Nga Blendi Kajsiu
Me dashje e kam vendosur në thonjëza fjalën “anti-amerikanizëm” sepse nuk mendoj se në Shqipëri ekziston një rrymë politike anti-amerikane, edhe ndër kritikët e SHBA-ve. E majta dhe e djathta sot ndahen në Ameri-kan, ata që e kanë Amerikën me vete (socialistët) dhe Ameri-qan, ata që e qajnë Amerikën (berishistët). Edhe berishistët më të thekur nuk janë anti-amerikan, sepse ata e qajnë më shumë se e urrejnë Amerikën.
Për më tepër kritika e hapur dhe publike është thelbi i demokracisë dhe i vetë idealit amerikan. Ndaj etiketimi anti-amerikan i çdokujt që nuk është dakord me deklaratat e Blinkenit, Biden, apo të ambasadorit amerikan të rradhës, është në fakt shprehje e mentalitetit totalitar, dhe për pasojë anti-amerikanizëm i pastër.
Problemi është se kritika ndaj politikës amerikane në Shqipëri është sa inkoherente po aq dhe e pabesueshme sepse bëhet për interesa të ngushta politike dhe jo për arësye parimore. Të njëjtët që kritikojnë sot SHBA-të se po godet standartet demokratike me qëndrimin e saj pro-Ramës, mbështesin standartin politik Berisha-Meta si garanci e demokracisë shqiptare. Të njëjtët që akuzojnë Blinkenin se po injoron korrupsionin e qeverisë Rama, mbyllin sytë përpara korrupsionit të “opozitarëve” që prej tre dekadash janë pasuruar familjarisht me pushtetin.
Natyrisht që është mëse llogjike të shqetësohesh dhe të kritikosh deklaratat e Blinken se Rama është një kryeministër i shkëlqyer, sidomos në kontekstin e skandalit të inceneratorëve. Ama i njëjti Blinken doli në mbështetje të hapur të SPAK që prej kohësh po e heton skandalin në fjalë duke arrestuar disa nga figurat më të larta të qeverisë aktuale, si kurrë më parë. Ndaj është inkoherencë të kritikosh SHBA-të si garante të korrupsionit të Ramës teksa denocon çdo hetim të korrupsionit të Berishës apo Metës si persekutim të pastër politik nga SPAK-u.
Është mëse e arësyeshme të kërkosh që skandali i inceneratorëve të hetohet në majat më të larta të politikës, deri tek kryeministri Rama. Ama një hetim i tillë mund të bëhet vetëm nga institucione të pavarura të drejtësisë që ende duhen forcuar, si SPAK, dhe me mbështetje të fortë ndërkombëtare nga SHBA-të. Ndaj nuk ka kuptim që po të njëjtat zëra që kërkojnë që SPAK të hetojë kryeministrin, kritikojnë mbështetësin tij kryesor SHBA-të si garant të korrupsionit qeveritar.
Është mëse e arësyeshme të kritikosh ndërhyrjen e SHBA-ve në politikën shqiptare për dimensionin e saj anti-demokratik. Problemi është kur të njëjtat zëra që e kritikojnë SHBA-të se po përpiqet të emërojë në mënyrë anti-demokratike opozitën shqiptare i kërkojnë asaj të emërojë qeverinë.
Janë të shumtë ata që mendojnë se shpallja non-grata e Berishës mund të justifikohej vetëm nëse do shpallej non-grata edhe Rama. Nga njëra anë shumë kritikë të SHBA-ve ankohen se shpallja non-grata e Berishës është anti-demokratike sepse dhunon vullnetin e votuesit opozitar, që është një pakicë e elektoratit shqiptar. Nga ana tjetër, po të njëjtët mendojnë se SHBA-të duhet të shpallë non-grata Ramën dhe ta heqë si kryeministër, edhe pse kjo do dhunonte vullnetin e shumicës së elektoratit shqiptar shqiptar që e ka votuar.
Pra në rastin më të mirë kritikët e SHBA-së deklarojnë se ato mund të vendosin një standart demokratik vetëm nëse dhunojnë si vullnetin e pakcës ashtu edhe atë të shumicës. Në rastin më të keq ata pretendojnë se duhet respektuar sovraniteti i pakicës (opozitës), por jo ai i shumicës (qeverisë). Të dyja janë pozicione kontradiktore.
Natyrisht që është mëse e arësyeshme të kritikosh deklarata apo qëndrime të amasadorëve apo zyrtarëve amerikanë në Shqipëri. Shpesh ato kanë qenë problematike. Ambasadori Arvizu e shpalli “burrë shteti” Berishën pas vrasjeve të 21 janarit. Ambasadori Limprecht kishte qëndrime thellësisht anti-opozitare dhe pro qeverisë socialiste të kohës. Ambasadori William Ryerson dilte në mitingje me Berishën dhe mbështeti arrestimin e Fatos Nanos. Shembuj të tillë mund të gjinden pafund.
Ama është e vështirë të gjesh orientime afatgjata të politikës së jashtme amerikane që e kanë dëmtuar demokracinë shqiptare. Historikisht rrjeshtimi i SHBA-ve në Shqipëri ka qenë në krahun e duhur. Në vitin 1991 u rrjeshtuan kundër Partisë së Punës. Në vitin 1996 u rrjeshtuan kundër vjedhjes së zgjedhjeve parlamentare. Në vitin 2005 ishin neutral, por shumë kritik ndaj korrupsionit socialist. Pa përmendur mbështejen gjeopolitike që i kanë dhënë Shqipërisë dhe Kosovës, natyrisht edhe për interesin gjeopolitik të vetë SHBA-ve.
Në fakt shpesh mbështetja gjeopolitike ndaj Shqipërisë ka qenë në përplasje me standartin e saj demokratik. Mjafton të kujtojmë se antarësimi i Shqipërisë në NATO në vitin 2009 erdhi pas shpërthimit të korrupsionit atomik në Gërdec. Një shembull i qartë se si u dhunua standarti demokratik në funksion të interesit gjeopolitik. Edhe në këtë rast dhunimi i standartit demokratik u bë në funksion të interest gjeopolitik të Shqipërisë.
Në një farë mase i njëjti fenomen po ndodh edhe sot dhe mund të përbëj rrezik për demokracinë tonë të brishtë. Rëndësia gjeopolitike e Shqipërisë në kuadrin e destabilitetit rajonal mund ti shtyjë SHBA-të mbyllin sytë gjithnjë e më tepër përballë korrupsionit të qeverisjes aktuale, sidomos kur në Shqipëri ata nuk kanë asnjë partner alternativ. E thënë ndryshe, ekziston mundësia që standartet e demokracisë shqiptare të sakrifikohen në altarin e interesave gjeopolitike amerikane.
Ama është inkoherencë e madhe ti kërkosh SHBA-ve të sakrifikojnë interesin e tyre gjeopolitik në altarin e interesave të ngushta dhe anti-demokratike të opozitës aktuale. Nga pikëpamja e real-politikës është absurditet ti kërkosh SHBA-ve sot të heqë dorë nga partneri i tyre aktual në Shqipëri, që u bindet në politikën e jashtëme, nuk e sulmon direkt krijesën e tyre SPAK dhe gëzon mbështetjen e shumicës elektorale në vend.
Dhe për çfarë? Për të krijuar një partneritet të ri me një opozitë që ose është pakicë elektorale, ose është e përçarë, ose perceptohet si thellësisht e korruptuar nga elektorati, dhe që çdo ditë sulmon SPAK-un dhe deklaron se Departamenti i Shtetit është lodër e Sorosit. Ndoshta Blinken bën alenacë me Berishën nëse ky i fundit e tërheq padinë e famshme që i ka bërë në Paris. Ama duhet tërhequr padia.
Fatkeqësisht gjendja në të cilën ndodhet demokracia shqiptare nuk është faj i SHBA-ve apo i qëndrimeve të tyre. Përkundrazi degradimi i demokracisë shqiptare ka ndodhur pavarësisht, dhe jo si pasojë e, qëndrimeve amerikane. Nuk është faji i Blinken që Berisha zgjodhi ta tërhiqte zvarrë PD-në në funksion të hallit të tij familjar, që Basha nuk diti apo nuk donte të përballej me berishizmin, apo që Gaz Bardhi me shokë lëpijnë në darkë atë që pështynë në drekë, vetëm për një post deputeti.
Aq më pak është faji i SHBA-ve që Rama prej kohësh e ka kthyer Shqipërinë në republikë kryeministrore, ku parlamenti është reduktuar në zgjatim të humorit të tij. Rrënjët e këtij fenomeni janë tek ndryshimet kushtetuese Rama-Berisha të vitit 2008 që i bën atentat demokracisë sonë të brishtë. Ashtu sikurse nuk mund të fajësojmë SHBA-të për kapjen e mediave tona nga pushteti apo për degradimin e tyre në zgjatim të interesave të ngushta të pronarëve.
Faji për degradimin e demokracisë sonë është dhe vazhdon të jetë i të gjithë neve. Duke përfshirë edhe autorin e këtyre rradhëve që ka qenë bashkëpunëtor i Berishës në zgjedhjet e vitit 2005. Në thelb të këtij degradimi qëndron reduktimi i politikës tek interesat e ngushta personale që prodhon paaftësinë për të dalluar, artikuluar dhe mbrojtur interesin publik. Është ajo që Hannah Arendt e ka quajtur banaliteti i së keqes.
Banaliteti i të keqes sonë buron në Tiranë dhe jo në Washington. Banalizimi i demokracisë sonë e ka reduktuar politikën në një luftë interesash të ngushta dhe meskine, pa asnjë parim, normë apo ideal politik. Ndaj politika jonë është e zhytur sot në inkoherencë të thellë, si në opozitë edhe në pushtet. Por kjo është një temë tjetër.
*Titulli origjinal: Inkoherencat e “anti-amerikanizmit” shqiptar
Hani ....kot.....po si nje "komunist" sekretar partie beri propagande nje jete kunder imperializmit Amerikan,mund te jete pro"Amerikes?....eleminoi te gjithe me rradhe...si Enveri...me Pashko,Hajdari,Olldashi...e shume tj.fuck Berrishes qe shkaterroi kombin...
Amerikane për shqiptarine dhe ameriqi per foltorhanistet Salehiste qe i dhjet Amerika në në goje
Uje dhe shume uje dhe uje prape! Mjaft me!
Rama eshte nje bufon teper diabolik,qe vazhdon te perdor te gjitha maskat me ekstreme,nga ato te nje maredhenie dashurore frojdiane, me sulltanet islamike deri ne deklamimet patetike,ne mbeshtetje te politikave te perendimit demokrat, vec per te fituar mbeshtetje,per ta zgjatur sundimin e tij autokrat pa fund ne kete vend,qe vazhdon te vuaj, tronditjet shkaterrimtare deri ne themelet e tij,te shkaktuar,ne keto mbi tre dekada nga keta sundues sharlatan,te eger dhe primitiv,. Rama i merre te gjitha format kur luan ne vitrinen e jashtme dhe kalon shume kohe ne kete vitrinen,duke e lene kete vend,me plaget te agravuara me tej,nga keta sundues,te semure te pasherueshem,ndaj vetes se tyre.
"vazhdon:o mire se na erdhe...."! Ku je o "Ajnshtajn", o "Arthur Schopenhauer" ku je? Po çfar komenti iluminativ qe zhgarravitur. Me siguri ta ka pergatitur Qim Peka, se ti nuk je nga fshati i dijetareve siç eshte Qimi. Ti je çoban qe kullot delet e Qimit ne bjeshket e Kukesit. Je çoban i keq, dhe per te justifikuar pagen, Qimi te jep qe te botosh tek gazeta "TemA", komente gjithe vrere qe dhjerokratet kane per punet e mira qe behen ne Shqiperi.
Cna hapni barkun me ket qelbesire xhahile?!
Demek shqipot duan te luajne me dy porta thua? Patjeter! Me lejo te shtoj edhe dicka tjeter ne nje artikull te mire si ky: shqiptaret (qytetaret e thjeshte e kam fjalen) duan rregull dhe zbatim ligji vertete, por per ate tjetrin ama, jo per vete. Une jam lodhur duke i degjuar se duan zbatimin e ligjit. Shumica thjeshte pretendon. Shumica, nese do ishte e mundur t'ia hidhje pa lagur, nuk do e kishin problem me e shkelur me kembe tjetrin. Banale kur shikoj disa "biznesmen" te cilet ankohen se te rinjte po ikin dhe pastaj ne praktike paguajne lemozhe, jo vetem, por nuk kane as etike per te kryer ndonje pune me punonjesin e gjore. Ka edhe shembuj te tjere plot por kush ka kohe. Kjo qasje e popullsise pasqyrohet qarte si kristal pastaj ne politike.
