Iliri, si peshk i madh, thjesht tundi bishtin

22 Tetor 2024, 12:01Blog TEMA
Iliri, si peshk i madh, thjesht tundi bishtin

Nga Frrok Çupi

Kaq gjë ndodhi, asgjë më shumë…

Do të ishte krejt e panatyrshme sikur Ilir Meta do të binte në rrjetë si cironkë, ashtu urtë e butë. Ose sikur të ndodhte që të mos e tundte bishtin, siç e tundi. Atëherë Ilir Meta nuk do të ishte ajo balena që ‘të çan më dysh’ edhe nëse je anije e madhe në det. Atëherë Ilir Meta do të ishte një dele, bebebeeee, para Forcave Operacionale Lëvizëse që i ofruan një makinë të bardhë në vend të makinës së zezë.

Ai vërtet, në këtë çast, sulmoi e shau, tenntoi të mos dorëzohet…, u tund në duar të Forcave, saqë imitoi komplet peshkun kur del nga habitati i tij i ujërave dhe vjen atje ku e ka thënë Donald Lu. Qytetarë që u ndodhën aty pari në rrugë e panë një bluzë në ngjyrë jeshile që tundej në ‘rrjetë’ dhe më shumë e njohën nga lëvizja e bishtit se sa nga mençuria e ish presidentit.

Forcat Operacionale i bënë një nder ish presidentit ‘peshk i madh’. Ato erdhën vetë ta arrestonin njeriun e tmerrshëm të korrupsionit dhe të krimit. Mund të kishin lënë edhe në dorë të policisë private ose të ndonjë polici afër pensionit.

Ishte spektakël arrestimi i tij si një peshk i fortë. Peshku që kishte jetuar në ujëra me alga e me flori, nuk kishte punuar kurrë në jetën e tij; as e dinte se çfarë shkolle kishte e çfarë profesioni. As e shoqja, ‘Lady Makbeth’ nuk di kurrë në jetë se si punohet e se si djersin njeriu.

Mirëpo vuuu!, luksi i tyre, vilat, floriri, CEZ- i, vrasja e njerëzve siç i ka zbuluar miku i tyre Berisha, trafiku i fëmijëve- siç babai i Zenit i ka zbuluar, lobingjet, afera e zbuluar nga Tritan Prifti për të cilën Iliri e Saliu vranë katër vetë në oborrin e kryeministrisë….

Uf!…, edhe t’i numërosh veprat e tyre kriminale të merren mendtë. Siç nuk do të donte njeriu ta shikonte për gjatë as bishtin e peshkut të madh që tundet tek del nga ujërat e turbullta.
Po këto krime tani janë në dorë të Gjykatës. Askush tjetër nuk ka më punë me to. A erdhi dita për njeriun e poshtëruar nga presidentët në këtë vend, që të shikojnë drejtësi?! Erdhi. Kjo është kryesore

Po kur ka ca zëra që thonë se ‘peshku i madh kapet me petale trëndafili’ dhe sulmojnë Drejtësinë. ‘Nuk duhej kapur me forcë zoti Meta- po thonë. Po protestojnë para popullit, pse një njeri që dhunoi popullin, po arrestohet jo në një dhomë me shampanjë dhe me parfume.

Medet!, çfarë po marrin të drejtë të thonë para popullit të tyre. Medet sikur një shoqëri t’i bënte fresk dhunuesit të vet, liderit që e nxori nga balta e u vesh me flori, satrapit që u betua të vrasë prokurorët dhe të fshijë Drejtësinë nga faqja e kombit. Ky është Ilir Meta. Shshshshsht, se po i bëni zhurmë dhunuesit tuaj!. Kjo shoqëri do të ishte e skllavëruar përjetë, sikur të dëgjonte këta zëra se ‘peshkut të madh i vihen prangat në një dhomë me parfum e muzikën e Bach’.

Por vlera qëndron te Drejtësia që erdhi. Edhe të forca e popullit që tashmë mund ta ushtrojë ndaj dhunuesve të vet.

Por Forca!- mos harrojmë: Forca. Të tjerat mund t’i kalojmë duke qeshur.

13 Komente

  1. R
    Rabid Left

    Iliri peshk i madh, kush eshte peshkaqeni!?

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sanco

      Ilir.Meta mos u tut,jemi ne kokepalaret e 21 janarit qe te urojme burg te mbare. Shpresojme qe kur te dalesh nga burgu te filosh ta nxjerresh buken me djerse si hajdut xhepash ne autobuzet e linjes kombinat kinostudjo.

      Përgjigjjuni
      1. i
        i indinjuari qe po sheh pak drite.

