Nga Frrok Çupi
Hoxhë Kadria është i fundit që e gjetën diku në punë të vet dhe e kapën ‘për zhelesh’ direkt në mes tre Partive Demokratike. Më parë janë prurë personalitete të tjerë, heronj ose të ditur. Siç dikur silleshin të burgosurit e studiuar në Perëndim. Ai që e solli dje Hoxhë Kadrinë është po aq i pafajshëm sa edhe viktima e tij, por ja që ra në gropën e përbashkët ‘PD’.
Ky është Roland Bejko, një nga kryesuesit e PD (zyrtare, siç po thuhet rëndom), një tip idealist, me synime të mira në politikë, naiv. Në një intervistë për programin ‘Tirana Live’ me gazetaren Elisa Gjerani në AbcNews, bëri analizën e marrëdhënieve ‘të të martuarve’ politik Foltore dhe etj., ose Berisha dhe Bardhi. Landi desh t’i jepte gjuhës ngjyrim dhe ia këputi kot:
-I shkojnë poshtë ballkonit dhe presin që t’u dalë Hoxhë Kadriu- tha, pak a shumë kështu.
Donte të bashkonte fjalorin ‘hoxhë’ në majë të ballkonit të Sali Berishës me një gjë që nuk e dinte dhe ia këputi ‘Hoxhë Kadria’. Domethënë donte të bënte zero kundërshtarin, duke e krahasuar me një ‘hoxhë’, që ka edhe mbiemër e që quhet ‘Kadri’. Kur e dëgjova u tmerrova.
Thashë se gaboi për shkak të shqisave dhe shpejtësisë, por ai e përmendi dy herë ‘hoxha Kadria’. Ku di Landi se cili është Hoxha Kadria?! Por nuk ka justifikim; aty ra vetë besueshmëria dhe patriotizmi i PD. Vetë Sali Berishës iu ndez një llambë shprese.
Hoxhë Kadria ishte një patriot, politikan dhe botues i madh shqiptar i Kosovës me të cilin Berisha mburret. Dhe vërtet është nga ata patriotë e dijetarë për të cilët mund të mburresh si atdhetar dhe njeri i ditur.
Roland Bejko, nga Gjirokastra, madje nga Lazarati, me këtë rast bëri diferencën e madhe si në komunizëm: O je nga Jugu dhe njihesh si patriot, o je nga Veriu dhe je Zero- edhe sikur vetë Hoxha Kadriu të jesh. Iku kauza e PD zyrtare, u bë e pabesueshme.
Fenomeni i pavlefshmërisë ka ndodhur disa herë gjatë periudhës së demokracisë në Shqipëri. Politikanët kokë trashë kanë tentuar të përdorin historinë dhe vlerat kombëtare, por kanë dështuar. Kanë dështuar jo vetëm pse janë injorantë të historisë dhe të vlerave të kombit, por edhe sepse njeriun e një epokë tjetër e të një kuptimi tjetër kanë tentuar ta ringallin që tu shërbejë këtyre në një epokë tjetër.
Si mund t’i shërbejë Hoxha Kadria një lepurushi entuziast si Roland Bejko? Ai ishte tjetërkush. Sikurse këta kanë përdorur Avni Rustemin për të justifikuar vrasjet e kryera nga Ilir Meta dhe Sali Berisha me qëllim që tu venë emrin ‘Patriotik’. Vasil Laçin e përdorën për të vrarë ambasadoren e Shteteve të Bashkuara, Yuri Kim, dhe thanë se ‘ne jemi Vasil Laçë’.
E tha Meta, por i frymëzuar nga Berisha. Sikurse kanë përdorur edhe emrin e Spiro Kolekës. Ai ishte një inxhinier i mrekullueshëm i studiuar në Perëndim, nuk ka asnjë të dhënë për diktaturë dhe dhunë. E përmendin si dajë të Edi Ramës. Sa për dhunë, Koleka nuk kishte asnjë të dhënë. Madje për nga neutraliteti mund të quajmë edhe ‘Coelho’, sipas shkrimtarit të bukurisë femërore.
Sikurse Berisha përdori fjalorin ‘mafia e Zemunit’ dedikuar të gjithë njerëzve të Shijaku e sidomos atyre të familjes Duka. Tani po i lëpihet mafies së Zemunit, por nuk dihet çfarë e pret…
… Ndodhi dje mes tre partive të emërtuara si ‘PD’ dhe Hoxhë Kadrisë. Djaloshi nga Gjirokastra e përdori emrin e Kadrisë për të sharë Berishën. Berisha doli në ballkonin e burgut dhe skërmiste dhëmbët: ‘Më shaj, më shaj si Hoxhë Kadri…, hë pra vazhdo’.
Politikani nga Lazarati vazhdonte ta shante tradhtarin e kombit si ‘Hoxhë Kadri’, që ishte patriot i madh i kombit. Hoxha Kadri Prishtina bën pjesë në radhët e patriotëve më të mëdhenj të kombit. Jurist, profesor, botues, diplomat, politikan…, vjen i marrë peng nga këta politikanë që nuk kanë lidhje me vlerat kombëtare. Në vitin 1920 dhe në 1921, dy herë, Hoxha Kadri ishte ministër i Jashtëm në qeverinë shqiptare.
Ishte edhe babai i Bujarit, profesorit tim në filozofi, në Universitetin e Tiranës… Përfaqësuesi më i mirë i ‘Demokratëve’ e përdor Hoxhë Kadrinë si rrake- take në mitingjet poshtë ballkonit. Sa tmerr e faqe e zezë. E kush mund t’u besojë këtyre shkelësve të vlerave kombëtare?!
Eh moj kasolle(PD) ku na mblodhe, ky stan (PD) kete bylmet ka,Saliu prandaj i mblodhi ne stanin e ti, injorant dhe fodulle qe ti sherbenin ne te mir e ne te keq.
A Froka Qupa, ke harru me thonë qi Hoxhë Kadria, është edhe gjyshi i Nevila Nikës (e bija e Bujar Hoxhës), që po bën kryq e temena për Sali Shiqeren….
O Frrok, po hoxhë Kadriu që përmëndi Rolandi është tjetër person, nga Gjirokastra, nuk është i njëjti person me hoxhë Kadria.
Figure me "aftesi te rralla" je zoti Cupi! Dhe si germues i vlerave te larta patriotike na mbush mendjen me dy figura, Hoxhe Kadrine si nje mysliman i devotshem dhe Spiro Koleken nje komunist po aq i devotshem ne fene e tij. Por harron te vesh ne dukje, se si besimtare fanatik te dy feve internacionaliste, si Hoxhe Kadriu dhe Spiro Koleka nuk kane asgje te perbashket me patriotizmin dhe nacionalizmin, ata jane thjesht dy internacionaliste, te dy kane luftuar per shtrirjen e influences se feve koresponduese ne plan te pergjithshem mbarboteror. Dhe leri denglat patriotike, ti nuk nxjerr kurre fjale nga goja per patur nje interes te caktuar. Krahasohet nje bajge si ti me Roland Bejkon, nje idalist konseguent, nga shpirti i te cilit buron vetem miresi.
Me gjithe respektin per ty Frrok, por duhet te te beje nje vrejtje: Nuk ka asnje mendim tjeter perveçse Hoxhe Kadriu ka qene dhe mbetet nje njeri i madh i popullit tone. Deri ketu ne rregull, por personalisht kam pershtypjen se kleri mysliman vetem perçarje, dhembje dhe injorance ka mbjelle ne shoqerine tone ndaj une e lexoj si duhet zotin Roland Bejko.
Dini gje ju Profesor se katoliku Marka Gjon Marku dhe 1000 mirditore po katolike, me 1 nentor 1921 hapen ne Orosh zyrat e Republikes separatiste, projugosllave te Mirdites?
Une jam atheist por nuk pajtohem me mendimn tuaj. Je kategorikisht gabim.
Brilante... Bravo, bukur mire...
Ne pd-en e pas 97-es ngelen budallenjet,shkerdhatat e te korruptuarit ,kur nuk e di nje gje me mire mos e permend.Tani m.ti (pd) eshte trazuar dhe qelbi Shqiperine.
Dy fjale per kleriket myslymane. Nga anet tona jane respektuar e trajtuar si njeres te nevojshem, jo per idete, por per ritet rutinen, sikunder pranohej kallajxhiu, xherahu, e tj. Kurre myslymanizmi nuk hodhi rrenje dhe koha gradualisht i nxori jashte loje teksa shteti dhunshem i liroi per fare. Ndryshe situata me klerin myslyman jashte kufijve shtetror, i cili mendoj se duhet studjuar e vleresuar si aset kombetar, jo per pjesen fetare, por per sherbimin e madh kombetar qe arriti te realizonte. Ruajtjen e gjuhes dhe te etnise shqiptare(myslymane). Kjo nuk eshte pak. Ne ate presion genocidist te shtetit serbo-sllav, ne ate asimilim total te faktorit te krishter shqiptar qe ndodhi jashte kufijve shtetror, mendoj se kjo eshte nje merite e padiskutueshme e klerikeve myslymane shqiptare, qe duhet nenvizuar sa here flasim per ta.
E kush mund t’u besojë këtyre shkelësve të vlerave kombëtare?! Une?! "me te mire ku do gjejme" ?! Ka humbur "fara e mire", ndoshta na duhet te hyjme ne nje karantine social- politike, deri sa te rikuperohemi!. "si e ema e Zeqos ne maje te thanes" - besoj se kjo eshte filozofia pop., qe e karakterizon sot premierat e SB, nga penxhereja.
Hoxhe Kadriu,besoj se ka qene,njeri per se mbari si njeri,por frok cupi,duke dashur te beje moralistin e paster,vazhdon ta nxjerre dhe me shume ne siperfaqe gjenezen e tij te hereshme,si nje buri e diktatures,se kuqe dhe keshtu me radhe,”drithe frok,per mos u be berlok”,ku midis te tjerave,na ben dhe spiro koleken,nje engjell,qe deri ne fund te jetes,u paraqit si nje sherbetor i bindur i hoxhes,dhe vec te tjerave,i shkaterroi jeten,ish dhenderit,nje inxhinier dhe njeri me personalitet,pasi i ndau te bijen,qe shkerdhehesh me te tjere.A thua,qe nuk i di te tana keto froku?
Kujdes ti me atë "sa të rrojmë të, dëgjojmë", që e ke gjetur mirë. Vërtet që shumë gjëra nuk i di, ndaj dhe aty në fund shkruan: "i shkatërroi jetën ish dhëndërit, një inxhiner i 'talentuar' dhe me 'personalitet'..."?!?! Me të dëgjuar nuk mund të jesh kurrë objektiv, përkundrazi shumë ka të ngjarë të jesh subjektiv. Nëse do kishe mundësi të dëgjoje ndonjë që e ka njohur mirë inxhinerin (komunist karrierist) dge rastin e tij, me siguri ato dy epitet atribuuar atij do t'ia kishe kursyer. Sa i takon Spiros ishte një komunist enverist, por me letrën që e bija i shkroi Enverit kundër të shoqit, (letra vlen për ca si ti, sepse ne i dimë drejtpërsëdrejti, është bërë publike në një emision në TV Klan), në gjyqin special, u kërkua pushkatimi i tij. E kuoton vetë, se ç'ndodh kur të vihej në diskutim diktatori, të ikte koka. Të gjithë e dimë si kryheshin ato gjyqe, dhe ky natyrisht i tillë ishte, me akuza të montuara, sepse siç thotë populli në shtëpi shahet dhe mbreti, që ishte sebepi i vërtetë, por ish gruaja (vajza e Spiros), ia dërgoi Enverit. Ia kursyen jetën dhe e dënuan 23 vjet për sabotim e tr- la-la. Cili mendon se ka influencuar për t'ia shpëtuar jetën, të cilën e gëzon ende? Po ashtu cili ndihmoi, tashmë jo për vajzën e divorcuar, por për dy niprit e vet, që inxhinieri u caktua drejtues punimesh për lagjen e re në Bulqizë, që e ndërtuan të burgosurit, dhe pasi plotësoi gjysmën e dënimit e liruan? Hë, cili mendon se e ka ndihmuar? Spiro Koleka ishte një komunist fanatik, po po aq servil e enverist i bindur. Se qe i tillë ndaj pati dhe mundësi ta "ndihmonte", ish dhëndërin, babain e dy nipërve të tij, të cilët sot së bashku me të atin, i martuar sërish, gëzojnë jetën dhe benefitet e sistemit të ri kapitalist. Pa Spiron inxhineri do ishte harruar si shumë viktima të xhahilit, ndërkohë që e ëma e tyre, bija e Spiros, 'prehet' bashkë me bashkëshortin e dytë, në varrezat e Elbasanit. Tani besoj se vërtet e kuptove, që duhet rrojtur për të mësuar e jo vetëm për të dëgjuar.
Jo me kot vampiri i Vicidolit mblodhi rreth vetes gjithe injorantet nga veriu ne jug. Qe sot te mos u ngjarje shqiptareve me nje Don Kishot, derisa eshte I rrethuar nga kaq shume Sanco.
Frok , duhet ta dish qe ka pasur dy Spiro Koleka, njeri inxhinier sic thua ti dhe tjetri antar i byrose politike dhe te dy kane qene nga e njejta zone. Ti ose nuk i di ose i ngaterron me dashje per shkrimet e tua.Te uroj te jesh i vertete, pasi tjetersimi i fakteve apo injoranca nuk te nderon.
Nuk ishte e domosdoshme te behet dallim per klerin musliman ku me sa duket nga jugu mund te mos kenë qenë te nivelit.Nga jugu ka qenë edhe Hafiz Ali Korça,shume i njohur.Hoxhe Kadria ka qenë shume i shkolluar dhe patriot.Une jam nga Shkodra dhe klerikët muslimane kanë qenë ne lartesine e detyres por edhe patriote,lperveçse jane marre shume nga ata edhe me arsim,folklor dhe gjuhesi.Por e rëndesishme ka qenë menyra e bashkëpunimit te tri feve ne Shkodër.Ndoshta Bejko mud te ketë njohur ndonjë Kadri andej nga fshatrat e jugut,por nuk mund te krahasohen me nje te pafe si Berisha
Qen polak i terbuar ky rrojtar
BRAVO ZOTI CUPI. JE I DITYR DHE I ZOTI I PENES. MOS U MERZIT NGA INJORANTET QE SHFRYJNE SE AQ DINE DHE NUK DUAN OSE NUK NXENE ME TE MESOJNE NGA TE ZGJUARIT.
O Frrok, ne gur te varrit do te te shkruhet:I ra damllaja nga marrazi ndaj Berishes.
Frrok Llulla, lol/Humor paskan keta qente e sigurimit.
gafe boterore...ka zene veten mat me dy fjale..dhe na derdellis pernate si gje e rralle...futja vetes roland...ste beson kush me fare...na u duke i plotesuar ne fillim, por paske qene fycke fare...
Frrok, Roland Bejkon duhej ta ruaje, kete shkrim me shkurtime mund t'ia dergoje ne adresen personale. Meqenese e ke fyer publikisht, po te kujtoj se Hoxha kadria nuk ka qene kurre Minister i jashtem ne jeten e tij. He was appointed Minister of Justice of the Albanian government coming out of the Congress of Lushnjë. In 1921 he was Deputy Chairman of the Albanian Parliament. In December 1921 he was again appointed Minister of Justice of the short-lived government of Hasan Prishtina.
O Z,Frrok kam respekt per shkrimet e tua kane qene te shkelqyera. Se ke demaskuar tradhetaret e kombit Shqipetar, qe nga sali berisha e deri tek ordhit e tij. Por sa per Roland Bejkon nuk me erdhi mire qe e kritikon kote. Roland Bejkua eshte familje patrioti, elbete mundet edhe te jete shprehur gabim se njerez jemi.Por jo te bejme nje artikull per te ofenduar figura me taban te popullit Shqiptare.Z. Frrok ke shume tema per te shkruajtur,se e keqa me e madhe nuk ka ikur akoma po na del perdite ne katin e peste dhe po pellet me gjithe te maret qe i vene nga prapa.Ky eshte zhurmusi i Beogradit si do ta heqim qafe kete krye kreminel qe quhet sali berisha. Kjo eshte detyra e Shqiptareve.
O Frrok, aman po dhe ministri kultures Ferdinant Xhaferi deshi te na binte nga Italia eshtrat e babait kombit, Ismail Qemalit, kur ato kishin rreth 100 vjet qe treteshin ne lulishten e Vlores. O Frrok e kupton ti se ke gabuar kur ju bashkove ketyre njerzeve?! O Frrok po ministri i shendetesise Nard ndoka si te dukej?! Po ministri brendshem Flamur Noka si te duket ?! O Frrok po Saliu si te duket sot?! NUk e di si i duket SPAK-ut qe sot ishte hedhur ne media nje video e dy pilotave qe kishte urdheruar Gazidede dhe Sali Berisha per te bombarduar Vloren dhe Tepelenen ne 1997 O Frrok po aty duhet nje bombe ti zgjidhe ato halle se keshtu me zvarritje deri ne vdekjen e tre brezave nuk shtyhet. Ajo e Roland Bejkos eshte nje lajthitje nga mosnjohja! Qysh tu a bejme ketyre te tjereve? SPAK po na mban varur!
Frok Cupi eshte intelektual perendimor. ata qe e shajne jane berishiste dmth anti kombetar, paloco, injorante, mashtrues,hajdute vrases me pagese, fajtor mbeshtetes te Sali Berishes qe po perfundon duke lenguar si qen ne kasollen e tij te vjedhur gjithashtu nga taksapaguesit shqiptar! Berishistet kane vrare njerez, kane grabitur toka publike shteterore, kane shkatruar vlerat kombetare sepse jane anti shqiptare berishistet! Dhe Froku mund te jete cfare te doni ju por ai eshte nje kundershtar i ashper i denje qe flet ne emer te atyre qe nuk kane ze por qe jane kunder non grades! Dhe te gjitha cfare shkruan dhe cfare ka shkruar Froku ne keto 5 vjetet e fundit jane reale ne gop te semes vafshi ju qe jeni kunder Frokut