Dëmi ndaj individit në emër të informimit publik

2 Mars 2024, 11:20Blog TEMA

Dëmi ndaj individit në emër të informimit publik

Nga Lavdrim Krashi*

Përgjatë ditëve të fundit, media i ka kushtuar vëmendje ngjarjes tragjike të vrasjes së një 50 vjeçari, e zbuluar para disa ditësh në vendin tonë. Ka filluar një proçes hetimi nga ana e autoriteteve përgjegjëse, për të zbardhur detajet e ngjarjes dhe identifikuar autorët.

Patjetër që ngjarja është tronditëse dhe e dhimbshme dhe është e rëndësishme që të analizohet dhe reflektohet me qëllim që të identifikojmë arsyet që mund të çojnë në ngjarje të tilla.

Mendoj se autoritetet përgjegjëse statutore, në formën e Autoriteteve Lokale (bashkive), Shërbimit Shëndetësor, të Arsimit, Policisë, atyre Sociale dhe të tjera, do të duhet të kryejnë një investigim individual dhe holistik (të tërësishëm) për të nxjerrë mësime, dhe mbi të gjitha për të minimizuar mundësitë që ngjarje të tilla të ndodhin në të ardhmen. Shoqëria është më e fortë dhe e shëndetshme pa ngjarje të tilla. Natyrisht, vendi ku duhet të kuvendohet për të ardhmen e vendit duhet të rishikojë dhe të amendojë, sipas nevojës, hapësirën ligjore, dhe pushteti egzekutiv në planin qendror duhet të sigurojë resurset e nevojshme, financiare dhe profesionale për parandalim dhe mbështetje.

Nga ana tjetër, media ka patjetër një rol të madh në informimin e opinionit publik por edhe përgjegjësinë që ta bëjë këtë në mënyrë etike dhe në dobi të shoqërisë. Është tepër shqetësuese që detaje personale dhe shumë specifike, ku bëhet gjithë kronologjia e jetës së të gjithë familjarëve, familjes së gjerë, të afërmeve dhe komunitetit, ndahen nga “gazetarë investigativ” dhe të shumë të ftuar në panele, pa asnjë lloj konsiderate për jetën private të këtyre personave dhe me shumë gjasa,pa dakortësinë e tyre, në emër të informimit publik.

Pyetja që vjen menjëherë në mendje është, “çfarë shansesh rehabilitimi kanë këta individë kur çdo detaj i jetës së tyre ndahet në studio të televizionëve, kombëtar apo lokal”? Nga një kërkim i thjeshtë online duket se qyetetarët rezultojnë më të përmbajtur në gjykimin e ngjarjes dhe shumë më të kujdesshëm në respektimin e privatësisë individuale.

Si mund të jenë të qetë dhe të pastër në ndërgjegjen e tyre profesionale, por dhe njerëzore, çdo person me një platformë publike , që në fakt përdorin aksesin që kanë në informacion nga një “position of power”, për të përkeqësuar edhe më tej jetën e një individi, familje apo komuniteti të tërë, duke nxjerrë gjithë detajet individuale dhe familjare në publik në emër të një “analize” që nuk jam i sigurt se kujt i shërben?

Nuk më pëlqen të them se në vende ku etika e komunikimit respektohet, gjërat bëhen kështu apo ashtu, por vërtet më duket jo njerëzore që profesionistë (gazetarë, analistë, pedagogë etj), nuk kanë asnjë konsideratë për të drejtën për privatësi të një individi apo më gjërë. P.sh pse duhen dhënë detaje identifikuese dhe shumë personale për të ndjerin dhe pjesëtar të familjes më të afërt dhe të gjerë, fqinjët e deri se çfarë thanë banorët e komunitetit mbi ngjarjen.

Unë kam punuar me qindra fëmijë, familje me histori të dhimbshme, me një akses informacioni tepër personal, por kurrë nuk më lejon etika profesionale, por edhe ligji dhe proçedurat e institucionit, ta ndaj këtë informacion në publik, sepse ky është Informacioni i tyre, JETA e tyre, të afërmëve por edhe pasardhësve të tyre, dhe është absolutisht jo e drejta ime ta ndaj atë informacion me gjithë dynjanë.

Është shumë saktë dhe e drejtë që bisedat dhe diskutimet duhet të bëhet për ligjin, për shërbimet që duhet të ekzistojnë dhe ofrohen për të parandaluar ngjarje të tilla por edhe ato rehabilituese. Por besoj se kjo analizë mund të bëhet duke ruajtur anonimitetin, pa shkelur konfidencialitetin dhe të drejtën për privatësi të çdo individi, perpetrator apo viktimë qoftë ky. Kërkoj mirëkuptim por është vërtet shumë sensitive dhe kjo duhet të respektohet nga mediat, profesionistët dhe kushdo që merret me këto çështje në Shqipëri. Qasja që të themi çdo gjë në “shesh të burrave” pa marrë parasysh pasojat negative, në konsideratën time janë krejtësisht jo profesionale dhe në fakt, në shkelje të të drejtave themelore për konfidencialitet dhe privatësi të çdo individi, detajet identifikuese të të cilëve ndahen nëpër studio.

*Autori është deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Ka një përvojë të gjerë në Britaninë e Madhe në trajtimin e kujdesin ndaj komuniteteve të goditura nga dhuna apo fenomenet e rënda

24 Komente

  1. N
    NWO Satanic Cult

    Fjale me vend..thene prej njeriut t'duhun...sidomos prej dikujt qe n'Londer ka marre gruan e shokut t'vet..kerkue azil t'pakten tre here me identitete krejt t'ndryshme dhe ka lujt me intriga t'pafundme ndaj gjithckaje e gjithkujt..fundja vjen prej fisit ma t'lodhun t'Dibres dhe si t'atille ishin inkuadrue n'llumin sllavokomunist ku i sherbyen zellshem andaj nuk mund t'pritej ndryshe..ndersa sot fale lidhjes me kabalin neo-komunist karriera e ndritun vazhdon..Zot ndihmona

    1. P
      Për korrektesë

      Shumë herë njeriu mëson prej komenteve fakte që nuk mund t'i mësonte kurrë nga vetë artikujt.

      1. D
        Demokrati orëve të para

        Sa njeri i poshtër dhe palaço qënke more i shkretë. Zi e paç jetën siç e ke o maskara.

        1. A
          ALB Patriot

          Pse? Ngaqe flet "armiku i Partise"?!

        2. A
          A

          Te lumt. Ka mashtruar dhe shokun e ngushte ne greqi, derisa nje dite shoku tak tak i trokiti ne londer. Dhe e la jashte.

          1. T
            Tepelena

            Sa fatekeqesi akoma ne 2024 te ka lene sistemi me pasoja te renda psiko-sociale dhe sigurisht akedemike! Do ishte mire te shfrytezoje Keto vite te mesoje drejteshkrim e kendim e te takoje ndonje psikolog te pastroje mendje e shpirt e te edukoje veten dhe familjen brenda mundesive! Jemi popull dashamires Por me njerez te vegjel kur behet fjala per arritjet e te tjereve . Uroj sherim te shpejte! Mbaresi e arritje ne informacione te verteta !

            1. D
              Drini

              Ti satanic cult do beje mire te vije emrin tend kur komenton ne menyre kaq te ulet e me shpifje per kte deputetin e nderuar qe trajton nje teme kaq te rendesishme qe llumi shqiptar mbulon cdo gje. Mbylle o njeri(ne qofsh i tille) halene se qelb dynjane. Hidhi mllefet ku te duash o satan por jo tek njerez te ndershem e korrekt. Sa per fisin qe i permend atij deputetit laj gojen mor bajge se ti per vete e paske satan or ty satan tu befshin pjelle pas pjelle.

              1. N
                NWO Satanic Cult

                Dri o Dri...i ziu Dri dil kah Seta e mer pak freski...thashe mos kishe noj pergjigje n'lidhje me bemat e k'tij t'ashtuqujtmit deputet qe dhe karriken e ka me emrim prej lidhjes Majko-Rama-Khan-Fabianisteve Skutho-Londinez...por si gjithmone vrer e qelbesine cet prej goje se ate mall t'mban barku..hajt me sh'net lepri vogel

            2. A
              A

              Èeeèeeèee o ladi. Ku te ka mbetur ora.

              1. P
                Piro

                Duket se institucionet shtetrore jane pushtuar nga injoranca dhe makutria. Fillimisht u sulmua prona, ajo iu mor pronarit. Pastaj hajdutet dhe trafikantet iu sulen politikes, drejtesise, shtetit. Lukunia tani po sulmon kulturen. Rrezikohemi nga kultura e vjedhjes, e padrejtesise, e paturpesise dhe injorances. O Zot, na ruaj nga ky tmerr!

                1. D
                  DP

                  Sipas Kushtetutes, te drejten e propozimit te ligjeve ka….., deputeti…20 mije zgjedhes… Ti ktheje ne projektligj idete qe per hir te vetetes jane shume te vlefshme.

                  1. A
                    Accidentally_genius

                    Te urrej qe je i majte por ke bere nje shkrim perfekt,te lumte pena..do vazhdoj te urrej qe je i majte

                    1. Q
                      Qytetari

                      Shumë saktë Lavdrim Krashi.

                      1. l
                        llazi usa

                        Po mire more ju plera qe i suleni nje deputeti te kuvendit te Shqiperise i kujdo krahu politik, per nje saktesi qe shkruan, dihet tani!qe mostera do ti hedhi tentakulat kudo, por do te ngeleni mjeran, Bravo Lavderim Krashi!