Je djali i zgjuar,por jo i sinqerte,nga autocensura ne koke.Ke frike!?
Ç'është mëria me shumë fjalë . Sipër tekë , e nën me një të parë , si s'e bind . Mërinë , askush s'e tulati . E , si fjalosen të marrët u sheh lajkat . Mëri më i a paçin .Vëth t'i'a shonë tekën .
Kajsia. Nje sali i Vogel...i ha mishin i ruan kockat
....Në thelb të këtij degradimi qëndron reduktimi i politikës tek interesat e ngushta personale që prodhon paaftësinë për të dalluar, artikuluar dhe mbrojtur interesin publik.... Super! Poshte injoranca !
po JU e perfshini veten??? te te paret te dytet apo AMERISJAM????
Sali Berisha kriminel,tradhtar,hajdut,qeni plak qe ende eshte i lire nga SPAK per krimet,vrasje,hajduterine qe me dekada e shkaterroj Shqiperine gjate qeverisjes me banden e PD mekete Sali Berishen te pushkatohet ne sheshin e Tiranes dhe kufoma e tij te digjet dhe te hudhet ne deti?!
Me ne fund vjen edhe pendimi, Dora e shtrire eshte burreri dhe qytetari!! Ishallah te pasojne edhe demprirshsit e tjere qe me lirine e fjales ne keto vite, shkarpedhyen gjithe jeten civile te shqiotareve! Urime per kete shkrim autorit!
C'eshte ky Kajsia ? duket si rrot kari qe paguhet nga prostituta Shkelzen Berisha
mos kujtoni se ka luftuar per popullin saliu ,ai luftoi per vete shau dhe dhe baltosi enverin per tu ngritur vete dogji dhe shkateroj shqiperine per tu pasuruar vete vrau te gjithe shoket e vete konkurete tani qe i doli boja ka filluar te kerkoje ndihme nga disa budallenj injorante. PO fajin e ka gjykata qe nuk vepron , gjykata qe eshte bere hajdute -kriminele kesajt i duhet hequr e drejta dhe duhet kerkuar ndihme nga europa-amerika
Shkrim me kot nuk kam lexuar. Edhe keshtu edhe ashtu. Edhe kjo, por edhe ajo. Ka nje dalim te madh mes Rames dhe Berishes qe shqiptaret e dine me mire se kushdo. Difektet e Rames mund te quhen neglizhime, lodhje pune apo qofte edhe vjedhje, kurse te qofte largu jane krime per te justifikuar vjedhjet. E dyta e me e rendesishmja: Rama i ka degdisur vet ne Spak mekataret, kurse qoftelargu jo vetem i merrte ne mbrojtje, por permbyste dynjane po ti prekeshin.
Ujë ,ujë thotë dikush më lart! Plotësisht e saktë! O portokalle ,kajsi apo ç'të duash ti problemi zgjidhet këtu brenda. A e meritonte Saliu hetimin nga drejtësia jo vetëm për Partizanin por për çdo pisllëk që ka bërë në këtë vend!? Një PO e madhe ulëritëse ,për shumicën absolute të shqiptarëve. Ç hyn Amerika këtu? Vetëm si titull, se ne ja thamë,me 1 milion vota Saliut që nuk e honepsim dot më. Për shkak të tij nuk e besuam kurrë Lulushin ndonëse zullumet e Ramës kanë zënë rrugën... Po ai nuk dëgjonte, dhe ai që futi në mes Amerikën t'ja përplasë në fytyrë këtë Saliut , është patriot A e besojmë atë që tha Blinken se Rama është një kryeministër i shkëlqyer!? Një JO e madhe ulëritëse,madje po t'a kishte përseritur Sekretari i Shtetit do bëhej meme këtu " me cilin sy e pe, me atë me xham apo me atë pa xham"? Po ja që këtë Ramën me zullume ne e votuam tre herë radhazi dhe do t'a votojmë serish mot... Blinken ka faj sa një komentator futbolli që tha " Manchester City fitoi vjet Championsin" Pfu sa inat,por City e fitoi ama. Prandaj të them o analist, përgjigjet janë këtu brenda, kurse Blinken është një garniturë... Dhjetë rreshta o djalë se na lodhe...syzet!