4 liderë të PKSH-PPSH-PS vs 1 lider i PD

22 Shkurt 2024, 17:11Blog TEMA
4 liderë të PKSH-PPSH-PS vs 1 lider i PD

Nga Eduard Zaloshnja

Protesta e 20 shkurtit në bulevardin e Tiranës konfirmoi se lider real i PD-së, 34 vjet pas themelimit, mbetet Sali Berisha (pavarësisht se kryetar i vulës së saj figuron Lulzim Basha). Kryetarë de juro të PD-së ndër vite kanë qenë shumë (Azem Hajdari, Aleksandër Meksi, Eduard Selami, Tritan Shehu, Lulzim Basha), por lider de facto nga themelimi i saj ka qenë vetëm një – Sali Berisha, ish-komunist qysh nga 1968-ta.

Duke hedhur vështrimin në historinë 34-vjeçare të PD-së, vetvetiu të shkon mendja tek historia e rivales PS (që është vazhdim modern i PKSH-së dhe PPSH-së).

Më 8 nëntor 1941, kur u themelua Partia Komuniste Shqiptare (PKSH), kryetar i përkohshëm i saj u zgjodh 33-vjeçari Enver Hoxha. Por ai u bë lideri de facto i partisë (me përkrahjen e fuqishme të malazezit Miladin Popoviç dhe serbit Dushan Mugosha). Më 1944, lidershipi i tij u sfidua në Pleniumin e Dytë të Beratit, por ai mbijetoi falë Sejfulla Malishovës dhe maqedonasit Velimir Stojniç (lexo këtu: https://shqiptarja.com/lajm/Pleniumi-i-Beratit-Ja-si-Malshova-shptoi-Enverin- ).

Më 1948, lidershipi i Hoxhës u sfidua seriozisht në Pleniumin e Tetë nga Koçi Xoxe, por mbijetoi falë ndërhyrjes së fuqishme ndërkombëtare të Stalinit. Dhe pas mbijetesës si lider, ai e ndryshoi emrin e partisë nga PKSH në PPSH (si dhe eleminoi bashkëpuntorët më të ngushtë deri sa vdiq më 1985).

Pas vdekjes së Enver Hoxhës, lider de juro dhe de facto i PPSH-së u bë Ramiz Alia, shumë më i butë se paraardhësi. Dhe kur dallga demokratike përmbyti gjithë Europën Lindore (si edhe Shqipërinë më së fundi), Alia ia kaloi Fatos Nanos stafetën e partisë së vjetër (që më 1991 u quajt Partia Socialiste).

Nano mbeti lider de facto i PS-së deri më 2005, pavarsisht se de juro, Rexhep Mejdani dhe Pandeli Majko e patën nga një intermexo të vogël në krye të partisë. Nano u largua përfundimisht nga qeveria, partia dhe jeta politike, pasi humbi zgjedhjet më 2005. Vendin e tij e ka zënë (dhe s’ka ndërmend ta lëshojë) ish-anarkisti Edi Rama.

E kështu, vijmë në prag të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Në garën për kryeministër, do të kemi nga njëra anë 80-vjeçarin ish-komunist (që ka qenë për 34 vjet lideri i vetëm de facto i PD-së), dhe nga ana tjetër, 60-vjeçarin ish-anarkist (që është pasues jotradicional i tre liderve komunistë të PKSH/PPSH/PS). Aktualisht, vetëm 15% e shqiptarëve brenda vendit e duan kryeministër 80-vjeçarin, dhe vetëm 37% duan 60-vjeçarin (raporti i përkrahjes për secilin duket përpjestimor me jetëgjatësinë e partive përkatëse të tyre). 

Fare pak shqiptarë të këtushëm duan kryeministër 50-vjeçarin Basha apo 55-vjeçarin Meta, ndërsa shumica duan dikë që ende nuk është shfaqur në skenën politike shqiptare… (lexo këtu: https://shqiptarja.com/lajm/sondazh-43-e-shqiptareve-sduan-kryeminister-as-ramen-as-berishen-as-bashen-e-as-meten-vetem-cereku-shpresojne-tek-opozita-e-bashkuar ).

Shënim biografik: Im atë ka qenë ndër anëtarët e parë të PKSH më 1941, më vonë i përjashtuar dhe i burgosur nga partia e tij. Unë kam qenë ndër firmëtarët e parë të PD më 1990, më vonë i vetëlarguar nga partia ime.

13 Komente

  1. Y
    Y

    O Zaloshnja,ata 15% e Sali mut Berishes jan si ai analfabeti qe doli ne nje tv dhe thoshte"lidri shqyptar eshte Saliu". Ose ai tjetri qe tha"jeten e japim Saliun jo". Imagjinoni qe keta injorant te qeverisin Shqiperine.

    1. Z
      Zasteni

      Na u nxi suma

      1. P
        P

        Saliu eshte i lidhur fort me llumin e shoqerise shqiptare,ai kete llum e perdori kur ishte ne pushtet per te lincuar opoziten. Saliu eshte kriminel!

        1. U
          Usa

          As 1% bastardi komunist Saleh berrishovic u.d.b. tere shpellaret jane rreth tij...eshte i vdekur tani...rrofte USA!

          1. F
            Fevziu artopoland i familjes kriminale Berrisha

            Me falni per expression po ky eshte koqe kandari . Berrisha lider i PD ( te ofendosh te djathtet ) haaaa thuaj pasues i Enver Hoxhes o gazetaruc i goditur ...

            1. M
              Muzaka i Ri

              Zaloshnja, nje nga fiset me te spikatura ne trevat e jugut, me kontribute per vendin. Qe je anetarsuar ne PD mire ke bere, nuk je i vetmi qe u genjeve dhe vajte. Por, me mire ke bere qe ke ikur. Po te pyesnin sekretarin e partise Sali ne '70 te merje burse ti apo jo, te siguroj do ishje ne Skrapar tani do nxirje pllaka per Liken.

              1. A
                Arian

                Se ca shkruan vetem ti e di ik o zaloshja mo na hap barkun

                1. Analist

                  Mos i thur lavde kriminelit turp te kesh sali verisha krimineli hajduti shkateruesi i demokracise ne kete vend eshte armik me damke i ketij vendi .Nuk ka mundesi asnje njeri ne kete vend nuk duhet te thote asnje fjale te mure per sale kriminelinse realisht kush ben te kunderten gabon shume rende ka per ta kuptuar shume shpejt.Krimineli hajduti dbe vecanrisht shkateruesi ishqoperise dhe demokracise shkateruesi i drejtesise qe mbolli kudo ndjenjen se individi mund te beje cte doje dhe te mos pe mesoje per asgje ky eshte sali r.berisha qe perendia tashme po i kerkon llogari panvaresisht pak me vonese .Duhet nje vendim kombetar qe te mos kujtohet me ky njeri teper i lig per vendin.

                  1. L
                    LATIFI

                    Zaloshnja : Nje verejtje te vogel: Edhe Dushan Mugosha ishte me origjine malazez dhe jo serb.

                    1. K
                      Kosovare

                      Dushan Mugosha ishte serb Kosove prej Pejës

                    2. E
                      Edi

                      Zoti Zaloshnja o nuk e mban mend o nuk do ta shkruaj që kryeministër ka qënë dhe zoti Ilir Meta, në 2002. Mos i hani hakun se i vuri Nanua si atë dhe Majkon që ti manipulonte, me Majkon i eci kurse me Metën nuk e bëri dot.

                      1. B
                        BAXHOXHIU

                        Ja ke fut kot plako me mbiemer Za-lo-shnja . Kot u lodhe deri ne alemanje ,me mire ja kishe futur nonje pace plenci.

                        1. A
                          Arbeni

                          Merre me mënd që në partin e sali malokut ka edhe baxhoxhinj që njohin vetëm bagëtit e jo politikën.Pirdh në atë stan se çfarë malokërie është mbledhur në stanin e PD me çoban shpellarin sali rrumpalla.

                          Lini një Përgjigje