloshnja u trubullos pak, e nga ora gjashtë që ti dukej vetja sikur nuk ishte ende nën ndikimin e alkolit, i futi një të shkruar mbi lekun. Makthi e kishte rrethuar prap se mos kamarieri kishte bërë të njëtin gabin si ajo goca e dyqanit të veshjeve, dhe dreka nga 17.000, ishte kredituar 1.700.000. Në këto kushte ankthi, zoloshnha, zgjodhi të “ rregullonte” tregun mbarë shqiptar duke hedhur idenë gjeniale “ unë paguaj që paguaj 10 herë më shumë, përse të mos paguajnë të gjithë njëlloj si mua”. Ide gjeniaje këto që na ofrojnë ndryshim leku me një të shkruar, pa se ndryshimi i monodhës gjithnonë shoqërohet edhe me çvlersim nuk ka gjë. Thjesht një ditë gdhihemi me 10,20,30, përqint më të varfër. Thirje kamarjerëve: kur shikoni zaloshnjën, i thoni se ai mund të paguajë me kartë por lekët do ja numëroni në sy që të mos shkruaj më idotësiraaa.
Asgjë nuk ka për të ndryshuar dhe arsyet i ke shkruar vetë. Nuk e ka fajin leku o zotëri. Ke harruar arsyen më kryesore, hajde të jetosh ku jam unë, ku nuk ka supermarkete e dyqanet e lagjes duan cash. Ku bankomati më i afërt është disa km larg shtëpisë. Hmm dhe jetoj në Tiranë që mos mendosh që jam në leskovik psh apo në xarrë të konispolit. Nxirre hundën nga unaza e vogël e Tiranës e pastaj shkruaj artikuj.
mos mor burr. edhe lekun e ri fringo do e besh sa 10 lek te rinj aktuale? dmth qe pastaj njerezit te thone kjo veza ben 3 lek fringo ose 30 lek te rinj ose 300 lek te vjeter. Moooos e kupton ca rremuje? Leku i ri duhet te kete nje vlere te tipi 7.83 lek te rinjo se nje gje e tille. vetem keshtu ky milet do mesohet te perdore vetem nje vlere leku e do harroje "te rinj" e "te vjeter". eshte qesharake te mendosh qe leku "i ri" ka ndenjur me shume kohe ne qarkullim se leku "i vjeter" e prape njerezit perdorin vleren e vjeter...
KY DHE Guvernatori i Bankes flasin me te njejtin tingull...jane njerez medioker qe nepermjet lepirjes e mbajne koken lart...
Se pari, problemi me lekun e vjeter do zgjidhet vete nga vala e turisteve, sepse idiotet qe i thone vetes tregtare ne Shqiperi do ta kuptojne se kush perdor te vjetrat ne komunikim nuk merret dot vesh me turistat. Se dyti, nderrimi i monedhes ka kosto shume te medha per ekonomine. Printimi i kartmonedhave te reja eshte vetem nje pjese e vogel e ketyre kostove (sisteme kompjuterike, lista cmimesh e tarifash, ore pune te humbura neper sportele bankash). Se treti, ndryshimi i monedhes do krijoje nje vale inflacioni sepse cdo biznes do ta perdore si pretekst per te ngritur cmimet. Se katerti shkaqet e informalitetit jane: kostoja e larte e sherbimeve bankare, mundesite per evazion fiskal dhe ekonomia kriminale. Asnje force politike nuk ka ndermend t’i adresoje.
Ky idioti mendon per turistet, a thua se turistet jane profane ne njohjen e valutave. Se cfare do te thiote me lekun e ri hajde gjeje. Shprehjet lek i ri dhe lek te vjetra perdoren nga te pa kulturuarit dhe ne T. shikoni Arditin ne TV Klan.
Ky zalloshnja ,nga koka duket Si kale nga Truri Si gomar ,nga trupi Si ver llapa I ndjere ,e sidomos kur jep mend nje I pavlere. Ik ore matuf ,shiko punen tende se je vetem per pace e pilaf ,o trashamak....