Një përfaqësi e zulluve në Strasburg

17 Tetor 2024, 09:00Blog Nga Namir Lapardhaja

Një përfaqësi e zulluve në Strasburg

Kështu do të shkruante Faik Konica për grupin e deputetëve të PD-së së Berishës, të cilët, sipas medias, pritet të udhëtojnë drejt Parlamentit Evropian për të protestuar për arrestimin e liderit të opozitës.

Më shumë se sa për të qarë, një lajm i tillë është për të qeshur, mirëpo, duke qenë se kjo opozitë prej kohësh e ka futur veten në spiralen e humorit dhe gallatës, ky lajm është pjesë e një mizanskene që njerëzit i lë thjesht spektator të një humori banal që luhet jo për interesat e tyre, por të një grupi mjeran që gdhihen e ngrysen me idenë se çfarë do të bëjnë për t’i pëlqyer Berishës, në mënyrë që t’i vendosë në një vend të sigurt në listën e deputetëve.

Një gjë e tillë, është thjesht halli i tyre, jo i shqiptarëve, ndaj, ndonëse me qeverinë më të korruptuar në Evropë, opozita e Berishës është mijëra kilometra larg nga pushteti.

Nëse do të rimerrnim alegorinë e Konicës, me përfaqësuesit e Zulluve në Strasburg do të tallej i gjithë Parlamenti Evropian.

Do të tallej e do të qeshnin, sepse përfaqësia do të protestonte për diçka që atje, në Strasburgun e largët, nuk shihet si problem, por si arritje; atje nuk shihet si dhunim i opozitës, por si funksionim i drejtësisë; atje janë të gëzuar dhe të lumtur që lekët e taksapaguesve evropianë janë investuar në një Reformë që po jep produkte konkrete në goditjen e pandëshkueshmërisë 33-vjeçare në nivelet e larta të politikës, sepse nëse një gjë e tillë do të shihej si dhunim i opozitës apo si arrestim pa të drejtë i liderit të saj, nuk do ishte fare nevojë që përfaqësia e Zulluve të udhëtonte drejt Evropës, por do ishte vetë Evropa nëpërmjet përfaqësuesve të saj që do fliste për këtë dhunim dhe shtrëngim, ashtu sikurse bën gjetkë me vende të tjera.

E nëse përfaqësia evropiane do tallet nga brenda xhamave të qeltë të Parlamentit Europian, nga jashtë përfaqësia e Zulluve do të rimarrin disa vjersha në një stil të pëlqyer poshtë Ballkonit në Zullulandë: “Ajo vajzë e huaj,/që u lindë pas nëntë muaj/ Sikur t’ish lindur pas shtatë/ Ndoshta s’do t’ish aq’ e gjatë...”

18 Komente

  1. V
    Vala

    Sake.

    Përgjigjjuni
    1. G
      Guri Qafa O Mero Kulli Meros ata protestojne per t

      Përgjigjjuni
    2. D
      Daullxhiu

      Protestojne qe te vonojne shqiperine per ne BE

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shqiptari

        Faik Konica do shkruante se:”Nje grup banditesh tribale nga Zululandi,te marrosur e te handakosur ulerijne para Parlamentit Europian pasi dikush i ka zene ne çark Prijesin e Tribuse dhe nje nga sejmenet e tij sarahosh..Keta tribale te marrosur,te ndare ne 100 çeta duan nga Europa qe dhe ajo te marroset pas tyre,qe edhe ata te marrin hunjte,molotovet dhe kapsollat dhe te bejne lesh arapi PE -në.Por Europa e di qe Prijsin e tyre e ka zene ne çark Bekçiu(roja qe ruan vreshtin nga hajdutet)dhe kete Bekçi ata e kane vënë vete,ndaj do qeshin dhe do gajasen me keta Dinkishote modern,ne zemer te Europes qe jane marrosur pas nje te marri hajdut qe u ka marre mendjen tribaleve.”

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tellalli

          Bukur Shqiptari .

          Përgjigjjuni
        2. Y
          Y. H

          Dhe deputetet e PSse te shkojne ne Strazburg per koleget, apo kryebashkiaket e tyre dhe te ankohen per ate "kriminelin" Altin Dumani, e pastaj lum Tataja. Dhe keshtu vazhdojme perseri.

          Përgjigjjuni
          1. Y
            Y. H

            Dhe deputetet e PSse te shkojne ne Strazburg per koleget, apo kryebashkiaket e tyre dhe te ankohen per ate "kriminelin" Altin Dumani, e pastaj lum Tataja. Dhe keshtu vazhdojme perseri.

            Përgjigjjuni
            1. P
              P’thuuuuuu miza muti.

              Ky grupi i të 40-tve çifteli- shlivovicë - geshtenja, kur të shkojnë në Strasburg mos të harrojnë bluzat me stampen « fri - hajduti, fri sAli dum-baba ». PS- 1- mos harroni ti lani bluzat, sepse Evropjanët e kanë tmerr eren cjap te djersës së sqetullave. 2- ju grupi i 40 hajdutave dhe agjentave të UDB - së që po shkoni në Strasburg, mos hani byrek perpara bisedimeve, sepse do ju vijë era mut nga goja dhe do gogsiteni gjatë bisedimeve. 3- mbi të gjitha, mos harroni t’falat allokum sallam që sAli hajdut dum- baba ju çon euro- deputetve. 4- mos harroni ti prisni thonjt.

              Përgjigjjuni
              1. "
                "BOHOTINA"

                Shqiptari ! Bukur mire e ke shkruar komentin. Nuk shtoj e heq asgje. SaliHu ka genjyer edhe veten duke nderruar emrin dhe datlindjen (se ashtu qe nje problem) e jo te mos mashtroje keta debila...

                Përgjigjjuni
                1. C
                  Cubi

                  Vazhdojnë të na felliqin nepër botë keta muter. Të shkojnë të q.....nonen e vet edhe atje se këtu e shpartalluan e gjë kund jo. Të pa fytyrë agjentura të lindur . Keta dua një Avni Rustem të dytë e t'jua lej kockat në Bruksel monstrave.

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Swahili zululand

                    Pse ky racizem per zulute? Deri në vitet '90 e gjithe evropa u shperngul ne Zululand. Referojuni historise dhe mos derdellisni vend e pa vend. Me respekt per njerezit.

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Tol Francezi

                      Thjesht felliqesira, tribale dhe hajdute !

                      Përgjigjjuni
                      1. Z
                        Z. Gri

                        Ah! Lista per Deputet! Lista 1 milionshe e duarte e nongrats! Keta jane 23! Ekipi duhet te kete 24! Ndoshta, Simboli i Maskarallikut, Fred Beu nga Progonati do ti bashkohet! Trajneri nongrata ne katin e 8, me karton te kuq, do ti veshgoj me ane te SYRIT te Qirsit, dhe mbas kesaj do behet lista. Per zgjedhjet e ardhshme. Priten te jene aktiv, duke bere ore cast gomarlleqe! Ne si popull tashme e kemi vendosur mesa shoh: ME TE MIRE SE RAM-PS, nuk ka.

                        Përgjigjjuni
                        1. s
                          spata

                          Mire keta gomeret se kane per gje te bredhin neper Evrope .Po kjo mushka Zhupa cfare kerkon atje .

                          Përgjigjjuni
                          1. s
                            st.taganigmai.com

                            Bravo....po kujt ja thua...???????

                            Përgjigjjuni
                            1. A
                              Amerikani

                              Kjo rimarja e metafores "Konica " eshte e goditur , Po edhe ulerime ... Ulerime , sepse 100 e kusur vite te shkuar Shqiperia kishte disa Konice , M. Frasher , Noler e ... , ndersa sot eshte mbushur me Berisher , muler , sulet e mu.. qenesh . Pra , ne shqiptaret ecim si bizhdollani , mbrapesh , keshtu qe kult uren dhe qyteterimin do t'i shikojme vetem ne endrra.

                              Përgjigjjuni
                              1. D
                                Demosteni

                                Njëri më i “bukur”, më i “mënçur” se tjetri janë këta deputetët e PD

                                Përgjigjjuni
                                1. T
                                  Tallashi i PD

                                  Marshalla tphu tphu tphu ,hunë për gardh por nuk kanë gardh ,futi në kosh e bëni tallash

                                  Përgjigjjuni

                                  Lini një Përgjigje