Dita kur Ilir Meta vdiq!

22 Tetor 2024, 17:26Blog TEMA
Dita kur Ilir Meta vdiq!

Nga Dritan Hila

Dje, në një rrugë që ndodhet pikërisht aty ku dikur vjehrra e tij kishte shtëpinë dhe çifti Meta-Kryemadhi filloi jetën bashkëshortore, grupi operacional i policisë, me urdhër të SPAK, i jepte fund karrierës së njeriut që ka pasur poste shtetërore më shumë se çdo shtetar shqiptar.

Mënyra e arrestimit ishte fare e palavdishme, duke e tërhequr zvarrë dhe kjo jo për faj të policëve por të njeriut që nuk e kishte kuptuar se ylli i tij kishte perënduar përfundimisht, dhe nuk diti t’i jepte pak klas aktit të tij të fundit publik.

Një gjë është e sigurtë që emri i tij do mbetet në historinë e Shqipërisë, por aspak monumental. Karriera e tij ka të përpjeta e tatëpjeta, duke e mbyllur në fund me rrokullimë.

I ardhur në politikë si fëmija i privilegjuar i të majtëve, shumë shpejt provoi shijen e pushtetit, pa punuar asnjë ditë.

Pa eksperiencë administrative apo akademike, por me instinkt politik tipik oriental, ia doli që të ishte kryeministër i tyre, duke e shfrytëzuar pushtetin jo vetëm për të bërë para por edhe për të krijuar klanin e tij politik, pa pyetur për kriteret e promovimit në administratë, ku çdo injorant apo kalama merrte poste drejtuese, mjaft që të ishte besnik i tij, dhe nuk është se nuk ia doli.

Në momentin kur u shkëput nga PS, një pjesë e elitës së saj iu bashkuan, bashkë me një pjesë të elektoratit duke e çuar në humbje partinë e Nanos dhe fundin e karrierës së tij.

Në katër vitet kur LSI ishte në opozitë, ajo u shqua për beteja parimore për të arritur kulmin me grevën e urisë së deputetëve të saj, për shkak të ndryshimeve të ligjit zgjedhor. Ky katërvjeçar ishte edhe periudha kur elementë të spikatur të PS që nuk ishin dakord me politikat e Edi Ramës iu bashkuan LSI, e cila po shfaqej si konkurrente ideologjike e PS.

Por iluzioni nuk zgjati shumë. Në vitin 2009, që Berisha të qeveriste i duheshin votat e LSI. Me një kthesë 180 gradë, Meta i bashkohet qeverisë, pa vendosur asnjë kusht paraprak parimor, ku korrigjimi i ndryshimeve të vitit 2008, duhet të ishte i panegociueshëm. Mirëpo kjo nuk ndodhi.

Vetë Metës i pëlqente pozicioni dhe nuk donte konkurrentë të tjerë në rolin e kingmakerit, pa e kuptuar se me këtë akt vrau edhe veten dhe boshtin parimor dhe ideologjik të partisë së tij. Me tej e gjitha është histori.

Personalitetet u larguan nga partia e tij; pastaj erdhën filmimet e 21 janarit kur perceptimi publik për korrupsionin e LSI u dokumentuan nga videoja e Dritan Priftit, pastaj vrasjet e 21 janarit dhe cilësimi si “kokëpalarë” i viktimave, duke e bërë grupin që drejtonte nga një parti, në një bandë gjobëvënësish, barrë për çdo aleat të tij.

Dhe sot jemi në ditën kur stafi drejtues i PL janë ose njerëz pa emër ose qesharakë. Askush në atë parti nuk është personalitet në një fushë të caktuar apo i nivelit kombëtar. Janë vetëm papagaj që imitojnë fjalorin e Metës, fjalor i tmerrshëm për varfërinë e tij e nga ku natyrisht nuk mund të presësh ide.

Tani ai grupim nuk i duhet më as PD-së e cila ndjehet e çliruar nga barra e Ilir Metës që iu ngarkua që në vitin 2009. Në 33 vjet karrierë Meta ia doli të mbijetojë për shkak të intrigave dhe makinacioneve, por pa e kuptuar se ora e tij kishte mbaruar.

Kjo iu bë e qartë dje, në 21 tetor 2024, nga një grup policësh, në një shesh pa emër, nën shikimet indiferente të shoferëve, ku asnjë nuk u ndal as për kuriozitet. (Dritare.net)

44 Komente

  1. L
    Liu

    Nuk e di perse e ke anashkaluar dhipllomatin Agim Nesho 32 kile me gjithe bile ,qe ishte ne radhe te pare kudo ku gjendej "ujku i pazarit te ri" dhe bente rezymene e te gjitha takimeve te prijsit te tij nga Çepani.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Koment

      Nuk lexova shkrimin por vetem titullin. Duke njohur Hilen dihet c'thote. Ilir Meta vdiq,Saliu vdiq,Opozita vdiq.Rama jeton por per sa kohe!!!!!? Si do jete fundi i tij? A e di kush ta thote?

      Përgjigjjuni
      1. l
        loni

        e di une,per momentin te kapet edhe kanceri i dyte sali qen berisha,pastaj sa te bi nga qeveria kallami i gjat edi rama damllaja e fundit e semundjeve te shqiptareve,do shpetojme nga keto semundje te pa sherueshme,spak ilaci qe po jep rezultate,per momentin te kalben keta te dy,rama ngel vetem dhe eshte e lehte kur amerikanet ti thojne largoi nga qeveria dhe shko vete dorezou se do kesh letesime ne krahasim me ilir floririn dhe sali kriminelin,ky eshte fundi i treshes keqberese e shqiptareve.

        Përgjigjjuni
        1. D
          Drejesia

          Kot e keni qe fusni ne nje thes meten, berishen - kanceri i shqiperise, me edi ramen. Edi Rama edhte arkiteki dhe promotori politik i reformes per te cilen gezohemi dhe na jep shprese.

          Përgjigjjuni
        2. U
          Ue

          Ti komentuesi si shume paske pakenaqesira. Ça do qe e lexon edhe komenton temen kur nuk je dakort me asnje? Nuk te del Syri.net?

          Përgjigjjuni
          1. k
            kaiser

            Ta them une. Rama del nga politika ne 2030 leshon cdo gje as fije marionetash nuk do mbaj sic i mbajne keta,mendoj se do i ofrohet ndonje post nga bashkimi europian po sjam i sigurt ne do e pranoje. Sa i takon gjynaheve te tij nuk ka per tju ngritur asnje akuze pasi para se te fillonte lufta per te ber reformen ne drejtesi na perendimi i eshte ofruar marrveshje sic i eshte ofruar dhe saliut po ky i fundit nuk ka pranuar dhe ka menduar se do i dal mban ti mposhte por po e shohim sa ja ka dal. Edhe nanon ndaj nuk e ngacmon jnjeri pasi i shkuan ne zyre atehr i than ik dhe ste ngacmojm iku nga politika ne kulmin e tij 55 vjec.

            Përgjigjjuni
          2. D
            Drejesia

            Do te thuash pordhsmatin Nesho! Perendi cban ne politike! Po stacioner tb tenkukumjackavr qe vajtojne - blushi, hoxhs president, bushati, ... madje edhe batoni. Te paktrn kuptuam kush merrte parabdhe shtirej ...

            Përgjigjjuni
            1. N
              Neri dhe Minxhozi - ambasadore ne Brakë

              Ehe Driton Xhunge-Hileja u mbaruan vendet per ambasador. Kot leh per Vin Llapen. Ste ka fare qejf. Tall bythen me ty. Bashke me Muqi Nanon.

              Përgjigjjuni
            2. b
              beni

              nese ka pasur ndonjehere lepires ne median shqiptare ti dritan hila ua kalon te gjitheve. edhe mutin e rames me te thene haje e han

              Përgjigjjuni
              1. L
                Liu

                Po pse ti se ke qejf fare mutin e Saliut..? Trego drejt

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Sela

                  E ore Ben qenke legen,Dritani e ka skanuar Like floririn në mënyrën më të mirë

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    Tafa

                    Beni turiqeni!

                    Përgjigjjuni
                    1. a
                      arditi

                      Hajde beja ti analizen ilir palacos me mire se autori.

                      Përgjigjjuni
                    2. A
                      Andon

                      Hiqju nga fytyra shqiptarëve o dritan leshi, se sa herë shkruan njerëzve u kujtohen torturat dhe burgosjet që Sigurimsi Ylli Hila ushtronte në diktaturë ndaj kundërshtarëve politikë dhe ideologjikë. Të ishte ajo kohë do ishe gardian burgu dhe xhelat kundër armiqve të klasës!

                      Përgjigjjuni
                      1. T
                        Tironci

                        Ore legen? Po ti I biri kujt je? Mos ke lidhje me komunistin non grsta? Cpune ka ketu I jati I atij opo asaj? Ska problem, presim qe ate kokcepin qe mbron ti ta shkrijne ne burg se si ka thene njehere bismila punes dhe beri miliarda.

                        Përgjigjjuni
                        1. A
                          Asd

                          O Tironc, po harrove kush ka qene Hila, do vuash gjithmone nga nje "shtypes apo marres i ri i pushtetit". Mos harro qe mafia nuk fle kurre!

                          Përgjigjjuni
                        2. T
                          Tironci

                          Ore legen? Po ti I biri kujt je? Mos ke lidhje me komunistin non grsta? Cpune ka ketu I jati I atij opo asaj? Ska problem, presim qe ate kokcepin qe mbron ti ta shkrijne ne burg se si ka thene njehere bismila punes dhe beri miliarda.

                          Përgjigjjuni
                        3. X
                          Xhako

                          Ilir Meta nuk vdes o kelysh sigurimsi . Ai bashke me burrin e madh Prof Dr Sali Berisha do ringrihen edhe me fuqishem tju japin shkelmin perfundimtar ju mbeturinave te fundit te komunizmit

                          Përgjigjjuni
                          1. L
                            Liu

                            Akoma ne 2024 flasin per komunizem…. A te qifsha trurin e vogel une ty

                            Përgjigjjuni
                            1. M
                              Mondi

                              Spiuni I sigurimit ilir hajduti dhe krimineli vdiq dje.Varrimi I behet neser.Me konfiskimin e pasurise se vjedhur vdesin dhe sahanlepiresit,parazitet ,mashtruesit dhe kriminelet si ty.Nuk do kete me kocka per juve se dhjamin ta harroni.Soji juaj eshte si puna qenit ,po nuk u hodhe kocken nuk leh.

                              Përgjigjjuni
                              1. A
                                Ana

                                Keshtu ke thene edhe per Enverin o xhako, por armiqt atekohe ishi imperialistet dhe revizionistet. Mbeturine e enverizmit je o Xhako, nuk ke ndryshuar. Per kete te pergezoje se je burre taboni.

                                Përgjigjjuni
                                1. S
                                  Sela

                                  O xhako demokrati më i rrezikshëm është ai që u kthye nga komunist 25 vjet opa brenda natës në demokrat

                                  Përgjigjjuni
                                  1. A
                                    Asd

                                    Medemek Berisha dhe Meta po luftojne komunizmin?

                                    Përgjigjjuni
                                    1. G
                                      Grico

                                      Xhako si eshte puna? Ndonje vizite tek mjeku ke bere? Dakort Iliri nuk vdes se eshte vete palce sigurimi! Ishte I ri , egoist,,, donte te bente karrier ne kohen e qofte larrgut. Por ja sot ....karriera e tij ka mbaruar. Qe ate dite kur B. e quajti Ilir Floriri. Lere pastaj vidjoja fe Dritan Priftit!

                                      Përgjigjjuni
                                    2. J
                                      Jugu

                                      E dime qe Meta ka hajdutosur. Po ashtu e dime qe ti o Hila je bere nder bythe lepiresit me te medhenj the Rames. E dime qe Rama eshte hajdute me i madhe dhe me i gjate edhe se Meta dhe Berisha, por qe ti o Hile nuk shkruan kurre per bemat e tij se hadjdutos ca fonde, projekte, se bashku me gruan.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. E
                                        Endri

                                        Ja na shkruaj ca ti.Me fakte,..Pastaj,po qe se ke dhe bole shko tek SPAK.Sic bene kta qe denoncuan spiun agushin.Kshu ham ham ham ktu neper forume bejne te gjithe.Atje atje ,tek SPAKU.

                                        Përgjigjjuni
                                      2. T
                                        Tironsi

                                        Si ka mundesi qe jeni kaq te verber dhe filloni e shani me rrenje e dege sa here lexoni nje te vertete si ky shkrim. Akoma o te mjere me kufte klasah merreni. Me te vertete gjynah ku jeni katandisur akoma perdorni shprehje te dala boje si “do ringrihen”. Po kush do ringrihet keto kufoma politike qe vetem kane vjedhur e vrare? Me vjen keq per ju.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. A
                                          Asd

                                          Ka shume rendesi kush e thote te verteten. Edhe Meta ka folur kunder korrupsionit. Saliu edhe me shume. Problemi imediat i Hiles jane "favoret" nga pushteti i Rames por sidomos fakti qe ky vjen nga nje familje qe ka qene kontribuese ne linje te pare e mbajtjes ne pushtet te regjimit komunist nepermjet Sigurimit te Shtetit; Le te shkruaj Hila nje artikull per babane e tij (Hila kunder Hiles) dhe te sqaroje pozicionin e tij per te kaluaren (vitet 80' te te atit). Ju mund te thoni qe nuk ka lidhje. Une mendoj qe ka. Kush nuk kupton lidhjet, eshte i destinuar te pesoje perseritjen e historise. Nga ana tjeter, gazetaret e vertete nuk jane as artikullshkruesit as nekrologet pas vdekjes. Jane gazetaret e faktit. Jane ata qe sjellin te vertetat ne kohen e duhur duke rrezikuar jeten. Se cfare shkruan Hila tani eshte vone, eshte sic thote populli "Kofini pas te vjelures"

                                          Përgjigjjuni
                                        2. Y
                                          Yyyppp Xhixhi

                                          Heu bre qenkan leshuar karthithesit e Like kokloqes ne komente. Kujdes Bibilushin se ju ngeli vetem dhe s’duron dot gjate ai pa thithje. E zakonshme te bibikushit te Likes. Yyyyytttttt vrromqiret e lesh e lise.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. Y
                                            Yyyppp Xhixhi

                                            Heu bre qenkan leshuar karthithesit e Like kokloqes ne komente. Kujdes Bibilushin se ju ngeli vetem dhe s’duron dot gjate ai pa thithje. E zakonshme te bibikushit te Likes. Yyyyytttttt vrromqiret e lesh e lise.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. M
                                              Miklovani

                                              Ti Xhako e ti jugu nga malet e veriut na hongshin ( munē ) ju or muter ju ir cecene qe dilni e mbroni komunistin kriminel Non Grata si dhe Ilir Floririn sič pati thene dikur ati juaj. mblidhni ca leke e çojani me ble ushqime ,se parate qe i kan vjedh popullit Shqiptar te gjitha qindarke per qindarke do ju a marin .

                                              Përgjigjjuni
                                              1. c
                                                ce

                                                Bravo Dritan. Exelent.artikull me i bukur nuk behet. Ja bere nekrologjine politike spiunit Agush 50 lekesh ne ditet e fundit te Pompeut. I forti i pazarit te ri dje me nje sjellje prej gangsteri i la te kuptoje shqiptareve qe nuk kane gabuar ne sondazhin e Zaloshnjes tek Report tv para 4 ditesh ku i forti i pazarit te ri kishte 1% pelqim ne publik kur Lymi i Tutit tek bregu i lumit ka 1.2%. Kurse perbindeshi i vicidolit 23%. Pra te dy jane ne ditet e fundit te Pompeut.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. P
                                                  Populli

                                                  ....shan muti kaken Populli

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. m
                                                    mirel

                                                    Tani filozof i madh. Cope vrrome e Ramutit. Shko lepije ndonje therrime mut qe i ka ngelur ne gjirizin patronazhist, o Tani Mbase ben dhe Rudina ndonje rubrike, si mjalt Rilindas

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. J
                                                      Jugu

                                                      Avash o Miklovani se nuk te ofendoj njeri por ti ske faj se duhet te justifikosh sufllaqen. Nuk po mbron njeri as Ilirin as njeri tjeter. Por hajduti me i madhe dhe i gjate eshte ne pushtet prej 11 vite dhe ky bythlepiresi qe shkruan nuk e permend kurre ne ndonje shkrim. Kurse ti vete si lepires bythe i shperblyer me sufllaqe je me i ndershem se shkruesi se ti justifikon buken/sufllaqen tende ditore.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. T
                                                        Taulant

                                                        Me ne fund drejtesia po triunfon dhe kriminelet po perfundojne mbrapa hekurave. Kete gje shoh une me rastin e arestimit te kriminelit Meta!

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. E
                                                          ENTSOE

                                                          Shkrimi eshte analitik dhe I vertete, Meta nje turp I Shqiperise, shume kohe mbijetoi kjo vemje! Kush e Ka njohur me heret mendonin SE ai keshtu do te perfundonte. Nje person I keq!

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. E
                                                            E

                                                            Akoma ka trushpelare qe i thurin lavdi IM

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. N
                                                              No komenti

                                                              Ore komenti sa hall e keni RAMEN. Nese ka vjedhur edhe ai ne te semes,po nese eshte I paster nuk eshte kusht meqe po deohen dy maloket te denohet dhe Rama.

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. D
                                                                Dhembeli

                                                                Vendosjen ne administrate e te pa diturve,e beri per te vjedhur sa me shume

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. M
                                                                  Malo

                                                                  Pirdhuni te gjithe me komente boshe,te njejte si llafeshkruesi edhe ju qe nuk pyesni per vjedhjet a do kthenen publikut apo vetem fjale boshe.

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. H
                                                                    HILA- njosi

                                                                    " çuditërisht" hila harron te permende sesi rama e puthi ne balle dhe e beri zevenfes kryeminister dhe kryetar kuvendi dhe president ilir meten pas 2013. Harrese e" vogel" o Hila. Te shohim sa me klas do sillesh ti kur te shkosh ne burg

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. d
                                                                      drejtesi e munguar

                                                                      Ka shume kohe qe behen"sekuestrime"te pasurive te krimineleve ,po ku shkojne keto te ardhura?Sipas "partive" tona qe per cdo dite na thone qe jemi me te varferit ,a behet ndonje analize se si do te vime si gjithe Europa?Natyrisht "pas vdekjes biologjike" do te jemi njesoj,(te gjithe do te marrin pronen ,rreth dy meter katror).Mjaft duke mbrojtur hajdutet e gdo krahu.Kush ka vjedhur e abuzuar me pronen e shtetasve shqiptare ka nje emer HAJDUT.

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                      1. M
                                                                        Mira

                                                                        Tani SPAK duhet te perndjeke rrethin e ngushte te bashkpuntoreve te I. Metes, jane bere milionere me postet qe u dha Iliri dhe me pas moren rruget e botes per te shijuar ato qe vodhen ...

                                                                        Përgjigjjuni

                                                                        Lini një Përgjigje