Të mundësh Ramën me bedelët e Metës!

23 Shkurt 2024, 18:19Blog TEMA
Të mundësh Ramën me bedelët e Metës!

Nga Dritan Hila

Të ndodhur në një krizë ideore dhe morale dhe me probleme të mëdhaja personalitetesh në partinë e tij, Ilir Meta ka dalë me propozimin që opozita të dalë me një kandidat të jashtëm me mbështetje nga dyshja Berisha & Meta.

Tashmë Ilir Meta nuk e di se sa vota ka sikurse është i vetëdijshëm se Berisha nuk ka mjaftueshëm që të sjellë dyshen në pushtet, ndaj ka hedhur këtë ide e cila fut ujë nga të gjitha anët.

Së pari Berisha po të donte t’i hapte rrugë dikujt tjetër, e bënte këtë në aksionin që filloi në partinë e tij para dy vjetësh. Ti thuash pas dy vjetësh që t’i hapësh rrugën një tjetri, është të tallesh me të.

Së dyti, Berisha ka thekshëm më shumë vota se Meta dhe nuk ka ndërmend që për hatër të siglës që i dhuron Meta t’i falë kapitalin e tij të votave.

Së treti, Berisha e ka të qartë që nuk fiton por është kristal në idenë që nuk mund të rrezikojë që t’i dhurojë dikujt një armë që pastaj ky mund ta shkrepë edhe kundër Berishës.

Së katërti, por edhe më e rëndësishmja, t’i propozosh elektoratit një marionetë, është një mungesë fantazie totale. Votuesit nuk besuan se një Lulzim Bashë ishte i pavarur nga telekomanda e Berishës, si mund të besojnë se një kandidat i deklaruar si produkt i martesës Berisha-Meta, mund të jetë i pavarur?! Thjesht ai do të jetë noter i vendimeve të dyshes.

Dhe e fundit por jo e fundit, pasi vrimat e kësaj ideje janë më të shumta se të një kullestre, askush nuk voton një kandidat që nuk ka eksperiencë politike dhe administrative dhe që të jetë i bërë vetë.

Nëse kjo ide e Metës, që më shumë se gjetje mediokre është presion për Berishën, do konkretizohet, Rama ka për ta bërë fërtele që në raundin e parë. Tashmë askush nuk mendon se dyshja opozitare ka diçka të re për të dhënë qoftë edhe me maskë.

Kontributi real i tyre është të tërhiqen nga jeta politike dhe mundësisht të ikin jashtë vendit që njerëzit të siguroheshin që nuk delegojnë ndokënd dhe të hapnin rrugën e formimit të opozitave të reja. Në të kundërt, edhe ndjekësit më të flaktë të tyre e dinë që do të kalben në opozitë. (Dritare.net)

4 Komente

  1. m
    mendimi

    Sakte, po te degjojne ata qe marrin eurot per nje xhiro ne Tirane? Ata thone ishalla i mbushet mendja Berishes dhe ben protesta per dite që dhe ne te kalojme beharin te punesuar me brohorima dhe valle bulevardit. Keshtu do ja hane eurot Saliut qe ka ne Shqiperi, nuk e di , di gje SPAK se ku i ka te tjerat apo i ndajne bashke dhe ata?

    1. N
      Noke

      I nderuar Hila nuk kam asgje me verioret te me falin po Sali qen Berisha eshte personi me te tipik malok qe jo nuk hap rruge se sot vetem eshte shtremberiar nga mosha po deri ne ngordhje nuk i del inati me EDI RAMEN se nuk e priste kurre qe ta c’nderonte deri ne kete faze . EDI RAMES i takon nje monument sa i Enverit se vetem ai burre arriti t’ja thyeje hundet e ta legenosi ne syte e tere botes nje palaco si Sali qeni po shume vone , ai moster e kishte mbaruar demin ne kete vend do duhet shume kohe deri ne riparimin e gjithckaje . Te mendosh kur leh nga maja e pallatit e c’fare nuk thote nje goje qelbur , ke kemi pasur ne krye te vendit e nje tufe idiota lere ata qe kane ngrene po ca te rinj qe hiqe edhe te shkolluar e degjojne pordhet e nje krimineli posht te vjen te vesh duart ne koke si i thone te kesh dy .

      1. L
        Landi

        Meta tani që kryesinë e udhëheq Lefterios Maliqus, fitoren në bubullimë të beratit, e ka të fituar.

        1. G
          Gerti

          Jemi dakort me metën, kandidat duhet të jetë ; Lefteros dhe Agim nesho. Dy pederasta, që di zhvillojnë kulinarinë e bletës xanxare.

          Lini një Përgjigje