Daullet e luftës në PD fshehin helmin mes socialistëve; të gjithë e njohin, por heshtin të gjithë  

31 Janar 2024, 17:34Blog TEMA
Daullet e luftës në PD fshehin helmin mes socialistëve; të

Nga Lorenc Vangjeli

Në PS nuk ka qetësi. Nën sipërfaqen e lëmuar të unitetit, qetësisë në dukje, portreteve uniformë dhe qëndrimeve një ngjyrëshe në publik, pusi i errët i pakënaqësive, zilive, xhelozive dhe helmit reciprok që shkëmbejnë protagonistët e niveleve më të lartë në qeverisje, është tmerrësisht i thellë. Dhe ky është një pus, të cilin e shohin të gjithë, por askush nuk flet për të. Daullet e luftës disa vjeçare në PD shuajnë zhurmën e rivalitetiteve të fortë në PS dhe qeverisje, plojën e përplasjeve të dukshme dhe të padukshme, nervin e linjave të rivalitetit, shumica dërmuese e të cilave, janë rrjedhojë e ngutit për të qenë sa më pranë qendrës së gravitetit Rama.

Ka disa kurse të tilla përplasjeje në PS, njëra nga të cilat më e dukshmja dhe më e ashpra, të cilën gjithashtu e njohin të gjithë, por nuk e përmend askush, është ngjitur në një spirale dramatike. Dy nga njerëzit më të pushtetshëm në PS, njëri i fortë politikisht dhe tjetri i fortë administrativisht, janë përfshirë në një ndeshje asgjesuese, por jo simetrike. Njëri godet dukshëm e tjetri pret; të dy duke rreshtuar ndarazi pas vetes segmente të politikës, të majtë e të djathtë, partnerë ndërkombëtarë e deri segmente mediatike.

Për momentin ka një pakt të çuditshëm heshtjeje. Vetë protagonistët socialistë e mohojnë ndeshjen, pavarësisht se ata e dinë që e dinë të gjithë dhe është vetëm çështje kohe kur të shpërthejnë plagët dhe jehona e luftës.

I pari që hesht është Edi Rama të cilit i kërkohet të bëjë arbitrin në këtë ndeshje. Duket se kryeministri, i painteresuar për emrat, por për rrjedhojën që sjell kjo përplasje, e kupton se ajo është frymëzuar nga një ngut aspak socialist, në thelb të të cilit qëndron pyetja: kush vjen pas tij? Njëlloj si oborrtarët e Mbretit pa trashëgimtar që përgjojnë shëndetin e tij mbas çdo teshtime dhe i thonë plaç çdo rivali që ju duket më pranë vështrimit të Mbretit.

Hesht PD-ja e Berishës e cila është e rreshtuar taktikisht, por jo moralisht me njërën palë. Madje edhe për ca arsye të tjera që nuk janë hiç politike, por që ngjajnë me vesin e lekut: i paguhet prurësit më të shtrenjtë! Shumë nga denoncimet e saj janë të furnizuara direkt nga burimi i rivalitetit. Nëse shihen shënjestrat e kryedenonciatorit opozitar dhe po kështu, edhe shënjestrat e tjera politike që i mungojnë po atij, kuptohet natyra e rreshtimit të njerëzve të tij në këtë ndeshje. Por ikja në drejtim të paditur e betejës kryesore të opozitës, gardhi i saj egoist ndaj hallit të një individi, veprime që bëjnë që logjika të marrë arratinë; pra, kjo ikje me lemeri, nuk lejon të shihen ne publik lumenjtë e helmit socialist që socialistët i shpërndajnë njëri-tjetrit. Sekreti më i madh dhe më i njohuri i artit luftarak është jo forcimi i ushtrisë tënde, por njohja e dobësisë së ushtrisë armike. Batalioni i shpartalluar i opozitës, ndarë në çeta-çeta dhe me kryemareshalin e kapur rob, në vend që të bëjë këtë gjë, ka rrethuar kalanë e tij për te mbrojtur ate dhe jo për të mundur armikun.

Këtë konflikt nuk e përmend as media, e cila njëkohësisht “sponsorizohet” për t’u bërë aleate me njërin kundër tjetrit në këtë luftë totale. Nëse ndiqen politikat editoriale të disa portaleve, shpjegohen arsyet e tjera, shpesh ngushtësisht financiare dhe frymëzimi i tyre shumë i fortë për t’i bërë gropën kundërshtarit duke bërë aleanca fluide me njërin krah kundër tjetrit.

Të gjithë presin se kush do të grisë i pari perden e sherrit që po bëhet pas perdes së pushtetit. Për momentin, askush ne PS nuk është i bindur se kush fiton dhe frika se mos rreshtohet në krah të humbësit, i detyron të jenë të padukshëm. Te gjithë së bashku, meqenëse të dy linjat rivale janë në sy të SPAK-ut, presin nëse do të godasë SPAK-u dhe kë do të godasë të parin.

