Hipokrizia e rrezikshme e disave kur thonë se opozita duhet mbrojtur me çdo kusht

30 Janar 2024, 13:15Blog Nga Alba Malltezi

Hipokrizia e rrezikshme e disave kur thonë se opozita duhet mbrojtur me

Disa politikanë, gazetarë, analistë të vendit tonë prej kohësh kanë mësuar një refren që e pësërisin gjithnjë e më shpesh: “Nuk kritikohet opozita! Nuk sulmohet opozita! Nuk ka faj opozita!”. Nuk ka gjë më hipokrite dhe të dëmshme për një shoqëri në formim e zhvillim.


Kjo logjikë do të ishte e natyrshme dhe gati normale në një vend me demokraci të konsoliduar, (edhe pse edhe aty kushdo kritikon opozitën pa u ngritur mburojë nga askush) ku pushtetet që kontrollojnë njëra-tjetrën janë mirëformuar dhe sidomos, kur secili prej pushteteve bën me korrektësi dhe përkushtim punën dhe detyrën që ka ndaj shoqërisë.

Është e qartë për ne të gjithë se asnjë prej pushteteve, ku bën pjesë dhe opozita, nuk ka arritur maturinë dhe eksperiencën e duhur për të fituar totalisht besimin e qytetarëve, ndaj asnjë prej pushteteve nuk ka fituar asnjë imunitet, qoftë ai në administrim të vendit apo në opozitë.

Ashtu siç nuk kanë imunitet as mediat, as legjislativi e drejtësia. Në të vërtetë, të gjitha pushtetet në Shqipëri nuk e kanë ende imunitetin moral për të mos u kritikuar. Por disa këmbëngulin dinakërisht se opozita nuk duhet sulmuar. Hilja e parë e këtij pohimi është se kush e bën, krijon një mburojë vetjake ndaj sulmeve të egra që një pjesë e opozitës aktuale sot i ka të gatshme për këdo që e kritikon. Ndërsa e dyta, por edhe më e rënda, është se dëshiron të mbulojë, të nënvleftësojë, veprime të rënda shkatërruese dhe vetëshkatërruese që kjo opozitë sot, ose pjesa më radikale e saj, bën për Shqipërinë dhe për veten.

Nuk kritikohet dikush për emrin që mban, por për veprimet që bën dhe për pasojat që këto veprime kanë. Të shohësh vit pas viti, ditë pas dite bilancin e pasojave të veprimeve të opozitës radikale shqiptare dhe të mos reagosh, duhet të mos kuptosh asgjë, ose të jesh llogaritari më i dobët që do të çonte në falimentim çdo ndërmarrje.

Nuk po flas këtu për ata që i bëjnë “skonto” edhe ngjarjeve më të rënda që kanë përfunduar në vrasje për shkak të veprimit apo mosveprimit të shumë individëve që kërkojnë mbrojtje nën ombrellën opozitë sot. Por këta të fundit hyjnë në një kategori të paklasifikuarish, pesha e të cilëve nuk e kalon as ekranin e ftohtë të televizorit që servir gallatën e hidhur të një mbrëmje para televizorit.

Hipokrizia e rrezikshme  e disave kur thonë se opozita duhet mbrojtur me çdo kusht

Asnjë prej pushteteve në Shqipëri nuk e ka fituar respektin dhe imunitetin për të qenë të pakritikueshëm. Opozita gjithashtu. Ndaj kush përpiqet t’i vendosë sot një ombrellë veprimeve shkatërruese dhe vetëshkatërruese të saj ose është thjeshtë një hileqar, ose nuk i ka bërë mirë llogaritë. E fakteve.

Disa politikanë, gazetarë, analistë të vendit tonë prej kohësh kanë mësuar një refren që e pësërisin gjithnjë e më shpesh: “Nuk kritikohet opozita! Nuk sulmohet opozita! Nuk ka faj opozita!”. Nuk ka gjë më hipokrite dhe të dëmshme për një shoqëri në formim e zhvillim.

Kjo logjikë do të ishte e natyrshme dhe gati normale në një vend me demokraci të konsoliduar, ku pushtetet që kontrollojnë njëra-tjetrën janë mirëformuar dhe sidomos, kur secili prej pushtetetve bën me korrektësi dhe përkushtim punën dhe detyrën që ka ndaj shoqërisë.

Është e qartë për ne të gjithë se asnjë prej pushteteve, ku bën pjesë dhe opozita, nuk ka arritur maturinë dhe eksperiencën e duhur për të fituar totalisht besimin e qytetarëve, ndaj asnjë prej pushteteve nuk ka fituar asnjë imunitet, qoftë ai në administrim të vendit apo në opozitë.

Ashtu siç nuk kanë imunitet as mediat, as legjislativi e drejtësia. Në të vërtetë, të gjitha pushtetet në Shqipëri nuk e kanë ende imunitetin moral për të mos qenë të kritikuara. Por disa këmbëngulin dinakërisht se opozita nuk duhet sulmuar. Hilja e parë e këtij pohimi është se kush e bën, krijon një mburojë vetjake ndaj sulmeve të egra që një pjesë e opozitës aktuale sot i ka të gatshme për këdo që e kritikon. Ndërsa e dyta, por edhe më e rënda, është se dëshiron të mbulojë, të nënvleftësojë, veprime të rënda shkatërruese dhe vetëshkatërruese që kjo opozitë sot, ose pjesa më radikale e saj, bën për Shqipërinë dhe për veten.

Nuk kritikohet dikush për emrin që mban, por për veprimet që bën dhe për pasojat që këto veprime kanë. Të shohësh vit pas viti, ditë pas dite bilancin e pasojave të veprimeve të opozitës radikale shqiptare dhe të mos reagosh, duhet të mos kuptosh asgjë, ose të jesh llogaritari më i dobët që do të çonte në falimentim çdo ndërmarrje.

Nuk po flas këtu për ata që i bëjnë “skonto” edhe ngjarjeve më të rënda që kanë përfunduar në vrasje për shkak të veprimit apo mosveprimit të shumë individëve që kërkojnë mbrojtje nën ombrellën opozitë sot. Por këta të fundit hyjnë në një kategori të paklasifikuarish, pesha e të cilëve nuk e kalon as ekranin e ftohtë të televizorit që servir gallatën e hidhur të një mbrëmje para televizorit.

9 Komente

  1. S
    Sali qeni do ngordhë në papafingo

    Ku do gjejmë opozitar si Sali lexhenda që pranon krimet që ka bërë,ku do gjejmë Sali anj fshatari që gjeti dashnore dhe dënuar për Babalen,ku do gjejmë më mirë se Bardh pedo,apo mul dru me pre,Vokshi me sy bretkocë,zhelali shami kuqja dr prof,apo Boçi Baçi ,se ç'na janë bashku,ku do gjejmë guakër që rrinë poshtë ballkonit lexhendës dhe rrinë si gjynahaqarë e presin ti bekoj Saliu me shurrën e tij

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vezhguesi

      Hallall plako

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bato Mandi

        Zonja Malltezi-Bolino, mendoj se jeni hipokritë, si ju, ashtu edhe yt shoq, Karlo. Si spiegohet, që Babaramo, bën një gazetari të pafytyri, denigruese dhe nën nivelin mediokër, duke krijuar idenë që TV juaj, REPORT TV, është paskuintë e Sali Berishes, mbasi mënyra që ai drejton pyetjet dhe drejton bisedën, lë shumë për të dëshiruar. A mos vallë, Ju, luani “futboll me dy porta” ? Karlo dhe ju Maltez, jeni me qeverinë, dhe Babaramo me opozitën ? Që të jeshë asnjanës, këtë duhet ta bëjë editoriali dhe jo individët.

        Përgjigjjuni
        1. B
          Bolino,je larg atij qe mbahesh

          Ke te drejte,per kete qendrim me dy faqe te dinastis Bolina.Kurse Babaramo,nje qenie mediokre,qe leh tere kohen si qen rrugesh.

          Përgjigjjuni
      2. V
        Vito mashtruesi, shoku i Orneles se Varuzhanit

        Sikur te heshtje ca kohe !

        Përgjigjjuni
        1. d
          drini

          e sakte

          Përgjigjjuni
        2. l
          landi

          Po Alba po. Keshtu shpeton dhe ai zvarraniku jot dhe ti gezon pronat e vjedhura shqiptareve.

          Përgjigjjuni
          1. R
            Robert

            Si gjithnje precize

            Përgjigjjuni
            1. R
              Rezi

              Je shumë e saktë, opozita nuk është e tillë, se po të ishte do bënte punën që i takon, por ata që vodhën duan të mbrojnë vjedhjet dhe krimet duke bërë opozitën.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje