Edi Rama, mjeshtër i madh i lajmit botëror

29 Shkurt 2024, 20:18Blog TEMA
Edi Rama, mjeshtër i madh i lajmit botëror

Nga Nikoll Lesi

Edi Rama mund të ketë njëmijë të këqijat e botës, sikurse thotë PD e Saliut, porse në raportet ndërkombëtare për të lartësuar emrin e Shqipërisë, mbetet ekselent. Natyrisht ai punon edhe për emrin e tij.

Edhe Berisha, edhe Nano, edhe Meta janë munduar të shkëlqejnë në marrëdhëniet ndërkombëtare, por nuk e arrijnë karizmën dhe elokuencën e Edi Ramës.

Në dy ditë Tirana u kthye në lajm kryesor në botë, sidomos në Europë.

Dje ishte Samiti për Ukrainën. Mjeshtërisht Edi Rama e organizoi në Tiranë, natyrisht gjithçka e kishte planifikuar me finesë, duke ditur se Presidenti Zelenski është emri më i lakuar në planet për shkak të luftës me Rusinë.

Me një skenar që vetëm Edi Rama mund ta bëjë, ai mori përkrah Zelenskin dhe e rreshtoi në sheshin para Pallatit të Kongreseve e krah tij priste delegacionet e krerëve të shtetëve.

Një akt të tillë vetëm Edi Rama mund ta bëjë!

Shqipëria u kthye në lajm kryesor botëror. Një reklamë e papaguar e Edi Ramës. Nuk është puna se çfarë miratoi Samiti dje, por lajmi dhe e veçanta mbetet se Rama e solli Zelenskin në Tiranë.

Ndërsa sot me datë 29 shkurt, Edi Rama kishte Samitin tjetër, atë mes Bashkimit Europian dhe shtetëve të Ballkanit Perëndimor.

Udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesë të Komisionit europian dhe institucioneve financiare ndërkombëtare, janë mbledhur sot në Tiranë për të diskutuar rreth Planit të rritjes që Komisioni europian ka ofruar për rajonin. Bëhet fjalë për 6 miliardë euro të vëna në dispozicion për të sjellë disa prej përfitimeve të anëtarësimit në BE në rajon përpara anëtarësimit, për të nxitur rritjen ekonomike dhe për të përshpejtuar konvergjencën shumë të nevojshme socio-ekonomike mes vendeve të rajonit dhe Bashkimit europian. Qëllimi është që në thelb, t’u mundësohet vendeve të Ballkanit Perëndimor, që të përshpejtojnë reformat dhe investimet për të zmadhuar shpejtësinë e procesit të zgjerimit dhe rritjen e ekonomive të tyre.

Siç deklaroi dhe Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, zbatimi i Planit të rritjes, “ka mundësi që të kontribuojë për të dyfishuar ekonomitë e BP në 10 vitet e ardhshme”. Nga ana e tij kryeministri shqiptar Edi Rama solli një shembull konkret të përfitimeve të rajonit, ndërsa vuri në dukje se “nëse përmbushim të gjitha kriteret për zonën e përbashkët të pagesave, zonës evropiane të përbashkët të pagesave, do të ulim me gjashtë herë tarifat e qytetarëve tanë që ndodhen jashtë për të dërguar para në shtëpi, duke qenë se do të ulë 6 herë koston e të gjitha transaksioneve të biznesit me vendet e BE-së. Vetëm duke bërë këtë, ne në Ballkanin Perëndimor mund të kursejmë afro gjysmë miliard euro në xhepat e njerëzve”.

Kryeministri Rama kërkoi angazhimin e të gjithë vendeve të rajonit në mënrë që siç u shpreh ai, të mos humbet kjo mundësi. “Me planin e ri të rritjes tashmë në fuqi domosdoshmëria është e qartë, ose do të ndërmarrim hapat e nevojshme për të ecur më pranë BE-së e njëri-tjetrit ose të rrezikojmë të dështojmë për të zënë një vend në tryezën e BE-së e për t’u dhënë ekonomive e qytetarëve tanë një siguri për nevojat e tyre për vitet që vijnë. Ose e bëjmë së bashku ose dështojmë së bashku. BE është tanimë me e gatshme se kurrë të na ndihmojë që të bëhemi pjesë e konstelacionit të saj. Duhet të jemi ne tashmë më të gatshëm se kurrë të ndihmojmë veten për të mos e humbur këtë dritare të re të hapur mundësie”, u shpreh zoti Rama.

Në një rajon ku konfliktet dypalëshe kanë qenë ato që kanë diktuar më së shumti të ardhmen, kryeministri shqiptar drejtoi thirrjen që “t’i lëmë mënjanë këto dallime për një punë bashkëpunuese e jetike që kemi përpara me synim për të transformuar rajonin e vendet tona. Sigurisht çështjet dypalëshe mbeten por duhen zgjidhur përmes bashkëpunimit e dialogut dypalësh dhe jo të ndërhyjnë në këtë ushtrim të ri shumëpalësh”.

Pra në dy ditë rrjesht Tirana ishte lajmi dhe qendra e politikës europiane.

Dita e djeshme ishte reklamë për Shqipërinë, ndërsa sot Edi Rama shfrytëzoi çdo mundësi që Bashkimi Europian të financojë projektet për vendin tonë dhe natyrisht edhe Rajonin.

Ky është Edi Rama, mjeshtër i madh i lajmit botëror.

36 Komente

  1. b
    brunilda

    tevlumte shum mire e ke thene ky eshte mjeshtri i madh ,te tjerat jan llafe kazani

    1. B
      Bujar Kanapari

      Cfare fitojne qytetaret e thjeshte, shqiptaret se Tirana u be lajm? Shqiperise i duhet nje kryeminister qe buxhetin e shtetit e perdor per te mira materiale, per te nxitur rritjen e prodhimit, pagave dhe mireqenies dhe jo per shoun e radhes. Elbasani nuk ka nevoje sot per aerodrom, por ka nevoje per investime ne sferen prodhuese. Me e keqja eshte, se edhe kandidatet per kryeminister ne te ardhmen, nuk eshte se premtojne shume. Ne zonen rurale, shtrohen dhe vidhen te ato rruge kryesore lagjesh, nderkohe rruget kryesore qe lidhin tokat bujqesore nuk jane funksionale, mjafton nje shi edhe ne Korrik apo Gusht. Kete pune kane bere 30 vjet, shtronte nje rruge nje kryetar komune, me kete rruge do te vidhnin edhe kryetaret e tjere duke e ''shtruar''

      1. M
        Mondi Hajro

        Po çdo gje fiton, ritje ekonomike fiton , stabilitet ekonomik fiton , cfar duhet te fitoje tjeter ?

      2. Y
        Y

        Mjaft me me dyzime Nikoll,ndaje mendjen, Shqiperise i duhen ndoshta 100 vjet qe ti vij perseri nje Edi Rama. Prestigji qe i dha EDI Rama Shqiperise do e kishte zili cdo shtet i Ballkanit. Vetem treshja Sali-Metà-Kurti jan merzitur nga suksesi i Shqiperise dhe i EDI Rames. Kjo treshe per inat te Rames po fle me mullixhiun(Greqine)

        1. A
          Antiberishisti tropojan

          100% saktë, vllajo@

        2. a
          american23al

          Nje artikull shume real, ndersa Rama po bene nje burim te mire informacionit per Shqiperine, opozita eshte bere burim i informacioneve negative dhe jo normale te aktivitetit politik duke ju kthyer metodave primitive dhe extreme te kerkuarit te pushtetit si rezultat i pa aftesise se tyre dhe besueshmerise ne popull.

          1. s
            sali

            Shqiptaret duhet te kuptojne qe shqiperia eshte me fat qe u ndodh Edi Rama qe shkateroi Talibanizmin Berishist e hajduterine LSI,Verejtje per cdo qeveri ka si kudo ne bote,Po lartesine e prestigjin qe i ka dhen shqiperise ne bote Edi Rama nuk ja ka dhene asnje pushtetar ne historine e kombit tone.

            1. E
              Enveri

              Rama ka experience nga ceremonite e Enver Hoxhes

              1. S
                S

                O Nikoll,nuk eshte mjeshter,po eshte i zgjuar dhe puntor,as kemi patur deri tani,dhe nuk do kemi per nje kohe te gjat nje te dyte si ai.

                1. S
                  Saluku

                  Bravo shume e vertete

                  1. P
                    PN

                    Me ne fund e kuptove zoti Lesi, se per shume kohe je perpjekur te ruash mesin, siç ben gjonmarkaj, ...

                    1. b
                      bimi

                      Po ndaj te njejtin mendim me ju Z. Lesi

                      1. E
                        Edi

                        SHUME E SAKTE. NE EMIGRANTET E NDJEJME ME SHUME KETE IMAZH QE I KA DHENE KOMBIT SHQIPETAR NA BEN KRENAR QE KEMI NJE KRYEMINISTER SI JU EDI.

                        1. f
                          fcb

                          Ky leshi vetem gojore di te beje.

                          1. G
                            Gjekmutprejlezhe

                            I nderuar zLesi , ti e ke qef kundra rrymes po ke aftesi edhe ta gjesh rrugen . Salmuti e Like haleja nuk e kane pasur mendjen te punonin per interes te vendit po mjeshtra per te vjedhur aq sa jane bere te pa konkurushem ne bote per pasuri te vjedhura , ndersa Nano shume liberal ha pi e nje sy qorr e nje vesh shurdh . I madhi EDI RAMA nuk eshte vetem i piarit po edhe i punes , po ta kishim pasur ne krye qysh ne 92 sot vendi do ishte e sigurte ne BE , po na doli perpara nje malok i quajtur Sali mut Bisha e do ta vuajme per shume kohe si duket akoma se ka mbjelle fare te ndyre .

                            1. S
                              Sokrati

                              Konkluzionet për këta dy lajme të mëdhenj për Shqipërimë dhe Edi Ramën nën penën e mjeshtrit të gazetarisë shqiptare, Nikoll Lesi, janë shumë të vërtetë dhe domethënës. Asnjë ish kryeministër nuk mundet t'i afrohet zotit Edi Rama për anën mjeshtërore të organizimit të takimeve, samiteve, konferencave ndërkombëtare dhe deri në drejtimin e radhës në KS të OKB. Fjala e tij dëgjohet me vemendje, ndërsa emri i Shqipërisë nderohet dhe ngrihet lartë. Respekt për kryeministrin Edi Rama! Respekt për gazetarin e njohur dhe politikanin Nikoll Lesi!

                              1. Z
                                Zeti

                                Mjeshter i madh por ne median franceze dhe jo ne gazeta lagjesh si Tema, eshte degjeneruar fare. Pasi atje thuhen te vertetat dhe askush nuk merzitet

                                1. R
                                  Rimi

                                  Shume e drejte. Vetem mjeshter lajmi eshte dhe propagande. Nje kryeminister qe do te pastroje nga balta figuren dhe imazhin qe e ka ndotur me korrupsion, abuzime, krim dhe vetem mashtrime.

                                  1. A
                                    Asd

                                    Koha eshte armiku me i madh i genjeshtrave dhe shtirjes. Perendimi eshte mesuar te vleresoje te ndara formen dhe permbajtjen. Qe ata (liderat) buzeqeshin nuk do te thote qe e hengren sapunin per djathe.

                                    1. Y
                                      Ymeri I pikëlluar

                                      Kur tall bythën edhe Nikua nga Lezha me Ed Ramen ska ngel më njeri pa freskuar topat. Ky Nikua nga Lezha eshte nominuar per çmimin Pulitzer, dhe ka per ta marre. . Pasi te intervistoje Ramen qe do behet Papë ne Vatikan.

                                      1. d
                                        dali

                                        Ka nje vit qe ka fut koken poshte boleve te ames Nikolla dhe akoma se ka prishur...

                                        1. O
                                          O tempora o mores

                                          E ka te pamundur,ky lloj katundari lezhjan,te behet gazetar,sic e kerkon kjo fjale.Ate Berishe,qe i dogji gazeten dhe godinen,mbas pak e perqafon dhe e levdon.Dhe ja tani,shikon vitrinen e cfaqies dhe nuk do te shikoj se cbehet ne vendin qe jeton.Pa le,qe spekullon dhe me tej,qe ketij grumbullimi i qenka bere dhe jehone ne bote,kur nuk ishte vec nje jehone e vakur,ne ndonje lagje te Ballkanit.Dhe kjo per faktin e thjeshte,se Shqiperia e vogel dhe me halle shume,nxjerre gjoksin per te zgjidhur problemet e medha te Ukraines,kur vet Perendimi i fuqishem,ndodhet para dilemash te medha.

                                          1. k
                                            kur njeriu ndjen kënaqësi...

                                            E po nuk na the nje gje se udheheqesi boteror i shtetit me te pa bindur ne bote, Albin Kurti me Kosoven, nuk moren pjese ne shperndrjen e miljardave qe do hedhe BE ne Ballkan. Si duket Kosova s'ka nevoje per asgje. Lirine ja mbron Rusia dhe s'ka me nevoje per Ameriken, parate ja jep Serbia dhe s'ka nevoje per Europen, gruan e ka te huaj dhe s'perzihet ne çeshtje femrash me presidenten ect ect ecte...Albini o do behet lider boteror o do vdes. Te ja rruajne kosovaret qe e mbajne ne krye!

                                            1. B
                                              Boston

                                              E shkrojtur shume sakte dhe teper profesional. Urime Z. Lesi

                                              1. V
                                                Vranakonti

                                                Bravo Lesi.

                                                1. A
                                                  Arku

                                                  Më në fund ke filluar të dhkruash të vërtetën siç ke bërë dikur.

                                                  1. R
                                                    Real

                                                    Ky eshte kryehajni i Albanistanit, mjeshtri boteror i hipokrizise.

                                                    1. s
                                                      shelegure

                                                      Bravo z.Lesi i ke thene te gjitha duhet ti veme ne dukje te mirat .

                                                      1. F
                                                        Flet

                                                        Edhe ti Nikolle, mjeshtër i madh i bythelepirjes je!

                                                        1. R
                                                          Raul

                                                          Vetem shpellaret e foltores mbreme nxinin nga keto dy samite te rendesishme , ato u mlodhen poshte ballkonit te tyrbes se imam Haxhi dede Sali babes me 40 hajdute dhe hodhen helmin e radhes ndaj gjigandit Edi Rama qe ecen i sigurte drejt mandatit te 4t ne 2025. Kurse mjeranet e foltores se vicidolit perfaqesohen ne imazhin publik me neonazistin Belo krrici qe beri thirrje per ti vene flaken parlamentit duke imituar pas 91 vitesh Geringun e Rajhut te Trete qe dogji Rajshtagun ne Gjermani dhe solli ne pushtet Fyrherin. Po ashtu perfaqesohen dhe nga tallagjarja e Tiranes juristja e plepave Adriana nockederrja, shpifarakja me e madhe e planetit qe deklaroi se po erdhi ne pushtet do ti vinte tritolin kullave ne Tirana. Ky eshte modeli udheheqes i trushplareve qe shkojne cdo nate poshte tyrbes duke shqetesuar banoret e shkrete qe ju a kane bere jeten te padurueshme per 2 muaj por skane cfare bejne. Dhe duan pushtet keta bandite qe mbajne si modele Vokshi sygerdoqen me vetullat e marra borxh te cim gjates apo Luciano boksierin qe rrahu Gjergj Lucen ne Elbasan poshtersisht me ndihmen e gangstereve qe e shoqeronin.

                                                          1. A
                                                            Alfred

                                                            Edhe ti mor Lesh pret ndonje kocke duke sherbyer me kesi pallavrash banale! Cfare ka prodhuar kjo, "summit"o mania e liderit suprem,rajonalo-globale?! Asgje prej gjeje! Vetem Nafijet mediatike, si puna e ketij Leshit ngazellehen dhe...presin te shperblehen!!!!

                                                            1. T
                                                              Trotski

                                                              Respekte Nikolle Lesi .Evidentove realisht Figuren e Edi rames ne Rrafshin Nderkombetar..Arritjet e Tij kane nderuar Shqiperine dhe kane rritur prestigjin e saj.Tashma per te hyre ne BE nuk kemi nevoje te kalojme nga Athina apo Beogradi. Po vijne ata drejt Nesh !!!

                                                              1. M
                                                                Mondi Hajro

                                                                Edi Rama eshte burre shteti dhe qe i duhet edhe shume gjate per te regulluar kete vend,pastaj gjerat e vogla regullohen rruges,mos e shihni bardhe e zi

                                                                1. s
                                                                  shpiragu

                                                                  BRAVO ,Nikoll.Edi Rama eshte mjeshter i komunikimit.E ka ngritur prestigjin e SHqiperis ne Qiell.

                                                                  1. a
                                                                    adi

                                                                    E vertet por merita e Kosoves edhe ne kete rast eshte e pamohushme sepse e Degradoj Beogradin dhe i dha vler Tiranes???????? jan ne ngritje siq thot Spartak Ngjela

                                                                    1. B
                                                                      Bozhigradi

                                                                      Jam shume dakord me logjiken tuaj deri ne njefare pike. Por mua me konkludon se gjerat e ndryshme kane nje gje te perbashket kur behen nga i njejti person: ato jane e njejta gje, i bere nga i njejti njeri, per te njejten arsye. Le te kujtoj per ju i nderuar gazetar Lesi qe Edi Rama leu nga jashte dikur te gjithe pallatet e vjetra te Tiranes. Nga jashte dukeshin bukur. Por nga brenda atyre ndertesave u ndryshoi ndonje gje? Ndryshoi lartesine e hyrjeve? Ndryshoi tubacionet e ndryshkura te ujit? Ndryshoi strukturen e brendshme? Ndryshoi mykun dhe lageshtine e brendshme? Ndryshoi vuajtjen e banoreve qe banonin ne keto pallate?... Ai thjesht i leu, ja shiti kete pune "te shkelqyer" budallenjve, fitoi kredibilitet vetem per vete te tij, dhe ja ku e kemi perseri. Tani i fut nje te lyer politikes se jashtme, se te brendshmen e ka ne thes, dhe populli do haje takimin me Zelenskin, do haje per dreke foton me Sorosin junior, do haje batutat bajate te tij dhe analizat tuaja. Kur ka servila si puna jote dhe e Mero Bazes, dhe kur i shkon, i lumte. Qenka politikan, thote populli per dike qe e dredh. Pra qenka politikan, thone te gjithe. Edhe ata qe e duan, edhe ata qe s'e duan. Ata qe e duan thone: opo i lumte kur i ec, ne na ka ne thes dhe mundohet t'i genjeje ata te tjeret qe s'i ka ne thes. Ndersa ju po lyeni fasaden e Rames per te mare ndonje bakshish.

                                                                      Lini një Përgjigje