Propaganda e ka zhurmën e madhe!

30 Janar 2024, 18:10Blog TEMA
Propaganda e ka zhurmën e madhe!

Nga Namir Lapardhaja

Edi Rama del dhe flet për arsimin sikur të ketë ardhur sot në pushtet.

Në vend që të mbajë përgjegjësi për dështimin rrënjësor të të gjithë hallkave të arsimit në vend, ai dhe ministrja e tij zhvillojnë aktivitete sikur të ishin opozitë që pret të marrë pushtetin dhe jo qeveri që prej 11 vitesh e ka ezauruar të gjithë “talentin” dhe “aftësinë” e saj në këtë drejtim.

Duhet të reformojmë sistemin, thotë Rama, por nuk tregon pse nuk e ka bërë për 11 vite me radhë.

Do t’i japim mësuesit dinjitetin që meriton, thotë, por nuk tregon të vërtetën e asaj që mësuesi është jo vetëm i nëpërkëmbur, por nuk ka asnjë klauzolë, ligj, vendim, të drejtë, që e mbron dhe i siguron dinjitetin atij, duke e shndërruar atë në leckë topi dhe thjesht në një rrogëtar të rëndomtë, që më shumë se sa për dijen dhe arsimin duhet të përpiqet të mbajë vendin e punës, pavarësisht se çfarë ndodh përtej kësaj. Edhe në videot e rrjeteve sociale që degradojnë dhe marrin nëpër këmbë figurën e mësuesit, nuk fajësohet autori i videos, por mësuesi, si hallka më e dobët e sistemit.

Mekanizmi i rritjes së pagës çdo 5 vite për vjetërsi pune, duhet ta reformojmë, thotë, por nuk thotë pse nuk e ka bërë deri më sot, ku rritja e pagës së një mësuesi me vlerësimin “shkëlqyer” është e njëjtë me rritjen e pagës së një mësuesi që është vlerësuar “mjaftueshëm”, diku te 5-6 mijë lekë të vjetra, në mos gabojë.

Na duhet një sistem i besueshëm trajnimesh, thotë Edi Rama, sikur të mos flasë për qeverisjen e tij, por për pushtetin që pret ta zëvendësojë ai si opozitë, dhe nuk thotë se pse sistemi aktual i trajnimeve ka rezultuar një piramidë fiasko dhe ku njerëz të afërt të pushtetit drejtojnë këto institucione trajnuese dhe kredidhënëse, që në shumicën e tyre janë fiktive dhe thjesht për të mbledhur të ardhura, ndërkohë që mësuesit prej tyre nuk kanë asnjë përfitim profesional. 

Po ashtu, pse nuk thotë se pse në këto kushte, ndonëse të gjithë e dinë fiktivitetin e trajnimeve të tilla, Ministria e ka bërë të detyruar marrjen e krediteve për atestimin e mësuesve. Pra, mund të jesh mësues i shkëlqyer dhe mund të refuzosh këtë maskaradë trajnimesh dhe kreditesh, dhe të penalizohesh për t’u futur në provimin e vjetërsisë në punë, edhe pse po të futesh aty, pa pasur nevojën e trajnimeve dhe krediteve, mund të dalësh shkëlqyer.

Do ta çojmë rrogën e mësuesve në 950 euro, thotë, ndërkohë nuk tregon se rroga e mësuesve në këto vitet e fundit rritet vetëm pak muaj përpara zgejdhjeve të radhës me vetëm 30-40 mijë lekë të vjetra, të cilat nuk mbulojnë dot as inflacionin e lekut, sepse as detyrimin vjetor të rritjes prej 2% nuk e realizojnë . 

Sigurisht që arsimi ka problematika shumë më të mëdha se sa kaq, por meqenëse Edi Rama e ka luksin që edhe pas njëmbëdhjetë vitesh në pushtet, të flasë sikur është opozitë që do vijë në pushtet apo sikur të ketë ardhur dje në drejtimin e vendit dhe po flet për ato që do të bëjë nesër.

