Berisha para se të akuzojë Bollinon, duhet të përmendë Sandër Frangajn

31 Janar 2024, 17:26Blog TEMA
Berisha para se të akuzojë Bollinon, duhet të përmendë

Nga Andi Bushati

PD-ja po vijon me atë që di të bëjë më mirë, histerizimin e sulmeve ad hominem, target i të cilave këto kohë e ka pasur radhën të jetë gazetari dhe botuesi italo-shqiptar, Carlo Bollino. Me një denduri të pa zakontë, pronari i Report TV dhe Shqiptarja.com, akuzohen publikisht apo kallëzohen në SPAK, për aktivitetin e dyshimtë të Bunkart, për përvetësimin me 1 euro të godinës dhe truallit ku është vendosur selia e mediave të tij, për financimin që ka marë në fushatë zgjedhore nga inceneratorët e kështu me radhë. 

Në pamje të parë, akuzat dhe denoncimet duken të drejta dhe parimore. Eshtë një fakt i pamohueshëm që mediat e Bollinos ushqehen me financime dhe prona publike, që prej kohës kur Edi Rama është në pushtet. Dhe në këmbim të këtyre ‘të mirave” shpesh ato i shërbejnë propagandës rilindase deri duke shpërndarë gënjeshtra. 

Prej tyre u përhap fillimisht alibia, se policia e vrau të riun Klodian Rasha, pasi ai ishte i armatosur, gjë që më pas nuk rezultoi e vërtetë. Po i tillë ishte edhe mashtrimi që i interesonte rilindjes, pas vrasjes së Pjerrin Xhuvanit, para zgjedhjeve, në Elbasan, se në makinën e vendngjarjes nuk kishte asnjë provë për blerje votash. 

Parrulla “Fajin e ka Saliu” është një vijësjellje editoriale e këtyre mediave, aq sa arrihet në aludime qesharake, se dora e Berishës fshihet pas sulmeve kibernetike iraniane, që rrëzuan në gjunjë sistemin informatik shqiptar. Kulmi arrin deri në absurditete të tilla sa kur një vajzë, viktimë e dhunës së Rahjave në Fushë Krujë merret në intervistë nga Report TV, ajo pyetet nëse i kanë shkaktuar dhimbje denoncimet që Berisha bëri ndaj atyre që abuzuan me të.

Këtyre alibive, që tentojnë të zvogëlojnë krimet qeveritare dhe goditjeve të pareshtura ndaj opozitës, mund ti shtosh edhe episode që do të mbeten në memorien qesharake të historisë së sondazheve, si ato kur Rama rezulton lideri më i pëlqyer evropian, përpara Merkelit, Makronit apo Putinit.  

Pra, nuk ka dyshim se Report TV dhe Shqiptarja.com, si media partizane, duke i rënë në qafë profesionit, kanë ditur ta shlyejnë borxhin e favoreve që kanë marrë nga pushteti. Dhe këtu, një opozitë është në të drejtën e saj ta demaskojë këtë lidhje kaq të hapur mes politikës dhe “pushtetit të katërt”. 

Në këtë kuptim, Berisha dhe të tijët, në sipërfaqe ngjajnë sikur kryejnë detyrimin e tyre opozitar duke denoncuar Bollinon dhe mediat që ai drejton. 

Por, e vërteta lakuriq është pak më ndryshe. Pasi po ta perceptosh peisazhin mediatik shqiptar, vetëm nga këndvështrimi i PD-së të krijohet përshtypja e rreme se gjithçka tjetër shkon vaj dhe e keqja është përqëndruar në këtë shtëpi të vogël me peshë të papërfillshme në tregun e informimit. Dhe këtu PD-ja bëhet abuzive dhe gënjeshtërt, duke shëbyer si makineri shpërndarëse të vërtetash të pjesshme, që duan të fshehin të zezonën e madhe. 

Sepse kushdo e kupton që nuk mund të shënjestrosh Carlo Bollinon, se përfitoi nga Edi Rama për të ngritur selinë e tij dhe të bësh sikur harron se ku gjendet Tv Klani, ABC, apo Ora News, që përfitituan në kohën kur firmat i hidhte Berisha. Le më pastaj të krahasosh ato alibitë e vogla të Report TV, të përmendura më lart, me atë videon e 21 janarit, që krijonte përshtypjen se demostruesit u vranë nga shokët e tyre që i kishin në krah.

Po ashtu, nuk mund të denoncosh mediat e Bollinos për financim me paratë e inceneratorëve, përpara Top Channel-it, News 24 apo Klanit, që kanë bërë edhe emisione për ti’u kundërvënë kolegëve të tyre që denonconin këtë aferë. Qoftë për shkak të audiencës modeste, qoftë dhe për sasinnë e përfitimeve që kanë marrë Report TV dhe Shqiptarja.com janë thjeshtë një plagë e vogël në një trup që lëngon nga sëmundja. Prandaj ti shndërosh ato në simbolin e një sistemi të kapur dhe të degjeneruar mediatik është e pandershme. Pikërisht këtu qëndron edhe hipokrizia e denoncimeve berishiste dhe rreziku që ato mos kenë impakt dhe jehonë në publik. 

