
Nga Brizida Gjikondi
Dinakët sot, sidomos ata që kanë ndarë plaçkën e luftës së piratit president, po merren jo pa qëllim me mënyrën e ndalimit të tij, por jo me veprat kriminale për të cilat akuzohet, vepra të cilat mendoj se janë mediokre në krahasim me ato që ai dhe shpura e tij i kanë bërë në të vërtetë kësaj Shqipërie. Dhe shpura është e ndarë, si rrathët e ferrit të Dantes. E ka ndarë plaçkën, sepse një grabitje e madhe do fortifikuar me mercenarë të çdo segmenti, media, politikë, biznes sidomos drejtësi.
Dosja në ngarkim dhe arrestimi i deputetit të PS për dy mandate, zotit Çyrbja ishte një çjerrje maske për mënyrën kriminale se si ka funksionuar rekrutimi i deputetëve në politikën shqiptare dhe lidhja genetike e saj me krimin më të egër në vend. Krimet në ngarkim të tij të ngjethin. Por po sot, kjo radiografi e frikshme e politikës shqiptare u plotësua me arrestimin tjetër të bujshëm, nga rradhët e politikës shqiptare, të një ish kryeministri, ish ministri të jashtëm, ish kryetar parlamenti dhe ish president i Republikës së Shqipërisë.
Veprat që janë në ngarkim të tij janë maja e ajsbergut. Shqiptarët do tmerrohen kur të marrin vesh më shumë se çdinë dhe se çkanë imagjinuar.
Mos dëgjoni hijenat që kanë ndarë dhe ngrënë kërmat që ai ju ka hedhur, këto ditë do i keni nëpër media duke kërkuar ti shplajnë trurin shqiptarëve, trurin por jo kujtesën, shpirtin dhe brengat e helmuara që për 30 vjet i mbajnë mbi shpinë.
E kam njohur dikur dhe unë, por prej 2008’ës si shumë të tjerë, Zoti dhe vlerat ndryshe na i ndanë udhët.
Dhe koha na dha të drejtë.
Kush ka ngërnë bukën e tij nuk ka ngrënë bukë lepurushi, por ka ngrënë bukën e milionave shqiptarëve, ka poshtruar, ka vrarë endrra, ka futur në sistem “elitar” dhe strukturë karriere grabitjen dhe promovimin e grabitësit më shembullor dhe shurdh memec.
Sot është një ditë e madhe për Shqipërinë, sot ndahen dy epoka, le të heshtë Rama, dhe të ulërasë Berisha, sot ndahen dy epoka, duhej kaq pak mund dhe kaq shumë kurajo, për tja zbërthyer kockat antishqiptarëve më të mëdhenj të këtij shekulli, pasi për fat të keq çdo shekull ka pjellë të tillë.
Para 2 ditësh e Ngarkuara me Punë e SHBA, Nancy VanHorn, ndënji mjaftueshëm në ambjentet e SPAK, por bijtë e mëkatit, sot e kanë injoruar këtë fakt, siç kanë injoruar dhe krimet që bien në kurriz të personave që po hetohen.
Sot u ndanë dy epoka, sot nuk u shkallmua vetëm fasada hipokrite e politikës shqiptare, por edhe metastazat e saj në krimin e organizuar dhe në segment të medias shqiptare.
Sot u ndanë dy epoka, epoka që do quhen, Shqipëria para dhe pas SPAK’ut.
Ky është fillimi..
Amin!
Bravo zonje e nderuar. Keshtu i duan mushkat Sali dhe Like drute. Shyqyr qe jane mushka ata, pra jo pela, pra nuk do pjellin me katastrofa per popullin tone te vuajtur.
Bizida mos u nxito; dy epokat e rrumpalles dhe shtetit ligjor ne Shqiperi do te ndahen vetem kur kreu i agjentures serbo-greko-ruse ne Shqiperi, biri dhe dhenderri i Serbise, kryekrimineli dhe kryehajduti Sali Sheqere Vuko Berisha te perfundoje ne qeli, bashke me 12 apostujt e krimeve dhe te vjedhjeve te tij..
Bravo Brizita per shkrimin. Ke qene dhe je patriote dhe konseguente me te verteten e ketyre plehrave.
Epoka para dhe pas Hekuran Isait - moj skorje e komunizmit qe vegjeton neper media megjithese deficente mentale
O bajge serbo-shpellare Zonja. ka shkruar emrin dhe mbiemrin e saj ne fillim te artikullit. Shkruaj dhe ti tendin te shohim se skorje e kujt je ti.
Bravo kxp, anonimeve qe mundohen te hedhin balte mbi bijte e mire te ketij populli, duhet t'u nderpresim oksigjenin mbas cdo tentative perbaltjeje!
E verteta dhemb, sidomos per trushplaret e Leshelise dhe PeDe-rat SHQUPisa...
Defiçentë je ti more lëpirsi i komunistit Sali se Hekurani nuk ka qënë aq komunist sa Saliu që vazhdon të jetë një komunist i qelbët kriminel e hajdutë
Ke te drejte. Epoka Mavi do na ndricoj rrugen drejt te ardhmes. Per modelin Cyrbja presim ndonje . hartim kjo servilja pa shtylle kurrizore.
Ke te drejte. Epoka Mavi do na ndricoj rrugen drejt te ardhmes. Per modelin Cyrbja presim ndonje . hartim kjo servilja pa shtylle kurrizore.
Respekt Brizid.
Ke sh te drejte Ata jane nje pakice qe do te zhduken sh shpejt.presim sekuestrimin e pasurive te tyre.
O Brisi po Cyrben kush e vuri? Kush I firmos listat ne fund. Mos thote prape nuk dija gje. Po te pakten na thuaj cfare meritash kishte Cyrbja deri ne ate moment qe ti firmose? Nese ka pasur ok.
Mbaroi epoka e Hekuranit Brisida. Lexoje edhe nje here mirë historine. Po keputet litari qe la Ramiz Qeni jashte. Te kane mesuar si te kercesh nga kjo ana ketej e greminës mesa duket.
Mos u hapni shume bythesh se nuk ardhur asnje epoke e re! Nuk vjen epoke e re se u arrestua Ilir Meta! Ai as nuk eshte denuar akoma. Me keq akoma: Ju keni akoma me qindra dhe mijra tw korruptuar te tjere dhe mentalitetin e rryshfetit akoma.
E vërteta pëlqehet nga shumica, ajo u përket ta flasin guximtarët, kurajozët të duartrokitet nga qytetarët dhe të përkrahet nga elita. BRAVOBrisida je një intelektuale e shquar, krenohemi me ty, i përket elitës shqiptare dhe je në rradhën e parë të saj.
Dite kjo e shumepritur per shqiptaret e vertetet, amani more populli do te shikoje me syte e tije gjithe pasrine e vete qe e ka akumuluare ky babezi fashiste te sekuestrohen dhe te mos beje asnje dite burg por ta lene ashtu rrugeve per te pare shqiperine qe rritet dhe zbukurohet.Edhe pashaportizimi duhet ti hiqet nga Tirana jone se e ka ndyre shume deri tani.Vendi i ketij plehre te rritur me kujdes nga Sali Berisha duhet te jete vetem prane kazaneve te plerave dhe asgjikundi tjeter.E tmerrshme shume e tmerrshme kur medjat kane vertetuare se ka 12 banjo per macet dhe populli merr rruget e botes.Prapaganda e ketij kopuku eshte se e perzuri Edi Rama,jo mor jo por shiokni mire ku fle lepuri i politikes shqiptare.
Plehërat e saliMortjes-komunist dhe larot e likeMonës lehin kundër NJERIUT! O derra! Zonja Gjikondi e ka braktisur me kohë rrugën e antishqiptarëve, rrugën imorale të saliLikeMonaSllobodanka dhe shikon punën e saj, pa harruar t'u ndriçojë juve me të vërtetën, por ju e keni humbur "pusullën", se ua kanë mbyllur sytë paratë e pisëta të krimit, që jeni blerë nga "bosat" e mësipërm dhe jeni shndërruar në lehës të tyre. Drejtësia bën ndarjen e madhe të epokave. Ju nuk mund të ndryshoni, se jeni në përdorim e sipër dhe ashtu do të vdisni. Çyrbja me shokë është pjesë e juaja, pavarësisht se i përket maxhorancës, është turp dhe krim sa s'thuhet, por të jeni të sigurtë se punët e pisëta ai i ka bërë me mbështetjen e shumë elementëve nga radhët tuaja korruptive. Drejtësia korrekte bën histori! Faleminderit, Brizita!