
Karlo Bolino, gazetari me përvojë europiane dhe kolegu ynë, botoi këto ditë dy shkrime : në të parin përdoret fjalën amnisti dhe në të dytin u detyrua ta sqarontë shënjueshmëinë që i kishte dhënë këtij termi në analizën e tij, sepse, me të drejtë, te ne, funksionon në shumë raste vetëm niveli i parë i të menduarit ai që vjen nga vështrimi i jashtëm, nga ajo që quhet « po i hedh një sy » ose që më së shumti vjen nga pasuria e madhe që kanë shqiptarët kur thonë se këtë apo atë « e kam me të dëgjuar ».
Kjo kulturë vjen për fat të keq nga tradita orale e transmetimit të informacionit dhe jo nga shqyrtimi i asaj që është shkruar. Kjo është një temë komplekse. Nëse do ta shtynim më tej argumentin apo temën që çeli Bolino, do të duhet të sjellim në vështrim se amnistia dhe falja janë nocione apo terma që shënjojnë një anë tepër të rëndësishme të shoqërive perëndimore dhe që vijnë më së shumti nga kultura kristiane mbi të cilën janë ndërtuar këto shoqëri. Keqkuptimi që prodhoi shkrimi i Bolinos është se ne kemi vetëm një term për të shenjuar faljen që është « amnistia » dhe përdorimi i saj në kontekstin e sotëm patjetër që do të sillte reagime, sepse situata politike në vend është ndezur për shkak të arrestimeve apo ndalimeve të pritshme të politikanëve të nivelit të lartë si Ilir Meta e Sali Berisha.
Në të njëjtën kohë, si simbol i drejtësisë së ngurtë dhe të verbër ka mbetur ajo që në ligjërimin popullore njihet si « arka e peshkut », ku një zv/ministre arrestohet e dërgohet në paraburgim dhe rri në izolim përse në përgjime u diktua që për të favoritzuar një klient ai i kishte dhuruar një arkë me peshk.
Ka banalitet përdorej në atë kohë për të treguar se SPAK nuk merrej me Berishën e Metën që akuzoheshin publikisht po merrej me arkën me peshk. Tani situata ka ndryshuar dhe SPAK po merret me atë që Berisha e quante « mamuthi i korrupsionit », pra me Ilir Metën dhe ka hapur padi penale edhe për Berishën. Të ndaluarit nga qeveria nuk po i përmend se ata, në ligjërimin publik, janë jetimë dhe pa asnjë mbështetje politike dhe mediatike. E, pikërisht në këtë atmosferë, i njëjti kazan mediatik zien tani por në të kundërt, se tani SPAK qënka në duart e Ramës.
Duhet të bëjmë një dallim thelbësor. Në Shqipëri është krijuar ndoshta modeli i vetëm i qarkullimit të informacionit, të ideve dhe opinioneve, ku opnionistët dhe analitstët që zotërojnë banaqet e televizioneve kombëtare ose jo, nuk përfaqësojnë opinionin publik.
Më shkoqur. SHBA-të, siç dihet po shfaqen si perandoria në rënie për shkak se, siç thonë të gjithë opinionistët, ai vend është i ndarë më dysh në ata që janë kthyer në idenë e mbylljes e vënies në qendër të amerikanëve të bardhë, i frymës tradicionaliste dhe konservatore që përfshin deri edhe ndalimin e abortit, vendosjen e supremacisë së racës dhe gjinisë në qendër të dabatit dhe gjysma tjetër që mendon të kundërtën e saj. Në këtë formë janë të ndarë edhe opinionistët, në përgjithësi, pra, si ata që përfaqësojnë dy ndarjet emëdha në atë vend Kjo frymë përshkon edhe Europën Perëndimore në përgjithësi.
Në Shqipëri është një situatë krejtësisht tjetër. Në këtë vend nuk kemi ndarje të Shqipërisë më dysh. Kemi një tufë opinionistësh që, duke sharë e anatemuar Ramën e Veliajn çdo natë dhe duke e identifikuar opozitën me Berishën e Metën krijojnë iluzuionin se janë gjysma e opinionit. Sondazhet thonë gjithnjë të kundërtën. Shqiptarët mbështesin në masë veprimin e SPAK-ut dhe ndalimin e Berishës. Të gjithë e pamë reagimin ndaj arrestimit të Metës- asnjë person nuk doli në mbështetje të tij. Të gjithë po e shohim se Berishës i kanë mbetur rreth vetes disa fanatikë dhe një e çmendur rrugësh. Opozita në Shqipëri është e marrë peng nga dy delinkuentë. E të mos harrojmë se një vend i prapambetur e me kulturë të ulët demokratike e ka të vështirë të mendojë për veten e tij. Këtu është ngurtësuar kultura e nënshtrimit të fatit me udhëheqësin e madh. Ajo sintagma « marsh nga ditët tona » fle në subkoshincën e ndjekësve të udhëheqësve shqiptarë dhe është një patologji e marrë nga një sëmundje e rëndë dhe e gjatë që kanë kaluar shqiptarët atëherë kur janë qeverisur për 100 e ca vjet vetëm nga një mbret e nga një diktator.
Ndaj Bolino ka të drejtë kur thotë që duhet të bëhet amnistia e « arkës së peshkut » në kuptimin që shumë figura krimi të një niveli të ulët mund të amnistohen. Mirëpo këtë duhet ta bëjë një Parlament modern që duhet të ngryset e të gdhihet në sallën e Parlamentit duke bërë e duke diskutuar ligje. Për fat të keq opozita shqiptare përfaqësohet nga barbarë që e shohin Parlamentin si objektet e kultit në kohën e diktatutrës që duheshin hedhur në erë. Ndaj opinioni në Shqipëri nuk është i ndarë në dysh për fat të mirë dhe nuk ndjek atë pjesë të politikës shqiptare që ka përfunduar në burg, sepse ata nuk janë opozita, janë pengmarrësit e saj.
Po ik o Ilir, çar po na sqaron ti si ta kuptojme artikullin e Bolinos sikur jemi analfabete?! Amnisti per kriminelet e mafiozet qe dogjen, vrane e zhduken djem nenash e vodhen e grabiten nje popull te tere?! Po njerez si ty i kane mbajtur deri tani keta kriminele, se :” qeni Leh aty ku ha “!
Po pra, keshtu si eshte ligji per SPAK nje arke me peshk apo 10 mln euro quhen korrupsion,nuk eshte vetem vlera monetare qe ka perfituat i korruptuari qe shkaterron nje vend me nje tranzicion te pafund. Ne shqiptaret kemi nevoje si ajri qe thithim per besim tek istitucionet,dhe deri tani, mund te themi qe ç'do shprese ka qene thjesht utopi!!. Ne qofte se nuk behen ndarje thella e pa medyshje,ndryshime radikale,ne si popull jemi ne gjendje qe edhe digen me te madhe dhe te fuqishme ne bote,ta rrezojme duke filluar nga nje maje gjelpere. Pse arrestohen ata me arka me peshk me pare, dhe jo kriminelet e kalibrit si Sali Serbit me zagaret e tij,ky eshte nje tjeter problem dhe jane keta analistet qe duhet ta analizojne me argumente e detaje,por qe ti fusim nje fare "condoni" tipik siç behet neper ndonje vend te BE-se,per ne shqiptaret nuk eshte zgjidhje,nuk kemi arritur aty kulturalisht sa ti ndajme gjerat ne shume lloje,e bejme fare kollaj lesh e mish po e gjetem rrugen,per ne ideale do ishte,po u bere pis, ne burg,dhe jashte ç'fare do lloji istitucioni publik,a mund tia arrijme?? edhe kjo eshte e veshtire per tu parashikuar,por objektivi,ligjerisht duhet te jete shume i qarte,pa rruge terthorazi!!
Shumë të drejtë, ka Iliri.... Se pse, Bolino, në shkrimin e ti edhe sqaronë se si sjelleshin politikanët në Italie, kurë aguzoheshin nga prokroria! Dhe nga ana tjeter sqaronë edhe si po sjedhën këta barbarët e tonë otoman, hajdut të prapambetur kurë aguzohen, nga prokroria . Por edhe pasë sqarimeve që i quanë edhe vet Bolino, të pa pranushëm se si po sjedhën barbart tonë të veshur me petkun e politikanit ndaj SPKUN done edhe aminisite nga palamenti , kjo ështe e pa pranushëm... Se pse në Evropë dhe Amerikë, ti edhe në çoftë se je i pa fashëm për akuzat që të ka ngritur prokuroria, nukë mundë të shaë dhe kercenosh prokuroret, polic dhe gjygjtaret, se pse ti do denohesh shumë rënd për kencenimin e jetës se tjetrit.. Veç këto kencenimin që bën Sali Berisha dhe ilir Meta, ndaj SPKUN, janë boll për tu denue shumë rënd po të ishin në Evropë, a po ku do në botë përdimore.... Saliu, Nano, Meta dhe Rama, me njerzit e tyrë, të kthën lek që i kanë të fshehur nga të Katër anët e botës Shqiptarve, të na kerkonë falje, të zhduken nga politika këta bashke me familjarët e tyrë, dhe pastaj le të flasim për (aministie?) prandaj Bolino ka bër një shkrim pa vend dhe veç për klikimë. Që Shqiptaret të pranonë se ca deputet Qyrbe, të falin ca Qyrbe të tjer duhët shumë gjëra të ndodhin për mendimin time.. Ka shumë rrugë për tu bër...
O Ilir djali, amnistia e Bollinos ishte SHUME e qarte! Pls mos u mundo te lash mutin me shurre. Lere mos u perzi kot, BollinoRama i dine vete si i zgjidhin hallet qe kane.
A eshte urgjeca hapur sot ne tirane? Me vrap kush eshte afer Yzeirit ta coje urgjentisht se eshte nen hemoragji celebrale. Kurrupsin na qenka verem vjedhet e berishes e metes e jo te tjereve?! Pasi te mbaroni pune me urgjencen, mbylleni nja dy muaj ne spital qe te kete kohe te studjoje fjaken “ amnisti” Po ka bythe le ra propozoje aminstine rama e pos e mori populli zvarre ta shikoni
Si ty "populli" dhe si ty "Karma" , Ilir Yzeiri , bën nga një në ditë , ndërsa kur e zë barku , se njerëz jemi , bën edhe nga 3-4 në ditë . Lexojeni mirë shkrimin e tij dhe mundohuni t'a kuptoni , poqese kini ca fara në kokë .
E ke zgjedhur fix “tellalli “ se te pershtatet shume epiteti! Nuk e dija qe Yzeiri pjell si une nga nje ne dite, pra qenka nje rast i rralle qe burrat mbarsen e pjellin, po mbase ja ka mare doren kur ka dhier femijet e vet dhe ty si tellall qe je! Shko lyeja bythen Yzeirit se mos i dhembi kur te dhjesi, mqs ti i mban uturakun deri sa e di se sa here dhjet ne dite!
i ke rene gjat e gjate per te na mbushur mendjen se si e ka perdorur carlo fjalen amnisti,ky gazetar qe gjithe jeten ka denoncuar korrupsionin e mamutheve te politikes,pa pritur na del ne mbrojtje ose ti falim se ka tensione politike....atehere ne sulm te vjefhim te gjithe,ose le te mbyllim burgjet,te shkrijme policine sic beme edhe me ushtrine,te shkrijme spakun ku investua gjithe ajo pare kohe e debat....mos carlo ka nuhstur ndonje arrestim te bujshem nga mamuthet e qeverise qe jane leshuar si karkaleci me keq nga genc rulat,ridvan bode e muli me co e familjes berisha meta
Jam dakord me "amnistinë" e "arkës së peshkut", POR, pasi përfituesi të kehë paguar atë në favor të shtetit me njëqind fish, gjobë dhe heqje e të drejtës për gjithmonë të ushtrimit të detyrave dhe funksioneve në organet shtetërore dhe publike. Nëse Bolino e ka me këtë kuptim, jemi të mirëkuptuar, nëse jo, të gjitha teorizimet e tjera, qoftë dhe ato që bën artikullshkruesi, për edukimin keq të ne shqiptarëve, nga njëqind vjet nën diktaturë (mbretër e diktatorë) janë gjykime sipas besimit (për tu dukur modernë e të kohës kur historia dhe përvoja e njerëzimit nuk na thotë kështu). Autori e di mirë se diktatura dhe demokracia janë e njëjta gjë; dallojnë veçse kujt i shërbejnë, pra sipas këndvështrimit (botkuptimit) të secilit. Populli ynë të jep ujë me bisht të lugës dhe të jep hakun pavarësisht nga shprehja shumë e vjetër popullore, e lashtë madje, që ka kuptim figurativ dhe që autori e di mjaft mirë, por e përdor jo aty ku nuk duhet, që siç e përmendëm të duket i kohës dhe jo arkaik si shprehja. Kurse për ata që kanë bërë korrupsion në nivele të mëdha dhe vepra kriminale, tjetër avazi; ato mbeten të pa amnistueshme përgjithmonë; hak tek i zoti. Ilir, nuk ishte i nevojshëm ky artikull; e ul pjatën. Dhe një këshillë: kur arrin në nivele gjykimi që kanë të bëjnë me filozofinë dhe botëkuptimin, pak më kujdes, mos ja shkrel shumë gazit të beriait.
Amnesti per ata ce kane vjedhur, djegur, vrare,cenuar demokracine dhe rendin publik do te ishte drite jeshile per kedo per te vazhduar me te njejtat veprime kriminale! Gazetart qe kerkojn diqka te tille jane te sponsorizuar nga keta te fundit. Populli eshte kundra.
Bolino, o je paguar, o je kercenuar qe bere ate artikull befasues qe nuk eshte fare ne stilin tend! Nga halli njeriu çar nuk ben, por Yzeiri mos na bej zedhensin duke u munduar te na tregoje “ arsyen e mosarsyes “! Bythlepirsit jane njerzit me te urryer!