Mesazhet e gjata të një vizite të shkurtër!

16 Shkurt 2024, 12:01Blog TEMA
Mesazhet e gjata të një vizite të shkurtër!

Nga Dritan Hila

Tetë orë vizitë mjafton për të dhënë shumë mesazhe. Aq më shumë kur ke një botë për të mbajtur nën kontroll, botë që është si një kazan me presion.

Blinken i ra shkurt që të mendohen gjatë. Sidomos kur kjo vizitë bëhet një vit përpara zgjedhjeve, natyrisht që ka edhe mesazhet e saj.

Sikurse Hillary Clinton, edhe Blinken erdhi një vit përpara zgjedhjeve në Tiranë. Ndryshe nga Clinton që lavdëroi demokracinë shqiptare, Blinken lavdëroi Ramën, gjë që nuk ka ndodhur me asnjë sekretar shteti më parë. Kjo i siguron Ramës një aksion personal në sytë e amerikanëve, por është edhe një rrëzim i gjithë akuzave të opozitës për implikime të Ramës në afera amerikane të tipit McGonigal.

Blinken takoi Begën për protokoll dhe Dumanin për të treguar se kush është për SHBA-në opozita e vërtetë.

Nuk takoi asnjë nga Foltorja, as nga Partia e Lirisë dhe as nga partitë satelite. Pra për SHBA-të kjo opozitë nuk ekziston. Kjo opozitë është më keq se PPSH-ja në vitin '90-të, pasi jo vetëm që nuk është e pranuar, por as Nano e as Alia nuk ishin non-grata.

Blinken nuk takoi as Bashën. Kjo është një tërheqje veshi për të treguar që Uashingtoni nuk mund të bëjë luftërat që i takojnë t'i bëjë vetë Basha. Fundja ata e kanë një bashkëbisedues në Tiranë. Nëse nuk kanë një të dytë, kjo nuk është punë e tyre.

Tirana për herë të tretë konsiderohet dhe vlerësohet interlokutore e besueshme për Uashingtonin dhe BE-në, duke fituar garën me Beogradin, por edhe një mesazh se kush është partneri i Uashingtonit për botën shqiptare. (Dritare.net)

3 Komente

  1. t
    turi

    Edi eshte ankuar te Blinkeni qe Basha nuk po ben luften qe i takon apo dikush tjeter se nuk del e qarte nga kjo analize e kristalte dhe e mprehte.

    Përgjigjjuni
    1. B
      Burimi nga Franca

      Opozita dhe kukuvajkat e shumices se mediave jan “kredencialet”me te mira per pushtetin e Edi Rames. Sa te jet Saliu dhe mediat e kazanit qe duke cpifur cdo nate ja cpifin shqiptareve, EDI Rama e ka te siguruar jo 2025 por dhe 2029.

      Përgjigjjuni
      1. t
        teleshikuesi

        Tan Hila çe ke ate te lodhurin qe e nxjerr ne tv,a thua se u shua Tirona per gazetare te mirefillte dhe s'le fshatar te lodhur pa na nxjerre!Ky gazetaruci eshte tipik i fshatarit te sapozbritur ne kryeqytet,nje fytyre e keqe dhe pa pike harizmatie si gazetar!Te dashur telespektator,te dashur dhe jo vetem aq!I nderuar Tani "nuk bohet buke gruni me mjell misri"ose siç e ke pas thene ate dialogun e ushtarit me komandantin qe:"nuk kalohet ushtria tu bo çdo minute shurren!Kaq e veshtire eshte te gjesh nje gazetare te artikuluar po na ke kthyer rreth 30 vite mbrapa me kete femije fshatar ose bir kulaku ku as per mjelje lope nuk e mbaja ne biznes!Dje si çdo idiot i se djathtes doli dhe ai duke na lajmeruar se do te ndodhte kataklizmoja pas zbritjes se Blinkenit ne Rinas dhe ndodhi ajo qe duhet te ndodhte!Prijsi i tij Lul Basha jo vetem qe nuk u begenis por as emri i partiçkes nuk iu permend!

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje