
21 shkurti i vitit 1974 ishte ditë e enjte. Atë ditë Kuvendi Federativ i Jugosllavisë miratoi dhe shpalli Kushtetutën e re të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë (RSFJ). Me 406 nene kjo ishte Kushtetuta më e gjatë e Jugosllavisë socialiste. Dhe e fundit.
Kushtetuta përmbylli një proces të diskutimeve të gjata mbi decentralizimin e Jugosllavisë. Republikat dhe krahinat morën kompetenca të reja. Kosova dhe Vojvodina praktikisht fituan status të barasvlershëm me republikat (ndonëse kjo nuk u tha në mënyrë eksplicite për shkak të frikës së liderëve komunistë nga reagimi i nacionalistëve serbë).
Shumica e debateve mbi Kushtetutën e re u zhvilluan në ishujt Brioni, andaj ligji më i lartë i shtetit u quajt edhe “Kushtetuta e Brioneve”. Më 1977, tri vite pas miratimit të Kushtetutës së Jugosllavisë, udhëheqësit serbë kërkuan ndryshime që synonin heqjen e komptencave të konsiderueshme të Kosovës.
10 vite më vonë, më 1987, pushtetin në Serbi e mori aparatçiku Sllobodan Millosheviq. Më 1989 nacionalistët serbë arritën cakun: suprimuan autonominë e Kosovës. Po atë vit, më 20 shkurt 1989 — në përvjetorin e 15-të të miratimit të Kushtetutës së vitit 1974 — minatorët e Trepçës hynë në grevë në mbrojtje të autonomisë së Kosovës dhe në kundërshtim të tendencave të Beogradit për të rikthyer sundimin brutal në Kosovë.
Në vitin 1989 shoqëria shqiptare e Kosovës tashmë ishte homogjene në kundërshtimin e hegjemonizmit serb. Kushtetuta e vitit 1974 do t’u shërbente profesorëve të njohur të Kosovës — Gazmend Zajmi, Fehmi Agani — si bazë për të argumentuar se Kosova ka të drejtë të shkëputet nga Jugosllavia ashtu si republikat e tjera duke iu referuar të drejtës së vetëvendosjes.
Një kombinim mes rezistencës paqësore dhe luftës së armatosur çlirimtare solli më 1999 ndërhyrjen e NATO-s kundër forcave serbe; zyrtarisht ato u larguan nga Kosova në qershor 1999. Rrugëtimi i gjatë dhe i vështirë i Kosovës drejt pavarësisë u kurorëzua më 17 shkurt 2008, pak ditë para 34-vjetorit të Kushtetutës së vitit 1974.
Dallimi mes Kushtetutës jugosllave të vitit 1963 dhe 1974 ishte i rëndësishëm: Kushtetuta e vitit 1974 nënvizonte BARAZINË mes republikave dhe krahinave. Në Kushtetutën e vitit 1963 theksohej se Jugosllavia përbëhet nga republikat e saj. Më 1974 nënvizohej se Jugosllavia përbëhet nga republikat dhe krahinat autonome.
Kushtetuta e vitit 1974 ishte një bazë e mirë për shndërrimin e Jugosllavisë në një konfederatë shtetesh që më vonë të pavarura do të hynin në Bashkimin Europian (BE), por idetë e tilla dështuan si pasojë e eksplodimit të ambicieve të nacionalizmit serb, i cili kërkonte krijimin e Serbisë së Madhe — një shtet që do shtrihej nga bregdeti kroat deri gati në Greqi dhe do t’i mbante nën sundim shumë popuj të tjerë të Ballkanit.
Po më 1974, është miratuar dhe kushtetuta e fundit e Republikes Popullore të Shqiperise, por me frymë të kundert me atë të Jugosllavise si po e petshkruani ju... Kushtetuta e Shqiperise me 1974 e coi në ekstrem centralizimin, duket si patriotike por jo... Mbas 1946, toka në Shqiperi kaloi me dhune nga pronë e individit dhe e familjes në pronë të grupit, dmth pronë private e grupit, hallke e ndermjetme për t'i grabitur token shekullore individit shqiptar me kushtetuten e 1974-es e cila ua rrembente token kooperativave duke e shpallur të gjithë token prone shteterore... Dihen mandej pasojat me ligjin 7501 dhe se fundmi me pergjysmimin e popullsise ne nje milionë e gjysme vitet e fundit...
Kushtetuta e Shqipërisë ishte e vitit 1976 kur ndërroi edhe emrin, nga Republika Popullore e Shqipërisë u bë Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë.
Toka me ato që ka sipër dhe poshtë: mineralet, nafta, uji, pylli, kullotat, lumi, lëndinat etj nuk mund të jetë kurrë pronë private. Ajo ka qënë dhe ka ekzistuar miliarda vjet para se të "lindte" njeriu. Pastaj ka dalë dikush " i fortë" dhe ka thënë: Kjo tokë është e imja. Mjerë ai që e prek! Kështu që mbreti apo sulltani ia falte tokën bejlerëve, pashallarëve dhe kalorësve (agallarëve) të tij. Ata që kishin jetuar mbi atë tokë prej vitesh ktheheshin kështu në bujkrobër ose gjysmatarë. Pra gjysma e prodhimit për vete, gjysma për beun pronar! Gjatë revolucionit borgjez francez 1789, jakobinët ua morën tokën klerit dhe aristokracisë dhe ia dhanë atij që e punonte, pra bujkut! E njëjta praktikë u ndoq edhe gjatë sistemit komunist në Rusi, Shqipëri etj etj. Edhe në librat e shenjtë theksohet se vetëm ajo që është prodhuar nga dora e njeriut mund të shitet dhe blihet. Në Mesjetë kishte disa"fisnikë", kontë, dukë etj që e kishin kthyer edhe pyllin në pronë të tyre personale. Nëse ndokush kapej duke bërë dru apo dukej gjuajtur aty, i pritej koka. Robin Hood! Ndryshe toka mund të jepet me qira, falas, por ajo duhet të ngelet përjetësisht pronë publike, botore, shtetërore. Nuk ka: ma ka ka falur tokën Veziri për shërbime që i kam bërë Portës së Lartë!
O i paditur,toka është e jotja deri në 70 cm nga korja,më thellë jo,është pasuri kombëtare. Edhe mbitoka për interesa publike mund të shpronësohet, të rroftë tapia ty,dhe ti ke të drejtë vetëm të negociosh për çmimin e këtij shpronësimi. Janë rregulluar me kohë përmes ligjeve ato që nuk di ti. Shko futi një pjatë kos tani....
Më kujtohet si sot, isha në klasën e 8. të shkollës fillore "Ivo Llolla Ribar", sot "Asdreni", në Pejë. Kishim fiskulturë (edukatë fizike) dhe ishim futë në sallën e fiskulturës ku arsimtari i lëndës, Fadil Dobroshi, (që ishte duke studiuar me korrespondencë juridikun) na foli për kushtetutën e re të Jugosllavisë. Shqiptarët tashmë ishin liruar nga shtrëngesat e Rankoviqit. Mua më kishte treguar babai se nacionalistët serbë e urrejnë Titon, jo vetëm se ishte kroato-slloven por sepse na kishte dhënë autonominë. Në atë moshë tashmë kisha interesime për tema që moshatarët e mi nuk kishin interesim fare. Në këtë vit e pata lexuar monografinë "Isa Boletini" të autorit Skënder Luarasi, dhe pastaj edhe monografinë "Naum Veçilharxhi". Ishte koha e "artë" por e shkurtër e përparimit tonë. Në këtë vit u themelua edhe Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës dhe programi i dytë i Radio Prishtinës. 2 vjet më vonë, me 26 nëntor 1976 filloi programi i rregullt i përditshëm i TV Prishtinës. Gazeta e përditshme "Rilindja" dilte në 20 faqe, çdo të shtunë në 24 faqe me shtesën e kulturës. Duke "logjikuar", në fakt duke fantazuar, mendoja që "Zëri i Popullit" si gazetë e shtetit amë duhet të ishte më voluminoze se "Rilindja" me së paku 30 faqe. Shumë vonë mësova se ishte vetëm me 4 faqe :(
Zotëri, Ne Rusi dhe ne krejt Europen Lindore, toka u është kthyer te zoterve te para 1917 per rusët dhe te para 1945 per Europen Lindore... E dyta, si e shpjegoni ju zoteri, ekzistencen e kadastrave ne te gjithe Europen por dhe ne Shqiperi... Si e shpjegoni ju aktet e shitblerjes se tokes dhe ekzistencen e tapie.. Një gjë që është e të gjitheve s'është e askujt... Duket se jeni jeri pa origjinë dhe ardhacak...
Katarakti , si komentues , ka shumë të drejtë . Ai e ka argumentuar . Vetëm ajo që është krijuar nga dora e njeriut , mundet të shitet , të blihet , të djurohet etj .