Trumpi nuk e ka krejt gabim kur i kritikon aleatët në NATO

14 Shkurt 2024, 11:00Blog TEMA
Trumpi nuk e ka krejt gabim kur i kritikon aleatët në NATO

Nga Agustin Palokaj

Dikujt mund t’i duket i pasaktë konstatimi se Gjermania për dekada e ka zhvilluar ekonominë e saj në kohën kur është bazuar në naftën dhe gazin e lirë nga Rusia dhe mbrojtjen ushtarake nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky konstatim është tepër i thjeshtësuar, por nuk mund të thuhet se në të nuk ka edhe të vërteta. Si fuqia më e madhe ekonomike evropianë, Gjermania ka investuar shumë pak në mbrojtje. Por ka edhe arsye historike për këtë. Së pari pas Luftës së Dytë Botërore, zhvillimi ushtarak i Gjermanisë nuk ka qenë diçka e dëshirueshme as nga aleatët. Së dyti, akoma ekziston marrëveshja për stacionim të trupave ushtarake amerikane në Gjermani. Dhe si shtet anëtar i NATO-s, Gjermania gëzon edhe mbrojtjen kolektive sipas artikullit 5 të Traktatit të Washingtonit, sikur që ka edhe detyrime nga ky artikull. Dhe amerikanët, jo vetëm Trumpi, besojnë se gjermanët, më shumë sesa vendet e tjera, duhet të rrisin investimet e tyre në mbrojtje për të kontribuar më shumë kështu edhe në kapacitetet e përbashkëta mbrojtëse të NATO-s.

Kur ishte president amerikan, Donald Trump, në disa raste përmendi pikërisht Gjermaninë për të ilustruar se si “amerikanët paguajnë për të mbrojtur evropianët”. Kjo ka tingëlluar dhe tingëllon mirë edhe në veshët e shumë amerikanëve, të cilët nuk mendojnë shumë për hollësitë se si funksionon NATO-ja.

Donald Trump ka qenë gjithmonë i njohur për deklarata të çuditshme që shpesh edhe kanë shokuar aleatët. Për shembull kur ka thënë se “ata që nuk paguajnë nuk do t’i mbrojmë”. Apo tash kur thotë se do ta inkurajonte Rusinë t’i sulmojë ato vende evropianë që “nuk paguajnë” për mbrojtje.

Trumpi kur ishte president thoshte se “Gjermania ia paguan dhjetëra miliarda dollarë në vit Rusisë duke blerë gazin e saj, ndërsa pret nga ne që ta mbrojmë nga po ajo Rusi”. Pastaj bënte pyetjen retorike se “pse të luftojnë ushtarët amerikanë në një luftë të tretë botërore që mund ta shkaktojnë malazezët, që janë popull krenar, por agresiv”. Nuk ka rëndësi sa di Trumpi për vendet e vogla dhe sa dinë amerikanët për to. Sa nuk ka rëndësi për mbështetësit e Trumpit se as ai nuk ua di emrat liderëve të tjerë. Kështu e ka quajtur kryeministrin e Hungarisë Viktor Orban, që ndajnë ideologjinë e përbashkët nëse fare kanë ideologji, si “President i Turqisë”. Me rëndësi është se mbështetësit e Trumpit kuptojnë gjuhën e thjeshtë që u thotë atyre se janë viktimë e shpenzimeve që bëhen nga Amerika për të mbrojtur të tjerët, ndërkohë që kjo shkon në dëm të qytetarëve amerikanë. Pse të paguajnë, për shembull në logjikën e tyre, për të mbrojtur Evropën kur me ato para mund të ndërtojnë një mur në kufirin me Meksikën.

Trumpi e imagjinon NATO-n si një kompani të mbrojtjes, e cila do t’i mbronte vetëm ata që paguajnë. Ky është një thjeshtëzim i rrezikshëm për rolin e Aleancës perëndimore ushtarake. Por kur kritikon vendet evropiane të NATO-s se nuk po investojnë sa duhet në mbrojtje, ndërkohë që llogarisin se i mbron Amerika përmes NATO-s, nuk e ka krejt gabim. Sepse shifrat e NATO-s dëshmojnë se Shtetet e Bashkuara ndajnë për mbrojtje dy herë më shumë se të gjitha 30 vendet e tjera anëtare së bashku. Ndonëse asnjëherë nuk e kanë vënë në dyshim obligimin për t’i mbrojtur të gjithë aleatët, që të gjithë presidentët amerikanë në 50 vjetët e fundit kanë kërkuar që evropianët të investojnë më shumë në mbrojtje.

NATO nuk është një organizatë ku vendet anëtare paguajnë obligimet e tyre. Në fakt ato paguajnë, por kjo është vetëm një shumë simbolike sa për të siguruar funksionimin e selisë në Bruksel, stafin, dhe strukturat e përbashkëta civile e ushtarake. Pra buxheti kolektiv i NATO-s është vetëm 3,3 miliardë euro në vit. Kjo paraqet vetëm 0,3 për qind të shpenzimeve vjetore të NATO-s për mbrojtje. Dhe kur flitet për investime në mbrojtje, dhe për respektimin e detyrimeve ndaj NATO-s, mendohet në investimet që secili vend anëtar i bën për fushën e mbrojtjes në nivel shtetëror, e pastaj ato kapacitete mund të vendosen edhe në dispozicion të përbashkët NATO-s. NATO nuk është ushtri e as nuk ka një ushtri të saj. Forcat ushtarake të NATO-s janë vetëm kontribute të forcave të armatosura të vendeve anëtare. Në nivel të NATO-s janë vetëm strukturat komanduese dhe disa struktura të përbashkëta, por fuqia e NATO-s është mbledhja e fuqive individuale të vendeve anëtare në fushën e mbrojtjes.

Dhe kjo “siguri kolektive” vërtet i vë në pozicion të mirë vendet më të vogla, sepse ato duke qenë anëtare të Aleancës, fitojnë mbrojtjen nga fuqia më e madhe ushtarake në botë. Por, NATO ka vendosur si cak të përbashkët që secili vend anëtar duhet të ndajë për mbrojtje së paku 2% të Bruto Prodhimit Vendor. Ndonëse të gjitha vendet kanë bërë përparim drejt arritjes së këtij qëllimi, akoma ka një numër të madh vendesh që nuk e kanë respektuar këtë obligim. Dhe këtu qëndron problemi me mosrespektimin e detyrimeve të vendeve anëtare, e jo pse “nuk paguajnë për NATO-n” siç thotë Trumpi. Ato nuk duhet të paguajnë për NATO-n, por duhet të forcojnë forcat e veta ushtarake. Dhe po të mos ishin në NATO, do të duhej të investonin edhe më shumë dhe nuk do të kishin as për së afërmi sigurinë që e kanë si vende të Aleancës.

Dhe këtu amerikanët kanë të drejtë kur kërkojnë që aleatët evropianë në NATO të investojnë më shumë në mbrojtje dhe në këtë mënyrë, të forcojnë mbrojtjen kolektive euro-atlantike. Për momentin janë shumë, shumë larg që dëshmohet edhe përmes shifrave të fundit që i ka publikuar NATO-ja.

Investimet e të gjitha vendeve të NATO-s në vitin 2023 në mbrojtje kanë qenë 1.264 miliardë dollarë. Të gjitha vendet e NATO-s, pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë investuar në mbrojtje së bashku vetëm 440 miliardë dollarë në vitin 2023 ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës individualisht kanë investuar dy herë më shumë, më saktësisht 860 miliardë dollarë. Nëse llogariten investimet në mbrojtje të Mbretërisë së Bashkuar (65,7 miliardë dollarë), Turqisë (15,8 miliardë dollarë), Kanadasë (30 miliardë dollarë) Norvegjisë (8,8 miliardë) atëherë kontributi i vendeve anëtare të Bashkimit Evropian që janë në NATO për mbrojtje paraqet vetëm rreth 20 për qind. Me largimin e Mbretërisë së Bashkuar nga BE-ja, Bashkimi Evropian është dobësuar edhe më shumë sa u përket kapaciteteve mbrojtëse të përbashkëta. Franca, e cila ka mbetur e vetmja fuqi bërthamore në BE, e që është edhe anëtare e NATO-s, ka shpenzuar në vitin e kaluar për mbrojtje vetëm 56,6 miliardë dollarë. Kjo është pak për një vend i cili do të duhej t’u printe përpjekjeve evropiane për forcimin e autonomisë në fushën e mbrojtjes që të jetë në gjendje të mbrojë veten, në rast nevoje edhe pa ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Amerikanët nuk do të kishin asgjë kundër që BE-ja të jetë më e fortë ushtarakisht. Sepse kjo do ta forconte edhe NATO-n. Por nëse Trumpi eventualisht vjen në Shtëpinë e Bardhë, dhe vazhdon ta vërë në dyshim parimin themelor mbi të cilin ishte themeluar NATO para 75 vjetësh, atëherë e tërë bota e lirë do të jetë në probleme.

8 Komente

  1. T
    Treni

    O shoku, ti që bëre shkrimin. Nuk është problemi se SHBA me të drejtë ose jo kërkon më shumë lek. Problemi është që një burrë shteti nuk mund të shprehet kështu publikisht. Kështu flasim unë e shokët në kafene, por publikisht duhet të kesh një farë integriteti. Trump në këtë rast na doli si Sali Berisha, që pa filtra thotë në publik ç'i vjen në tru. Plus që çfarë mund të japë më shumë Shqipëria aman. Ose vende të vogla që janë në NATO pikërisht se nuk mbrohen dot vetë. Po ta llogarisësh, gjithë vendet jashtë SHBA, pak a shumë paguajnë po aq sa gjithë SHBA (që ka 50 shtete meqë ra fjala). Sidoqoftë, nuk thuhet po nuk pagove do të të sjell mafien në shtëpi një miku. Ose nëse pretendon që e ke mik; në atë rast do e mirëkuptoje e do përpiqeshe të shikoje se po përpiqet të japë kontribut me aq sa mundet.

    Përgjigjjuni
    1. a
      anti25642654censurë

      lali trampi është një koqe gomari që flet për gomerët!!shiko poshtë teje "beni",një koqe që beson çdo pordhë të trapit!!për fat me kalimin e moshësh ky idiot po e dhjet aq shumë sa nuk ka ku të vejë!!thënjet e tij idiote,do ta bëjnë që të shkojë në pidh të sëmës!këtë herë nuk do kemi fatin që sivëllai i tij nga budallallëku edvini i kristaqit,ta ripërshkruaj rrezikun që vjen nga zgjedhja e trapit si president!!ky fakt,i fundit,tregon që edvini ynë është më i qutë se trapi i amerikës!ka mësuar se kur duhet folur e kur duhet heshtur!!ps:vitin e kaluar u krijua një ligj a dekret ku thuhet se "presidenti nuk mund të marrë vendime të njëanshme për momente të mëdha"!!e panë se në amerikë nuk është e thënë që një sociopat të zërë karrigen e parë të shtetit!!

      Përgjigjjuni
    2. B
      Beni

      Jo qe se ka gabim por ka 100% te drejte Trumpi.Paguani parate qe vete keni rene dakord I thote nqs doni vertete nje NATO te forte.Paguani miliarda per refugjate qe prej vitesh nuk kane punuar nje dite dhe tallen me ju o legenat e Brukselit.

      Përgjigjjuni
      1. m
        meta

        Ketu te gjithe Jane legena. Kush me shume e kush me pak. Deri para rrezimit te Sadamit nuk kishte ndonje problem. Aty u nda rruga mes SHBA- se dhe EU- se. Politika e jashtem amerikane nuk ndryshon shume, rep apo dem, qellimi eshte I njejte vetem se rruga si te arrihet ndryshon. Dhe kete e di Trump dhe po e shfrytzon para elektoratit, dicka qe asnje kandidate per president nuk e ka be me pare. Per kete ai eshte I urryer nga shumica e politikaneve ne SHBA. Kjo politike ka suksese ne politikat afatshkurte dhe per vete kandidatin por jo afategjate dhe nacionale. Cka nese Trump do te deshtoje?. Heren e pare nuk arriti aq shume. Ai veq se shpalosi hapure politiken amerikane dhe cka ndodhi?, u dha 4 vite vendeve tjera te pergatiten per ate se cka do te ndodhe. Sot ne EU asnje politikan nuk ka nevoje t'iu shpjegoje qytetareve te vet pse amerika, aleate e tyre , tani eshte kunder tyre. Ua lehtesoj punen elites sunduese evropiane dhe e veshtirsoj per vete amerikanet. Pra mospagesa nuk eshte gje tjeter veqse kamoflazhe.Vendet e ndryshme kontribojne ne menyra te ndryshme. Shqiperia nuk u pranua se deshten shqipetaret por se i'u konvenonte amerikaneve. Ndersa Kosova u clirua nga amerikanet ( nen ombrellen e NATO-se, pra amerikanet e zhfrytezuan per qellime te veta, edhe kjo munde te zberdhehet ne leke ). Pra nuk eshte vetem pagesa e anetaresimit por edhe si p sh strehimi i iranianeve ne Shqiperi, afganeve refugjate etj. Dhe shume gjera tjera qe ne nuk I dim. Pra vendet e vogela qe nuk kan mundesi te veprojn si partner nuk Jane asgje tjeter vetem mishe per te tjeret.

        Përgjigjjuni
        1. s
          shaba

          Rrefugjatet do dergohen te paret ne lufte sapo te filloje lufta. Pse kot i pranojne rrefugjatet keta ?

          Përgjigjjuni
          1. a
            american23al

            Trump eshte i parashikushem, presidenti ka veprimtarine dhe programin e tij por kjo duhet te shprehet ne menyre diplomatike dhe jo si bisede kafeneje pavaresisht se eshte president apo kandidat i shtetit me te fuqishem ne bote, keto probleme nuk lindjen dje ka vite dhjetra vite qe ndodhin do te thote qe vete USA i ka toleruar…!!

            Përgjigjjuni
            1. R
              Real

              Ketu eshte problemi. Tamp kerkon qe politika te jete njerezore, qe mos te kete hipokrizi Sepse Europa tere jeten eshte mesuar me kurvellece. Dhe shqiptaret e kane pesuar me shume se askush kete politiken europiane. Moj Europe moj kurva e motit Qe i re moh ti beses se zotit ………………………. ………………….. dhe vazhdojne vargjet e poetit kombetar At Gjergj Fishta.

              Përgjigjjuni
            2. I
              Idjoti

              Vetem nja dy sqarime te vogla me pyetjen retorike te artikullshkruesit, se si eshte e mundur qe Trampi te di per Gjermanine dhe malazeset... Trampi eshte me origjine gjerman dhe gruan e ka sllovene keshtu qe kur thote se populli malazes eshte krenar por agresiv...di se cthote...Po keshtu, si gjerman nga origjina gjithmone e ka ditur se Evropa eshte "kurve e vjeter", qe e dreth....Fatkeqesi per Trampit eshte se nuk ka dhembe ne goje, por proteza dhe fjalet i shpetojne direkt nga truri dhe jashte pa qendruar ne goje...Hahahaha!

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje