E vërteta e protestës ka edhe një anë të “fshehtë”

26 Shkurt 2024, 11:35Blog TEMA
E vërteta e protestës ka edhe një anë të

Nga Fitim Zekthi

Protesta e mbajtur më 20 shkurt, nga ish-Kryeministri Sali Berisha u cilësua si një sukses i madh, si një protestë që pati pjesëmarrje të gjerë të qytetarëve, si një protestë që e zgjoi popullin dhe bëri që vendi të ketë opozitën e vërtetë përballë qeverisë, e cila tashmë duhet të ketë frikë sepse ditët e saj në pushtet po shkurtohen shumë. Gjuha me lëvdata për protestën dhe për suksesin e protestës ishte shumë e thekshme dhe veç përfaqësuesve politikë të “Foltores” që e thirrën atë, ajo u pa mbizotëruese edhe në mjaft programe televizive. Sfera publike te ne është një entitet i shkatërruar me kohë. Kjo dihet.  

Sfera publike ka për detyrë, është ideuar të luajë rolin e një hapësire midis politikës, midis sistemit politik dhe popullit në mënyrë që ky i fundit të kuptojë apo të ketë mundësinë të kuptojë të vërtetën. Sfera publike është ideuar si vendi ku në mënyrë racionale, me argumente logjike, pa pasione dhe pa gënjeshtra, pa orekse dhe pa manipulime të debatohet dhe të diskutohet realiteti politik dhe çdolloj gjëje që ka të bëjë me shoqërinë në mënyrë që shoqëria dhe njerëzit të kuptojnë të vërtetën jo siç e thotë sistemi politik, por siç ajo del nga ky debat racional dhe i pandikuar nga politika.

Në kushtet kur politika, sistemi politik flasin me lëvdata dhe hiperbola për protestën, në kohën kur politikanët dhe sistemi politik thonë se protesta ishte “madhështore, qytetare dhe trembi për vdekje qeverinë”, në kohën kur media dhe ata që drejtojnë programet në media përdorin gati të njëjtën gjuhë ose e mbrojnë qëndrimin e politikës atëherë sfera publike është shkatërruar dhe është shumë e vështirë të thuhen gjëra kundër kësaj atmosfere ose kundër kësaj së vërtete të dakordësuar midis sistemit politik (“Foltores” në këtë rast) dhe sferës publike. Kjo sëmundje e sferës publike është shumë më e rëndë kur diskutohet qeverisja apo natyra e qeverisjes së Kryeministrit Rama. Ramën është padyshim shumë I mbrojtur por kjo është një temë tjetër.

Gjithsesi, disa gjëra duhen thënë mbi protestën e 20 shkurtit. Shqipëria ka krijuar një traditë shumë të sëmurë të diskutimit mbi protestat dhe mbi natyrën e protestave. Shqipëria ka gati dy dekada që e ka bërë normale thirrjen e protestave nga partitë politike. Shqipëria ka mbi dy dekada që i sheh partitë si aktorë që thërrasin dhe që duhet të thërrasin protesta kundër qeverisë. Shqipëria ka mbi dy dekada që i gjykon protestat nga një numër standard pjesëmarrjeje, që do të thotë se një protestë quhet e madhe dhe e suksesshme në qoftë se ajo mbush me njerëz hapësirën nga dera e Kryeministrisë deri diku tek Ura e Lanës.

Protestat parimisht janë një mjet që u përket atyre që nuk kanë mundësi të jenë në Parlament, atyre që nuk kanë mundësi të flasin në media apo në televizione, atyre që nuk kanë mundësi të organizohen dhe të krijojnë grupe parlamentare duke hyrë në zgjedhje, i atyre që janë të dobët dhe pa mjetet politike për të shprehur apo kundërshtuar qeverinë dhe vendimmarrësit. Protestat parimisht u përkasin minatorëve, punëtorëve, mësuesve, studentëve, bujqve, të rinjve, të papunëve, të dhunuarve etj. Kur politika, partitë thërrasin protesta ato në thelb iu marrin një mjet atyre që në mënyrë të natyrshme e kanë mjetin e tyre. Pra si parim partitë politike nuk janë autore apo thirrëse protestash. Partitë te ne prej kohësh, por po themi pa hyrë në debate prej dy dekadash, kanë monopolizuar protestat. Partitë e kanë bërë këtë nga pafuqia për të luftuar politikisht, nga pafuqia të prodhojnë ide dhe ekipe, mendim dhe frymë, forcë tërheqëse që t’i bëjë njerëzit t’u besojnë dhe të entuziazmohen.

Partitë në këto dekada kanë monopolizuar protestat sepse nuk duan të ndryshojnë, nuk duan të lëshojnë pushtet, nuk duan të hapin rrugë për njerëz të zotë dhe të rinj, për njerëz të aftë dhe të pakorruptuar që kanë ide dhe vokacion. Duke mos pasur fuqi për ndryshim, fuqi për lëshim pushteti, fuqi për tu tërhequr partitë rrinë dhe ngurtësohen dhe thërrasin protesta. Kjo sjellje polarizon në mënyrë ekstreme politikën, zhduk të vërtetën pasi në një konflikt dhe zhurmanjë të tillë e vërteta nuk merret vesh. Kjo sjellje i kthen partitë në organi zime që vegjetojë dhe që kalbëzohen dhe që presin që kalbëzimi i tjetrit të jetë më i madh në mënyrë që të fitojnë. Pikërisht për këtë shkak partitë aktivitetin e tyre kryesor kanë sharjen e tjetrit, denoncimin e tjetrit dhe protestat. Aq shumë e kanë ngulitur në mendjen e njerëzve këtë tipologji sa që mosthirrja e protestës është një blasfemi. Vetë njerëzit duke ua rrokanizur kokën prej dekadash me domosdoshmërinë protestës u kërkojnë partive protesta dhe partia është e mirë e fortë kur thotë do të kemi “protesta dhe vetëm protesta deri sa qeveria të bjerë”.

Pra, në këtë kuptim partitë e kanë gjetur protestën si një mjet për të fshehur pafuqinë, për të fshehur korrupsion moral apo politik (dhe fizik ndoshta) për të fshehur qëndrimin në vend dhe kalbëzimin. Pra, në njëfarë mënyre protesta është vetëm një mjet për të rregulluar jetën e brendshme të partisë. Kjo nevojë për të rregulluar jetën e brendshme të partisë shpeshherë është nevojë për të rregulluar edhe pozitën e kryetarit ose të atyre që udhëheqin partinë.

Kjo gjë është parë në protestat që bënte Rama pas zgjedhjeve të vitit 2009. Rama duke ngritur një çadër para Kryeministrisë dhe duke bërë grevë urie e dinte që nuk do ta rrëzonte kurrë qeverinë e Berishës, por e bënte sepse me protestën mbante partinë të karikuar dhe mbante vendin e tij në krye. E njëjta gjë edhe me protestën e 21 janarit. Rama kërkonte të karikonte bazën e dëshpëruar dhe të shfaqej si një lider i fortë dhe jo të rrëzonte qeverinë. E njëjta gjë edhe me protestat e paszgjedhjeve lokale të majit 2011 ku Rama përsëri kërkonte të mbronte pozitën e tij dhe të mbante partinë të bashkuar. Të gjitha protestat e PD-së pas 2013 deri tek ato të pasdjegies së mandateve nuk mund ta rrëzonin qeverinë Rama.

Ato ishin protestat që kërkonin të mbanin partinë të karikuar dhe kompakte përballë humbjes së shpresës dhe besimit. Edhe protestat e Berishës në vitet 1998 e deri në vitin 2004 ishin po protesta me qëllim të rregullimit të jetës së brendshëm të partisë, për të kompaktësuar partinë, për të qëndruar të bashkuar rreth kryetarit dhe jo për të rrëzuar Nanon.. Një aspekt i rregullimit të jetës së brendshme është edhe ai i mosmbajtjes së përgjegjësisë. Duke dalë në protesta atëherë askush nuk mund të kërkojë përgjegjësi sepse fajtori është armiku përballë dhe ai që kërkon përgjegjësi është me armikun.

Kësisoj protestat te ne u shndërruan gradualisht në mjete të rregullimit të jetës së brendshme të partive dhe sidomos të nevojave të kryetarit dhe më e keqja kjo u pranua në një farë mënyre nga shoqëria si diçka normale. Si diçka normale u pranua edhe pjesëmarrja. Mjafton që në shesh të dalin 10 mijë vetë dhe ajo quhet protestë e madhe madje madhështore. Po dolën më shumë është gjigante. Sheshi i bulevardit nga Kryeministria deri te Galeria Kombëtare është rreth 11 mijë metra katrorë dhe nëse ai do të mbushet plot dhe njerëzit do të jenë ngjeshur fare (d.m.th. 4 veta në një metër katror), atëherë aty do të jenë 44 mijë vetë. Rama, Berisha dhe Basha kurrë nuk e kanë mbushur atë shesh plot në 30 vite. Berisha në protestat “Nano ik” mund të ketë shkuar deri në 40 mijë në vitin 2004 dhe ajo mund të jetë protesta më e madhe. Rama (socialistët janë njerëz të celulave, por jo mitingjeve) me zor duhet të ketë nxjerrë 25 mijë vetë. Basha mund të ketë shkuar deri në 30 mijë vetë në një nga protestat e veta më të mëdha. Protesta e 20 shkurtit që ishte më vogël sesa të mëdhatë e Berishës në 2004, Bashës në 2019 apo Ramës në 2009, por ishte gjithsesi “e madhe” nga standardi i protestave partiake, ishte edhe më e vogël se sa protesta e Berishës në 7 korrik të vitit 2022 (ajo 7,7,7 e famshmja). Një protestë të tillë të “madhe” në një qytet me 500 mijë banorë dhe me njerëz që vijnë me autobusë dhe furgonë të mbledhur nga seksionet e partive në çdo degë do ta cilësonte të papranueshme si protestë të popullit çdo mendje normale. Partia demokratike dhe lëvizja e Foltores kanë së paku 7 mijë seksione, dmth 7 mijë kryetarë seksionesh dhe 7 mijë sekretarë seksionesh.  Këto janë disa të vërteta të dhimbshme për krizën e partive tona, të cilat kapen pas aktesh të tilla “protestash të mëdha”. Këta protesta që iu duhen partive jo vetëm që nuk i duhen popullit, por i bëjnë dëm atij sepse e bëjnë sistemin politik shumë më hipokrit.

Karry Ratingan, një profesor i universitetit të Armherst, thotë se një protestë që të ketë sukses duhet të plotësojë dy kushte. Ajo duhet të vazhdojë pa u ndërprerë dhe të rritet me kalimin e ditëve. Së dyti, ajo duhet ta bëjë qeverisjen të pamundur. Vetëm protesta të tilla janë ato që i rrëzojnë qeveritë. Çdolloj proteste tjetër është kot, është gënjeshtër dhe bëhet për qëllime të brendshme të partive. Giullia Pastorella e Lonndon School of Economics i quan protesta qesharake dhe thotë se në asnjë vend në Perëndim partitë nuk thërrasin protestat dhe t’i udhëheqin ato. Sigurisht, thotë ajo, që kurrë një protestë partie nuk e rrëzon qeverinë. Pra, që protesta e Foltores të rrëzojë qeverinë, ajo duhet që të mos ndërpritet, të bëhet më e madhe me kalimin e ditëve dhe ta bëjë qeverisjen të pamundur. Pra, duhet që ajo në datën 8 të rritej, të rritej edhe në datën 9 e kështu me radhë. Duhej gjithashtu që punëtorët e transportit, të shkollave, studentët, punëtorët e shërbimeve, mjekët, elektricistët etj., të linin punën dhe të bllokohej qeverisja. Pra, të ndodhte ajo që ndodhi në vitin 1991 me qeverinë Nano, ajo që ndodhi në Ukrainë në vitin 2008 me revolucionin portokalli, ajo që ndodhi me revolucion e karafilave në Portugali, ajo që ndodhi me përmbysjet në Çeki, në Poloni, në Rumani në vitet 1988-1990.

Kjo gjë nuk mund të ndodhë kurrë te ne në kushtet e sotme dhe protestat janë një gjë që u shërbejnë vetëm organizatorëve. Kjo është një histori e dhimbshme, e jona me protestat. Këtë herë, për herë të parë në këto 30 vite, protesta e datës 20 shkurt nevojën për të rregulluar jetën e saj e të brendshme e kishte tmerrësisht të hapur dhe gati të thënë ashiqare. Protesta këtë nevojë e shihte si luftë me kundërshtarin partiak brenda partisë dhe kundërshtarin jopartiak jashtë partisë. Protesta e datës 20 shkurt u bë si shumë herë të tjera për të mundur ata që kundërshtojnë Berishën dhe kërkojnë që Partia Demokratike të mos merret në mënyrë të paligjshme, me revolucion nga Berisha dhe të mos përfundojë në një organizatë të izoluar. Ky ishte armiku i brendshëm partiak. Armiku i jashtëm jopartiak ishin ambasada amerikane, vendimi i Departamentit të Shtetit që e shpall ish-Kryeministrin Berisha dhe reforma në drejtësi.

Si përherë në këto vite ishte protestë partiake për nevojë të brendshme duke “gënjyer” se po bëhet kundër Ramës. Është e drejtë absolute e mbështetësve të Foltores dhe e Berishës të bëjnë protesta, por duhet thënë e vërteta. Ajo ishte një protestë e mbledhur me sforco, e përgatitur për dy tre javë  javë rresht duke shkuar te çdo anëtar dhe duke sjellë me mund aq sa mundën njerëz me makina dhe autobusë nga çdo cep. Protesta u bë në kontekstin kur populli, si gjithmonë në këto dy tri dekada, rri në shtëpi apo në kafe në një qytet me 500 mijë banorë.

25 Komente

  1. K
    Klaus

    Ky shkruan aq gjate sikur do ti mbushi mendjen vetes. Prandaj nuk e lexon dot njeri.

    1. L
      Lungara

      Paversisht, te pergezoj Zekthi per analizen e sakte!

      1. D
        Drinj

        O zekth ne bythen e bashes … ju as proteste nuk beni dot, as vota nuk keni dhe jeni kandisur me 10 deputete ne parlament! Ju rrofte vula qe ua ka lene Rama pikerisht se nuk perfaqesonu asgje dhe jeni thjesht hiça. Ata qe kane dale ne proteste a ne votime mire ose keq jane opozitare ndersa ju nje fasade e neveritshme e pushtetit!

        1. R
          Realisti

          Sidoqoftë paraqet nje relitet

      2. R
        Realisti

        Kur Zekthi bën analiza politike është të ikësh me vrap. Zekthi na trego pak analizat e tua për të bojkotuar zgjedhjet dhe rolin e Berishës në gjithë këto afera korruptive ... A ke gjë për të thënë se dikur e mbroje hapur she shaje Ramën. Nuk them se Rama është qelizat por du të të them se ti dhe shumica e nazistëve kutërboni injorancë totale.

      3. S
        Shkembi

        Cdo thirrje partiakesh per proteste, duhet marre si mlithme fashizmi dhe drejtesia duhet te dale ne balle ne mbrojtje te kushtetutes e te vendit.

        1. S
          Sllobodanka

          "Protesta" Rithemelimit te Sali Berishes u tha hapur se pse u be: per VULEN e PD-se.

          1. K
            Koli

            Duket sikur fjala micgun eshte krijuar per Zekthin.

            1. k
              katarakti

              Një analizë shumë e mprehtë dhe e saktë. Dhe që nuk është trajtuar më parë me këtë thellësi. Përgëzime autorit. Por duhet kuptuar se kemi një mentalitet tribal si popull, ku sundon bajrraktarizmi apo i pari i çetës. Të tjerët ndjekin dashin e kopesë. Jo më kot zejen kryesore në shekuj kemi pasur blegtorinë! Hallet e partive, e kryetarëve të tyre, e ish-doganierëve, shefave të policisë etj etj, që kanë humbur pushtetin apo postin, nuk janë halle të popullit. Është e lemerishme që ende pas 34 vjetësh gjasme demokraci po i njëjti njeri ndez turmat për interesat e veta personale apo familjare! Edhe mediat shqiptare janë për faqe të zezë. Nuk ka panele specialistësh që të diskutojnë për mënyrat dhe strategjinë e zhvillimit ekonomik të vendit, për ndaljen e imigracionit, për rritjen e sigurisë dhe mirëqënies së njerëzve etj etj. Po jo. 24 orë në ditë merren me çfarë tha Berisha, çfarë tha Rama etj etj. Saqë këtyre të fundit iu duket vetja sikur janë perënditë e Olimpit! Nuk ka studiues dhe elitë shoqërore të pavarur dhe të arsimuar. Edhe në kohën e Zogut ka pasur më shumë debate dhe nivel intelektual si ky i sotmi. Tani maja, kulmi, (sumumi) i inteligjencës gjendet te emisioni i Fevziut, apo asaj te "Open"! Nuk ka më shkencëtarë, profesorë të mirëfilltë apo edhe fillozofë socialë. Jo. Ka vetëm militantë qafëthyer që ndjekin të parin e kopesë. Me pak fjalë: na mungon qytetaria. Kjo spjegon gjithçka. Deri edhe namin e shqiptarëve nëpër botë si delinkuentë të lindur!

              1. S
                Shko

                Kush ja var lugatit non grata...varri lesht smerret vesht...fuck berrishjanve...serbomalazeze.....kurva udb...shpallje antikimbetar

                1. D
                  Demotakercita

                  Pas shembies te diktatures hapi i pare ishte shkaterimi i marredhenive te punetoreve e fshatareve. Sindikatat e krijuara thjesht ishin vegla te partive te sapo krijuara.Ramizi,saliu,Fatosi e kushdo tjeter i trembeshin organizimit sindikal.Per te mos patur organizime udha 80% duke i larguar nga puna.Hapen kufijte dhe fshine cdo proteste.Tani protestat behen vetem ne emer te partise.

                  1. O
                    Oltion

                    Zekthi eshte nje intelektual me njohuri shume te sakta ne fushen e politikes dhe ngre shume probleme me interes te madh ne kete faze te perpjekjeve qe bejne njerezit e ndershem per te dale nga ky kurth teper i rrezikshem qe i kane kurdisur matrapazet politike qe kane uzurpuar Shtetin prej 32 vitesh, qe kane vjedhur e shkatrruar pasurine kombetare, qe kane vrare, kane dhumuar, poshteruar dhe ngritur sisteme neofashiste me parate e vjedhura per te mbajtur perjete sundimin. Edhe nje e mire qe u duk se po i vinte si dhurate nga Zoti, siç ishte sistemi i Drejtesise, edhe kjo deshtoi "me sukses" pikerisht per shkak te pushtetit teper te fuqishem e kriminal qe disponojne bandat kriminale qe sundojne vendin e ku padrejtesisht derdhen lume miliarda lek te taksapaguesve shqiptar. Analiza eshte e thelle e teper e sakte. Partite politike i kane te paket intelektualet serioze siç eshte Profesor Zekthi, te cilin po ta vini re ne rastet kur ai merr pjese ne debate te akshihaneve televizive, me porosi "Nga Lart" atij, pra Zekthit i qepin dy tre çakallë qe ti presin fjalen, i bejne zhurmuesin, e provokojne, perpiqen ta fyejne pikerisht nga frika se thote gjera te mençura e me kurajo flet mbi te vertetat e hidhura. Ne lidhje me komentin e Kataraktit, ku nder te tjera thot se ne emisionet tek OPINIONI na u mblidhkan SUMUMI, pra ajka e inteligjences, kam mendimin se emisioni Opinion eshte emisioni me i pandershem ndaj kombit shqiptar dhe atij qe jeton ne Shqiperi. Emisioni Opinion, eshte nje lavatriçe e ndyre ku prej vitesh lahen e shperlahen figura te ndyra e antikombetare qe kane shkatrruar te ardhmen e ketij vendi dhe nga a na tjeter me nje sadizem te pashoq, jane masakruar figura qe i kane bere nder Shqiperise, por qe ekzisteca e tyre u prish rehatin gangstereve qe sot derdhin miliarda tek qenefet si Opinion, Te Paekspozuarit, Syri, e te tjere per te shtremberuar historine dhe bombarduar sidomos rinine me genjeshtra te turpshme.

                    1. k
                      katarakti

                      O Oltion! Nuk e ke kuptuar sarkazmën?! Apo e ke lexuar shpejt?! Ka pasur edhe një pikëçuditëse "!" në fund të fjalisë.

                    2. L
                      Loran shehu

                      Nje kok loqe asgje me shum esht ky tipi

                      1. D
                        Demokrati orëve të para

                        Bravo për analizën Fitim Zekthi.

                        1. R
                          Real

                          Nuk ka kush durim te lexoje carcafet e ketij bedeli por qe ne rreshtat e para u pa qarte se ti je nje bythe lepires i pushtetit kriminal te ripjelljes.

                          1. O
                            Oltion

                            Degjo o Real. Ti lexo ato bejtet e atij mjeranit Gjekmutit, i cili do mbetet ne histori se si ne keto momente te nje krize te thelle qe e ka perkulur ish PD-ne, Gjekmuti, i cili eshte edhe mesues, shkruan gjoja satira se çben ky apo ai deputet apo deputete e maxhorances, seç fute disa fjale turke pa kuptim, tamam nje intrigant, ne nje kohe qe merr rrogen si deputet dhe nuk di te beje nje analize, nje editorial se si u krijua kjo krize e si dilet prej saj, ashtu siç ben Profesor Zekthi. Dhe keta balashe nga se nuk dijne te bejne ate qe ben Z.Zekthi, i kthehen me te gjitha baterite per ta nenvleftesuar. I gjith meraku i Gjekmutit eshte ti serviloset nongrates, te futet edhe nje here ne Kuvend se ka para dhe ofiqe. Bravo edhe njehere Profesor Zekthi.

                            1. A
                              Ali Pasha

                              Fitim Zethi ka ngelur të gazeta e Meros, por në fakt eshte i PD-së. Çfarë fytyre more aman

                              1. n
                                nje qytetar

                                Bravo o Timi me mbiemer aq kuptimplote Zekthi...se Zektha te tille i duhen ketij Pushteti per ti paraqitur si opozitar Dordolece me Vulen e "PD" ne qafe!

                                1. A
                                  Alban Dega

                                  NJE ROMAN QE NUK E LEXON AS VETE AUTORI! Shume fjale e sllogane pa koke e pa kembe…. Kuturu !

                                  1. P
                                    Proshi

                                    Shyqyr qe u kthjelluat ne kete rendesi te protestes ME asnje shpet European nuk organizohet proteste nga partite. Ka mbi 20 vjet ne Greqi qe vetem KKE ngre te rinj ne ndonje proteste. TANI JO.

                                    1. P
                                      Portokall

                                      Po bejeni ju nje proteste.....pse nuk e beni...sindikata nuk ka...ndaj si parti opozitare mund ta beni po te keni....

                                      1. N
                                        Nje qytetare

                                        Shume dakort me Z.Zekthi.

                                        1. U
                                          Ushtari.

                                          O Fitim bjeri me shkurt se behesh me i kuptueshem sa me gjate ti bjesh me teper i llodh njerezit per te te lexuar.Sa me shkurt aq me i kuptueshem je.Ke shume filozofi brenda por je jashte realitetit qe eshte ne te dy apo tre pjeset e PD.Nuk ma do mendja se ata do te kuptojne kjo eshte me e pakta por me e keqja eshte se atyre nuk u pelqen te te kuptojne dhe jo pastaj te bejne sic mendon ti.Respekt per figuren tuaj e per idet qe ke se si duhet te jete nje parti qe te jete konkuruese.Kjo eshte ne te mire te demokracise ne vend e te te gjithe shoqerise.Edhe nje here Respekt ler Ju Fitim.

                                          1. O
                                            Oltion

                                            Katarakti, e rilexova komentin tuaj. Mund te keni te drejte qe e kam lexuar shpejt dhe nuk e kam vene re pikëçuditesen dhe tani e kam te qarte permbajtjen e komentit tuaj. Por jo per kompensim te ndjeses time, kerkoj te me mirekuptoni se ne kritikat e rrepta ndaj rolit destruktiv te emisioneve qe kam renditur, ju nuk jeni bere shkak qe une te shprehem ashtu. Pra nuk jam ndikuar nga shkrimi i juaj. Une dhe disa kolege te mij, kemi vendosur te mos ndjekim emisionet Opinion, Te paekspozuarit (titull banal-me demek, sipas inisiatorit, ata qe perfundojne ne kete emision "do u çirret maska"-nje lloj sadizmi), Open, Top Story, ku masakrohen njerez te ditur e me dinjitet, nga B. Fevziu, Y. Rakipi, G. Duma e ndonje tjeter, ku ndodh e paimagjinueshmja, te ftuarit edhe ftohen edhe trajtohen kafsherisht, duke u a nderprere fjalen per mendime qe nuk u shkojne pershtat pronareve te tyre, i fyejne pse mendojne ashtu,u turrin çakejte qe i mbajne si qente e gjahut , me komande deri sa ne disa raste jane detyruar edhe te lejne emisionet. Ju uroj gjith te mirat Kararakt. Oltioni.

                                            Lini një Përgjigje