Duke qenë selektive, duke mos përdorur të njëjtën masë dhe të njëjtën peshë, ndaj atyre mediave që i shërbejnë Edi Ramës, por tregohen të kujdesshme me opozitën, kjo e fundit e huq qëllimin e saj. Ajo bën të njëjtën gafë si me sjelljen ndaj oligarkëve të cilët jo të gjithë i godet njëlloj. Kjo lloj sjelljeje i ngjan më tepër një shantazhi, sesa një angazhimi në interes të publikut dhe si e tillë e godet besueshmërinë ndaj PD-së, më shumë se të gjitha kronikat dhe artikujt e mediave të Bollinos të marra sëbashku. 

13 Komente

  1. k
    korcari

    Pse nuk thua arsyen e vertete te sulmeve te Berishes ndaj Bolinos. Ti e di shume mire qe nuk eshte as godina pasi Bolino e ka marre sipas ligjeve te shtetit shqiptare dhe as Bunkartet qe ua vuri flaken gajte protestave. Ato muzeume shihen sot nga mijera turiste dhe marrja e tyre me qira eshte nje e drejte legjitime e Bolinos por edhe e kujtdo qytetari tjeter qe ka nje ide krijuese. E vetmja arsye e sulmeve epshore te malokut eshte 21 janari, Klubi partizani, sondazhet qe e nxirrnine humbes ne cdo pale zgjedhje, kritikate per politiken e gabuar. et. etj. Dmth dhe pse juve thoni se Bolino nuk eshte i rendesishem, nuk e ka kuptuare ose beni sikur nuk e kupton erresimin e mendjes se Saliut. Mos valle ti ben sikure nuke e kupton se gruaja jote merret me pislleqet e drejtesise se familjes Berisha?

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bureto

      Bravo @korçari! Nuk ke çfarë t'i shtosh komentit tënd. I vetmi gabim që mund të vë në dukje është se komenti i adresohet këtij, që nuk dua t'ia zë emrin me gojë, se si një "black man", ma shpif. Ky po të kishte pakëz gjak në deje, me ç'i shkruajnë njerëzit kur lexojnë këto lloj shkrimesh, do t'ia kishte hequr vetes me kohë. Po meqë i tillë është ai, çfardo që t'i thuash, as skuqet e as zverdhet.

      Përgjigjjuni
    2. N
      Nul Moka

      Po shyqyr, më në fund një gazetar i del në krah kolegut të tij...... . Sepse të gjithë gazetarët dhjesin gjak nga Berisha..... . Sepse Berisha është demokrat.

      Përgjigjjuni
      1. Po ckrah o nul, ky bushati se di pse si akrepi ec e ec e thumb helmi nxerr - bollinos deri te bolet nuk i vjen. Deshtak smirzi.

        Përgjigjjuni
      2. N
        Niko

        Bushati më duket i drejtë në këtë arsyetim!

        Përgjigjjuni
        1. D
          Duron

          Ik pirdhu soj komunisti...si Sale krimi..ju shkerdhefshin qente o bastarde Berrishjane..qe vrate,vodhet,shkatrruat nje komb ...fuck foltore,me goje nevojtore...

          Përgjigjjuni
          1. B
            Beni

            Te fala Frangajt o Andi se ti e Shkullaku ja keni lepire mire sumen

            Përgjigjjuni
            1. L
              Llaf Dibre

              Ashtu de! Fundja ky eshte misioni i gazetarit. Por ky establishment mediatik, i cili ka flirtuar qysh ne ngjizje dhe flirton me politiken, te le pa pune o Bushat. Kishte te drejte Dostojevski kur thoshte se: "kush don sinqerisht te verten eshte tmerresishti forte"....

              Përgjigjjuni
              1. Z
                Zagoriti me raki

                Bravo Gjino. Po rritesh.

                Përgjigjjuni
                1. Z
                  Zagoriti tjetër

                  Ha ha ha ha ha Nuk me dukesh shumë zagorit, sepse ne zagoritët jemi pak pordhacë, dhe bejme sikur kafen e mengjesit e pimë ne Shtepinë e Bardhe, ndersa drekën e hamë ne 10 Downing Street. Por, respekte. Ke humor te hollë, natyral.

                  Përgjigjjuni
                2. T
                  Tirana

                  Mr. Urrejtja? Edhe kur flet per Ishujt Fixi apo Honolulu, do gjesh patjeter nje lidhje me Edi Ramen? Nuk e ke mesuar dot qe urrejtja nuk eshte gazetari, as argument?

                  Përgjigjjuni
                  1. L
                    Like Floriri

                    Ky 14mijë-euroshi në muaj roga eka shkruar këtë? I doli ky në krah Bolinos? Po ka braktisur Salën ky, dmth që i jep Edwini 14.500 euro në muaj.

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Tironci

                      Andi Bushati eshte njisoj si Sokol Balla nuk e di kush e kopjon njoni tjetrin po te dy shijojn paret e ish grave. Sokol Balla rrjep Belinda Ballukun kurse Andi Bushati rrjep Erinda Ballancen ose sic njifet avokatja e Sali Berishes me vile ne Rolling Hills. Tani qe po shof keto emra me ben pershtypje sa B te bythes ka ne emrat e ketyne. Helmi i ketyne esht si helmi i akrepit qe heret a vone do ja shpoje kaptinen.

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje