Nga Frrok Çupi
Këta që po tentojnë të ‘mposhtin Amerikën’, nuk e kanë për gjë shtetin dhe qeverinë shqiptare. Në fakt nuk i kanë për gjë as vlerat e kombit. Me ardhjen e sekretarit të shtetit, Antony Blinken, këtyre u vjen rasti që ta manifestojnë se nuk e kanë për gjë. Një herë thanë se ‘e pamundur të vijë këtu Blinken’; kur u mor vesh më mirë thanë se ‘e çë pastaj pse vjen Blinker, atë punë ka’…; dhe më në fund po thonë se ‘nuk është se vjen t’i japë përkrahje qeverisë shqiptare’.
Thjesht guxojnë të fshijnë nga ‘dërrasa e zezë’ atë që vetë Amerika ka shkruar se kjo vizitë në Shqipëri kryhet në një shtet aleat e të besueshëm.
Nëse ia dalin të zvogëlojnë ose godasin rolin e qeverisë dhe shtetit këtu, në njëfarë mënyre ia kanë dalë të korrin një fitore mbi Amerikën. Tanimë Amerikë dhe Shqipëri janë aleatë dhe në të njëjtën hemisferë politike. Asnjë herë, më parë, nuk ka ndodhur që politika e Shteteve të Bashkuara të përputhet njësoj si me interesat e popullit shqiptar ashtu edhe me vlerësimet për qeverinë e tij. O ka qenë populli që e tentonte Amerikën dhe qeveria jo, o ka qenë qeveria (si në vitet 1992- 1997) që ka shkelur interesat e Aleatit në rajon dhe i ka mbyllur derën e shtëpisë misioneve amerikane këtu. Në 1997, presidenti shqiptar akuzoi Amerikën se shkaktoi trazira dhe luftën civile në vend; kongresmenëve iu mbylli derën e zyrës.
Ka ndodhur edhe po kaq keq. Një kryeministër në vitet 1914-16, Esat Pashë Toptani, e kishte ndarë elitën e vendit në dy pjesë: Në qeverinë e tij (të Durrësit) të orientuar kundër Perëndimit dhe atë tjetrën. Në fund të Luftës së Parë dhe në falimentin e rolit të Toptanit, presidenti Woodrow Wilson e mbrojti kombin tonë fuqishëm, nuk lejoji ndarjen e territoreve të Shqipërisë dhe i dha vendit tonë karrigen e anëtarësimit në Lidhjen e Kombeve.
A nuk e dinte Amerika, si kësaj here ku jemi, se në vend kishte liderë dhe qeveri që e donin të mposhtur Amerikën?!
Tani këtu, pasi u mor vesh se nuk kanë si e kthejnë në rrugë avionin e sekretarit Blinken, mes tyre kanë nisur të ndajnë gradat dhe mëritë. Lideri i tyre, i zënë në arrest, nuk zbret dot nga kati i tetë i shtëpisë burg. Të tjerët që ndodhen poshtë ballkonit nuk dinë nga t’ia mbajnë: Të deklarohen servilë ndaj ardhjes së Blinken dhe të bëjnë ‘urra!’?, kjo nuk i çon askund. Departamenti i Shtetit i ftoi thuajse të gjithë në Amerikë për të kuptuar ‘çfarë janë’. Sapo u kthyen, u shfaqen siç ishin. Frika nga lideri që ‘fle atje lart’ i bën të mos kenë vendosur akoma nëse duhet të thonë ndonjë fjalë ‘pro Amerikës’. Lideri i tyre i korruptuar dhe non grata, një tribal i hershëm, i ka shpallur ‘hakmarrje’ vetë zotit Blinken. Fillimisht e ka paditur në gjykatën e një shteti tjetër, domethënë e ka ‘mundur’ jashtë shtëpisë. Më parë po ky lider kishte thyer embargon kundër xhelatëve të Ballkanit, kishte lidhur marrëveshje ‘nën gju’ me Al Qaedan dhe me vetë Bin Laden. Në vendin tonë u instaluan dhjetëra celula terroriste që i fshiheshin Amerikës dhe strehoheshin këtu ‘besnikërisht nga shteti’. Deri në vitin 1997…
Vizita e zotit Blinken nuk është njësoj si vizita e zotit Baker (1991). Atë ditë sekretari Baker tha se ‘u mahnit’ nga gjysmë milioni njerëz në rrugë, dhe tha se ‘Liria po funksionon’. Në rastin e Blinken koha ka treguar se liria ka funksionuar dhe liria ka ndarë shumicën e shqiptarëve mes shumicës që e pranuan lirinë dhe disa shqiptarë që nuk e përballuan dot lirinë. Këta janë një grusht njerëz që mblidhen përnatë ‘poshtë ballkonit’ të liderit të tyre që i dha vetes ‘lirinë’ të luftojë kundër interesave të kombit.
Gjysmë milioni, në vitin 1991, ishin të gjithë njësoj, të gjithë të dëshiruar për në Amerikë, asnjë këmbë antiamerikani. Tani nuk janë të gjithë në një mendje, Amerika e di këtë. Ka shqiptarë kundër Amerikës, pa dyshim. Nuk ka si të mos ketë këtu në Tiranë, kur në Prishtinë gati gjysma e qytetarëve janë kthyer në opsionin kundër Amerikës dhe pro kryeministrit Kurti. Para se të niste postin vetë Kurti, mbi 73 për qind e qytetarëve ishin ‘pro Amerikës’, tani është përmbysur raporti. Vallë pro Republikës, sa janë? Ata janë ‘të Amerikës’ që e krijoi vetë Kosovën e këtij shekulli.
Sekretari i shtetit, Blinken ka ardhur mes shqiptarëve, këndej e andej, si një faktor i madh stabiliteti… Por edhe për shkak se në Ballkan e mes shqiptarëve ekziston mundësia e pavlefshme që disa t’u bashkëngjiten liderëve anti- amerikanë. Edhe pse e di se ka plot nga këta që po mendojnë ‘ta mposhtin Amerikën’, qoftë edhe në këtë rast kur janë sy për sy me sekretarin Blinken.
Kësaj here, si kurrë më parë në histori, Amerika beson te qeveria e Shqipërisë dhe ka për aleat popullin dhe qeverinë shqiptare, njëkohësisht. Hera e parë.
Te lumte dora dhe pena Z.Çupi !!!
Ob Sala bastardi vdes sonte....ose hidhet nga ballkoni...te thote me shtyu Edvin Rama....vafte npidh te kurves serbomalazeze....
Ne fakt keta te Sali non grates nuk jane te vetem qe do mundin Ameriken sepse kane dhe Albin Krricin ne Kosove qe i ka shpallur lufte Amerikes dhe BE-se,nga brek grisurit cfar nuk pret.
Çfar do thoni o Z.Çupi kur Amerika do e sakrifikon Kosovën nga frika prej Rusie dhe do e favorizon Serbin siq po e favorizon.Po sa investime ka bërë Amerika në Shqipëri e sa në Serbi e din ti?me siguri e dinë se në Shqipëri as edhe një dollar nuk e ka investuar.Shqipëria thjesht po vrapon si dhelpra pas ko.eve të dashit duke prit kur po i bien.Amerika ka ndihmuar Kosovën,shumë e vertet,por Amerika siq e ka zakon asnjë projekt nuk e qon gjerë në fund shif Vietnamin e deri në Avganistan e së fundmi në Kosovë.Nesër Ameriks ia gjuan këmbët edhe Edi Ramës siq ia gjuajti Berishës.Në Amerikë miqësinë dhe politikën e bënë dollari e trojet shqiptare nuk kanë aq dollarë sa ta mbajnë gjatë mike Amerikën.Edhe po të kesh 100 vite miqësi me Amerikën nuk merr dot ndihma sa ke marr prej Kinës për pak vite.
O bastard kosove,Amerika jo vetem e ka ndihmuar kosoven,e ka krijuar ate, e ka bere shtet dhe ju I jeni lutur me zemer te dritheruar tju shpetonte.Jo vetem ju shpetoi por dhe ju beri te pavarur.Pa ameriken juve ju shqyen serbi me dhembe brenda nates pasi jeni te korruptuar ,te percare dhe te paafte per te mbajtur nje shtet.E hidhni shurren perpjete derisa ta mbushni kupen dhe ta shikoni bythen e mizes bastarde te pabese.
Te vjen te dhjesesh kur degjon spiunin e sigurimit se sa e dashuron Ameriken.Nje mut jeni o Frrrok,si ti si Saliu,ke Rusia e keni shpirtin.
Bertil! Dhit edhe ha, bile te bo lali nje top.muti te madh, ta hash edhe kete. Frokut beji nje gojore LEGEN
Bo bo sa koqe kandari qenke o kelluf.Apo je gruaja e Frrok spiunit.
Mesazhet e Amerikes nuk mund ti zene me goje Spiunat e Sigurimit te Shtetit Perc Zogaj
Mesazhet e Amerikes nuk mund ti zene me goje Spiunat e Sigurimit te Shtetit Perc Zogaj
Keta talibane tribale e vampir vetem sa vonoje ecjen e Shqiperise, se per ta ndalur, nuk e ndalun dot.
Je i madh o Frok Cupi,te lumte dora o Patriot.
Z.Çupi, matematikën e paske pikë të dobët!Po të mbledhësh % pro Amerikës dhe %pro Z.Kurtit del se përkrahja e Kosovës ndaj ShBA është 100%. Ti,dhe një pjesë e shqiptarëve dhe gazetarëve,jeni kundër Z.Kurti sepse në qeverisjen e Z.Kurtit nuk kanë mundësi të vjedhin në tendera etj. Pse ju dhe shumë gazetarë të të dyja anëve të kufirit nuk u bëni një pyetje për të zhdukurit e luftës në Kosovë, për kthimin e së paku 1400 familjeve të shpërngulur të Mitrovicës së veriut, pasivitetin e adresave dhe shpërnguljen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës?Vallë këto a nuk kontribuojnë në relaksimin e gjendjes në Kosovë? P.S.Pres që radhën tjetër të shkruani për qëndrimin e Vuçiçit që në çdo moment haptas mohon njohjen e Kosovës dhe armatosjen tej mase kinse për mbrojtjen e sërbisë nga agresioni kosovar!
Cupi si kryedakiri i pare i Rd-se,flet me mllef,edhe si gazetare i Zerit Popullit.Aj pret qe zoti Bliken me juri Kim,te te shqeruar nga ai,Peka,Lela,Garo… te shkojne te papfingo i katit te tete,per t’i kerkuar ndjese gjyshit te Vicitilut,nga frika e avokateve te vdekur ne France!?
Bravo! Frroku.Antishqiptari non grada fatkeqesi kombetare le te qendroje i ngujuar atje ne kullen e vrojtimit derisa te vije dita te sistemohet ne burg te cilin e ka merituar qe me 1997.....Ju rrofte Sudja,cjapi dhe dhia non graden e pa ndeshkueshem e dekuron drejtesia...
Per pesembedhjete vjete pas renies se fashizmit ish gazetaet e fashizmit skishin te drejte te shkruanin...ne Shqiperi keta qe i benin "tualetin egjimit te Hoxhes e quajne veten "pene te arte".
Frrokut ne gur te varrit do ti shkruhet: Cupi, i ra damllaja nga mllefi ndaj Berishes.
E opime nga nje "Llulle " o Frrok?
Rrojtari i varrezave Frrok Cupi..sikur eshte cuar nga varri duket.
Perse e nxirrni kete gazetar te koheve bardhe e zi te Enverit?!
Bravo Frrok !