Rasti i Irena Gjokës si frymë ‘mos e shtro zverkun’ ndaj Berishës

19 Tetor 2024, 16:27Blog TEMA

Rasti i Irena Gjokës si frymë ‘mos e shtro zverkun’ ndaj

Nga Frrok Çupi

Edhe Irena Gjoka mund ta kalonte me një ‘haj mo!” shpifjen e radhës së familjes Berisha. Bija e Saliut, kandidate për mëkëmbës, ka deklaruar publikisht se ‘Irena Gjoka është e korruptuar me 500 mijë euro’.

Irena Gjoka është gjyqtare e Gjykatës Speciale (GJKKO); ajo ka kaluar nëpër duar dosjet penale të Berishës dhe dhëndrit.

Irena mund ta kishte kaluar edhe këtë herë po të peshohej në psikozën se ‘ haj mo, këta të Berishës nuk lënë njeri pa shpifur e pa bërë me baltë’. Kjo është e vërtetë, por jo aq e vlerë sa c’është dinjiteti i individit, sovraniteti i gjykatës, paprekshmëria e ligjit. Atëherë ‘ familja perfekte’ duhet ballafaquar me ligjin. Këtë bëri Irena sot ku iu drejtua prokurorisë SPAK me kërkesën “Hetoni Argita Berishën”.

Irena mund ta kalonte edhe me arsyetimin nepotist se ‘e GJKKO jam’, ndërsa pala përballë ndodhet mjerisht në dritare!. Pak nga pak, po të veprohet kështu, b…. e familjes Berisha nuk do të ulen më në dritaren e katit të tetë, por në zverkun e Drejtësisë. Kemi dëgjuar që edhe prokurorët e SPAK kanë deklaruar në publik se ‘po na kërcënojnë’. Përveç familjarëve dhe ushtarëve të Berishës, askush nuk kërcënon Drejtësinë. Megjithatë, kushdo qoftë, prokurori është për të mbrojtur edhe ty e mua, individin dhe shtetin; si vallë ankohet e nuk vepron? Modeli ‘Irena’ është modeli i dinjitetit të shtetit.

Mund të thoshte zonja Gjoka se ‘u bë rrugë kjo, Berisha bën të nëntëdhjetenëntën dhe qindin kundër njeriut, kundër jetës, kundër pronës, kundër dinjitetit, kundër paqes…, e megjithatë askush nuk i vë ligjin përpara si të tjerëve. Barazia e shtetasve para ligjit shkelet në mes të ditës përballë Sali Berishës. Ai bën gjithçka i shkon për instinkt monstrës dhe megjithatë prapë atje lart. Edhe në katin e tetë e vunë pasi iu lutën njëqind herë ‘eja në gjyq’, e ai u ktheu b… A prapë duhet t’u bjerë në qafë njerëzve ky lloj qenie pa pësuar asgjë? Edhe ariu po të zbresë në bulevard, Policia ka për detyrë të mbrojë qytetarët.

“Po lëre moj Irena- mund t’ i thotë dikush… Lëre sa ai po ngre një ushtri për të djegur vendin e ata nga paguhen… Kush ia kontrolloi paratë Berishës, i shpallur ‘ i korruptuar i madh’  nga SHBA? Me paratë e popullit lufton popullin dhe shpif kundër kujtdo. Tani, vallë ta lërë edhe Irena, pasi të tjerët i kanë shtruar zverkun familjes Berisha. Edhe ushtarët e tij në PD i sulmoi për vdekje, me zjarr e me qysqi, i rrënoi, i sfiliti mu para të gjithëve në SHQUP. Asgjë nuk bëri Prokuroria, as Policia.

Tani duhet ndalur kjo rrugë. Mjaft më. Njerëzit janë tmerruar nga vepra e tmerrshme e Berishës. Por po ligështohen edhe para Drejtësisë që nuk po vepron. Të paktën të merren kamionë me para nga familja Berisha dhe ti dorëzohen shtetit. Të paktën të zbatohet ligji si për të gjithë.

Më në fund, të paktën shteti të mos e shtrojë zverkun para Berishës. Se atëherë na mori në qafë të gjithëve. Se atëherë askush nuk do të ketë më besim te Drejtësia e shteti. Edhe sikur ariu të vijë në bulevard, Policia duhet të veprojë

Irena Gjoka është vetëm një rast.

14 Komente

  1. T
    Treni

    "Policia ka për detyrë të mbrojë qytetarët." sa kam qeshur me këtë. O lale, kthehu në Shqipëri se po jeton në mendjen tënde në Andalusi.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kutuzovi

      Akuza e Ergites ndaj Irena Gjokes,eshte antetat. Eshte tama sikur i ke bere Gjokes atntat me automatik. Ergia duhet te hetohet dhe te pegjigjet. Keta soj e sorollop te Sali Berishes kur nuk kane ç'i bejne gomarit i bjen samarit, Keta monstra te ndyra e dine veten se jane te kredhur ne krime,duan te terheqin edhe te tjeret pas vete. E gjithe familja e Sali Berishes duhet te futen ne burg se jane te kriminalizuar.

      Përgjigjjuni
      1. Z
        Zagali

        Te lumt zoti Frrok. Shkrim shume i mire.

        Përgjigjjuni
        1. P
          Pickaxhiu

          O treni po mos te kete polici ,vijne ne shtepine tende edhe zagaret dhe te fusin karet

          Përgjigjjuni
        2. M
          Mateo

          Shteti eshte nje makine me qindra ingranazhe dhe ka mundesine te bluaje cdokend qe vepron kunder ligjeve te tij. Dhe nuk ka force ta ndaloje. Po ne vendin tone keto ingranazhe te shtetit o jane ndryshkur dhe mezi levizin, o dikush i ka nderprere energjine per t'i vene ne levizje. Gjithsesi, le te presin qe shteti yne, pushteti i trete i tij, ta gjeje minuesin e demokracise dhe shantazhuesin e drejtesise dhe ta dergoje ne vendin ku e meriton.

          Përgjigjjuni
          1. L
            Luani

            Fiks fare

            Përgjigjjuni
            1. V
              Vala

              Sado qe drejtesia eshte e vonuar ndaj ketij vampiri, le te shpresojme se asnjehere nuk eshte vone.

              Përgjigjjuni
              1. O
                Oficeri dulles

                Shtet rop qire

                Përgjigjjuni
                1. I
                  Iso

                  Familje e ndyre qe 500 000€ i ka sic kemi ne 5€.Kure do te vij ajo dite qe t'ju merret gjeja e vjedhur dhe ti shohim me benevreket e sheqeres dhe poturet e rames (babai zyrtar,biologjiku eshte vuku)qe nuk ishte i afte ti shtrengonte sic duhej por i binin poshte dhe i ngrinte me parakrahe.

                  Përgjigjjuni
                  1. N
                    Namyti Llumi

                    Kur te vdese Berisha...me ça do merret ky palla?!?!

                    Përgjigjjuni
                    1. L
                      Leci

                      Me p… e se emes

                      Përgjigjjuni
                    2. F
                      Franci

                      Ketu Berisha quan Spakun organizate kriminale. Ketu Meta e etiketon kryetarin e Spakut Dumdumani. Ketu pjestaret e familjes mafioze Berisha shpifin e akuzojne pa baza kundershtaret e tyre e drejtesia nuk vepron. Ketu policet i godasin, i hiqet kapelja, i keputen gishtat me kapsolle, i djeg me molotov grupi terrorist i foltores dhe drejtesia nuk vepron. Kur do te behemi shtet ne ???

                      Përgjigjjuni
                      1. Z
                        Zap

                        Ju ini një nga keta shtetas te ketij shteti qe ne bankomat mund t'ju shoqeroje vetem vetdija , ndersa , frika , nuk ruhet me qen .

                        Përgjigjjuni
                      2. V
                        Van d'Alsven

                        Ku venë ! Kush s'e nget s'ka pse kush po diç di për : katër-rrotakët , të regjimit kamio manuale në bango-provë për vlerat , V-ë . Provë e testim për jo e rëshqanorë . Për bikëmborë n'evolucin nga këmbadorazi , e , t'içit vlera , n'epsilon . Tolerancat e gabueshmërisë automatikisht varjojnë : nga absolutja zero , këmbadorazi në ecje , në , të panjohurën mardhënore , lamdha .

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje