
Seanca e sotme parlamentare, përveçse zallamahisë që shkakton grupimi i Berishës, nxorri sërish në dritë problemin madhor brenda PD-së.
Ai që në pamje të parë duket si një problem i thjeshtë, luftë grupimesh brenda të djathtëve, në fakt, është më i thellë se sa kaq. Problemi gjendet te kompleksi tashmë i pakontrollueshëm prej të gjitha palëve në PD, me emrin e Edi Ramës.
Pak pas seancës, Lulzim Basha deklaroi se deputetët demokratë në krahun e Berishës, i japin ushqim vetëm Edi Ramës. Në krahun tjetër, në grindjen e tij të përhershme me Bashën, Gazmend Bardhi deklaron se ish bashkëpunëtori i tij është një vegël në duart e Ramës.
Pra edhe pse gjithmonë e kanë me njëri tjetrin, Rama është përherë kryefjala e kacafytjes së tyre. E gjithë politika e tyre, përfshirë edhe ajo më banalja, rrotullohet e vërtitet rreth Ramës, me çdo kusht.
Gati gati, Edi Rama mbetet e vetmja pikë reference për politikën e tyre, qoftë kur duan të denigrojnë njëri tjetrin, qoftë kur pretendojnë se po ngrihen në nivelin e politikbërjes serioze.
Bardhi me Bashën, a Basha me Bardhin, midis të dyve dhe njerëzve që ndjekin pas secilin, është gjithmonë Edi Rama, njeriu që përpiqen ta shajnë, por në fakt tregojnë se e adhurojnë.
Të marrurit e tyre me Edi Ramën më shumë se sa me veten dhe hallin që kanë, është shenjë e një kompleksi të pafshehur tanimë, ku ushqehet dhe rritet xhelozia për kundërshtarin politik.
Mire apo keq, Rama tregoi se si qeveriset me mire se xhigandi i foltores, pike. Te tjerat jane llogje pazari. Do kthehet per here te trete si KM nongrata, e kuptoni sa idjot eshte?! Foltorja te behet gati te shkoje ne Prishtine te mbroje sovranistin Serb Kurti nese ka bythe. Do fitoje PDja me Dash Sulen deputet shalqiun, deputeten qe i kputen kopsat e palltos, me Tritanin dhe Spahon, apo me Paloken kelyshin e komunistit plehre Tonin Palokes. Pikaaaaaaa
Une e di me ke e kane ata te PD me SHBA dhe SPAK
Po ju gazekarë dhe komentues qe e ia mbani ne gojë Sali Berishës kaq shumë e adhuroni? Jeni ba per t’ju qarë hallin. Po mundoheni me çdo kusht te mbroni te pambrojtshmën. Jeni te pabesueshem