        Kallua flamen ketyre qenve z. FRROK CUPI keta jane vertete kllira qe nuk kaperxehen kollaj por ligji qe populli ka votuare te perul te thyen ne mes,s"te ben per burre.Keta kelysha si dhe Sali qeni nuk i dine thenjet e popullit se :Zjarri,Shteti Uji te fikin llampat edhe sikur te keshe kater krena ne koke,prandaj zotrinj kreminele ulni koken nxirrni duarte perpara dhe hipni ne makine se mund te jete edhe makina e fundit perjashtu nje.

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dea

          Shume I sakte Z. Cupi.. Te gjithe TV gati sa nuk po qanin qe pse nuk e “”byzylokosen” kriminelin ne paqe! Sa shume tv te paguara “nen tavoline” dhe aspak serioze. Imagjino shoqerine tone nese SPAK nuk do egzistonte… Do kishim Putin ne qeveri.. Meta “ u shqye” per atdheun per ta vendosur kunder USA.. Flm SPAK dhe USA! Shqiperia ka rilindur , qekur SB qendron ende ne ballkon dhe IM po “ ngre pesha” e Ben fitness ne burg!! Urime nga NY!

          Përgjigjjuni
          1. D
            Dea

            Shume I sakte Z. Cupi.. Te gjithe TV gati sa nuk po qanin qe pse nuk e “”byzylokosen” kriminelin ne paqe! Sa shume tv te paguara “nen tavoline” dhe aspak serioze. Imagjino shoqerine tone nese SPAK nuk do egzistonte… Do kishim Putin ne qeveri.. Meta “ u shqye” per atdheun per ta vendosur kunder USA.. Flm SPAK dhe USA! Shqiperia ka rilindur , qekur SB qendron ende ne ballkon dhe IM po “ ngre pesha” e Ben fitness ne burg!! Urime nga NY!

            Përgjigjjuni
            1. a
              aa

              Më 15 qershor 2021, në Gjykatën e Tiranës u depozitua ankimi i Çupit i cili kërkoi ndjekjen penale dhe deklarimin fajtor të Rakipllarit, pasi ky i fundit e cilësoi në emisionin “Open” spiun të sigurimit të shtetit. Por Rakipllari ka sjellë në gjykatë dokumente shtetërore që implikojnë Frrok Çupin, dokumente ku ndodhen emrat që u eliminuan nga gara për deputetë nga Komisioni i Verifikimit të personave. Mes tyre është edhe emri i Çupit.

              Përgjigjjuni
              1. a
                aa

                Ilir Meta mori ate qe meritonte prej kohesh

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Populli.

                  Po nuk ju konfiskua pasuria maramendese qe mund te kete eshte e kote ta gjykosh.Burgun per liken po e beje une e te me lene pasurine qe ka likja.Besoj se edhe likja do te jete dakort.

                  Përgjigjjuni
                2. B
                  BUBULINA

                  Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi lindem pa kurre fare, veti, cilesi.. As intiligjence, as bukuri fizike. Dy bajga qe natyra i pllaquriti ne x moment. Si mundet qe dy bajgat se pari u ben bashke!, Se dyti bajge mbi bajge shtuan e perhapen lloin e tyre, frikshem. Vetem ne fanta shkence mund te ndodh keshtu. As intiligjent,As fizikisht te pashem, rrogoze e thene troc. E pra keta jemi ne, banoret e shqiperise qe i dhame dy bajgave ajer e gjak, ajer dhe mish, ajer dhe flori. Dy bajgat, leshuan mbi vendin pleshtat e tyne, ndytesine e gojes, shemtimin e dhembeve dhe jarget e peshtymes. Shume pak mund te vene doren ne zjarre se nuk i kane shtrenguar doren bajgave. APO JO ZOTI KRYEMINISTER. ProfeteciA popullore parashikon se Bajgat nuk i ha as dreqi, thjeshte problemi eshte i atyre qe kane fjetur me "pleshtat"

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Adeci

                    Ore dini të më thoni gjë se ku është populli i 2 marsit?

                    Përgjigjjuni
                    1. m
                      muli,paliqa,mziu,vokshi,gjeli peqinit e shalqini

                      populli i 2 marsit ka shkuar bruksel a strasburg per te djegur karriket e PE

                      Përgjigjjuni
                    2. Analist

                      Meta shkoi ne te s.....ishalla e ndjekshin te tjere se ka edhe shume te tjere qe nen shembullin e kriminelit te madh sali r berisha.Nongrata sali r.berisha i mesoi te vidhnin cdo gje duke e lene popullin me gisht ne goje.

                      Përgjigjjuni
                      1. G
                        Gjepura spiuni Froku si perhere

                        Iliri eshte peshk, qen e shume te tjera bashke, eshte njeriu per te cilin Saliu ndyu duart me gjak te pafajshem dhe me po ate gjak rama beri qeveri ne 2013. Vetem se ka nje problem shume te vogel: bemat e korrupsionit te nje opozite te larguar prej 11 vitesh nga pushteti mbajne ere pordhe. Po me mutin qe qeveris vendin kur do merreni? Apo ju ushqen dhe nuk flisni dot?

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje