Të ka ardh armiku n’derë, o Sali

15 Shkurt 2024, 09:15Blog TEMA
Të ka ardh armiku n’derë, o Sali

Nga Frrok Çupi

Nuk ka si e gjen burri veten ma në hall se me i kalue armiku nëpër oborr! A me u korit e me e lan me kalue, a me dek e me u korit përjetë me far e me fis!

Në odat e malësive të Shqipërisë, nga është edhe vete Saliu, edhe unë, këto fjalë nuk ishin shkruar por ishin ngulë  nëpër mure.

Rrallë kishte ndodh atëherë. Por sot i ndodhi Saliut, i ndodhi që armiku i erdhi në derë. Sot erdhi Antony Blinken, njeriu që Saliu mund t’ia deformonte emrin edhe si ‘Andon’ ose edhe si ‘Ndue’. Siç ia kishte kthyer emrin ‘Kimete’ ambasadores amerikane Yuri Kim. Atë e kishte quajt edhe ‘lavire’. “Ndue’ Blinken ose edhe ‘Ndue Blini’ sipas mënyrës së Saliut, i vjen në derë Saliut me ‘laviren’ përdore.

Nuk ka ma keq e ma zi në këtë jetë se kjo që po ndodh këtij malësori tribal

Çfarë do të bësh o Sali, a do të koritesh e të mbyllesh në shtëpi e ata le të kalojnë serbes nëpër turinj, apo do të koritesh përjetë me fis e me farë dhe të dalësh të qesësh pushkë?

Në qoftë se qet pushkë, o Sali, mos përdor ata 4 snajper me sileciator që perdore për kokën e Edi Ramës, por përdor armë që ia bëjnë ‘bam’ e u del tymi në të katër anët. Se punë për tym e ke, tjetër gjë s’të mban menderja. Atëherë kur të kaluan në oborr qytetarët peotestues ti vrave katër prej tyre, por ishte atëherë… Ose përdor topat me të cilët pate mesy ambasadën e Shteteve të Bashkuara në shtator 1998

Çou bre burrë e bane njanën o tjetrën. Sot armiku yt ‘Ndue Blini’ Blinken te vjen për skaj kullës.

Antony Blinken e firmosi vendimin se ti Sali je i korruptuar i tmerrshëm, se je një minë për jetën e shtetit e të demokracisë, se ke pasuruar familjen tënde me djersën e popullit  Ta vuri futën e zezë mu në derë të kullës e ti rri si guak e pret në mjerim. E ti çfarë i bëre sekretarit te shtetit Amerikan? Deklarove se e munde. E munde ne France, në një gjykatë franceze munde liderin amerikan (!). Hane Shan e Hane Bagdat! Gjykatësi francez tha se nuk ta kishte dëgjuar emrin kurrë, por ti u betove se do ta mundësh zotin Blinken. Disa budallenj që edhet tani të rrinë poshtë ballkonit, të besuan.

E munde Zotin ‘Ndue’, njësoj si njeriu i ri i dashuruar maleve. “E munda Ndue Lekë Dukagjinin/ e munda dhe si shkëmbi kur bie ne përrua/ O mbaje gruan kështu si them unë/ O lëre gruan se nuk je për grua”. (Agolli)

E meqë ra fjala për gruan, që ti Sali e neverit. “E çë se na tregohesh trim me një burrë të madh shteti si zoti Antony ‘Ndue’ Blinken! Ai sot erdhi përktej oborrit tënd, erdhi për t’i dhënë ndere e besim vendit të shqiponjave që të kishte lindur edhe ty si një burrë qe e mban familjen me vjedhje e vrasje. Zoti Blinken i dha forcë popullit ku linde ti dhe e garantoi se nuk do të lejohen më kësoj çibanësh në këtë vend të dashur për fuqitë përparimtare të botës

Mirë se me Blinken nuk merresh dot, por me gratë e ke më kollaj. Me Yurin je marrë siç merret një njeri i ulët që nuk i shkel njeri në oborr. Me prokuroren Ina Rama. U more me atë si një zorraxhi qe e kishte zyren aksidentalisht në kryeministri. Me gjykatësen e GJKKO, Irena Gjoka,  u zvarrite duke i kërkuar fillimisht favore e mandej duke e sharë. Edhe gratë që ke brenda oborrit i prozvalde. Si ore e detyrove vajzën tënde t’i thotë policisë se nuk e di ku e ka shtëpinë Saliu?!

Si e detyrove Lirinë e ‘barrikadave te korrupsionit’ që të thoshte para policisë se ‘ nuk ka burra kjo shtëpi’?! Në malet tona kjo formulë grarore lëshohet kur burri nuk është burrë që të zgjidhë punën e ‘oborrit’ të shtëpisë.

Eh more Sali, a bash me u korit e ke ndarë mendjen!?

25 Komente

  1. A
    Alfred

    Ti mor Frrok, spiun i perjetshem, kerkoja nje nder Rames, ne kembim te angazhimit tend si ushtar i vijes se pare te propagandes. Meqe po vjen ky zotnia, t'i shtohet nje "pike" axhendes, nje seance gjyqesore nga drejtesia e re, me pale akuzuese Blinken dhe pale te akuzuar Berishen! Ne formen e nje "work shop" si demonstrim i performances se larte te organeve te dala nga i famshmi VETING!!!!

    Përgjigjjuni
    1. G
      Gjon

      O Alfred, sot je i ftuar per darke te rruga e Saliut, se do piqet mish per deke!

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pade Shiru

        Feke , është tjatër mesele vendimi dhe ç'i do gjykimit tënd .

        Përgjigjjuni
        1. S
          SADLIRI

          DITË ZI FAR E LIG TURPI KOMBIT TU HARROFTE EMRI O S.B

          Përgjigjjuni
        2. S
          Shkembi

          Bravo Frrok! Me keq ska ku shkon katandia e ketij vampiri qe do kujtohet gjate si simbol I se keqes.

          Përgjigjjuni
          1. N
            Nje qytetar

            Tani qe monstres se Vicidolit i rane dhembet e patkojte ,ti Frroco mire ja ben qe e ``telendis`` me keto shkrimet e tua te helmatisura .... Por ,por,por , shume here POOOOR , mua kurre nuk me harrohet , bile i kam te gjalla si sot apologjite qe i beje ketij krimineli per vrasjet e 21 janarit. Jo vetem qe nuk e denove ne ato panelet televizive ku dilje cdo mbremje, por perkundrazi e justifikoje kete vrases . Me ate gjuhen tende te holle si te gjarperit e perdridhje fjalen dhe e hidhje fajin tek opozita e asaj kohe . Dhe sic eshte zakon tek kurvat si puna jote, kur fundoset krimineli , ti del i pari qe e gjuan me gure . Ti , je nje ``burre``muti`` !!! Nuk me del nga mendja edhe nje episod tjeter ne nje panel tv. kur E.Zaloshnja te permendi devotshmerine ndaj PPSH, ndaj se ciles ishe i perkushtuar ( ashtu si Sali Berisha ), ti nga qe u zure mat , ne vend qe t´i pergjigjeshe si intelektual me kulture , i the ( pa lidhje fare me debatin qe behej ) , i the pra : Motra jote qe rri tek PD_ja eshte kurve . Vetem nje burre , ne nje ambient te tille nuk ja thote nje burri tjeter kete.Por ti nuk je burre , je pikerisht KURVE !

            Përgjigjjuni
            1. S
              Sllobodanka

              Qytetarit Digjital. Bravo, ti je mik me koke i yni, na e ler adresen poshte pallatit tek Mustafa Matohiti te dergojme honorarin!

              Përgjigjjuni
            2. S
              STRUGA

              I madhi, Frrok Çupi, Plaku, Salehu- pasi leh përditë si qen i tërbuar dhe ata që i shkojnë pas kanë qenë dhe janë të çburrëruar prej kohësh, atë e di edhe fëmija në djep. Ai është Monstra- Muti- Çibani që s‘të len rehat, të bezdis vetëm kur e përmend, të shkakton neveri, kundërmon gjithandej, e çka jo tjetër. Zoti Çupi me ëndje i lexoj artikujt tuaj, e çburrërove deri në palcë të gjorin- SALEH QENIN, dhe lehësit e tij që i rrinë poshtë stanit, përgëzime i nderuari Frrok Çupi.

              Përgjigjjuni
              1. d
                denoncim

                !!!!!!!!!!!!!!!!!!!. Nuk degjon ajo plazme Frrok ! NUk degjojne as ata qe i rrine brenda ne breket e qelbura! Ata duhen varur per gjuhe se varen nje popull te tere per qejfet e tyre kriminale dhe hajdute. Ata duhen varur per gjuhe se na detyruan ne te iknim nga Shqiperia sa aitj i dhane pushtetin se prishi uzina, fabrika ferma e kooperativa duke i lene njerezit rrugeve pa pune, vodhi te gjitha keto per vete dhe ata qe i shkojne sot poshte ballkonit dhe kujtoi se dhe i vdekur do ngelej i gjalle. Nje mendje qelbanike si ajo e Sali Kerme Berishes, ketu do arrinte, por ai fis nuk turperohet si i tille eshte ne origjine qe nga Sheqerja e te paret e tij qe i larguan nga fshati me hu, por ca shqiptare u futen ne breket e tyre. Ata s'turperohen se jane turpi vete si familje e fis dhe ata qe rrine ne breket e tyre.

                Përgjigjjuni
                1. L
                  Lloji

                  E poshterove tmerrsisht keq z.Frok, shpresoj qe Saliu te rroje shume e shume vite e te poshterohet si hakmarje ndaj Shqiptarise…. I madh je Frrok Çupi

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    Tom

                    O Qup...na e shpife gjithe diten Saliu...

                    Përgjigjjuni
                    1. M
                      Mondi

                      O Toç, .E lexon,I fut nji koment dhe hiqesh si I persekutuar.E di zgjidhjen e hallit apo ta tregoj.

                      Përgjigjjuni
                    2. "
                      "BOHOTINA"

                      Bukur mire thone shkodranet ne kesi rastesh...

                      Përgjigjjuni
                      1. F
                        Flamuri pa shtizë

                        I korituni per korite nuk e ka gajle..!

                        Përgjigjjuni
                        1. R
                          Rrofsh z. Çupi!

                          Bravo z. Çupi! Sali Berisha është lindur i koritur, si shqipfolës antishqiptar. Ai nuk njeh moral, etikë, burrëri, ligj, komb as atdhe.

                          Përgjigjjuni
                          1. B
                            Ben

                            Te lumte pena!

                            Përgjigjjuni
                            1. B
                              Besnik

                              Ahhh! Nje shkrim i persosur! Te thuash briliant eshte pak! Shkaterrim total, sic e meriton krimineli! Bravo, bravo, bravo pa fund bravo!

                              Përgjigjjuni
                              1. V
                                Viktor N

                                O spiun sigurims qe perveçse 80 leksh je dhe mirditor i pa burr. Berishes ti as te make e shulit nuk i afrohesh o sumçak

                                Përgjigjjuni
                                1. K
                                  Koha e tij

                                  Ok o plak matuf . Si ke ftyre me dal me te pa kush, spiun i qelbt. Sado qe te hash mut ti as sa njana bole e Sales nuk ke vlere. Ptu race muti.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. I
                                    I pa shpresi

                                    E ke korite krejt kyt trimin qe leh si qen gjithe diten, dhe sle njeri pa perfol.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. H
                                      Homoristi

                                      “Komunustet”te vetshpallur antikomuniste,kerkojne revolucion komuniste me 20 shkurt!?Edhe idjotet e 2 marsit di te jene ne miting!?

                                      Përgjigjjuni
                                      1. S
                                        Shkoni p.s

                                        ...ore mos erdhi per gjyqin...se ky te hedh ne gjyq dhe fiton....bastardi sale e di sa ka bajgat e plepave ...nuk e di ceshte SPAK=AMERIKE...FUCK BAJGAVE TE FOLTORES!

                                        Përgjigjjuni
                                        1. F
                                          Fatimja

                                          Gjithsesi, Frrok, perbindeshin e Vicidolit nuk e xen dera e burgut, ku duhej ta fuste SPAK-u.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. t
                                            ttttt

                                            Përpara lavire komuniste

                                            Përgjigjjuni
                                          2. D
                                            Demokrati

                                            Saliut ju derrrrrrrrra komentues së bashku me këtë thi Frokin i hëngshi atë që e hanë qentë

                                            Përgjigjjuni

                                            Lini një Përgjigje