Duhet protestuar për pensionet, jo për hallet e shefit në majë të ballkonit

14 Tetor 2024, 10:32Blog TEMA
Duhet protestuar për pensionet, jo për hallet e shefit në

Nga Blendi Kajsiu

Rritja e pensioneve me vetëm 4.1% nga qeveria Rama në tetor të vitit aktual prodhoi një zhgënjim dhe pakënaqësi të thellë tek shtresa e gjerë e pensionistëve në Shqipëri. Është një rritje që nuk mbulon dot as inflacionin ushqimor që sipas INSTAT ishte 9.4% për vitin 2023 (shiko ketu). Pra në terma real pensionet e shqiptarëve janë ulur pasi ata blejnë më pak ushqime me pensionin e tyre në vitin 2024 sesa në vitin 2023. 

Zhgënjimi i pensionistëve të Shqipërisë u thellua edhe më tej nga rritja prej 20% që Qeveria Kurti u bëri pensioneve në Kosovë. Ndonëse shumë kritikë të Vetvendosjes e denoncuan një rritje të tillë si lëvizje elektorale të Kurtit para zgjedhjeve, në mëndjet e zhgënjyera të pensionistëve tanë mbeti varuar pyetja; përse Kosova po dhe ne jo? 

Është një pyetje legjitime po të kemi parasysh se të ardhurat për frymë të Shqipërisë janë më të mëdha se ato të Kosovës. Ndërkohë si pensioni minimal edhe ai mesatar është më i lartë në Kosovë se sa në Shqipëri. Pa folur për vende të tjera të rajonit si Serbia apo Mali i Zi ku pensionet janë më të larta se tek ne. E megjithatë rritja e fundit e pensioneve në Shqipëri ishte më e ulët se në vende të tjera të rajonit të ngjashme me ne si Kosova.

Ajo që e bën edhe më revoltuese vendimin e qeverisë Rama për mos të rritur pensionet është edhe fakti që forcimi i lekut ndaj euros e ka ulur ndjeshëm borxhin publik të Shqipërisë. Nëse i besojmë informacionit që na jep media, vetëm për vitin 2024 parashikohen të kursehen rreth 22 milion euro nga pagesa e borxhit si pasojë e forcimit të lekut (shiko ketu). 

Po ti shtojmë kësaj edhe bumin turistik dhe rritjen ekonomike të vendit, që me krenari e propogandon vetë Qeveria Rama, na duhet të arrijmë në konkluzionin që buxheti i shtetit nuk po përballet me një krizë financiare që do mund të justifikonte mosngritjen e pensioneve përtej nivelit të indeksimit. Nëse pensionet nuk rriten sot kur situata ekonomike është e stabilizuar dhe leku i forcuar, cfarë do të ndodhë nesër me pensionet nëse eknomia futet në krizë, nëse shpërthen flluska e ndërtimit dhe leku zhvlerësohet? Përse qeveria Rama nuk i ofron një rritje dinjitoze pensionistëve shqiptarë nëse ekonomia po rritet dhe borxhi publik po ulet?

Pjesë e arësyes se përse qeveria Rama i injoron pensionistët me një lehtësi të papërballueshme është sepse në Shqipëri politika dhe politik-bërja janë larguar gjithnjë e më shumë nga nevojat dhe shqetësimet reale e imediate të qytetarëve. Propozimi i famshëm për një Shtet Bektashi ishte vetëm një nga simptomat e realitetit alternativ ku banon qeverisja aktuale.

Sot qeverisemi nga socialistë që realitetin e shohin shumë më lehtë nga sytë e ndërtuesve dhe pastruesve të parave sesa nga sytë e përvuajtur të pensionistëve. Ndaj prioriteti i tyre është ngritja e kullave me cmime stratosferike në vend të parqeve publike ku mund të pushojnë pensionistët. Këta të fundit qeveria socialiste i konsideron si votues që i ka në xhep, sepse i trëmb kollaj me opozitën berishiste.

Opozita nga ana tjetër është reduktuar aq shumë tek halli i shefit të saj sa ende nuk ka kuptuar se pensionistët e sotëm nuk janë veteranët e djeshëm të Frontit Demokratik por 30 dhe 40 vjeçarët që dje, në vitet 1990 rrëzuan komunizmin teksa votonin PD-në. Ndaj hallet e shtresës së madhe të pensionistëve duket se nuk hyjnë as në shqetësimet dhe as në kalkulimet elektorale të opozitës. 

Por ajo që të habit edhe më shumë është mungesa e një proteste qytetare nga vetë pensionistët përtej dasive politike PS-PD që shërbejnë për t'i mbajtur ata në mjerim sipas parimit përça e sundo. Rritja qesharake e pensioneve që bëri qeveria Rama, bashkë me ofertën e varfër të një bonusi, ishte një ofendim që meritonte refuzimin dhe protestën e pensionistëve ashtu sikurse edhe një mbulim shumë më cilësor dhe sasior në mediat tona që prej dekadash përsërisin të njëjtin debat Rama/Nano – Berisha/Basha/Meta. 

Këtu vlen edhe një herë krahasimi me Kosovën ku protestat për rritjen e pensioneve kanë qenë sa intensive edhe efektive. Në qershor të vitit 2022 veteranët e UÇK-së zhvilluan protesta për rritjen e pensioneve që e detyruan qeverinë Kurti ti përgjigjej shqetësimeve të tyre (Shiko ketu).

Ka endë kohë, dhe shumë nevojë, që pensionistët, partitë opozitare apo partitë e reja që po ravijëzohen në skenën tonë publike të protestojnë për ofendimin që qeveria Rama i bëri të gjithë pensionistëve me një rritje qesharake të pensioneve që i lë ata më të varfër sot se dje. Është koha të protestojmë, të indinjohemi dhe të rebelohemi edhe për hallet e shtresave të gjera sociale dhe jo vetëm për hallet e politikanëve të veçantë, në pushtet apo opozitë. 

38 Komente

  1. V
    Vala

    Plotesisht dakort. Duhet protestuar me force, por dikush duhet te na siguroje se ne nje proteste te tille, do mbaje larg palacot e Saliut. Ndryshe protesta humbet kuptimin e behet karagjoze.

    Përgjigjjuni
    1. Çun Tirone

      Sharlatan gazetar. Thuaj ku qeveria ti marre keto para per tjua dhene pensionisteve? Thuaj o legen qe parat rriten neper peme.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Makiaveli

        Ku i merr kur ju a jep oligarkëve 20 milionë euro për km . Kur rrogat e deputetëve dhe ministrave janë 3 mijë euro. Kur paguan një pseudo këngëtar 600.000€ si maluma apo 50.000€ me nder këngëtar si noizi ku i merr??

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tironc venali

          Ta thom un; Nga nafta, ku ky shtet nuk shef koker leku, nga hidrocentralet e privatizume qe pasurun bandat e politikanve,nga minierat qe dalin me 'humje", sepse grabiten nga politika ne bashkepunim,etj,etj.O Çun Tirone, te dijsha rob t'squt, por nuk je Tironc.Me te ardhunat kombtare qe ka veni jon i bite t'mos punote njeri.

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tifozi KQ

            Cuni i Tirones mos fyej, nese nuk sheh korrupsionin qe lulezon athere me mire mos shkruaj. Sa ministra te Cunit te Netes jane ne burg ose ne ndjekje penale ? Artikulli eshte i drejte dhe i sakte mbeshtetur ne fakte.

            Përgjigjjuni
        2. K
          Kroi Mbretit.

          Per te ardhur keq qe edhe keta njerzit e mencur i shikojne pensionistet vetem si votues.Pse nuk i bejne thirrje te punesuareve qe te organizohen ne sindikata apo shoqata dhe tu bejne presin punedhensave te tyre qe te pasqyrojne pagen reale.Te mos bejne kompromis me pinemarresin etje.Paga reale eshte burim kryesor i rrtijes se pensioneve.

          Përgjigjjuni
          1. S
            Sanco

            Eh more Kroi imbretit. Kta njerzit e mencur e dine shume mire qe parate e pensioneve nuk dalin nga xhepi qeverise,po nga sigurimet. Por si ustallare qe jane ju intereson me shume populizmi se logjika financiare. Ne fund te fundit ne Shqiperi logjika nuk ka sjelle kurre vota.

            Përgjigjjuni
            1. E
              E vërteta

              Ça pret nga kajsiu, aksioner i syri tv!!

              Përgjigjjuni
          2. M
            Meri

            Separi 4.1% nuk eshte rritje, por efekt inflacioni. Rritja do te vinte sikur te gjithe ju te rinjte te mos pranoni pagesa ne te zeze, pra mos pranoni ca me banke e ca ne dore. Kjo eshte mire dhe per pensionistet dhe per te punesuarit, neser pensioniste. E mos beni si te mencur ne TV e ne gazeta, po organizohuni ne sindikata e kerkoni formalizimin e punesimit. Pastaj gabimi qe shoh te qeveria dhe te parlamenti eshte qe ngre rrogat e deputeteve ne nje kohe qe nuk i ngre dot per pensionistet. MOS U NGOPSHIN. E kujt i ngrihet rroga atyre qe s’hapin gojen fare ose e hapin per te folur brockulla dhe pislleqe dhe…. Natyrisht styre qe djegin pasurine tone te vene me taksat e me gjakun e popullit qe e duan shume.

            Përgjigjjuni
            1. H
              Hordhia e ndyrë e Sali Rrumpallës

              Meri, respekte. Po lexoj disa komente me shumë vlerat ketu, natyrisht me më shumë vlera nga vetë artikulli. Blendi Kajsiu e ka lene shkrimin në mes të rruges. Tek protesta. Por se per çfare do protestohet, e si mund të zgjidhet problemi ai nuk di gjë. Ndersa komentuesit i kane rene problemit në kokë. Duhet rregulluar punesimi jo vetem me ligje, se ligjet jane, por edhe me procedurat dhe metodat shternguese dhe detyruese që punedhenesit të mos abuzojne dhe punemarresit të mos marrin para në te zeze. Paraja në të zeze duke e mire sot, por nuk ka pension. Pra punonhesit e sotëm paguajne pensionin e atyre që jane sot në pension. Sa me shumë sigurime paguehen sot, aq me shumë ka para per pensionet. Por, siç thua ti Meri, Qeveria i gjeti paratë per rrogat e deputeteve we vegjetojne në parlament. Por vetem një pyetje kam. Duke pare nivelin intelektual të komentuesve, si e le veten pjesa opozitare e popullit të udhehiqet nga një tufe idiotësh që mblidhen poshte ballkonit të Saliut? Kjo eshte pyetje me shumë pikepyetje dhe pikeçuditese nga mbrapa, sepse aty fillon problemi.

              Përgjigjjuni
            2. V
              Vjosa

              Ti je prifte bej punen tende në di ta besh dhe mos fut hundet në politik në krah të Saliut.

              Përgjigjjuni
              1. M
                Martin

                Bravo Blendi Kajsiu! Nje shkrim dinjitoz per realitetin e tmerrshem te polarizimit te shoqerise shqiptare nga Partia Socialiste, e uzurpuar nga diktatori Edwin Rama, sherbetori besnik i oligarkeve te rinj te Shqiperise. Te gjithe shprehen habi se pse protestuesit drona te drejtuar nga kati i 8-te i Rruges se Shprese se Humbur, pse dogjen godinen e Partise Socialiste, kur ne fakt ata dogjen pankarten e turpshme me portretin e neodiktatorit Edwin Rama. Por me e keqja eshte se edhe nje parti e re qe u krijua se fundmi u quajt "Djathtas 1912", kur ne Shqiperi nuk ka parti me te djathte se PS e drejtuar me grusht te hekurt nga ithtari i Mbretit Zog, Edwin Rama. Krijoni o intelektuale patriote e demokrate parti politike me emrin kuptimplote "Partia Popullore", ku te permblidhni brenda te gjithe pensionistet dhe 90% te popullsise se varfer te Shqiperise.

                Përgjigjjuni
                1. D
                  Daku

                  O te qifsha robt o injorant Paguani sigurimet shoqerore te merrni pensione Taksa sdoni ti paguani Nga do salon parate Nga Pidhi sateme

                  Përgjigjjuni
                2. P
                  Pensionisti ekonomist

                  Na genjyen qe ne tremujirin e para.Do te na jepnin nje bonus 5 mije leke ne prille 2024!?Nuk u dha,me genjeshtren se me nje tetor do te kete ngritje pensionesh te diferencuara jo me pak se 4000 leke ne muaj.Oaoritmas nje minister qe nuk i leviste adnje muskul ne fytyre,deklaroi rritjen e oensioneve 4.1 per qind,dhe se nuk ka pasur asnje plan per rritjen e diferencuar te pensioneve.Po keta zagaret e medjave,qe botonin shifra te ndryshme,duke emertyar veten si specialite te ekonomise,pse fshihen oad ketij vendimi skandal te qeverise!?Ministri i defirmuar ne fytyre nga dhjamosja dekaroi:Ju mender pensionisteve,para vitit te ri do u japin nje bonus mbi pese mije leke!?

