Protestuesit janë të lodhur!

21 Shkurt 2024, 16:58Blog Nga Dritan Hila

Protestuesit janë të lodhur!

Pavarësisht fotomontazheve, opozita mezi kapi urën e Lanës edhe e shpërndarë një arsye e një këtu, si zogjtë e korbit. Me llogarinë më dashamirëse, nuk i kalonte 7-8 mijë pjesëmarrës. Të përgatitesh 8 muaj dhe të mbledhësh nga gjithë Shqipëria kaq njerëz, është dëshpëruese për organizatorët.

Shkëlqeu me mungesën e tij çifti Meta i cili paska pasur një takim të rëndësishëm në Egjipt. Ishte përfaqësuar nga “intelektualë” të kalibrit egjiptian. Ka kohë që Meta nuk bën më mitingje, pasi mitingu i fundit te plehrat e Sharrës me pjesëmarrjen e 12 vetave, ishte kambanë për mos të përsëritur eksperimente të tilla. Tashmë e ka më komode të japë me qira siglën e partisë dhe marrë famën e partisë që ka elektorat. Si qëmoti në kohën e miqësisë së madhe, flamuri shqiptar iu jepej me qira anijeve kineze.

Pjesa tjetër e opozitës që u justifikua se kishte dalë për të përkujtuar rënien e bustit, në fakt ishte për hallin e Berishës. Bashkimi në të njëjtin hall, i bën të marrin të njëjtën kosto dhe të hipin në një varkë që nuk ka shpresë të gjejë breg.

Bashkimi i militantëve të Berishës me aparatçikët e Bardhit, nuk ka rritur votat se votat aty janë. Është rritur grupi i deputetëve të Berishës por jo numri i votuesve.

Përshtypja që i ka bërë Ramës është baras me zero, pasi fanfarat e ceremonialit turk, nuk e kanë lënë të dëgjojë pipëzat e Tiranës. Halli i Ramës është se nuk ka me kë të merret në Tiranë.

Sa i takon shpresës së Foltores për të ardhmen, herën e fundit që dikush kishte Shijakun e Kavajën dhe nuk pyeste për Evropën dhe inglizin pati një fund tragjik. Për fat sot inglizët të mbyllin në shtëpi dhe të lënë të këndosh përnatë këngën e qyqes. (Dritare.net)

3 Komente

  1. D
    Dashi

    I madh je , Dritan ..

    1. S
      Shkembi

      Protestuesit jane bo telef. Ne hale te gomereve vafshin, se as vet nuk dine perse protestojne.

      1. d
        drejtesia

        E forte kjo...te bejne te kendosh kengen e qyqes,...bravo Dritan?

        Lini një Përgjigje