Nga Artur Zheji
Ai është një ujk i sprovuar i politikës së jashtme amerikane. Është njeriu i krizave të forta, që ai i zgjidh me elegancën e një kirurgu të operacioneve të thella, duke mbajtur në duar një bisturi të posaçme.
Në këto kohë, Antony, është një kockë e fortë e administratës e presidentit 80 vjeçar Biden, sepse është i kudondodhur dhe efikas. Në çdo teatër krize, ku janë të përfshira interesat amerikane, përpara se të mbrrijnë aeroplanmbajtëset e flotave dhe aeroplanëve strategjikë, sigurisht që paraprin Blinken.
Në Shqipëri ai erdhi se duhej të vinte, kush thotë ndryshe është vetëm budalla, ose shpërndan qëllimisht në ajër një budallallëk.Se përse duhet të vinte, fshihet në bisedën 90 minutëshe kokë më kokë me Ramën. Porse lehtësisht merret me mënd se biseda duhet të ketë qenë krejtësisht gjeo-politike, që domethënë:
a. Kosova dhe tensionet me Serbinë e Vuçiçit, që në perëndim konsiderohet lideri më i moderuar që Serbia mund të pjellë këto kohë.
b. Baza operative e Kuçovës.
c. Koordinimi përmes Tiranës, i faktorit shqiptar në Ballkan.
Situata e brendshme politike nuk rezulton të ketë qenë temë. Dhe për të larguar çdo iluzion, ai, “kirurgu” i krizave më të rëndësishme të Planetit Tokë, nuk kurseu asnjë kompliment publik dhe bujar për Kryeministrin shqiptar.
Kush thotë ndryshe ja fut kot. Me dashje ose pa dashje. Dhe këtë amerikanët nuk e bëjnë për herë të parë këtu te ne. Le të kujtojmë se si Bushët, rikthyen në pushtet Berishën në vitin 2005, edhe pas marrëzisë së viteve ’97 dhe ’98.
Blinken në këto orë qëndrimi në Tiranë, i vuri kapak iluzioneve se: Superfuqia është duke menduar ndonjë plan B apo plan C, për Shqipërinë e sotme.
Në optikën e tyre, Tirana zyrtare është “OK” për ta. Opozita dhe SPAK-u, le të bëjnë detyrat e tyre, për të mbajtur të shëndetshme shoqërinë shqiptare dhe për të luftuar sëmundjen ndërkombëtare dhe trasversale të korrupsionit.
Blinken bëri çmos që të thotë hapur dhe pa ekuivok se: “Rama is our guy!”, të tjerat janë komente që mbushin vakumet virtuale…
nuk ka fol akoma robert papa qe po pret edi ramen me pranga ne duar per ta arrestuar ne aeroport
Bravo Zheji, shkurt e sakte analiza, qe ta kuptoje kushdo qe lexon me mendje te hapur. Nuk eshte kjo analize per antaret me dhe pa vetedije te klanit antiamerikan te nongrates, dhe VV ne Prishtinen moter.
Zheji je shume pa moral dhe genjeshtar, Blinkenit ne Lindjen e Mesme disa shtete nuk i hapen dyert dhe nuk e priten ti thua qe eshte karurg i zoti. Cfare zgjidhje ka dhene ne luften Cifuto-Palestineze apo qe po e furnizon me armatim per te vrare sa me shume palestineze ne Rripin e Gazes, dy dite me pare Senati Amerikan aprovoj ndihme ushtarake per Izraelin 17 miliard dollar. Po per Ukrainen pervec armative qe u eshte dhene ne miliarda e miliarda $ e se fundi u akordua 60 miliard % armatim, Sekretari i Shtetit nuk hedh benzine ne zjarrin e luften por shtron alternativa per bisedime per te ecur ne rrugen e perfundimit te luftes, kjo eshte detyra e tij dhe jo mbeshtetja e luftes. Eshte Sekretari i Shtetit me i dobeti qe njeh historia e shtetit Amerikan, themeluar qe me 4 Korrik 1776.
Ti je nje nga me te medhenjte
Per disa gjera nuk jam dakort me ty Zheji ,1 : perse u duhej Berisha ,Amerikaneve mbas trazirave te 1997 ?! e 2: Berishen e sollen ne pushtet votat e socialisteve qe mbeshtesnin Nanon, se ai u beri thirje me mire nga dy te keqinj zgjidhni Berishen ,ne ate kohe ishte Rama kryetar .
O Flamur, Rama u zgjodh kryetar mbasi Nano i fali zgjedhjet Saliut, pastaj i dha 6 deputet socialist mercenar me para dhe qe zgjodhi Bamke Qylollarin ose Topen opresident. Kaq per sot, takohemi te henen.
Zheji,.. Sikur tamam e thua..
Amerikanet gjithmone diktator gjakatar mbeshtesin persa kohe ata i sherbejne verberisht vetem Amerikes dhe cifuteve Ameriqen.ata vetem shkaterrime dhe varferi mbjellin.Ata vetem nga Bashkimi Sovjetik u kufizuan dhe tani nga Rusia. Ngrihuni dhe shportini keta kurva ameriqene
SHUME BUKUR SKE CI SHTON ME. Edi Rama vleresohet nga kokat e politikes boteror si dhe nga nga njerzit e civilizuar ne Shqiperi.
Edi Rama vleresohet ne Shqiperi nga njerezit inferior, ata qe kur erdhen ne Tirane iu duk vetja si jashte shtetit, ata te cilet gjatesia e Rames i intimidon, qe fodulleku i Rames i magjeps, qe batutat e Rames i bejne te zgerdhihen edhe kur nuk i marrin vesh, ata qe magjepsen me hajduterite e Rames sepse keshtu jane mesuar: t’i zhvasin, perdhunojne, peshtyne e injorojne, ata, te cilet korruptimin e nje punonjesi te larte te FBI-se nder te tjera per te luftuar opoziten Shqiptare, e shohin si arritje, me pak fjale: ata qe vuajne nga sindroma e Stokholmit
Nuk kam cfare te shtoj.E drejte
Jepi, çfry , thoshte Bajko, se te ben mire, por Edi Rama sot radhitet ne lideret boteror deri mbi OKB. Keto jane fakte, ndersa ju qe keni inat , hani ate qe nuk thuhet. E mban mend mend se si ju pergjigj Saliut ne parlament? Vdiqet, u purthoset, por Rama as pjerdh fare as u perfill se jeni gjalle apo te vdekur.Ju jeni mbeturina . Do tashikosh mbas disa muaj se çdo tu gjeje juve; ti do futesh ne breket e Saliut por theme per puthadoresit e tu.
Njeriu servil dhe pa personalitet Artur Ballo! Guy i amerikanëve pat qenë edhe Bin Laden....
Bravo kok madh shyqyr qe te erdhën ment se 8she ber idjot nga inati që kishe për ramen. Behu realist që të tani për tani është i vetmi me i miri nga shkerdhata dmth po qe për shkerdhata kte e kemi me te mirin.
Tani prit sulmet e organizuara për denigrimin e figurës tënde,nga skuadra berishjane mediatike. Zjarr!!!
Degjojani fjalen ketij birri , ky “ flet vetem njehere”.
O ti je koqe o derzi. Koqe ke qene kur gjuaje vajzat e gjimnazit me topa bore me gure Tek kinkaleria afer ambasades Jugosllave 40 vjet perpara e fshiheshe prape palliative koqe ke dhe sot. Blinken pas 9 muajsh ka shume mundesi te jete askushi dhe Amerika do ndryshoje 180 grade. Nejse nuk ja vlen te flasesh me injorante qe pozojne si analista
per Nga larg ! sa me larg nga ne dhe...sa me afer VAMPIRIT.
Me pelqen logjika e Arturit. Ka filluar ti ngjaje te atit, nje njeri mendjemprehte. Po, nese Vuçiçi eshte serbi me i moderuar, me te duhet biseduar! Marksistet e che-guevaristet qe kane marre peng perkohesisht qeverisjen e Kosoves nese nuk mund ta kuptojne oportunitetin, nuk mund te zhbejne sakrificen USA me 1998 qe rrezikoi lufte me Rusine. Atyre u duhet treguar video e mberrirjes urgjent te marines Ruse ne aeroportin Prishtines, dhe te ba thone a) pse nuk u hodhen nje shashke te vetme asokohe meqe jane kaq trimoshe b) a mund ti ndalin sot pa USA qe veçse zyrtarisht nuk i kane shpallur urrejtjen. Po, ka vendim te Gjykates per Drejtesi qe ka legjitimuar pavarsine, institucion qe ruset nuk e njohin dhe nuk e oerfillin. Ka nje rezolute 1244 te OKB qe flet per autonomi substanciale nen juridiksionin serb! Kete ruset e njohin. Bile ata njihnin edhe sovranitetin e Ukraines, por nuk iu be vone. Paliacot bolshevike duhen ndalur ne antiamerikanzmin e tyre, perpara se amerikanet te ngarkojne avionet si ne Kabul, jo si humbes se nuk i mundi njeri, por si te neveritur nga pabesite e qeveritareve afgane.
Nuk eshte se jam ndonje adhurues i komenteve te Zheit por ne shum raste flet sakt dhe me kopetence,ky shkrim eshte nga ata qe idjotet militante duhet ta lexojne dhe te mesojne.
Planet B dhe C i krijonit juve gazetaret neper studio, si ti, Grida,Cani ,Fejzua dhe tere soiji i juve qe skeni asgje me gazetarine,Njerez shpirt liq e interesaxhinjsh.Planet i ben populli jo juve matrapaze qe skeni asnje lidhje me popullin
Mesazhi? Shqiperia aleati I forte. Rama na kupton dhe vepron drejte.
Shume e sakte. Anti-Amerikanet nuk e pelqejne, po keshilloj te pine pak uthull per tu qetesuar…..
I nderuemi Z. Artur Zheji. E lexova dhe rikexova shkrimin Tuej ( Ju lexoj sa herë më ipet rasti) dhe duke ju përgëzue për thellsinë e analizës pas përfundimit te vizitës zyrtare të Zotni Blinken në Shqipëri, kam kënaqësinë dhe detyrimin moral T'Ju përgëzoj me gjithë shpirtë, për arësyen se në të gjithë shkrimet Tueja Zoti Zheji, kjo asht analiza ma e persosuna që ju keni nxjerrë nga duart e mendja Juej, çka më besoni se sonte ju me keni ngjallun mikun tim te dikurëshëm, të ndjerin Petro Zhejin e madh per punën e madhe në sherbim te Kombit, duke mos ba kompromis me askend, kushdo që të ishte, kur vihej në pyetje në radhë të parë e vërteta per interesin e Kombit. Konkluzione Tueja të thella, falë kulturës Tuej e përvojës se madhe, të qëndisuna me një gjuhe te sakte e konçize, mendime te dlirta e pa mëdyshje (pa ekuivoke) siç u kthye ne modë nga shumë analistë të politikës per të tjerrë germa pa fund, me kënaq gjoja gjithkend e mos me thanë asgja per ata qe e duen me shpirtë këtë vend te bekuem. Tue ju urue jetë të gjatë e gjithnji suksese, po e mbyllë këtë shenim me lutjen ndaj jush që edhe në te ardhmen te kemi rastin te lexojmë analiza të tjeta të këtij niveli, që janë aq te nevojëshme në këto momente teper kritike e ku brezat e rinj po na helmohen me lloj lloj veprash të padobishme e që nuk marrin vesh se në çfar bote jetojmë. Pra njerëzit presin të tilla analiza e konkluzione që të ndriçohen e ti bashkangjiten prosperitetit të Kombit Tonë. Ju faleminderit.
Koment radioskopi precize
Respekte Z.Zhej .Asnje presje nuk i hiqet shkrimit tuaj .Foltoristet dhe mbeshtetsit e tyre fluturojne me Pras ne SUME.
Kta e kane radhen per spak kur te fuqizohet opozita...Eames ti rroje Sala
Edi Rama e ktheu Tirane ne qendren e politikes Botrore rrespent per Edi Ramen dhe Ps
Foltoristët janë jashtqitje e kombit shqiptar.
Zhuji dhe dashuria kooperativiste per organizatoret e puceve te bera ne bote nga te dashurit e zhuji ameriqa. Perfaqesusi i te matufjepsurit buden o bidon ,e siguroi edhiun e rames,ushtarin e hekuran isait se:mund te qendroje akoma ne krye te kooperatives dhe per kete qendrim edhiu duhet te pagoje haracin ,dhe te jete gati per cdo kerkese te ameriqes.hukraina kane nevoje per arme dhe armet duhen paguar dhe zhuji dote kontriboje bashke me puleshin e mbrojtjes se kooperatives.
Analize e sakte e Zhejit, por nuk presupozon perjetesine e Rames ne politiken e brendeshme. Blinken nuk garantoi kete. Perkundrazi, Spak eshte krijuar pikerisht qe ky dyshim te vazhdoje te jete gjalle ne mendjen e cdo lideri ne Shqiperi.