Per me shume, ne këtë vijë të parë ndeshjeje ka edhe një mori betejash të vogla të përditshme e tashmë të vjetra. Ato kanë të bëjnë që nga pakënaqësia ndaj emrave krejt të panjohur që Rama i prezanton papritur në kabinetin e tij, tek emërimet në nivelet e larta të administratës, “ishujt” e izoluar të drejtorëve të pushtetshëm, që i përgjigjen një lloj hierarkie vetjake e deri në nivel lokal ku disa drejtues qarqesh apo kryetarë bashkish janë shndërruar në feudalë të vegjël gati të pakontrolluar nga vëmendja e Tiranës. Shorti që mposht garën, karrierabe komporkentuar, frika e përbashkët që frymëzohet nga bindja se ka një radhë që pritet të vendoset nga drejtësia, por që askush nuk e di se kujt i vjen radha më parë, janë karburanti shpërthyes që prodhon urrejtje, pasiguri dhe mllef.

Socialistët janë të vjetër në këtë mesele sherresh të brendshme. Që në krye të herës, në vitet 90-të, në opozitën e tyre të parë dhe në ardhjen e parë të tyre në pushtet, mbas trëndafilit të solidaritetit dhe unitetit, janë fshehur rregullisht thikat e gjata të urrejtjes plot helm. Për momentin ata heshtin sepse nuk dinë ende se cilin krah të mbajnë, por janë të gatshëm të bëhen me fitimtarin sapo ai të shpallet si i tillë.

Por ka edhe shumë më shumë se kaq! Ndeshja kryesore dhe të tjera të ngjashme, nën të dhe paralel me të, i ngjajnë skenave të filmave Western të Sergio Leones. Me një seri duelesh që mbyllen me çifte që pjestojnë me vdekje njëri-tjetrin dhe që në skenën finale, përfundojnë me dy pistolerë të mbijetuar që qëndrojnë përballë. Dhe kur ora troket 12.00, zakonisht në filma dëgjohet vetëm një e shtënë. Njëri bie menjëherë përdhe, kurse tjetri qëndron ende në këmbë. Buzëqesh! Pastaj kamera tregon një pikë të vogël të zezë në kraharorin e tij. I dyti ul kokën dhe disa çaste më pas bie edhe ai.

Eshtë e pamundur të mos ndodhë ndryshe. Herët a vonë, nëse vijon kështu, të gjithë do të bien nën vështrimin e një njeriu të vetëm, i cili është dëshmitar që në partinë e tij, më shumë viktima ka shkaktuar lufta brenda llojit sesa beteja politike me kundërshtarin. I barazlarguar nga këto beteja luksi e rivaliteti, Edi Rama është ndoshta i vetmi politikan që ka kuptuar se nëse në vitet 90-të, një klasë politike të vdekur, por të pavarrosur, e vrau varfëria dhe uria fizike e shoqërisë, klasën e sotme politike do ta mbyllë në arkivol korrupsioni, arroganca dhe drejtësia. 

Dhe për paradoks, edhe pse “bos suprem” i saj, indiferent apo me qetësi të llogaritur, si gjithkush që ndjek një film të parë më herët, me epërsinë e Borëbardhës jo më të virgjër, ai do të dalë sërish fitimtar mbi xhuxhat jo socialistë dhe plot mëkate. Do të dalë i fituar edhe nëse vendos të mbyllë derën një ditë dhe të ikë i bezdisur nga bizantinizmi plot helm i kravatave të mëndafshta dhe vaniteti i njerëzve që ai vetë, për një trill, tekë a taktikë, i ngjiti aty ku as ata vetë nuk e kishin besuar se do të shkonin ndonjëherë.

21 Komente

  1. d
    drini

    Ky ben xheloz dhe Linda Ramen, aq sume i lepihet "te gjatit" sa e shoqja "po bezdiset".

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tirana

      Lorenc, pak rendesi kane emrat. Te tille si keta qe shkruan ti se jane "Dy nga njerëzit më të pushtetshëm në PS, njëri i fortë politikisht dhe tjetri i fortë administrativisht, janë përfshirë në një ndeshje asgjesuese, por jo simetrike", i kane dale ngahera PS-se. Por thjesht kane mbetur rrugeve, ose jane zhytur ne hesapet e tyre private. PS-ja nuk ka pesuar gje. Pse? Sepse i ka kapacitetet qe edhe per jashteqitje, edhe per rigjenerim. Pike.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Stape Pashi

        Nje hartim që përpiqet të shitet si analizë politike. Fjalë, fjalë imzot.

        Përgjigjjuni
      2. l
        landi

        Eshte radha e Lencit per tu katapultuar ambasador se eshte ne rrugen e Muc Nanos.

        Përgjigjjuni
        1. k
          koli

          As Spiropali nuk ja merrte ne goje Rames kaq shpesh sa "ja merr ne goje" Lenci.

          Përgjigjjuni
          1. B
            Bana ✊

            Gojoret e Saliut janë me nam ..... kanë patentë - por të skaduar ????

            Përgjigjjuni
          2. v
            viti

            Lenci ka qene djale i piste si student ,me te njejtin fetish e adhurim ndaj pushtetit e arrogances sa ceshte sot si burre.

            Përgjigjjuni
            1. r
              rezari

              Pordhe me rigon.Pse nuk i tregon kush jane grupet me emra? Dhe rama qeka jashte grupeve.Keta shkruajne keto dengla qe neser kur te iki Rama e te filloje lufta kush te kapi karrigen te thote a ju thashe une.

              Përgjigjjuni
              1. J
                Jovan Bregu

                Pse nuk kuptohet gjoja ?? Bela me Lali çerrin dhe Alice në botën e çudirave

                Përgjigjjuni
              2. f
                fredi

                Edhe pak se do te te shpallin Rilindasin e vitit o Van-gjel.

                Përgjigjjuni
                1. V
                  Vangjelia

                  Kur te shkruash here tjeter bej dhe perkthimin,se duket qe thua shume por ne fakt asgje

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Agim

                    Vangjelizmo! Je. hedhur ne gjinine e kuits-eve...E ka kush e ka... !

                    Përgjigjjuni
                    1. b
                      ben.

                      Ky tipi eshte versioni qesharak i tan hoxhes, per te fortet.

                      Përgjigjjuni
                      1. R
                        Roni

                        E lexova dhe nuk kuptova asgje.Po fol me emra or Gazetaruc,Analist Leshi prej Shqipnie.Keshtu si ky tallin Bythen te gjithe me ate popull.Nuk jetoj ne Shqipni prej shume vitesh,por ne Gazetat e ketushme ku jetoj,Gazetaret shkruajne me emra dhe mbiemra.Pastaj e fundit qe nuk arrij ta kuptoj eshte:Cfare i intereson popullit qe Dy njerez te larte te PS po hane kokat per tu bere te pare ose te dyte:Kjo eshte mese e moralshme qe te pretendosh per tu bere Kryetar ose Keyeminister,ku eshte gabimi ketu.Shkruani me Emra,deri dhe dhisnit prej Saliut,asnjehere nuk thate qe Sali Berisha ka Vrare,tani te gjithe hapni gojen si trima.Vemie Spurdhjakesh.

                        Përgjigjjuni
                        1. M
                          Murgu

                          I paske rënë nga Kina kësaj vere o Vangjel !

                          Përgjigjjuni
                          1. A
                            And bythq*ri

                            E mer and qen bir qeni kelysh komunistash se te ngordhi kali prandaj merr tashi ti thush nej fjale kunder ë? Je vetem nje kelysh i frusteuar qe se lan dot veten dhe se zbardh dot veten sado ta dredhesh sipas eres. Do mbetesh nje kelysh komunisti qen bir qeni i urryer.

                            Përgjigjjuni
                            1. N
                              Nari

                              Nje shkrim idiot me hipoteza e hamendje pa emra,te cilat i kupton vetem Lorenci !! Ne fakt nuk ka dhe shume faj,sepse duhet te nxjere buken e perditeshme me rolin e analistit gjithollog studio me studio,ashtu si dhjetra mender analistesh te tjere,ose duhete bere here pas here ndonje shkrim futja pordhes si ky !

                              Përgjigjjuni
                              1. N
                                Noci

                                Sipas asaj që kuptoj janë dy grupe po Rama qenka jashtë dhe kjo tregon që Ramës nuk i bëhet vonë për asnjërin,pasi me sa duket qenkan kontigjent i SPAK ut dhe ai t'i lëshon në dorë pa problem.Vangjeli thotë se opozita e di këtë punë por nuk vepron .Kjo tregon gjendjen mizerabel që ka opozita jonë që kur e di dhe nuk vepron atëherë gjendja e tyre qenka pranë varrit

                                Përgjigjjuni
                                1. L
                                  Lorenc ne nga vlora quanim karin

                                  Me i rendomte se ky nuk e ben nena! Idjot

                                  Përgjigjjuni
                                  1. A
                                    Albi

                                    Fiton Bela, Partizani Velo shkon per lesh.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. "
                                      "BOHOTINA"

                                      Njeri qe nuk i flet zemra, por buzet dhe xhepi...

                                      Përgjigjjuni

                                      Lini një Përgjigje