                  Përgjigjjuni
                  1. f
                    fredi

                    Propaganda që u bë për rritjen e pensioneve ishte shum e madhe dhe doli në një zhgënjim të turpshëm dhe ky turp i takon Edi Ramës....

                    Përgjigjjuni
                    1. B
                      Bir pensionisti.

                      I ke rene pikes or mik.Te pakten per ne shqiptaret politika s’eshte nigritur kurre ne rolin qe duhet te kete, rritjen e mireqenjes sociale.Ku i shkon nder ment shefit apo kukullave te tije te ktheje syte nga njerzit e thjeshte.Ata qe votojne me shume jane pensionistet ,shtresa me e pambrojtur e shoqerise me sherbime e pensione qesharake.Ka ardhur koha te zjohen e mos ta japin voten te pa ngopurve mos te genjehen nga kush tregon barsoleta o kush tregon perralla nga ballkoni. Shqiperia s duhet te jete e lugeteve po e njerzeve.

                      Përgjigjjuni
                      1. U
                        U shofshin zagaret e Lexhendes

                        çashtu ashy por Vampirism kat me shume perparesi per ZAGARET

                        Përgjigjjuni
                        1. h
                          hektor

                          Mir do të ishte që të gjith pensionistët të mos e pranonin këtë rritje qesharake,tallëse dhe fyerje,400 lek në muaj baeaz me një kg spinaq.....turp,turp,turpi ju rëndë në kokën.

                          Përgjigjjuni
                          1. N
                            Na myten

                            Edhe ky toroloqe komplet! Nuk ka kush te protestojne se po ikin te gjithe. Pensionistet duhet te protestojne mos largohen te rinjte se perndryshe s'ka nga te dalin pensionet e tyre.

                            Përgjigjjuni
                            1. H
                              Hazir Dafku

                              Pensionistet nuk mund te bejne protesta,te nderpresin punen,te perballen me policine,se nuk kane mundesi shendetsore,prandaj nuk merziten qeverite per to.Megjitheqe gjithe jeten qe kane punuar,kontributin qe u eshte caktuar nga shteti,cilido qofte ai,e kane paguar.Nderkohe qe duhet te marrin 70 perqint te pages,nuk marrin as 50 perqint sot,per faj te qeverive qe nuk sigurojne vende pune,nuk luftojne informalitetin dhe kane mbush zyrat me punonjes qe narrin paga te larta qe burimin e kane te kontributet e punonjese. NJE shembull:ne degen e sigurimeve shoqrore Kukes,para viteve 1990 ka patur 4 penononjes me nje nr.kontribues shume here me larte se sot e nderkohe,sot jo vetem qe kane punonjes me shume,por jane krijuar dhe drejtori rationale me nr.te madh punonjesish e paga te larta dhe thone nuk kemi fonde per te rritur pensionet.Nese muk keni fonde qe jane per arsye te keqqeverisjes,athere perdor fondet e buxhetit shtetit dhe jepu pensionistve hakun e tyre,e mosshfytzoni paaftesine e tyre shendetsore.

                              Përgjigjjuni
                              1. P
                                Patrioti.

                                Bledi Kajsia,je gazetar apo je FRUT?Më vjen keq që për moshën që ke nuk ke sy dhe mëndie,sepse:1nuk flitet opshe;2qeverit e botës kan halle e probleme të ndryshme,3-4,1% nuk është ritje por indeksim 4lexoji.mirë shtesat dhe nivelet fillestare të pensioneve në Kosovë, dhe më pas përdor metodën e krahasimit sipas. profileve dhe kontributeve.OooKajsi që të mos bëhesh zerdeli Kosovashtet a ka 35 vjet apo më pak?.Shiko ligjin e kontributeve për pension dhe krahasoje dhe në fund bëjë konkluzionet.

                                Përgjigjjuni
                                1. S
                                  Stape Pashi

                                  Blendi Kajsiu, kam respekt per ty si gazetar. Por jo si politikan. Kjo zhurmë qe ju beni sot do te kthehet ne fllucke sapun ( në bumerang) kur neser( ne mars 2025 ) "armiku" Rama do te rrisë pensionet dhe ju te gjithe, bashke me Sa-li ops( odhitën) do mbeteni të dhier.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. U
                                    USA

                                    Nuk zgjidhen problemet me konstatime por me propozime! N.q.s. ke ndonje zgjidhje mund ta thuash. Ne te kundert protestat jane mjet per te rritur agresivitetin e shoqerise. Nuk e di nese i duhet Shqiperise kjo? A eshte popullata e Shqiperise agresive? Kujt i vlen rritja e metejshme e agresivitetit te shoqerise dhe kush perfiton nga ajo?

                                    Përgjigjjuni
                                    1. t
                                      tiranasi

                                      Po ata plehra qe etiketojne veten si "cun tirane" kur shkruajn, cfare rrace muti jane? A kane prinder apo jane kopile? Besoj tek kjo e fundit, por kane arritur te behen hajdute ne kete shoqeri dhe grabitin para permes strukturave shtetrore, te cilat edhe i mbrojne duke pyetur se ku ti gjeje parate ???? Sikur parate e vjedhura permes korrupsionit gslopant te ktheheshin ne arke, do mund te rriteshin pensionet dhe mireqenia e te gjitheve.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. E
                                        EMIGRANTI

                                        O kajsi e kalbur pse nuk shpjegon qe kur qeverite jana ne opozite se qeveria ne pushtet nuk ben ate qe ka detyrim perte bere gati djegin vendin perte pergjeruarit dhe kur vijne ne pushtet i lene reformat ashtu sic i ka bere paraardhsja.Dy jane problematiche o paraardhsi ka patur te drejte dhe ti ke mashtruar popullin osé ti nuk je i afte te ndryshosh gjendjen.Dhe ti kajsia mos u hap si vaji ne lakra.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. P
                                          Politike me korespondence

                                          Kthehuni ne Shqiperi dhe jep kontributin tend . Jemi ne 2024 te japesh mendimin nga Madrid Paris eshte sikurse une i ulur ne kolltuk per 20 minutae beje boten bahçe me lule . Eja ne Shqiperi

                                          Përgjigjjuni
                                          1. I
                                            Ititi titi

                                            Te lumt dora.te heqim dore nga propoganda.per pensionet esht gabim i madh indeksimi.kto jan socialista ,mendojn si kapitalista.per rrogen e tyre behen ure ,te majn ne kurriz.per brezin e tret pak mendojn ,sikur skan nona,dhe baballare.turp per kryeministrin qe e propongandoi si fitore indeksin 4.1perqind ,,,turp...ishalla e lexon..cdo gje perkthehet me vota..

                                            Përgjigjjuni
                                            1. M
                                              M.B

                                              Mos u bej merak per votat se edhe po nuk ja dhe ai i ka marre qe tani votat ska nevoje tju lutet se ti vjedh pasi jane profesora per ate pune a e ke pa rame edhe trupi i ka more formen e dollarit

                                              Përgjigjjuni
                                            2. b
                                              ben

                                              Po pse ceshtjet e tjera ne rregull jane? Ju duhet te protestoni kunder korrupsionit ne te gjitha fushat. Te tjerat rregullohen me njerez te drejte ne qeveri. Por kjo nuk u besdis shume se Shqiptaret e paskan pasur ne gjak semundjen e korrupsionit.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. Y
                                                Y

                                                Para disa ditesh ky beri nje shkrim ne favor te Sali kriminelit,sot Kajsia do qe te laj mutin me shurre. Kajsi na e rruaj per dimer,se ne vere e rruajm vet.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. g
                                                  gjergji

                                                  Pensionet jane kontributi yt o pensioner.Qeveria ti shton ato pothuaj 100% E NATYRISHT I ADMINISTRON ATO.pSE TI SHTOJ QEVERIA PENSIONIN?????? Me cilen vend te botes ndodh kjo?????Ne te gjithe boten pensionistet jane pjesa me e varfer e cdo kombi,sepse edhe pas 35 viteve pune pa nderprerje e vetem mbasi te arrish ne moshen e pensionit sipas ligjeve te shteteve te ndryshem(leviz 65-70vite) ato perfitojne 70-75% te pageses tyre mujore.A eshte e mjaftushme nuk dihet.PRANDAJ EKZISTONE MUNDESIT QE RRITJA E PENSIONIT TE BAHET NE KOMPAMPANIT E SIGURACIONIT SOCIAL PRIVATE e ku ju do merrni shtesa te pensionit ( sipas kontributit tend ne ate kompani)Ne se ne pensionet shteterore nderhyn shteti(kontribon me teper se 100% ne kontributin tend ne pensionin shteteror,ne ate privat ti merr pension shtese sipas kontributit tend ne kompa min private te sigurimeve shoqerore.Akoma se keni kuptuar se shteti ne kapitalizem nuk eshte donator apo filantrop,perkundrazi ne kapitalizem per cdo gje paguhet,qofte edhe per letrn e nje dokumenti qe ti kerkon

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. A
                                                    Afrim

                                                    Te qifsha ropt nga japonia po e thua ket apo nga gojorja qe i ben lulit

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. M
                                                      M.B

                                                      Mire e ke por kush do protestoje keta protestojne per saliun dhe ramen qe te jene ne pushtet ne jemi popull k..

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. t
                                                        titi

                                                        Indeksi i inflacionit fillon te rritet nga muaji Janar dhe jo ne ne muajin Tetor

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. Z
                                                          Zamir

                                                          Doli ky pederasti i Mjaft

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. O
                                                            Oketo

                                                            Ky Kajisia pse nuk tregon origjinen e pensioneve te ulta ?! Deri ne fund te 2014 pensioni maksimal ishte 23.600 leke te reja sado qe te kishte qene rroga( sipas ligjit te Berishës)! Nga 1 janari 2015 reforma e pensioneve filloi rregullimin e tyre ne menyre qe te afrohej vit pas viti 70 % te pages mujore dhe një person qe doli pas reformes per te njejtijn kontribut i doli pensioni rreth 31.000 leke te reja ( nga 23.600 qe ishte deri ne fund te 2014. Tani duhet tu ngrihet pensioni personave qe kane dale ne pension nga fundi I viteve 90 deri në fund te 2014 . Ndersa per te tjeret te vazhdoje indeksimi. Te ngrihet nje komision i përbashkët me perfaqesues nga ministria dhe punëmarrësit per te bere nje percaktim te pagave ne baze te tregut dhe derdhja e sigurimeve te behet sipas tabeles . Psh vendi eshte mbushur me klinika dentare dhe ketu vijne me mijëra paciente nga jashte per bere dhembet .Pronaret ju derdhin kontributet miniminale qesharake kur dihet qe dentistet kane nga rrogat me te larta ne vend.

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. A
                                                              Analisti

                                                              Pensionet rriten kur ai qe punon paguan sigurimet ne te kunder ka vetem indeksim.protesta duhet bere ne radhe te pare per lufte kunder informalitetit.Ligji i vitit 2014 ne thelb eshte kush paguan sigurime shume merr me shume pension jo te gjithe ne nje thes si ne ligjin e 93

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. N
                                                                Nje i Moshuar

                                                                Komentusi Oketa shume i sakte mendimi juaj .Kete duhet ta ndjeke Qeveria Rama ??? Te gjithe ata pensioniste qe kane dale nga 90-ta deri ne 2014 qe ka ndryshuar ligji duhet te regullohen te tjeret me indeksim ??? Nje shemull : nje infermjer i kohes se monizmit qe ka punuar deri ne Vitin 2000 sot e ka pensionin 216000 leke te vjetra plus indeksimi qe u be ,kurse po ne te njejtin nivel nje infermjer qe ka dale ne pension mbas vitit 2015 e ka pensionin sot 356000 leke plus indeksimin qe u be .Sic e shikoni goxha ndryshim i madh ne page .Atehere i them Kajsiut ; pse do te ngrihet ky lloj pensionisti ne proteste ku eshte shumica e ketyre pensionisteve edhe me page me te madhe ??? Prandaj protesta nuk eshte zgjidhje per ne nje grusht pensionistesh e pas 90-tes Qe te bashkohemi me ate qe na ka bere demin . i themi me gjuhen e popullit mos genje per qiellas por per dheras ??? Protesta i intereson vetem Saliut dhe Ilirit dhe gjithe bandes se tyre

                                                                Përgjigjjuni

                                                                Lini një Përgjigje