
Nga një sondazh që zhvillova për Report TV, rezultoi se treçereku i shqiptarëve të këtushëm mendojnë se në zgjedhjet e rradhës, duhet të realizohet votimi i zgjedhësve në emigracion (lexo këtu: https://shqiptarja.com/lajm/sondazhi-ne-report-tv-shumica-derrmuese-e-shqiptareve-mendojne-se-emigrantet-duhet-te-votojne-ne-zgjedhjet-e-ardhshme ). Por siç ka paralajmëruar Celibashi i KQZ-së, ndryshimet e nevojshme ligjore për t’u realizuar votimi i zgjedhësve shqiptarë në emigracion duhen bërë të paktën një vit para zgjedhjeve…
Sidoqoftë, përkundër gjasave jo të mëdha, le të supozojmë se trysnia e opozitës dhe e ndërkombëtarëve do të bëjë të mundur një marrveshje parlamentare për realizimin e votimit në zgjedhjet e rradhës të zgjedhësve në emigracion (në zbatim të vendimit të prerë të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë rreth kësaj çështje).
Dhe pyetja e parë që lind është se sa zgjedhës janë në emigracion?
Nga listat zyrtare më të fundit të zgjedhësve, të publikuara nga KQZ, rezultojnë 3.65 milionë shtetas shqiptarë me të drejtë vote. Për zgjedhësit që banojnë në Shqipëri, kam bërë një vlerësim të përafërt statistikor vjet, kur drejtova një sondazh rigoroz në terren nga Konispoli në Vermosh. Rezultoi se 68.6% kishin votuar vjet më 14 maj dhe 31.4% nuk kishin votuar. Duke e marrë të mirëqënë shifrën e certifikuar nga Celibashi të 1.4 milionë pjesëmarrësve në zgjedhjet e vjetshme, mund të llogaritet se rreth 650 mijë banorë të rritur nuk morën pjesë në zgjedhjet e 14 majit. Dmth, rreth 2 milionë e 50 mijë zgjedhës ishin vjet në Shqipëri. (Meqë çdo sondazh ka një marzh gabimi statistikor – 2.6% në rastin e mësipërm – kjo shifër mund të luhatet me +/- 50 mijë).
Përmbledhtazi mund të thuhet se rreth 1.6 milionë zgjedhës ishin vjet në emigracion dhe rreth 2 milionë e 50 mijë ishin këtu. (Numri total i shtetasve shqiptarë në regjistrin e Gjendjes Civile ishte rreth 4.65 milionë në tetor, e nga këta, me afërsi, rreth 2 milionë ishin në emigracion.)
Dhe tani vijmë tek pyetja se sa nga 1.6 milionë zgjedhësit në emigracion do të votonin, nëse u jepet mundësia praktike që të votojnë atje ku jetojnë?
Është statistikisht e pamundur të zhvillohet një sondazh përfaqësues për këta 1.6 milionë zgjedhës të shpërndarë në çdo cep të botës. Sidoqoftë, mund të përdoren indikatorë të tërthortë statistikorë për të bërë një vlerësim të përafërt se sa prej tyre do të votonin (nëse u jepet mundësia praktike që të votojnë atje ku jetojnë).
Burimi kryesor i infomimit për zgjedhësit shqiptarë në emigracion është interneti (janë edhe platformat digjitale televizive, por zakonisht abonentët e tyre jashtë vendit ndjekin edhe lajmet në internet). Nisur nga ky realitet, në bashkëpunim me specialistin tim IT të sondazheve, bëmë një analizë të klikimeve në të gjitha portalet shqiptare dhe faqet e internetit të gazetave e të televizioneve. Dhe nga kjo analizë na rezultoi se rreth 68% e klikimeve vinin nga adresa IP të regjistruara në Shqipëri, rreth 8% vinin nga adresa IP të regjistruara në Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi, dhe vetëm 24% vinin nga adresa IP të regjistruara në vende të tjera të botës.
Me një ekstrapolim të përafërt (bazuar në gjetjet e mësipërme dhe në disa abstragime statistikore), na rezultoi se vetëm 400-450 mijë shtetas shqiptarë në emigracion (nga 1.6 milion gjithsej) mund të jenë aktivë politikisht (pra, që ndoshta do ta marrin mundimin të votojnë, nëse u krijohet mundsia atje ku jetojnë).
Se për kë mund të votojnë ata 400-450 mijë (nëse u krijohet mundësia të votojnë atje ku jetojnë), s’ka sondazh që e gjen dot…
Pra ka 2 milione shqiptare ne emigrim. Pyetja nuk eshte sa nga keta do votojne, pyetja eshte si te ruhet e forcohet lidhja e tyre me Shqiperine se nje pjese kane lindur jashte Shqiperise ose jane larguar te vegjel. Cfare pasurie do ishte per vendin nese do investonin nje pjese te kursimeve te tyre ne Shqiperi ose do te kalonin nje 6-mujor duke bere pune vullnetare ne zonat me te varfra te Shqiperise.
Ata 2 milione qe thote ky gabeli i statisikes pa shkolle duan vendin e tyre pa minare, deri atere gezoni ramazonin dhe afrikanet e tij.
O Detari, qënke tru peshk o të qifshin gabelët nonën dhe ty të hyftë minarja në bythë!
Po lerini more atje ku jane se nuk ua ndjen shume per hallet e Shqiptareve qe banojne ne Shqiperi. Thjesht jane te dyzuar midis 2 shteteve, nuk ndihen rehat askund , kudo u duket keq. Shumica e femijeve te tyre nuk flasin mjaftueshem Shqip, le pastaj sa te interesuar mund te jene per politiken Shqiptare.Apo hajt te ngreme nje problem edhe aty ku nuk ka. Kush don te votoje mund te vije ketu .
Sipas teje 40% e popullsise qenka me probleme mendore? S‘paskan prinder e miq ne Shqiperi? Nuk vijne per pushime ne Shqiperi? Nuk paskan prona ne Shqiperi? E di ti qe po mos dergojne para emigrantet gjysma e pensionisteve ne Shqiperi ngordh per buke? Per sa kohe qe kontribuojne ne ekonomi kane te drejte te shprehen politikisht.
Në periudhën korrik- gusht emigrantët shqiptarë janë me pushime në atdhe. Duhet vetëm data e zgjedhjeve në këtë periudhë. Numri i pjesëmarrësve do jetë i madh, jashtë parashikimeve të Zaloshnjes.
Me gjithate Shqiperia mund te perfitoje nga experiencat e disa shtetewve te tjera ,qe praktikisht votoje per vendin ame. Duhen kerkuar forma.P.SH shtetasit ne Amerikekan kane Social Sicurity NUMUR per indentifikim,qe nuk te le te monavrosh!!!! Ai indentifikon moshen,gjinine,emerin ,mbiemrin etj dhe votim dy here me te njejtin SS nuk mund te behet...absolutisht JO! Shtetet e tjera kane te tjera rruge indentifikimi! Aktivistat ne emigracion mund te japin nje ndihme te jashte zakonshme Ka zgjidhje ne se ka vullnet! Jemi ne kohen e internetit!