Asgjë e re nga “fronti anti SPAK”

20 Shkurt 2024, 20:17Blog TEMA
Asgjë e re nga “fronti anti SPAK”

Nga Namir Lapardhaja

Një xhiro më shumë në bulevard për t’i bërë presion SPAK-ut dhe për të gënjyer demokratët.

Premtuan se do të rrëzonin Ramën për dy muaj, por, pas dy vitesh, fakti është se Saliu është i mbyllur në papafingo, ndërsa zëvendëssalihët përsërisin vetveten, duke mos prodhuar as rezistencë, as pakënaqësi, as politikë.

Rezistencë nuk bëjnë dot, sepse nuk ka kush t’i ndjekë.

Pakënaqësinë popullore nuk e kanalizojnë dot, sepse janë të pabesueshëm.

Politikë nuk prodhojnë dot, sepse janë “non grata”, nuk i pret dhe nuk i dëgjon kush.

Këndojnë himnin, hedhin shashka dhe ndezin dritat e celularëve, duke kopjuar “besëprerin” Basha, sikur të mos i kemi parë me dhjetra herë këto pamje në bulevard.

Është çmenduri të përsërisësh të njëjtën rrugë për vite me radhë dhe të shpresosh rezultate të ndryshme.

Ku ishim? Asgjëkundi!

Çfarë bëmë? Asgjë prej gjëje!

Është hedhur aq shumë baltë dhe llumë, saqë tani e gjithë ajo është duke u kthyer mbi vetë hedhësit e saj.

Veçse kush ka sy të shikojë.

Ndaj demokratëve të thjeshtë, një tallje më shumë, sikur ‘bashkimi’ do sillte fitore dhe rrëzim të Ramës, por, në fakt, ‘bashkimi’ i tyre thjesht do të përsëris pafundësisht zgjedhjet e pjesshme vendore në Kukës, ku mes turpit të Safetit dhe turpit të këtyre, kukësianët ia treguan ‘bashkimin’ Gazit dhe Mulit.

Ndaj shqiptarëve, një fatkeqësi më shumë, ku një pjesë është bërë pengesë për ringritjen e opozitës dhe pamundësinë e mbledhjes së verbit opozitar dhe kanalizimit të pakënaqësisë në hullinë e duhur.

Ndaj SPAK-ut asnjë shqetësim, sepse ata e kanë zgjidhur këtë punë, duke mos ndjekur lajme.

E vetmja ‘risi’ e kësaj protesta ishte se Sali Kulla e kishte shndërruar korridorin në Seli, duke jetuar me idenë se nuk e kanë mbyllur në shtëpi, por në Seli.

U nisën për të rrëzuar Ramën, por e shitën protestën, duke i çuar njerëzit kot në Tiranë, në ditë me shi, dhe duke mos u dhënë asnjë shpresë për të nesërmen.

6 Komente

  1. S
    Sbkembi

    Bravo Namir! Duhet te kete nje kufijte cdo genjeshter e cdo mashtrim

    1. U
      Usa

      ...keta bastarde u bene non grata pa dashur...per te mbrojt femijet e Sali krimit,komunisti me vello demokrat..dolen kunder Spak=USA...milionat kullat sekuestrohen...Sala ngordh ne burg...

      1. Z
        Zeni dhe Gida

        E ke gabime ne pseudo proteste me 1000 te mbledhur nga katundet ishte i pranishem naltmadheria e tij shkelqisa Shkelzen Berrisha dhe pricesha Argida Berrisha dhe obortaret qe kerkonin te ishin sa me te dukshem para Zenit dhe Gides Sa turpe po a kane turpe se besoje sa mire qe deshtuan ..

        1. V
          Vranakonti

          Te shkretet protestues,erdhen nga ane anes ne protest,nuk moren vesh pse u mblodhen,moren ate njemij lekshe dhe iken nga syt kembet. Kur shikon Gaz Bardhin dhe Flamur Nokes qe imitojn Salin dhe çirren si evgjiti te shoqes,te vjen per te vjell. Nuk votohen kurre. T'a shpifin.

          1. G
            Gjeli

            Jo fituan se e moren diten e punes 70 -100 euro protestuesit

            1. T
              Teta ollga

              Lart.e.posht. poshte.e.larte..bjere.dhe.nje..here..pa..te.shohesh.rama.ne.turqi.berisha.ne.zi

              Lini një Përgjigje