Ilir Meta shet gazeta

25 Tetor 2024, 15:10Blog TEMA

Ilir Meta shet gazeta

Nga Frrok Çupi

Rima që u shfaq në këtë titull nuk ka asnjë lidhje me satirën. Jo, puna është serioze, nuk është aq e lehtë sa ta marrësh me të qeshur. Po shkojnë ‘te vendi’ katallanët e krimit dhe të korrupsionit, që ia nxinë jetën popullit shqiptar. Është serioze; deri tani janë arrestuar dy presidentë dhe dy ish- kryeministra ‘të pandëshkueshëm’, Sali Berisha dhe Ilir Meta. Pas tyre vjen një vargan i gjatë.

Është serioze, madje më serioze se koha e Luftës kur gazetari Chri Chri shkruante poemën ‘Epopeja e Ballit Kombëtar’.

… Prapë na shfaqet Lufta e Dytë, sa herë na vijnë lajme të gëzueshme nga burgjet e ‘katallanëve’.

“Arrestohet Ilir Meta, hajde gazeta!”.

Shitësi i gazetave atë mëngjes i vinte vërdallë bregut të detit, kudo ku kishte bar- kafe; madje po i mbaronin gazetat. Mallkonte redaksitë që nuk printojnë më shumë. Ilir Meta i shiti të gjitha gazetat, që pardje kur e kanë arrestuar në një kthinë të rrugës së madhe.

-Gazeta Tomori!, gazeta Tomori me lajmet e ditës!.

Thirrja e një djaloshi që shiste ‘Fashizmin’ është  e regjistruar edhe në një film shqiptar të ‘Kinostudios Shqipëria e re’.

Harku i kohëve të luftës qenka shumë i ngushtë; akoma pa burgosur të korruptuarit e mëdhenj, në ‘gazeta’ shfaqet epoka e ‘Shqipërisë së re’, madje edhe epoka e Fashizmit.  Këtu ka shumë nostalgjikë për gjyshërit ballistë dhe fashistë. Disa prej tyre janë kthyer në drejtues emisionesh televizive e mediatike, disa avokatë, disa vetëm zhurmaxhinj… dhe luftojnë ‘me dhëmbë’ për mbrojtje e klasës së tyre të përmbysur. Avokati i fundit i Metës, nga Cakrani, fyen gjithë shqiptarët duke thënë në ekran se ‘ky është jakobinizëm shqiptar’. Ku  jakobinët e ku raca shqiptare?!

Një gazetar i njohur, aty nga viti 2004, pat thënë se ‘po mblidhen qelbësirat’ të rrëzojnë qeverinë.

Chri Chri gjatë një lufte tjetër të mëparshme për pushtet, bënte profilin e ballistëve dhe shkruante:

’’U ngritën plehrat nga fundi i tokës,/ u ngritën këmbët, i ranë kokës.’’.

Të gjitha që shkruhen e thuhen bëjnë vetëm një gjë: Shesin gazeta.

Asnjëherë më parë, Ilir Meta nuk kishte shitur kaq shumë. Po shpenzohen tonelata letër, thonë dy fjalë për Metën si lufton kundër prokurorëve dhe hidhet në kanale. Në ekrane dhe në fb. gratë po kapen për flokësh dhe burrat për mjekrash… E pse?

Kësaj here mediat morën edhe rolin e prokurorisë, të gjykatës, të policit dhe vetë rolin e popullit.

Vetëm ‘populli i gazetave’ u zgjua kësaj here për Ilir Metën, ish president i Republikës. As populli i 2 Marsit, as ujërat e kaltra, as gërxhet e larta…, askush nuk u ndie. Dikush nga populli artist e ka fantazuar Ilir Metën edhe si ‘Vojo Kushi’. Evokohen heronjtë e Luftës së Dytë, por këta tani nuk shesin dot gazeta aq sa shitet video e arrestimit të Metës.

Në fund të Luftës së Dytë shisnin lajmet për kinema ‘Nacional’, por edhe ato më pak se sot. Sot nëpër ato lajme që vërshojnë nga qelia e Metës deri te Floriri, shfaqet një shpresë e dytë e popullit të Shqipërisë për të pasur një jetë, jo nën pisllëkun e dy presidentëve, por nën ligj. Madje ka vërshuar një shpresë se ‘ato 10 miliardë euro’ që zotërojnë të dy, të mund ngrenë nivelin e jetesës në vend. Me 10 miliardët e tyre, secili mund të marrë një pagë 3 mijë euro në muaj, sa në Norvegji.

-A është demokraci Norvegjia!?- më pyeti Iliri, fqinji im që ironinë e bën si të vërtetë.

Ironia shkon më thellë, deri te pyetja: Vallë a paska qenë më mirë në sistemin e ‘diktaturës së proletariatit’? Më mirë diktaturë e proletariatit, apo diktaturë e dy satrapëve që shkatërruan vendin, e dogjën dhe e grabitën?

Edhe unë kam menduar ndryshe, por tani them se ‘më mirë të diktojë proletariati se sa ‘qelbësirat’ sipas gazetarit që tani bën punën e diplomatit.

Ka lajme se ‘qelbësirat’ e tanishme nuk dalin më nga burgu.

Asnjë nga udhëheqësit e diktaturës së proletariatit, edhe pse u shemb diktatura, nuk kishte grabitur aq sa për t’u dënuar nga gjykata; shumë- shumë njëri kishte vjedhur 40 kafe. Ndërsa këta nuk dalin kurrë më.

Megjithatë, edhe kjo luftë e tanishme ka atë vlerë që kishte e Dyta: Po çlirohet vendi!.

40 Komente

  1. T
    Tartufi

    Pisqolla Froku nuk kupton thelbesoren,qe diktatura e pordhes se tarasit polli qelbesirat e sotme ,keta lloj hajdutesh pisash me origjine proletari.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tironci

      Nuk jane proletare o Tartuf, jane bujqrober, jane fshatare 20 karadsh, sali qeni eshte malok nga Vuçidoli, spiumi Metaj eshte malok nga Çepani.. po te ishin proletare keta kelysha bushtrash kushedo se ku do ishim...po jane fshatare derra o Tartuf...

      Përgjigjjuni
      1. J
        Ja ky është Kujtimi

        Ai avokati nga Cakrani, si idjot që është , e kanë rrahur nja dhjetë herë, në Fier dhe në Vlorë....... . Atyre që e rrahin, ju thotë: - E dini kë po rrihni? - Unë jam një nga familjet më të ndritura të Shqipërisë, nga bejlerët e Cakranit...... . Ashtu, i thonë rrahësit, na edhe një për gjyshin tim nga nëna, na edhe një për gjyshin tim nga babai. Familje krimineli.... Na edhe një turinjve që ta kesh kujtim, o Kujtim.

        Përgjigjjuni
        1. t
          tosi

          Cne ti ene Tirons ene komunist? tu dhimbs frrok kaka qe nuk e rreshtove me pelehrat e tjera te partise? jane mbledh ushtria e muterve te partise dhe po sulmojne ish birin e tyre ne ke tte lufte te pameshirshme brenda llojit

          Përgjigjjuni
        2. A
          Analfabeti

          .ARTUF ne kete analize je dhe ti por nuk e kupton or idiot dhjemokracie ironin e te madhit Frok.Nese ka publicist demokrat me vetem nje trajektore ,ky eshte pikerisht Frok Çupi.

          Përgjigjjuni
          1. H
            Hordhia e ndyrë e Sali Rrumpallës

            Ç'na bere or Frrok! Po ç'na bëre o vëlla. Po tani do ngrihen gjithë pinjollët e atyre që u bashkuar me Duçen dhe Hitlerin, dhe do të të shajnë mbarë e mbrapsht, Se të gjitha fajet i pati Ruzvelti me Çërçillin që i ranë Gjermanisë dhe ndihmuan Bashkimin Sovjetik të Putinit. Ptu ptu ptu, të Stalinit më falni. Me falni sepse të gjithë ata gjoja antikomunistë të terbuar, tani janë bere antiamerikane, salistë, dhe putinistë të terbuar, dhe shkojnë poshtë dritares së Sali Komunistit të falen. Ku durojnë tani Baz Gardhi me Edi Thigurimth Palokën që t'ju shash Putinin. Pu pu pu pu. Qameti bëhet. Do të shash? Shaj amerikanët. Sa të duash. Dil e shaj edhe Yuri Kim dhe thuaj Kimete, qe të gezohen edhe katunarët e shkretë të Saliut. U shndrit fytyra kur i thërret Yuri Kim me emrin Kimete, u qeshin sytë, sepse e mundën Amerikën ketu në komente. Departamenti i Shtetit Ka thirrur një mbledhje të jashtezakonshme, që të kerkojë ndihmë ushtarake nga Luksemburgu dhe Malta per të perballuar sulmin e dumbabistëve të Saliut. Në vitet 1990-91 patëm dumbabistët e Enverit me Nishanin në krye, ndjesë pastë. Tani mbas 33 vjetesh kemi prapë dumbabistë, perseri per një komunisto-enverist, Sali Rrumpallën. Po rri o Frrok, rri, rri. Ja shiko si kendon Fatmira Breçani për Babën Sali, dhe shiko si kendon grupi i Kurveleshit a Bënçës per Baba Ramën. Njesoj si dikur per Baba Dullën. Ka lezet. Kishim një Dullë. Tani kemi tre. Po nuk rrimë pa Dullë në, jo. Sa të heqim qafe Saliun me Ramën, shiko kur të bejme Babë Erion Veliaj apo Taulant.Ballën. Ketej nga PD-ja, ëhë. Po iku Saliu, nuk ka më babë. Do hanë kokat djemtë e Babës Sali. Dhe do dalin me në fund intelektualët e djathtë të marrin frymë lirisht. Ata që nuk bëjnë babë njeri perveç babës së tyre. Apo shpresoj kot unë. Do Zoti nuk ja fus kot.

            Përgjigjjuni
            1. U
              Ujku Plak

              Qe mos e kuptoi çdo Njeri Frrokun eshte normale, se eshte Pen e Holle, por ta genjesh veten se e kupton dhe Reagon, eshte Rrotkarizem. Se mos kujton se jam me Hajdutet e Korruptuar te Ripjelljes? Ropt ku ti ken, te gjithe ata qe i bein Keq Shqiperis, por sa keq i ka bere Shqiperis Dyshja Kriminale- Mafioze, Berisha- Mutaj nuk besoi se ka Plitikan Tjeter ne Shqiperi, edhe me Keq se Enveri, edhe me keq se Zogu i Kurves qe mori Floririn dhe e beri Lesh neper Bote.

              Përgjigjjuni
              1. Z
                Zagali

                O Tartuf! Vertete qenke tartuf (hipoikrit). Frrokut i vjen anes ti se ai eshte njeri me shume inteligjence dhe ato qe tho ai jane te verteta. Se nuk te intereson ty, nuk na behet von shume.

                Përgjigjjuni
              2. P
                PD

                FJALA JOTE NE VESH TE ZOTIT TE MADH , Z.CUPI !

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Analisti ne distanc

                  Krimi i Enver Hoxhës ishte se i dha shkollë të gjithëve. Dhe ja ku i kemi tani si m... në këpucë dhe nëpër ekranet duke nxjerrë diarre nga goja nga krimbat e zorrëve që nuk i nxjerr do asnjë vaj lini apo helm tjetër. Dhe kështu dalin sëbashku me gjuhën e qelbur si gjuha e varanëve.

                  Përgjigjjuni
                  1. p
                    perla devoll

                    Gabim z.Frok chri chri ishte Nonda Bulka Epopene e ka bere Shefqet musarai

                    Përgjigjjuni
                    1. P
                      Per korrektese

                      Rrofsh. Je i saktë

                      Përgjigjjuni
                      1. t
                        tirana e vjeter

                        Perla Devolli, edhe une desha ta theksoja kete, porse ju ishit me i shpejte. Sipas gojedhenave "do te rrosh me shume se une!" Frroku nga Miredita, po analizon kohen gjate luftes se dyte boterore ne Tirane. Dhe me e bukura eshte se pohon qe historine e ka mesuar nga disa filma te vjeter shqiptare, qe ishin, ndofta" te detyruar te fusnin "ideologjine komuniste" ne permbajtje. Me mire, zotni Frrok, merruni me analizat e kohes se sotme, se me sa po shoh une, po perdor (pa e njohur realitetin e asaj kohe) nje histori te rreme te propaganduar nga shoket komuniste. Per keta te sotmit, pa frike mund te perdorim thenien e vjeter te popullit tone: "Kur ra jevgu ne kos, e perdori kete edhe per te lyer -mender- by..."! Por ata, qe ne dikur u kemi thene jevgj, kane qene me zoterinj se keta dhe nuk kane qene asnjehere kriminelë.

                        Përgjigjjuni
                      2. M
                        Mondi

                        Ktyre ke 30 vjet qe I lepin menderen,perndryshe nuk do ishin ketu.

                        Përgjigjjuni
                        1. T
                          Tito Cutugno

                          Hajde gazet me Frrok karin ai titull kryesor Frrok bythqimi hajde gazeta

                          Përgjigjjuni
                          1. Ç'na gjeti me debilët e Saliut.

                            O Tito Barks. O kalë karroce. E mbarove turning tek pallati Saliut? Të paktën ata patronazhistet e Ramës paguhen me ore pune. Ti je patronazhist pa lek. Debil.

                            Përgjigjjuni
                            1. T
                              Tito Cutugno

                              Se po t qi rropt ty bythqir. Klyshi edi kurves. Moterqira si ju spo e lejn kte vend

                              Përgjigjjuni
                          2. V
                            Vezhguesi indiferent

                            Nje sqarim: Chri Chri ishte pseudonim i Nonda Bulkes. Ndersa poema dhe vargjet qe permend gazetari jane shkruar nga Shefqet Musaraj. Korrigjojeni, zoti Frrok, nese keni miresine.

                            Përgjigjjuni
                            1. V
                              Vlonjati

                              ILIR META DO TË PËRFUNDOI DI SI KRYEMIM7STRI I PARË SHQIPTAR QË NUK JA MBAJ DOT EMRIN PËR MOMENTIN, PASTRONTE HALET E ELBASANIT NË QËNDËR. E KAM TAKUAR KUR ISHTE PASTRUES DHE BËNIM SHPESH MUHABET ME TË SE VINTE RROTULL E HIDHTE I SHKRETI UKË HALEVE NË QËNDËR, AFËR HOTELNTURIZMIT ELBASAN. MË KA DHËNË DY LIBRA PËR TI LEXUAR, UNË NË ATË KOHË ISHA 22 VJEÇ. SA INPËRGATITUR QË ISHTEBI SHKRETI. LAVDI ZOTIN PËR KËTË NJERI.

                              Përgjigjjuni
                              1. V
                                Vala

                                O Frrok! Aty ku I ke njohurite te cunguara, mos I fut hundet. Epopene e Ballit kombetar nuk e ka shkruar Chri chri, (Nonda Bulka)por Shefqet Musaraj

                                Përgjigjjuni
                                1. P
                                  Petrit

                                  I nderuari Frrok, Mbetesh nje nga analistet me te besuar! I thelle,elokuent,sarkastik kur duhet.... Ne shkrimin tuaj te mesiperm,nese me lejoni, do desha te bej dy saktesime: -"Epopene e Ballit Kombetar" e ka krijuar Shefqet Musaraj,me pseudonimin e luftes si ilegal ne Tirane "Buburicka" (ka qene nje burre i imet ne trup,por me mendje e shpirt te madh). "Chri Chri" eshte pseudonimi i shkrimtarit dhe humoristit te shquar, Nonda Bulka.... -Citimi i sakte i pasazhit nga kjo poezi i permendur prej jush,eshte: "Do na mbulojne plehrat e tokes,do ngrihen kembet,t'i bien kokes".... Sidoqofte,asnje nga keto saktesime nuk ia ulin vlerat e shkrimit tuaj aq realist..... Ju uroj shume shendet!

                                  Përgjigjjuni
                                  1. K
                                    Kinomi

                                    Bravo je I madh Frrok.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. A
                                      Aruro Ui-u shqiptar=Salih Ram Berisha

                                      Respekt per zotin Cupi.Tartufi apo tartufet nuk mund te ulin vlerat e zotit Cupi,shkrimet e te cilit lexohen me nje fryme dhe me etje nga shumica e shqiptareve.E verteta eshte qe diktatura e ketyre dy satrapeve prej 34 vjetesh ka bere demin me te madh qe mund te behet,sepse ka zhgenjyer e detyruar te largohen nga vendi te gjithe ata qe shpresonin se me permbysjen e diktatures se proletariatit vendi automatikisht do shnderrohej ne nje demokraci te mkrefillte dhe sa hap e mbyll syte do njehsohej me vendete tjera te Europes. Por fatkeqesisht, satrapi agjent i UDB-se e klani i tij e ne rruge e siper dhe ky me i fundit,grabitesi i papare i Floririt te Krrabes dhe jo vetem e shnderruan vendin ne nje diktature edhe me te eger se ajo e perpara vitit 1990.U be ky vend diktature per mbi 80% te shqiptareve,qe pervec se mund te shpreheshin "lirshem",sepse jo rastesisht disa qytetare qe besuan se mund te flisnin lirshem ,u zhduken me metodat me te sofistikuara ( Olldashi,Arben Broci,,Dritan prifti,Zhulali e te tjere te derguar ne nje klinike jashte shtetit,Pashkoja vete,Remzi Hoxha, Kosta Trebicka etj etj),nga ana tjeter u detyruan te punonin e te jetonin te pasigurte e nen sistemin e ri diktatorial te dyshes BB te maskuar si Demokraci.E verteta eshte qe nga ana pasurore nuk mund te behet krahasim midis ish anetareve te byrose politike te dikurshme,qofte dhe te vete Ramiz Alise apo Nexhmije Hoxhes dhe krimineleve te lindur ne Vicidol e ne Skrapar, vellezerve siameze ne krim e korrupsion Berisha e Like,qe here ne harmoni e here ne diskordance me njeri tjetrin per 34 vjete garonin se kush ishte me i fuqishem e me gangster per te vrare e grabitur kete vend e kete popull. Por Tartufi apo tartufet nuk duan ta kuptojne apo ta pranojne kete.Dhe kjo eshte e drejta e tyre.Nga ana tjeter kete e dine mire,e kane ndjere ne kurrizin e tyre dhe e shohin perdite rreth 90% e ketij populli,qe keto dite po jetojne fundin e ketyre krokodileve grabitqare e helmues,fale dhe punes se shkelqyer te SPAKut,Altin Dumanit e te ndihmes se pakursyer te Shteteve te Bashkuara e te BE-se!

                                      Përgjigjjuni
                                      1. M
                                        Mësuesi i klasës së 4-t fillore

                                        Chri Chri ka qenë pseudonimi i Nonda Bulkës, ndërsa "Epopenë e Ballit Kombëtar" e ka shkruar Shefqet Musaraj.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. M
                                          Medea

                                          Jo ky nuk eshte çlirimi i dyte, ky eshte çlirimi i pare sepse 44 ishte ripushtim nga pushtat dhe keta jane bij te po atyre pushtave.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. F
                                            Frrokhanet e Anal-listes 30-vjecare te pushteteve

                                            Me Saliun kunder Nanos, me Nanon kunder Saliut, me Meten kunder te dyve, prap me Saliun kunder Rames, kunder Saliut me Ramen...eshte itinerari dredha-dredha i ketij njeriu aq sa ju thinjen lesht e kokes e nuk i mba mend as vete se sa sperdredhje ka ne jete...

                                            Përgjigjjuni
                                            1. D
                                              Dani USA

                                              Ik o tartuf qenke me te vertet matuf,Frok i nderuar mire e ke ti po jo aq tamam me Saliun po bein sikur e kane arrestuar po e ledhatoin ai prape po e bene punen e tije ate politik te ndyre nga maja e ballkonit ati i duhet mbyllur ajo bucja ne qeli atje e ndien me te vertet izolimin vampiri Shqiptar

                                              Përgjigjjuni
                                              1. S
                                                Spiro.

                                                Per autorin e shkrimit: Eshte thene gabimisht seChri Chri eshte autori I epopese se Ballit Kombetar . Chri Chri ishte pseudonimi I Nonda Bulkes. Ndersa autori I Epopese eshte Shefqet Musarai. Mire eshte qe ne shkrime neper gazeta te jemi te sakte. Duhet te jete nje mungese vemendje e autorit... s. gj.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. C
                                                  Cepani

                                                  Me se fundi, Iku dhe Meta dhe ne do na rritet pensioni. Ky eshte lajm i sigurt. Kete e ka thene sahalepirsi Frroku. Sa bajate u bene keta Frroku, Ngjela, Balla. Amerika, Amerika....

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. N
                                                    Nga Shkodra

                                                    Perfekt. Te lumte.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. i
                                                      i indinjuari

                                                      O " Tartuf" po te jeshe i ri me vjen keq pse te jeshe budall,po te jeshe i vjeter spo ta marrimm per baze se ti e ke shire lemin dhe tani pret thesin te paketojne. Po pate kohe mundohute shikoshe pak me mire realitetin po qe se e njeh ,po lere me mire se ti je elifi matrak une kerkoj te mesoshe tani.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. R
                                                        Redaktori

                                                        Poemën “Epopeja e Ballit Kombëtar”., nuk e ka shkruar Chri Chri, pseudonim i Nonda Bulkës, por e ka shkruar Shefqet Musaraj! Ju lutem korigjojeni këtë pasaktësi!

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. B
                                                          Bejtexhiu

                                                          Chri chri nuk e ka shkruar poemën “epopeja e ballit kombëtar” por e ka shkruar shefqet musaraj, .

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. K
                                                            Kritiku

                                                            Ja mohove dhe këtë poemë shefqet musaraj?

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. M
                                                              Mësuesi i kl parë fillore

                                                              O njeri, kush e ka shkruar poemën: Epopeja e Ballit kombëtar”?

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. S
                                                                Saja

                                                                I nderuar zoti rama kur TE besh drejtesi Ben per TE gjitha Jo ministrat e TU me dosje ne spak per afera korruptive marramandese e opzita ne arrest shtepie pa prova

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. J
                                                                  Jani

                                                                  Hahaha, frrok je i modh. Vërtet u shitën dhe mbaruan kopjet, se njerëzit më parë këto gazeta me këto lajme, edhe i rusnin gazetat, po të këtij gjytyrymi president, të gjithë i plrdorën plr të fshirë bythën me fytyrën e metës. Bravo frok. Gazeta me fytyrë si meta ka akoma nëpër studio, sepse janë të tillë të gatuar. E kewja tyre lshtë, mjafton ti shohësh surratin, dhe i kupton shpirtin që kanë.

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. M
                                                                    Miden

                                                                    Vaft kërpudhash derfeçkë . Lëpjetë plot çairet . U duaka dalë . Një pispilit . Si s'n'a e desh një pispilit . U duaka dalë .

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. L
                                                                      Lili Omfii

                                                                      Te dija burre te zgjuar po qenke cope mishi medy sy Pseudonimin Chri chri e ka pas Nonda Bulka dhe pomen Epopea Ballit kombetar e ka shkruar shefqt Musarai

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                      1. I
                                                                        Iliri

                                                                        Po ti OFrrok Muti qfare shet?

                                                                        Përgjigjjuni

                                                                        Lini një Përgjigje