Nëse është përgjysmuar popullsia, kush do të votojë për opozitën?

30 Janar 2024, 14:19Blog Nga Eduard Zaloshnja

Nëse është përgjysmuar popullsia, kush do të

Berisha ka disa muaj që deklaron se popullsia banuese në Shqipëri është përgjysmuar në dekadën e fundit. E përkthyer në shifra të thjeshta arithmetike, i bie që në Shqipëri të kenë mbetur vetëm 1.4 milionë banorë (me çilimij, të rritur e pleq gjithsej).


Po vetëm para tetë muajsh, votuan zyrtarisht në Shqipëri plot 1.4 milionë zgjedhës (18 vjeç e sipër, sipas KQZ-së së kryesur nga Celibashi). Të kenë votuar edhe çiliminjtë? Apo zbarkuan qindra mijra emigrantë me anije e aeroplanë atë fundjave në Shqipëri? (Sipas të dhënave zyrtare të TIMS, rreth 30 mijë shtetas shqiptarë dolën nga Shqipëria, e vetëm 41 mijë u futën në fundjavën e 14 majit 2023).

Sidoqoftë, le të supozojmë për një çast se pas zgjedhjeve të 14 majit të vjetshëm, ka ndodhur një eksod biblik, ku qindra mijra shqiptarë u larguan nga sytë këmbët pas fitores së socialistëve në pothuaj çdo bashki të vendit. Por nëse sot kanë mbetur vetëm 1.4 milionë banorë (siç pretendon Berisha), i bie që të kenë mbetur vetëm 1 milionë zgjedhës këtu (sepse rreth 400 mijë i bie të jenë fëmijë dhe adoleshentë). Dhe si mund të fitojë opozita (edhe sikur të jetë super e bashkuar) në një situatë të tillë demografike?

Para 8 muajsh, sipas KQZ-së, rreth 800 mijë zgjedhës votuan për kryebashkiakë socialistë (rreth 600 mijë votuan për kryebashkiakë opozitare të BF, PD, etj. etj.). Dhe në fakt, për PS-në dhe satelitët e saj të vegjël kanë votuar rregullisht rreth 800 mijë zgjedhës qysh nga 2009-ta e deri më sot (si kur Rama ishte në opozitë, edhe tani që është në pozitë).

Pra ngrihet pyetja: Si do të përballet Berisha me murin elektoral 800-mijësh të Ramës, kur beson se vetëm 1 milion zgjedhës kanë mbetur gjithsej në Shqipëri? Shpreson se do të zbarkojnë qindra mijra emigrantë opozitarë me anije e aeroplanë për të votuar në ditën e zgjedhjeve? Apo shpreson se do të arrihet votimi elektronik i emigrantëve deri më 2025?

Po edhe nëse u krijohet mundësia e votimit elektronik, a do të votojnë qindra mijra emigrantë për opozitën???

Po emigrantë të majtë nuk ekzistokan???

Nëse është përgjysmuar popullsia, kush do të

6 Komente

  1. V
    Vlora.Vlora

    Pse shteti prositute nuk e nxjer dhe te deklarojne se sa eshte reduktuar popullsia qe nga viti 2013,nga se kane frike te gjithe e dine se ne vlore vec pleq shikon ne rruge s ka me te rinj ,

    Përgjigjjuni
    1. Z
      Zylo

      Eh në merak jemi nuk do të flemë dhe hamë bukë.Ata që na degfisën nëpër botë dhe na shkurtuan jetët këtu,ata le të votojnë

      Përgjigjjuni
      1. P
        Poseidon

        PO LERINI MORE NJEREZIT TE SHKOJNE KU TE DUAN .....SHYQYR QE ERDHI DITA QE NJEREZIT TE LEVIZIN TE LIRE ......NE KAPITALIZEM EKZISTON EKONOMIA E TREGUT EDHE PER FUQINE PUNETORE.........NUK ESHTE VETEM GJENDJA EKONOMIKE AJO QE I LEVIZ NJEREZIT POR DERI DHE KULTURA NJEREZOREMUNDESITE JO VETEM PER PARA POR EDHE PER QEJF............NJE FAKTOR JANE EDHE PRINDERIT QE NUK I LENE MUNDESI DEFRIMI TE RINJVE...........KA SHUME GJERA QE MUNGOJNE .....EDHE NE ITALI VETEM PLEQ KANE NGELUR DHE TE HUAJ PAMBARIM QE PUNOJNE E JETOJNE KETU........DUHET KUPTUAR QE JEMI SHUME MBRAPA NE MENTALITET DHE EKONOMI DHE DIFERENCA DO JETE PER SHUME KOHE,PRANDAJ LERINI NJEREZIT TE BEJNE ATE QE NDJEJNE.....................FUTJA E SHQIPETAREVE NE PERBERJEN E POPUJVE TE TJERE E BEN BOTEN ME SHUME SHQIPETARE.. .....

        Përgjigjjuni
        1. B
          Berati

          Pappagalli i ripjelljes ka hall kush do votoje opoziten apo sevendi po shkretohet? Ndyresira. Te vjen te qash si jane shkretuar fshatra te tere ku nuk degjohet nje ze femije. Vdekja e bardhe e nje kombi. Mbajeni Ramen deri sa te vdese.

          Përgjigjjuni
          1. I
            I fundit te fike driten

            Fike driten kur te dalesh o Zalo servili.

            Përgjigjjuni
            1. R
              Real

              Kjo pyetje e ka nje pergjigje epike: do votoje p…… i s……. more mas……

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje