Tirana si kryeqytet i samiteve dhe Shqipëria në dy kohë

29 Shkurt 2024, 21:49Blog TEMA

Tirana si kryeqytet i samiteve dhe Shqipëria në dy kohë

Nga Ardit Rada

Tirana ka përjetuar dy ditë intensive teksa ka mikpritur liderët e rajonit si dhe presidentin ukrainas. Vizitat e këtij të fundit nuk janë edhe aq të zakonshme në situatën e luftë që po përjeton vendi i tij, por organizimi i një samiti si askund tjetër nga Shqipëria e solli edhe Volodymir Zelenskin në Tiranë. Të dyja organizimet e këtij fund shkurti morën jehonën e merituar nga mediat ndërkombëtare, duke shuar çdo dyshim për dobinë e tyre kryesisht në arenën ndërkombëtare. Por edhe në politikën e brendshme mbajtja e tyre në kryeqytetin shqiptar tregon seriozitetin e politikës së jashtme sot, si dhe radhitjen e Shqipërisë si një anëtar i vyer i NATO-s sot dhe i BE-së nesër.

Shqipëria që ishte mësuar të lakonte prej 15 vitesh vizitën e presidentit amerikan George Ë. Bush si arritje të madhe edhe pse ai ishte në fund të mandatit të dytë, sot i ka kthyer samitet ndërkombëtare në zemrën e saj si diçka të zakonshme. Sipari u hap me risinë kur në Tiranë nisën të mblidheshin qeveritë e përbashkëta Shqipëri-Kosovë me kërkesë të qeverisë shqiptare. Më pas, Samiti i Bashkimit Evropian solli në zemër të Shqipërisë vitin e shkuar të gjithë liderët e vendeve anëtare të familjes europiane dhe krerët më të lartë të Brukselit. Dhe ky samit falë organizmit shpalosi jo vetëm një Shqipëri të denjë për t’u ulur e barabartë me perëndimin në tryeza politike, por solli edhe një promovim të kulturës, traditës e turizmit.

Llogarisni një moment Shqipërinë e djeshme me atë të sotme. Një vend ku ushtarët e NATO-s alokoheshin për ta ruajtur nga destabiliteti që kërcënonte opozita berishiane që rrëmbente tanket, sot po ndërton një bazë moderne ajrore në Kuçovë për aleancën e atlantikut verior. Një vend që të huajt e shkelnin vetëm për operacione humanitare si ALBA apo PELIKAN, dot është donator në çdo katastrofë natyrore të aleatëve dhe kontribuese në çdo luftë të drejtë. Shqipëria e sotme diskuton me Zelenskyn sesi mund t’i japë gjithçka për ta fituar luftën. Dhe kjo, pasi Ukrainës iu bë avokatia më e bukur ndonjëherë në Këshillin e Sigurisë, kur ky i fundit u drejtua nga kryeministri i Shqipërisë.

A janë të gjitha këto rastësi? Sigurisht që jo, përndryshe do t’i kishim parë qoftë edhe një herë të vetme në Shqipërinë e shkuar. Të gjitha janë pasoja të seriozitetit që vendi paraqitet në arenën ndërkombëtare, premtimeve të mbajtura dhe vrapit që ka marrë drejt anëtarësimit në BE. Mbi të gjitha, me të vërtetat që qeveria shqiptare ia thotë sot troç Bashkimit Evropian edhe kur ku i fundit duket sikur nuk e ka ‘mendjen’ te zgjerimi. Ndaj mesa duket sot na duan më shumë. Ndaj Tirana është kthyer në kryeqytetin e samiteve.

5 Komente

  1. G
    Groshe Hajdarmata

    O Ardit, fillo urgjent e bëj palestër, bile dy herë në ditë. Ke shtuar shumë peshë. Je i ri, dhe të bën dëm gjithë ai shëndet. Shkrimi është i përsosur.

    1. P
      Portokall

      Qenka real ky...mendoja se ishte Pseudonyms I Meros

      1. H
        Hajduti therret "Kapeni hajdutin"!

        Tirana nuk eshte vetem e samiteve politike,por eshte bere QENDRA E BOTES DEMOKRATIKER,ku i kane kthyer syte e gjithe bota progresive! Para Tiranes(nenkuptohet vetem Rama) perulen te gjithe superfuqite e botes,se lideri yne eshte bere sot si ZEUSI i dyte,ku vijne e falen mbreter,perandore,presidente,kryeministra,mareshalle,gjenerale ,shejke etj! Se Tira eshte bere kryeqyteti i rinise,i sportiot,i kultures mesdhetare,i PORDHEVE ME RIGON etj! Nuk ka takim ne bote qe del ne internet ku te mos shkojne lideret tane! Avioni AIR ALBANIA eshte gati t'i bjere botes rreth e qark aq sa as presidenti i SHBA nuk bredh dot se...NUK E LENE! E ky joni eshte SUPERMEN ,qe i ka vene te gjithe nen kembe ndaj jemi vendi i vetem ne bote ku nuk ka SINDIKATA,ku nuk behet greva e protesta per rritjen e cmimeve,per rrogat dhe pensionet e pakta,per mungesen e demokracise dhe shtetit ligjor etj! Ketu edhe ne fushatat elektorale nuk degjohen qytetaret,por vetem kryeministri edhe ai jo te flase,por te kerceje djhe kendoje bashke me te ftuarit,qe shume prej tyre do kene ardhur ne ate takim me liderin edhe pa ngrene buke etj! Lideri bredh fshat me fshat e qytet me qytet,derdellit pa fund,shan e shpif per opoziten,por kurre nuk tha nje fjale per pensionistet! Doemos qe ai e ka fiksuar ne koke edhe pergjigjen ne keto raste,se ASNJE SHQIPTAR NUK KA VDEKUR PER BUKEN E GOJES QE NGA KOHA E SKENDERBEUT! Pra ky sharlatan pret qe te DEKLAROHET NJE I VDEKUR THJESHT NGA BUKA ,qe ky te filloje te numeroje shqiptaret e vdekur per te marre masa!

        1. T
          TaFusDheTaZbus

          Tirsna eshte nje hale betoni ebudh me droga hinndhe honoseksual Rilindas qe shesin cdo gje dhe jane thjesht sherbetor te te huajve

          1. R
            Rama Vučić

            Mbledhjet e përbashkëta të qeverive filluan me Kosovën dhe përfunduan me Serbinë. Pasi fyu dy kryeministra të Kosovës përfundoi në prehër të kriminelit Vučić! Rama e kritikon BE-në por kurrë Serbinë dhe Vučić-in! Sistematikisht ia rregullon imazhin Serbisë dhe Vučić-it, i krijon raste për ta paraqitur paqësor dhe vazhdon edhe pas agresionit rus dhe agresionit ndaj Kosovës! Çka do të thotë kur kjo politikë do të përfundoj me agresionin e hapur ushtarak të Serbisë ndaj Kosovës?

            Lini një Përgjigje