A do ta votojë Berisha nesër në Kuvend marrëveshjen “Trump–RamaDuro”?  

21 Janar 2026, 17:10Blog TEMA
A do ta votojë Berisha nesër në Kuvend marrëveshjen

Nga Kreshnik Spahiu

Nesër në mëngjes, në orën 11:00, Sali Berisha do të lëpijë të gjitha “pështymat” e tij njëvjeçare.

Marrëveshja për Bordin e Paqes, ku Rama do të punojë me Trump në bazë të Kushtetutës së Shqipërisë, u ratifikua sot nga qeveria dhe do të votohet nesër nga Parlamenti.

Po çfarë qëndrimi do të mbajë Sali Berisha, i cili prej një viti premton se Rama do të arrestohet si Maduro dhe se SHBA e ka futur në listën e zezë?

Një orë më parë Berisha u shfaq si pulë e lagur në media dhe i parapriu votës së nesërme.

Ai deklaroi: “Jemi pro Bordit të Paqes” dhe se ftesa nuk i shkoi Presidentit, sepse ne jemi republikë parlamentare dhe për këtë arsye ftesën ia dërguan Edi Ramës.

Së pari, Berisha gënjeu, sepse edhe Kosova është republikë parlamentare, por ftesa nuk i shkoi Albin Kurtit; Trump ftoi presidenten Vjosa Osmani.

Së dyti, Berisha duhet të sqaronte pse Trump nuk ftoi Bajram Begajn, njësoj si Vjosën, por ftesën ia dërgoi Edi Ramës.

Së treti, Berisha heshti për Sazanin dhe vizitën e vajzës së Trump në Vlorë.

Së katërti, Berisha nuk mbajti asnjë qëndrim për krizën në Gaza apo debatin mbi këtë temë.

Së pesti, Berisha nuk guxoi të kundërshtonte në asnjë rast marrëveshjen që do të nënshkruajë Edi Rama me Donald Trump.

365 ditë gënjeshtra madhështore do të shfryhen nesër publikisht para kamerave për 3 sekonda, kur Sali Berisha, si qingj, do të votojë në Kuvend marrëveshjen e Ramaduros me Trump.

Gënjeu se do të mbyllet SPAK.

Gënjeu kur tha se është ftuar në SHBA.

Gënjeu se Rama do të arrestohej për dosjen McGonigal.

Gënjeu kur tha se do të arrestohet Yuri Kim.

Gënjeu kur tha se Rama do të merrej me helikopter.

George Orvell dikur e përshkruante:

“Partia të urdhëronte të mohoje provën e syve dhe veshëve të tu.”

Berisha u lodh 1 vit duke kërkuar që SHBA ta konsideroj Shqipërinë dhe shqiptarët si narko-shtet por nuk ja doli.

Nesër në mëngjes do të bëjë atë që ka bërë gjithmonë: do të mashtrojë në media dhe në mbrëmje nuk do t’i mbetet gjë tjetër veçse të kërkojë mbrapsht 7 milionë eurot që pagoi LaCivitës apo kompanisë amerikane “Continental Strategy”.

Fundja, ato euro mund t’i fusë shpejt në punë në kullat që ndërton me leje të RamaDuros.

14 Komente

  1. B
    Bufi eshte i semure psiqik

    Trushplaret lodhen kot , Rama hesht dhe heshtja flet shume per ate qe kuptone. Perallat e gjyshit para mikrofon mbajtesve u sherbejne vetem kazaneve te mbremjes , nuk kane asnje vlere . Rama e ka kapur demin prej briresh...... Kaq i trashe eshte Bufi sa nuk ka kandar qe e peshon idiotsine e tij . Konfliktin qe ai kerkone ta kete me Ramen per te treguar qe eshte shefi opozites ( megjithese ne prapaskene thote e beje per Qorrat e demtone kaq shume sa ai nuk e imagjinon) . Rama ka lidhje te forta duke filluar nga dhendri dhe vajza e Trapit , Tony Blair , Arabet e Emirateve dhe linja vazhdon bollé te kapesh fillin. Rama te godet me ftohtesi pa meshire i ka hyre Rames ne familje te prindi , femijet , gruaja , vllai ... Rama kete komunist nuk e ka dashur asnjehere dhe do ta vdesi per sa kohe do kete lidhje me politiken e jashteme.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mul mut Noka

      Ka mundesi te pesoj atak kardiak sot ne dark

      Përgjigjjuni
      1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

        Një thënie e vjetër,e hëngri turpin me bukë! Ose të "arratiset" nga Shqipëria.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Saliu e ka hup, me dy duar do votoje neser

          Saliu eshte tmerresish i frikesuar, tani eshte gati edhe mune ti haje Rames nese ja ben me sy Usa. Saliu nuk ka me aspak burreri, dinjitet, integritet dhe sy e faqebte llomotise perdite neper televizionet we i financon Zeni dhe Rusia.

          Përgjigjjuni
          1. r
            robi

            Neser ne oren 12 Vampiri 82vjecar me 27akuza mbi kurriz do mbaje konference shtypi nr.568 para Gazetarit te betonuar ne shqup Osman Stafes me kapele dhe do shpegoje aresyen pse lepiu gjithcka ka peshtyre deri sot .

            Përgjigjjuni
            1. D
              Dakord

              Saliu është dhjaks. Saliu është kriminel.

              Përgjigjjuni
              1. Çoç na tha flokelyeri

                Po ju soji i pështymaxhive e servilaxhinjve jeni te gjithe. Ku e gjetet moralin dhe parimet.

                Përgjigjjuni
                1. p
                  penicillina

                  e sakte no coment

                  Përgjigjjuni
                  1. N
                    Noci

                    salih Berishovici karaxhiçi serb eshte karakurva dhe nanqimi i naqimave qe ka pas kurre me pare Shqiperia ,, Vetem djegja te sheshi i Skenderbeut do i lante 5% te krimeve te tija ,,

                    Përgjigjjuni
                    1. F
                      Fiks fare

                      Fiks fare

                      Përgjigjjuni
                      1. T
                        Trimi

                        Dhe ky eshte nje problem….qe prekupon shum popullin…a kamelon kamelon…qe duke fut koken ne rere si struci…kujton se populli ha bar..eee dhe nuk kupton…aaa kameleon qe ke dhe shok Si Ben bush mani Grida dums mani…dhe ne kry je ti qe per mani mani…ha shet dhe perendune….

                        Përgjigjjuni
                        1. E
                          E vërteta

                          Populli nuk ha bar. Opozita ha bar.

                          Përgjigjjuni
                        2. K
                          Kosharja Heroike

                          Kreshnik mo's u merr me ate se kujt ja dergoj ftesen ,e çdo bej ky e si do mbetet Ai,sot ne Davos foli dhe kryeministri Kanadez ,degjoje dhe te kuptosh Se Sa rendesi ka per Ameriken nese ftesa I shkon Rames dhe Jo Begajt ,I shkoka Vjoses Po Jo Albinit,Amerika I ka ne dore,dhe Amerika sot nuk eshte Ajo e parimeve qe jemi mesuar ne Kur hyme ne Demokraci ,Ti e di mire qe ceshtja e emrave sidomos me daljen e emrit te Tony Blair eshte lobing korridoresh ,ne keto kushte si Shqiptar nuk Dua ti a di a shkon Bajrami apo shkon Tajari,per Mua kjo eshte loje perfitimi personal dhe llogari pushteti.Ty si Shqiptar DUHET te te shqetesoje Roli I shqiperise Tash e mbrapa sepse rezikon qe te ndodhe nje percarje e Madhe gjeopolitike Ku shqiperia te detyrohet te zgjedhje midis USa dhe BE.Sa per keta kokorocet e dhjere por krenare qe na qeverisin ,vlen tamam ajo thenia e nje prej filmave te Kubrick:...Nje grua qe e ka pike te dobet uniformen(pushtetin dmth),ne kohe lufte DUHET te mesohet te nderoje shpesh Dashnor

                          Përgjigjjuni
                          1. S
                            Saliberisha

                            Z Spahii. Analizenshume e drejtë por Amerika përveç të tjerash nuk i harron Saliut autorësine e futjes se Shqiperise ne Konferncen Islamike. Kaq.

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje