Nga Baton Haxhiu
E përmbledhur në një fjali, Edi Rama dje tha që është një gjë të kesh mospajtime dhe përplasje rreth metodologjisë vepruese të Albin Kurtit, dhe është krejtësisht një gjë tjetër që faturën e kësaj përplasjeje t’ia drejtosh Kosovës dhe popullit të saj.
Nëse dikush do ta kërkonte edhe një fjali të dytë të shkurtër shpjeguese, atëherë do të shtoja që Edi Rama dje tha, që përderisa është e vërtetë që unë kam dallime thelbësore me Albinin, rreth vizionit si duhet ecur para, megjithatë mos harroni që, në fund të ditës, unë jam me Kosovën.
Më tutje duhet të futem në interpretim të asaj si duhet që ambasadat e huaja në Kosovë dhe kancelaritë tjera ta lexojnë këtë tweet.
Dhe në fund, edhe një interpretim të vogël për opozitën në Kosovë.
Diplomatët e huaj të akredituar në Kosovë, por edhe Brukseli, duhet të jenë të kujdesshëm me përdorimin e disa cilësimeve, që janë shumë problematike, dhe që, si Kosova ashtu edhe Shqipëria, nuk mund t’i pranojnë.
E para është cilësimi “Serbia run institutions”, një term ky i futur së fundmi më diskursin e ndërkombëtarëve.
Termi “Serbia run institutions” është term i imponuar nga lobistët serb dhe që, në thelbin e vet, e ka tezën që Kosova nuk është tamam shtet.
Si ndodh që komuna paralele e Pejës, apo e Prizrenit, tani të quhet me aq lirshmëri “Serbia run institutions”, thuajse është krejtësisht normale që një shtet të ketë prani të vetën në territorin e një shtetit tjetër?
Dhe, më e rëndësishmja, pse diplomatët e huaj nuk i quajnë ato me emrin që e kanë, pra struktura paralele, struktura të paligjshme dhe të cilat është dashur të demontohen që në vitin 1999.
Shqipëria nuk mund të pajtohet me relativizimin e këtyre nocioneve themelore, sepse prapa tyre hapet dera për sfidimin e vetë shtetit të Kosovës.
E dyta është pretendimi që çështja e strukturave paralele, apo siç i thonë së fundmi “Serbia run institutions” duhet të zgjidhet në Bruksel.
Për aq sa kemi ditur të gjithë, dhe për aq sa është angazhuar edhe personalisht Edi Rama, në Bruksel duhet zgjidhur çështja e menaxhimit të shkollave dhe të institucioneve shëndetësore që financohen nga Serbia.
Askush në Tiranë nuk e ka ditur që në Bruksel po u dashka të diskutohet për komunën paralele të Pejës, apo për komunën paralele të Prizrenit.
Jo, sado që Tirana zyrtare është tolerante dhe liberale, një gjë e tillë nuk kalon.
E treta është pretendimi që çështja e strukturave paralele duhet të zgjidhet nëpërmjet Asociacionit.
Një përkujtim i vogël: kryeministri Rama është angazhuar që Kosova ta përmbushë obligimin e vet për themelimin e Asociacionit, por me aq sa di Tirana zyrtare ky Asociacion quhet Asociacioni i komunave me shumicë serbe.
Kryeministri Rama e ka shumë të vështirë ta kuptoj si ky Asociacion paska ndonjë lidhje me komunën paralele të Pejës apo të Prizrenit, vendbanime me shumicë dërmuese shqiptare?
E katërta është kërcënimi që mospajtimet me Qeverinë e Kosovës mund të sjellin pasoja për Kosovën.
Para Banjskës, sado që ishte e dhimbshme, Tirana zyrtare e ka kapërdirë sanksionimin e Kosovës, dhe, përkundër dhimbjes që kjo ka shkaktuar, është rreshtuar krah bashkësisë ndërkombëtare.
Por, pas Banjskës me 24 shtator 2023, pas gati invazionit ushtarak nga Serbia në natën në mes të 29 dhe 30 shtatorit 2023, pas dështimit të bashkësisë ndërkombëtare për ta quajtur agresionin me emrin që e ka, askush nuk ka të drejtë që, mospajtimet me Qeverinë e Kosovës t’ia faturojë Kosovës.
Kosova thjesht nuk është bonjak që mund të nëpërkëmbet thuajse është një asgjë, apo një gjysmë gjë.
E pesta është asimetria në përkushtimin ndaj marrëveshjes bazë.
Kryeministri Rama fare nuk pajtohet me simbolizmin e nënshkrimit të marrëveshjes, në të cilën insiston kryeministri Kurti, por kjo nuk do të thotë që të dyja palët, Serbia dhe Kosova, nuk duhet të dëshmojnë një përkushtim të barabartë ndaj marrëveshjes.
Nëse Kosova, për hir të partneritetit strategjik, me përkrahjen e plotë të Shqipërisë, është pajtuar për zgjidhjen tranzitore, me Asociacionin brenda dhe pa njohje të ndërsjellë në qendër, kush është Serbia që me aq lirshmëri të çojë letër në Bruksel me deklarimin që nuk e zbaton marrëveshjen në tërësi?
Ka ardhur koha për pak common sense dhe balancë.
E gjashta është brenga që mund të ketë elementë brenda komunitetit ndërkombëtarë që e marrin për të mirëqenë konstruktivitetin e shqiptarëve.
Shqipëria është i vetmi vend që në tërësi angazhohet për integritetin dhe stabilitetin e vendeve fqinje.
Në politikën zyrtare, por edhe jo zyrtare të Shqipërisë, nuk ka as edhe një dromcë elementi që mund të shërbejë si ushqim për paranojat mbi Shqipërinë e madhe.
Kryeministri Rama ka shkuar aq larg saqë, në emër të vullnetit për pajtim, jo vetëm që pa hezitim është bërë pjesë e Ballkanit të Hapur, por edhe e ka mbrojtur Serbinë në kohën kur ajo gjendej përballë sulmesh më të rënda.
Dhe, si është shpërblyer kjo gjë. Me Banjskën, me blerje të dronëve nge Irani, me blerje raketash nga Kina dhe Rusia.
Për çfarë po armatoset Serbia? Kundër kujt dëshiron t’i përdorë këta dronë dhe raketa? Shqipëria është dhe do të jetë konstruktive, por ka ardhur koha që edhe të tjerët ta bëjnë pjesën e tyre.
Dhe tani një interpretim të shkurtër shpjegues për opozitën në Kosovë.
Opozita duhet të vendosë se ku qëndron qartë sa i përket dialogut dhe obligimeve që ka Kosova.
Thjesht, nuk kemi kohë për kalkulime hipokrite.
Pak vone per ta trashur zerin! Eshte psikologji elementare qe po ndenje aq urte sa kemi ndenjur ne gjithe keto vite ... te tjeret te marrin per budalla...
Baton je Spiun i madh dhe krimineli me i madh i shekullit , globit ke kryer me dashje GENOCID ne Shqiperi me miellin Serb dhe produktet blegtorale. Mallkimi i popullit te zente 7 breza ty o fytyr qen familjen dhe fisin.
Baton je Spiun i madh dhe krimineli me i madh i shekullit , globit ke kryer me dashje GENOCID ne Shqiperi me miellin Serb dhe produktet blegtorale. Mallkimi i popullit te zente 7 breza ty o fytyr qen familjen dhe fisin.
Edi Rama dhe Baton Stanishiqi nuk kanë ndrruar kurs jo,ata vazhdojnë të përkrahin Serbinë dhe politikën e saj gjenocidale në Kosovë në emer të internacionalist apo në emër të lekve që marrin,por kanë ndrruar stilin meqense aq të pakt janë shqiptaret që mendojnë si ata sa nuk janë më të dobishëm as për Serbinë.Aqshumë tradhti kanë bërë këta të dy në dëm të atdheut sa në kushte të shtetit normal shqiptar do dënoheshin për tradhti kombtare.
Haxhi,ke bere nje ekspoze,te pozicionit tend,per tu dukur si patriot,apo me mire si nacionalist,per tu duartrokitur nga ajo pjese kosovare e ´´hyxhym mamlykut´´.Historia ka treguar dhe po tregon qe nocioni shtet,ne gjithe keto vite ne Kosove,nga ata qe vazhdojne ta perfaqesojne ate,ka tingelluar absurd dhe tek dashamiresit e saj:Ne gjithe keto vjet,te gjithe qeverite e sajdhe qe vazhdijne ta ,kane ardhur dhe kane ikur para afatit ligjor.I vetmi qe po vazhdon, dhe qe eshte me absurdi kryeminister i saj eshte Kurti,qe gjithmone vazhdon te shkoje kunder atyre fuqive demokratike,qe krijuan shtetin kosovar.jdhe qe vazhdojne ta ndihmojne dhe i duan vec te miren,qofte kjo dhe per real politiken e tyre.A thua qe ajo toke e ka te pamundur te rilinde nje Rugove?
Baton tipa si puna jote qi..ne dhe veten tyre po t'u arrije ka.ri per para. Hajdut!
O ckam qesh mrome ne televizor . Ca ju ka bo Cim peka ty Lenc Vangjelit dhe Bushatit. Amon amon ca spektakli ju ka rraf si klysh qeni. Lenc Vangjeli qe i kerkonte ndjese ndjese. Erdhi dita qe nji provincial si Qim Peka vetem se ju jep 5 lek ne xhep ju trajton si skllave. Amon kur do dilni prape se ja vlen
O Baton, pse shkruan kaq gjate? Po te komentoj nga New York-u ku jetoj. Bjeri shkurt: i thuaj Albin Kurtit te mbeshtetet tek Edi Rama dhe Shqiperine do ta kete nga mbrapa. Po nuk pati mbeshtetjen e Shqiperise e ka betejen e humbur me serbet.
Bravo Gjon.
Gjon mbasti te lash pjatat, pastro halete dhe hekuros breket e gruas..
Kosovaret per kete thone eshte spiun u udb—se.Hakerat e nxorren se paguhet nga spitali “amerikan,20 mije dollar ne muaj!Pse duhet ta dine shqiptare si mendon ky kriminel hajdut!,
Po, po. Ramës i vjen thjeshtë inat se e bënë lolo në dyert e Beogradit me atë budallallëkun e Ballkanit të Shqyer. I buzëqeshte Ursula atij, dhe e gënjeu mendja se po të qëndronte amin-domin ndaj BE, do e fusnin në BE në fund. Tani i vjen inat, a thuajse s'e dinim ne që BE thjeshtë tall trapin me Shqipërinë.
Treni injorant islamik ! Edi Rames I vini anash !
Ky ka dale te shpjegoje "vepren" e fundit te padronit.Ik o Baton se e dime qe ha para te vjedhura.Incneratore,tendera spitalesh etj.
Nese ti je me Kosoven, cfare muti do qe punon ne Shqiperi dhe ben te zgjuarin dhe analistin sikur di shume! Ik ne Kosove! Nuk ke faj ti por Shqiptaret qe jane bere si shkerdhata pas parase!
Rama bënte avokatin e Serbisë ndërsa serbët qeshnin. "Unë jam si ju!" - u thoshte serbëve në parlamentin serb 1 deputet shqiptar në vitet e 90- ta. - "Jo, ti nuk je si ne! Ne jemi patriotë ndërsa ti je tradhëtar i popullit tënd!" - ia ktheu Šešeli - ish shefi i Vučić-it.
Si duhet lexuar Marksi. WTF
Edi Ramës i hongsh M... Ti Baton Haxhiu dhe gjithë të tjerët; gazetarë, anal_istë, drejtues dhe pronarë Mediash, politikanë; Opozitë, Ben Ahmetaj e të tjerë SKUTHA në PS, Qeveri e Bashki. Të gjith jeni zdromsa ku 99% e juja jeni PROVINCIALË (malokët e katundarë), që edhe pse keni ardh n'Tiron ala keni met Provinciale, të pabesë e hajna. Ed Roma lu fuqishëm siç e do Perëndimi Euro-Atlantik dhe jo si dun Provincialët në Shqipni, Kosov e kudo ku ka shqiptarë. Këtë gjo po qe se nuk e keni kuptu ala, Boni mirë mos me honglr mi shumë M...
Baton Haxhiu ne kete rast perdor "llogjiken e Shvejkut". Shvejku para trupit gjykues beri kete pyetje: Pallati ku banoj une ka 10 kate. Une rroj ne katin e trete. A dini ju zoti gjykates se kur ka vdekur nena e Zylfos? Trupi gjykues e liroi Shvejkun si te semur mendor, sepse ne mendjen e tij ai lidhte gjera qe nuk lidhen. Edhe ky Batoni duhet te lirohet nga detyra e gazetarit si psikopat. Ai na parashtron fjalet e Rames dhe i gjykon nga veprat e Kurtit...Psikopat me qellim ky Batoni. Thjeshte eshte i semure nga marrezia e madheshtise dhe njerzit shpesh e quajne spiun te serbit, ngaqe nuk ka llogjike ne ato qe thote....Psh Batoni flet per asociacionin ne komunat serbe ne Kosove dhe e krahason me asociacionin e komunave shqiptare ne Serbi. Ky eshte nje krahasim sikur te krahasosh statusin e Serbise si shtet me statusin e Kosoves si shtet.....Batoni jo se shte budalla si Shvejku, por eshte i djallezuar dhe mundohet te fshehi vehten mbas gishtit...
Mero mos boto tekstet superbanale!