                        1. K
                          Kuvendi

                          Sa mire qe paska akoma njerez qe japin mendime per fenomene te poshtra qe ndodhin ne mediat tona? Nje analize qe vlen

                          1. z
                            zoopark pa gardhe

                            Qesharakja dhe tragjikja,ne nivelin me te ulet ne kete vend,me nje mentalitet te tredhur keq,ne shekuj nga pushtimi shperfytyrues otoman dhe ai komunist,eshte dhe ajo kur lexon ne shtyp, ngjarje te renda,qe media i etiketon,si ngjarje makabre,por mbas kesaj nga menyra si i shtjellon ajo ato,ndjehet kenaqesia e nje show horor shume dimensional,qe ja u servir nje shoqerie,qe sa vjen dhe peson nje mutacion animalesk,duke u kuriozuar pa mase dhe kenaqur me ndodhira te tilla kanibaleske.Eshte fat,qe nuk i ka vajtur mendja te hane mish njeriu,se mbas kesaj nuk do kish mbetur kembe shqiptari ketu.Tani jane mjaftuar kryesisht te hane me bollek shpirtra njerzore,pa u denuar aspak dhe pa e kuptuar qe po hane dhe shpirtin e vet..

                            1. G
                              Gazeta

                              Ne shtetin qe ti ke punuar me pare ligji eshte shume i rrepte per te dhenat personale dhe policia ka standarte dhe procedura qe zbaton per krimin ne familje. Ti qe je perfaqesues i pushtetit perse nuk kerkon te zbatohet ligji ne Shqiperi? Kush jua jep te dhenat personale (shpesh here me para) gazetareve sharlatan? Ja pershembull mund te kerkoje nje interpelance me ministrat apo edhe vete Ramen te jap llogari perse nuk zbatohet ligji ne kete vende. Besoj e di se cfare ju bene tablove mediatike ne Angli nga me te fuqishme. Gjykata i groposi dhe ende vazhdojne gjyqet. Ligji ne Shqiperi eshte i qarte por thjesht nuk zbatohet dhe askush nuk mban pergjegjsi. Problem i madh se u shkaterua edhe nje familje tjeter shqiptare.

                              1. K
                                Kuvendari

                                Komplimente! Nje analize e thjeshte dhe e sakte! Nuk kuptoj disa njerez qe fshihen duke nen emra nofkash dhe perdorin hapesiren per te shkruajtur vrere per ceshtje qe nuk kane lidhje me temen per te cilen flitet

                                1. E
                                  Eh moj Shqipni e mjera Shqipni!

                                  Shkrimi në fakt eshtë duhuri. Problematika e abuzimit në emër të informacionit dhe shtypit te lirë është alarmante. Ato shkatërruan shoqërinë shqiptare dhe më shumë të drejtë Edi Rama i quajti kazanë, por çuditem që hoqi dorë shpejtë nga ai emër i merituar që ju dha. Ky personi këtu vdes per pragmatizëm, por shkrimi është i duhuri sidoqoftë në rast. Është deputet liste dhe jo karriere, pra eshtë vënë deputet më mik por të paktën shkollën e lartë e ka mbaruar por, gjysmën e kolegve të vetë i ka me diploma të blera kështu që pragmatizmi dhe karrierizmi që ka brenda vehtes e detyruan të bêhet pjesë e kësaj kopeje. Si intrigant nuk ja zë kush vëndin. Sidoqoftë, Ky vazhdon rrugên në drejtimin e tij të trazhiguar tashmë, atë të shkatërrimit të Shqiperisë 40 30 vite regjim komunist dhe neokomunist që e pershkruajnë në mënyre të përsosur vetëm vargjet e Ali Asllanit. Kjo edhe dhe arsyeja që Shqipëria , ne, jemi këtu ku jemi.

                                  1. A
                                    ALB Patriot

                                    E sakte! Kemi akoma nje shoqeri "te thekur" pas komenteve, thashethemeve, moralizmave etj. Shembull eshte i ashtuquajturi "BB VIP".

                                    1. M
                                      Matilda

                                      Artikull shumë i saktë. Mediat tek ne e kanë mendjen vetëm tek klikimet jo tek dëmi që ju shkaktojnë njerëzve.

                                      1. Z
                                        Zana

                                        Reskepte për ju Zoti Krashi. Artikull shumë i goditur.

                                        1. A
                                          Ardita T

                                          Një analizë e saktë zoti Krashi. Është për të ardhur keq ku janë katandisur mediat tona për ca klikime. Respekt për ju!

                                          1. V
                                            Valdin M

                                            Një analizë e goditur. Sa keq që nuk kemi edhe pak më shumë njerëz me integritet si ju z Krashi që ta ngrejnë zërin për çështje kaq të ndjeshme. Respekt!

                                            Lini një Përgjigje