Nga Dritan Hila
Pas 33 vitesh faktikë në pushtet, përballja me drejtësinë e klasës politike ka nxjerrë jo vetëm banalitetin e tyre në pah: Banaliteti i së keqes, do ta quante filozofja hebreje Hannah Arendt, aftësinë e një njeriu normal dhe mediokër i paaftë të kuptojë vlerën e akteve të tij. Janë njerëz banalisht të zakonshëm që bëjnë keq.
Por ky vit nxori në pah edhe arrogancën e tyre pa fre, që vjen nga ky banalitet i tyre. Pasja nëpër duar e miliona eurove; mundësia për t’i shpenzuar ato pa kontroll pasi rishtas mund të fusnin duart në buxhetin e shtetit; atributi për të emëruar njerëz në administratën shtetërore dhe trajtuar si kukulla, pastaj për t’i degraduar pa menduar për fatet njerëzore dhe apatia ndaj këtyre fateve; arroganca ndaj kujtdo që iu pret rrugën apo vë në dyshim intelektin apo veprimet e tyre; përbuzja ndaj tyre dhe mungesa e empatisë për ata që përpiqen çdo ditë të mbijetojnë, shkollojnë fëmijët me sakrifica, kalojnë kalvarin e spitaleve, janë ato që nxori në pah ky vit.
Sharjet e Sali Berishës, epitetet, nofkat që iu ka vënë prokurorëve që kanë marrë guximin të hetojnë bëmat e tij, që nga “lavire bulevardi”, “të degjeneruar”, “spiunë të sigurimit”, “xhelatë”, e të tjera pa fund; sulmet kafshërore kundër kundërshtarëve të tij kudo qofshin, kanë krijuar një kulturë masive llumi dhe shtrese njerëzore që si formim ka atë lloj sjelljeje.
Epitetet që ka përdorur Ilir Meta ndaj prokurorëve të tij janë edhe më të shëmtuara, që nga shtrembërimi i emrave e deri tek krahasimi me kafshë. Kërcënimet me jetë të prokurorëve në sallën e gjyqit janë të pagjetshëm në historinë politike edhe të mbretërve që çoheshin në gijotinë ndaj xhelatëve të tyre apo mafiozëve që çoheshin në burgim të përjetshëm.
“Pa të shohim një herë fytyrat si i kanë dhe a do përballojnë dot apo jo”, thotë bashkëshortja e tij me një gjuhë mbretërore, e ngjashme vetëm me arrogancën e Mari Antuanetës kur i thanë që populli i Parisit s’ka bukë të hajë dhe ajo iu rekomandoi të hanë kruasanë.
Është një sjellje që vjen nga moskonsiderimi si qenie të denja për vëmendjen e tyre, nga kthimi në një kastë që e ndjen veten superiore dhe çdo privilegj hyjnor si prerogativë natyrore dhe të merituar. Thjesht habiten sesi mund të merret zvarrë një prej tyre nga ca që nuk i njohin për njerëz vetëm se këtë e thotë ligji; sesi mund të gjykohen për disa miliona euro nga ca që në opinionin e tyre mund të jenë vetëm shërbëtorë! Është një shpërfytyrim i tyre i ardhur nga ndjenja e paprekshmërisë.
Ndërkohë në një univers tjetër Helmut Kohl, kancelari që bashkoi dhe riktheu të madhe Gjermaninë, u telendis nga drejtësia dhe partia e tij për vetëm 320 mijë marka që edhe ato ia kishte çuar partisë dhe në fund kërkoi falje; Berluskoni një gjeni i financave dhe medias u përndoq deri në buzë të varrit nga drejtësia, por e shumta që tha për përndjekësit e tij ishte epiteti “togat e kuqe”; Sarkozy po vuan dënimin kurse Donald Trump paraqitet me një këmbë përpara gjykatave dhe i rri gatitu një sherifi lagjeje.
Dhe po flasim për njerëz që kanë drejtuar vende që bëjnë ligjin në këtë planet; që kanë prejardhje familjare të dokumentuara prej shekujsh. Kurse shqiptarët përbuzen nga një klasë politike që vetëm 50 vite më parë mësuesit iu hiqnin morrat në klasë. Ky është banaliteti i së keqes që do kishte llahtarisur edhe vetë Arendtin. (Dritare.net)
Te lumteHila.
Dritani eshte me kembe ne toke. Nderkohe qe gjithe stacionet me te shikuara ne Shqiperi qanin per hajdutin Like Floriri, kush e kush te merrte ne intervista gruan , Blushin, vajzen e hajdutit Xhixho, deri edhe tek ca langoj te LSI. Kjo eshte deri tani strategjia e Likes, te ofendoj Prokuroret, sepse ai e di denimin njesoj do e marri, Nderkohe Kryeprokurori Dumani e ka ngritur lart emrin e SPAKut, si nga njerezit e politikes ku spikasin Saliu, Likja, Ahmetaj, Beqja, Koka...., por edhe nga me te rrezikshmit e krimit, jane ose ne qeli, ose ne arrati, pa shpresa .
Ngordhi lopa që milnin analistët e medias. Duhet veting edhe në media.
--- Kurse shqiptarët përbuzen nga një klasë politike që vetëm 50 vite më parë [ do të thosha 30 vite] , mësuesit ju hiqnin morrat në klasë. ------ Thënia më e fortë, që duhet të shkruhet në çdo cep rruge këtu në Shqipëri....................................................................................................... SHQIPTARËT UDHËHIQEN NGA NJË KLASË POLITIKE QË 30 VJET MË PARË, MËSUESIT JU HIQNIN MORRAT NGA KOKA PARA KLASËS................. . ............................................................................. Mirëpo kjo është dhe pasojë e defiçençës të asaj që shpesh thuhet: - Elita politike dhe inteligjenca shqiptare u përndoq dhe u dënua nga regjimi komunist..................................... . Pra kjo shtresë që cilësohej si paria e kombit, tregoi se niveli i inteligjencës së saj, ishte nën nivelin e shtresave të thjeshta të popullit shqiptar...... . Pasardhësit e tyre, nuk u shquan pothuaj për asgjë në këto 34 vjet....... . As për guxim politik, as për inteligjencë njërëzore.......... . Niveli i IQ së tyre duhet të jetë më poshtë nga 90............ . Nuk shkëlqyen nëpër shkolla, nuk u shquan për tregti e biznes si paraardhësit e tyre, dhe më e keqja, ju nënshtruan një komunisti të konvertuar në demokrat........ . Po të shohësh sot se kush shkelqen në shkollat shqiptare dhe ato botërore, kush ka çarë dhe ka bërë karrierë në kompanitë botërore, kush është bërë i suksesshëm në fushat e biznesit, do të bindesh se pinjollët e ish të përndjekurve dhe ish pronarëve të dikurshëm, janë kryesisht njerëz mediokër..... . Ndoshta kjo kërkon një studim më të hollësishëm.
Mire e ka matematiken. 50 vjet me pare ishin ne fillore, 30 vjet me pare ishin gjasme rinia qe do na conte ne Evrope. Morrat ua hiqnin ne fillore dhe 8-vjecare.
Te lumte Hila. Mandatin tjeter je ambasador. Je patronazhisti me i mire. Po opozita ku eshte o kelysh komunisti?
Nje skice e mrekullueshme shemtimit dhe degjenerimit moral te kesaj specieje politikanesh.
Dhe nuk jeni njerez, ti mor maskara dhe yt ate jeni vrases, xhelate dhe gjakpires te shqiptareve qe nga 1944-a deri me sot...!!!!
Po qe se te ka vrare ta ka luajtur fene.Hallall qumeshti I nenes.Ja ku ju kemi,kriminele,hajdute,maskarenj,imorale,trafikante droge dhe qeniesh njerezire,spiune te poshter qe ju shkerdhejne agjenturat e huaja per 5 leke,tradhtare qe per pak shitet detin.Tju kishte djegur me benzine do u kishim ngritur lapidar.Dhe amerika e europa po binden qe xhaxhi dinte ku gjuante.
Kur flet per kokat me morra ne klase, Hila e di qe ato nuk ishin te komunisteve, por e varfanjakeve te pagdhendur. Termat "koket me morra" dhe "kokepalaret" jane te ngjashem. Ato ilustrojne se c'mendim kane patur klasat sunduese dje dhe sot.
Saktë! Nuk do shumë sy e veshe të shikohet e degjohet, që si familja Berisha, ashtu dhe kjo e Metaj e kanë humbur lidhjen me realitetin dhe jetojne ne iluzionin, që ata jane aristokratë! Kjo shihet në çfarë thonë, si e thonë, me çfarë përbuzje për shtetin, popullin, ligjin, të gjithë ata që guxojnë ti kundërshtojnë!
O Dritan, te gjitha i ke thene mire, por te pranosh se para 50 vjetesh shqiptaret kane qene morracake (nuk e di e perdor si shprehje popullore, apo te vertete), i bije qe edhe ti e prinderit e tu te kene qene morracake,me morra. Eshte per te qeshur, se nuk je 30 vjecar, qe ke jetuar mbas 90, kur filluan te rilindin morrat, por je shkolluar deri ne universitet para 90, pra nuk e di si e quan veten, te lante mamaja apo te conte ne shkolle si pellumb?
Vazhdo rrugen Shaqo Bregu se s'jane per ty keto gjera. Ne vend te komentosh thelbin e shkrimit merresh me morrat e Dritan Hiles. Edhe ne qe kemi qene ne shkolla kur Enveri ishte gjalle, jemi deshmitare te kesaj eksperiences se morraheqjes. Sado i paster te ishe vete, po te rrije afer dikujt qe kishte morra e therrija, i merrje edhe ti. Ta lyente mesuesi ose nena koken me vajguri qe te t'i hiqte. Te kontrollonin pastertine cdo jave, sa te gjata thonjte, e ke a s'e ke te paster shamine e xhepit, uniformen e shkolles, etj. dhe prape morracaket te prishnin pune.
Ylli Hila printe e vriste me armë, pranga e hekura, i biri shan e pështyn mbi armiqtë e klasës me penë...!
Shko mor idiot thyej qafen. Ato qe shkruan Hila jane te gjitha te verteta.Meqe i njohke Hiles edhe baben pse nuk shkruan ketu ti me emrin dhe mbiemrin tend te vertete. Te shohim se cfare bajge je ti.
S'ke pare ndonjehere qe baba dhe i biri te kene mendime te ndryshme, e? Eshte e paimagjinueshem si koncept ky per ty? Me kete lloj logjike staliniste qe germojne gjithe fisin per te gjetur klecken ne biografi, dukesh se c'mendjepjerdhur je. Ndonje gje per artikullin ke per te thene? I ka rene kokes apo ja ka futur kot?
BRAVO..BRRAVO ME VALIXHE DRURI ERDHEN,...
Lere o Dritan se e ke qare fare. Po kur gergufesh dhe sharebajga e Jales xhixho hundpinokja the kercenonte se oficeret qe ndaluan spiunin Agush 50 lekshi nuk do te amnustohen.Po kush je ti moj hunderre qe paske ne dore amnistine. Po ti deri ne maj je ne parlament se pastaj do jesh nje zero me xhufke si shoqja jote e Jales kejdi dhembxakallja.
Bravo, perle
Si gjihmon i sakte! I nderuar! Zoti Hila!
E verteta dhemb, kujt I djeg ta mbaje...O POPULL JETONI ME REALITETIN...NA IKU JETA ME KULTE INDIVIDESH...ENVER,SALI,ILIR,APO RAME....JAM PER SHTET LIGJOR!!!!
Me gazetar sum lepores nuk e gjen dote. Por i ka dale mire dhe vetes dhe asaj mikes qe ben emisione ne dritare dhe merr fonde dhe projekte nga Rama.
Ke prova çoi ne SPAK perndryshe serial babale.
Te lumte pena! 100% te drejta cfare ke shkruar!
Shtroni 1001 sahane, ki i lepin ne kohë rekord... Osht rekordmen në lepirje sahanesh, osht kurv kurvi i ndyte...
Bravo z. Hila jeni shumë i saktë.
Erdhen ustallaret amerikane ti tregojne vendin ketyre sharlataneve qe na I beri peshqesh byroja politike e PPSH-se
Drejtesia i pyet ku i gjetet parat ?keta morat ipergjigjen i pagova une jo iliri ,dhe analistet meren me gurin qe budallai holli ne pus ciao.....
iliri ben si i semur mendor ti shpetoj denimit ,mbase i ecen te shohim
Pamflet fantastik, Dritan! Vetem urime!
E vertete kjo qe thua por I kemi lejuar dhe ne ,sepse jemi popull interesaxhi qe shet bythen per ca haspra te keta politikane
Kjo është e vërteta. Populli shqiptar tashmë analizën tënde z. Hila, e ka gdhendur në memorie përjetësisht. BRAVO.
Respekte z. Hila
Lëreni se i kujt është, po lexoni çfarë shkruan. Shumë bukur e ka karakterizuar arrogancën e tyre. Të fyesh prokurorët e gjykatësit, këtë vetëm dikush që e pandeh veten bej, kurse njerëzit e drejtësisë bujqrobër të tij. Kështu qe deri dje, po feudalizmi i ofiqit vdiq me prangosjen e beut Ilir Meta!
Ne pergjithesi autori ka te drejte por kur thote se "habiten kur terhiqen zvarre nga ca qe nuk i njohin per njerez vetem sepse keshtu e thote ligji", ketu autori gabon dhe ca me keq gabon me dashje. Ne asnje ligj ne RSH nuk shkruhet se i ndaluari duhet te terhiqet zvarre, perkundrazi ne ligj dhe ne konventat nderkombetare shkruhet se dinjiteti njerzor i duhet ruajtur edhe te ndaluarit, edhe te paraburgosurit edhe te burgosurit. Sa larg eshte ky zoteri qe e quan normale dhe te ligjeshme terheqjen zvarre, nga aktorja franceze Brigite bardo qe protestonte per te drejtat e kafsheve gjate rruges per ne thertore. Jane pikerisht njerz si ky qe ka qene edhe zv/minister, qe drejtesine e kthejne ne gijotine, qe pushtetin e kthejne ne diktature dhe qe shtetin e kthejne ne nje fatekeqesi per shumicen e popullit te cilit i duket vone e nesermja per te ikur nga ky vend i bekuar por qe pushtetet e kane bere te mallkuar.
Po kur krimineli nuk bindet si veprohet? Policia eshte organ dhune nuk te lutet te urdheron sipas ligjit
Ti ,nuk e di ,po yt ate eshte monster...torturonte gra dhe listen e familjeve qe ka shkateruar e dermuar deri ne dhimbje e ka me disa faqe.Jyu si familje duheni varur e mxjerre ne mes te Tiranes per tu treguar njerezve...ky eshte fati i krimineleve. PS.Meta eshte hajdut.
Ti ,nuk e di ,po yt ate eshte monster...torturonte gra dhe listen e familjeve qe ka shkateruar e dermuar deri ne dhimbje e ka me disa faqe.Jyu si familje duheni varur e mxjerre ne mes te Tiranes per tu treguar njerezve...ky eshte fati i krimineleve. PS.Meta eshte hajdut.
Artikull me permbajtje reale dhe jo tullumbale si ne mediat televizive qe po qanin se nuk ishte respektuar nje rrugac ordiner dhe turpi i shoqerise shqipetare...!!!
Morracake dhe qurrashe
Nuk kishin kohe njerezia te degjonin filozofin Dritan, se qerronin morrat. Ca te besh, ishin shkollat plot, ndersa tani as morrat nuk kane ngelur neper shkolla. Dhe, bucet e Ramutit mjaftojne te permendin terma Europiane, shqipnglisht, se shqip nuk dine. Dhe jane per tu respektuar, se thote nje legen si Tani. Po ate Vjosa Osmanin nuk ishe ti mor legen qe i thoshe Dose?
Bravo Hila, gazetarë si ju i mungojnë këtij vendi, ose janë me gishtat e një dore. Ju uroj gjithë te mirat dhe suksese në përkushtimin tuaj ndaj problemeve aktuale të shoqërisë sonë, që trajton në në programe e tua aq shumë të preferueshme.
Tema botojini të gjitha komentet të arsyeshme dhe të përjashtoni komentet jo të pranueshme R fjalorin që pasqyrojnë.
Beji fyt beji rames o kelysh spiuni
I shkofsh prapa legenit te Lushnjes Sajmut kocepreshit qe na doli garip, ishte i vetmi qe mund te konsiderohej njeri por stani i trushplareve e kishte prishur dhe Sajmut pordhacin qe e ndyu veten me mut ne fund te nandatit te tij .
Do behen "Zgje-Dhjet" vitin tjeter o Dritan? Kush do jete kundershtare i ketij Rregjimi? Pashai dhe vegla i Erdoganit me Nene Greke nga Himara Rama po shkon I Sigurte per te 4en here. A nuk you ben pershtypje ky fenomen?
Banaliteti i se keqes eshte shkruar per sojin e Ylli Hiles. Njerez me poshte se te zakonshem, te cilet ne kushte te caktuara, kur i nxjerr nga pozicioni i tyre i natyrshem ne fund te shoqerise, shnderrohen ne monstra
Madheshtore kjo qe ke thene
Fatkeqesi eshte por nga popull primitiv vetem lider primitiv dalin. Ne fund ky popull i zgjedh per interesa shume te ngushta.