8 Komente

  1. a
    alphazeta

    Sepse o Lapardhar duhet kohë për të realizuar projektet. A nuk e mban mënd vitin 2013 kur Berisha që sapo kishte lënë pushtetin me arkën e shtetit bosh, fërkonte barkun dhe profetizonte se Rama do të përfundojë si Cipras?! Por Rama arriti ta kalonte sfidën, të rriste të ardhurat dhe të mbushte arkën e shtetit. Dhe sot ka mundësi që të premtojë një rrogë mesatare për mësuesit prej 950 euro në muaj. Afërsisht sa është rroga edhe në disa vende të BE-së: - 1 000€. Gjerat nuk bëhen me shkop magjik. Shqipëria po ecën përpara. Me ngadalë, por qëndrueshëm dhe në të gjitha fushat. Pas shkatërrimit total të vendit 1992 - 1997, duhen dhjetra vjet të rivish në normalitet.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kalec Dega

      ke te drejte, kur nuk merr ilacin rregullisht shikon cudira.....

      Përgjigjjuni
    2. C
      Columbo

      Kryeministri Rama ishte gati të pranojë refuzimin e gjykatës kushtetuese për emigrantët, por Italia bëri disa ndërhyrje duke e ftuar në emisione televizive, ndaj po të kishte vepruar dhe Greqia për fredi bejlerin., kjo çështje do kish marë fund. Ju tha sot arsimtarëve se këtë vit do i kenë rrogat 950 euro (me 1 orë mësim në ditë, të shtunë dhe të diel pushim, Qershor, korrik Gusht shtator, pushim) si dhe ç'do semestër nga dy javë festat. Ndërsa për minimumin jetik nuk është në dijeni Kryeministri ynë se ka njerëz pa asnjë të arrdhur.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sokoli

        Per mendimin tim reforma ne arsim ka qene nje reforme skandaloze,duke filluar qysh nga viti 1992, por vencanrisht e them me keq ardhje ,keto vitet e fundit. Se pari ,si ka mundesi qe te shkaterrohen drejtorite arsimore, duke i cuar ato te grumbulluara ne nje reth. A i bie ndermend drejrorit te Drejtorise arsimore te beratit se paska nje shkolle andej nga fshatrat e Tmloorrices, fshatra qe ai nuk u di emrin. Si ka mundesi qe Shkodra nje qytet i lashte ,me kulture, me nje popullsi te madhe disa here me shum,e se Lezha te jete pa drejtori arsimore,;por me nje zyre arsimi ? Cila ishte ekeqa qe Arsimi,kultura.Shendetesia ... te ishin ne vartesi diurekte te Bashkive? Si reforma Arsimore ,shendetesore dhe ne pergjithesi reforma epushtetit lokal eshte skandaloze. Sa mire e kishte pushtetin vendor Enveri. Kryetaret e bashkive jane kthyer ne drejtore komunale. Vrejtejt per arsimin duan kohe te thuhen e jo ne nje koment me 5 rreshta.

        Përgjigjjuni
        1. k
          kur kryeministria funksionon si tyrbe

          Mos ja vini vesh,rames,kur flet per cilesine e arsimit,pasi ai gjithe formimin shkollor e ka piktor,pra eshte krejt nje tabula rasa, dhe i paditur,ndaj asaj,se si ndertohet dhe si funksionon nje sistem arsimor modern dhe efektiv,ne pershtatje me traditen dhe kulturen e ketij vendi. Vec te tjerave,ai vazhdon te jape shenja gjithmone dhe me te agravuara,te nje atrofizimi mendor,nga qendrimi i gjate ne pushtet dhe qe as e mendon se mund te beje pa te.Kete e favarizon me tej dhe ajo,qe duke vuajtur dhe nga sindromi i bllokut,turma e aparatcikeve te ps(pp) te te gjitha llojeve,vazhdon te rrije grusht bashkuar rreth tij

          Përgjigjjuni
          1. D
            Deda...

            Sistemi asimor në kohen e bujkrobërisë enveriane ishte i mirë, ke të shërbejë si model...

            Përgjigjjuni
            1. e
              emigranti1991

              Ne se kerkoni "pupla", Rama ju jep me bollek. Nese kerkoni shtet, Rama nuk qeverise dot as veten e vet.( deri [email protected] shkon. Mos u lodhni kot.

              Përgjigjjuni
              1. Z
                Zigur Bardhi

                Meruni me bastardin shpellar vrases...merruni me 21....in...ky qelbesire do zhdukur...

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje