Kauza e drejtë dhe qëllimi i gabuar i protestës opozitare

10 Tetor 2024, 17:55Blog TEMA
Kauza e drejtë dhe qëllimi i gabuar i protestës opozitare

Nga Blendi Kajsiu

Së pari duhet thënë qartë që opozita berishiste ka të drejtë në protestën e saj kundër vendimit të Gjykatës së Apelit për dënimin me burg të deputetit Salianji. Pa dashur të futem në analizën e vendimit të gjykatës, pasi nuk jam jurist, vendimi në fjalë është minimalisht shqetësues për të mos thënë arbitrar. Qoftë nga pikpamja juridike, qoftë nga ajo politike.

Juridikisht duket i çuditëshëm vendimi për të dënuar me burg për kallëzim të rremë dikë që në fakt nuk ka bërë një kallëzim formal, por vetëm një denoncim publik në kapacitetin e tij si politikan i opozitës. Politikisht dënimin me burg i një deputeti opozitar, sepse ka nxjerrë në dritë përfshirjen në trafik drogë të vëllait të ministrit të brendshëm, duket më shumë si hakmarrje politike sesa si triumf i drejtësisë.

Kjo përshtypje të përforëcohet edhe më tej kur lexon reagimin e shëmtuar të kryeministrit Rama mbi dënimin me burg të deputetit Salianji në të cilin deklaron se radhën për dënim e kishte Gazment Bardhi, të cilin me një gjuhë fashiste Rama e cilësonte si nën-njeri. Mllefi dhe vreri i kryeministrit Rama në atë mesazh është një provë publike se në rastin Salianji nuk triumfoi drejtësia por hakmarrja e pushtetit ndaj një zëri opozitar që e kish bezdisur.

Për të gjitha këto arsye kauza e opozitës berishiste është e drejtë. Dënimi me burg i deputetit Salianji ka të gjitha tiparet e një padrejtësie jo vetëm juridike por edhe politike. Ndaj protesta në mbështetje të deputetit Salianji dhe fushata opozitare për lirimi e tij nga burgu është mëse legjitime.

Të paktën ky duhet të ishte qëllimi i protestës së opozitës, ndërgjegjësimi i opinionit publik për padrejtësinë e vendimit kundër deputetit Salianji kombinuar me një fushatë për lirimin e tij nga burgu. E thënë ndryshe protesta opozitare duhet të kishte si qëllim korrektimin e një padrejtësie politike dhe juridike dhe konsolidimin e një standarti politik, që garanton lirinë e deputetëve opozitarë për të denoncuar korrupsionin e qeverisjes.

Fatkeqësisht ky nuk është qëllimi primar i protestës opozitare. Synimi i saj parësor është delegjitimimi i të gjithë sistemit të drejtësisë, edhe pse ky ende nuk e ka thënë fjalën e tij të fundit (mungon ende vendimi i Gjykatës së Lartë). Në këtë aspekt kauza e drejtë e deputetit Salianji është thjesht një pretekst më shumë për të treguar se drejtësia është tërësisht nën kontrollin e Ramës që ka futur në burg Berishën.

Pra qëllimi parësor nuk është lirimi i deputetit Salianji apo korrigjimi i padrejtësisë që mund të jetë bërë ndaj tij dhe standartit opozitar, por përdorimi i rastit konkret për të vërtetuar edhe një herë që Berisha është i dënuar politik. E thënë ndryshe më shumë se sa të prodhojë drejtësi për Salianjin dhe standartin opozitar qëllimi parësor i protestës opozitare është të vërtetojë që nuk ka drejtësi.

Nuk është rastësi që fokusi i veprimt opozitar është tek Kryeminisria dhe jo tek Gjykata e Lartë që teorikisht mund ta deklarojë të pafajëshëm Salianjin. Bombat molotov dhe thirrjet për qeveri teknike nuk shërbejnë aspak për ta ndërgjegjësuar opinion publik në lidhje me padrejtësinë e rastit Salianji. Përkundrazi ato e zhvendosin vëmendjen nga rasti konkret drejt mesazhit standart të opozitës se për sa kohë Berisha është në arrest Shqipëria do të jetë në flakë.

Në këto kushte të krijohet përshtypja se një vendim pozitiv i Gjykatës së Lartë që e shpall Salianjin të pafajëshëm do t'i prishte punë protestës opozitare, pasi do hidhte poshtë tezën se drejtësia kontrollohet tërësisht nga Rama. Edhe një vendim i tillë do interpretohej si një “lojë” e Ramës për të legjitimuar një drejtësi që ai e kontrollon.

Natyrisht mbetet për t'u parë vendimi i Gjykatës së Lartë. Le të shpresojmë që ajo do të korrigjojë padrejtësitë që duket se janë bërë në shkallën e parë dhe të dytë të gjykimit në rastin Salianji. Në fund të fundit, një sistem funksional drjetësie nuk është ai që nuk prodhon vendime të gabuara, por sistemi ku këto vendime korrigjohen.

Ndaj roli i një opozite konstruktive duhet të ishte forcimi i një sistemi drejtësie ku gabimet korrigjohen dhe jo delegjitimimi i përpjekjes për ndërtimin e një sistemi të tillë për interesa të ngushta politike. Kauza opozitare për të korrigjuar padrejtësinë politike dhe juridike të rastit Salianji është e drejtë sepse forcon sistemin e drejtësisë dhe stanadartin politik të opozitarizmit në skenën tonë politike.

Ndërkohë përdorimi i kësaj kauze të drejtë me qëllim delegjitimimin e reformës së drejtësisë apo për të kërkuar një qeveri teknike është i gabuar. Jo vetëm sepse nuk shërben për të korrektuar padrejtësinë e rastit Salianji, por sepse duke delegjitimuar çdo shpresë për një drejtësi të pavarur garanton pandëshkueshmërinë politike, të djeshmen, të sotmen dhe të nesërmen.

32 Komente

  1. H
    Haka Tekizoti

    Ore zotrinj! Jini mirë? Sali - anji nuk dënohet për një denoncim publik, por për inkriminim me inskenim e fabrikim provash të rreme për të goditur një politikan kundërshtar. Kaq. Mos i hidhni sy publikut! Ruajeni dinjitetin e "të diturit".

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nul Moka

      Po mirë o Kajsia, ti për budallenj na mer ne?......... . Apo e bën shkrimin për budallenjtë e opozitës.......................... . Denoncimin e aferave të vëllait të Xhafës e filloi, Enkelejd Alibeaj..... . Mirëpo ai e kuptoi gomarllëkun që po bëhej dhe u largua nga skena...... . Mbeti psikopati Salianji..... . O psikopat, po të përdorin. Do shkosh në burg. Këto fjalë ja tha Muç Nano, para 6 vjetësh.

      Përgjigjjuni
      1. Z
        Zagali

        O Kajsiu! Te dhjefsha m-u ne shkrim dhe ty ne koke. Te dhjefsha trut.

        Përgjigjjuni
      2. V
        Vala

        Jo or trap me zile se Salianji nuk u denua per ate qe thua ti, por per fallsifikim te rrezikshem provash ne dem te tjetrit. Vec kesaj ky gjyq 6 vjecar po diskreditonte gjithe drejtesine, duke I shkuar si bande gangosh. Prej ketu nuk mund te vazhdoj leximin e ketij shrimi edhe sikur te Kesh te drejte

        Përgjigjjuni
        1. G
          Gazetari i kazanit

          Kush ju beson ju o të mjerë që keni shitur prapanicën? Pse more injorantë kaq budallenj i dini ju njerzit sa të besojnë broçkullat tuaja?

          Përgjigjjuni
          1. S
            Salehu

            Cari i shpellarit ka bere nje hartim,ky te con diarre kur shkruan

            Përgjigjjuni
            1. z
              zeri i arsyes

              Kallëzimi për kryerjen e një krimi që dihet se nuk është kryer ose për kryerjen e një krimi nga një person që dihet se nuk e ka kryer atë, si edhe, krijimi i provave të rreme me qëllim që të bëhen ndjekje penale, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet. Gjysma e dyte e nenit thote: si edhe, krijimi i provave të rreme me qëllim që të bëhen ndjekje penale, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet. Ligjet lexohen te gjithe, jo me gjysmat qe i pelqejne te akuzuarve apo akuzuesve. Ne kete rast, duket se Salijanin e ka kapur kjo gjysma e KRIJIMIT TE PROVAVE TE RREME.

              Përgjigjjuni
              1. D
                Drin

                Edhe thua nuk jam jurist e nuk analizoj vendimin e gjykates, edhe nxjerr konkluzione. Nuk ben keshtu. Ish deputeti nuk u gjykua per denoncimin, por se bashke me babalen e kompani fabrikoi shpifje. Here tjeter besoj do kete kujdes.

                Përgjigjjuni
                1. L
                  Lala i Lushnjes

                  Or ti Kajsi i pa bëré, na rrofsh për dimër, i themi ne lalët, se behari iku.

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    Pjeshka

                    Pjeshka je i forte kur thua , nuk jam jurist por e gjykoje denimin te gabuar .......me kete fraze tregone qe je vertete nul...... Pjeshka kur drejtesia flet te tjeret heshtin nuk e njeh jurisprudencen por e gjykone ate , ty vetem ujkun Fierit munde te kuptoje .

                    Përgjigjjuni
                    1. V
                      Vjosa

                      E more Kajsi i pa pjekur në nuk e ke marre vesh akoma se çfare pislleku ka berë ai bashkudhetari i Grida Sumes se ky ka pas qenë dikur mbiemri i saj e sot e ka moderuar Duma me mire mbylle buçen .Ai bukuroshi i Grides u denua se inskenoi nje gje që nuk ishte e vertet dhe per ketë sherbim të inskenuar Salianji KISHTE PREMTUAR 200MIJE € .Ti O CI SEI O CI FAI ; THONE ITALIANET.

                      Përgjigjjuni
                      1. F
                        Futja kot o zerdeli

                        Jam kurrioze te di , para se te beje shkrimin a e ke lexuar dosjen Babale , apo e ke me imagjinacion ? . Nje çeshtje pénale nuk ka nevoje per fantazi lexoje dhe do ta kuptoshe qe Babale eshte denuar pak .

                        Përgjigjjuni
                        1. C
                          Cuku

                          Edhe thua nuk jam jurist dhe e cileson qe na paska gabuar Gjykata ,,,,,,te paskan mbaruar leket shpreson ndonje lek nga Sala ...............Nuk qenke Blendi Kajsiu por qenke bere BLENDI KUNGULLI( por pa fara )

                          Përgjigjjuni
                          1. M
                            Mateo

                            Thote nuk jam jurist dhe na del si drejtor kryejurist. Nuk e di nga c'motiv eshte nisur, por di te them se ka shkruar si avokat i Salianjit, nje intrgant qe nuk ka moral njerezor, nje makiavelist qe perdor cdo mjet per te arritur qelimin, nje prototip PDje, qe narrcionin e mbeshtesin mbi genjeshtren. Denohet se beri denoncim publik, thote profesori. Nuk thote ate qe shkrhet ne dosjen: inskenim me te paverteta, si ustai i tij qe i merr te dhenat nga fshatari dixhital. Ai stan ate bulmet ka. E keshilloj profesorin e nderuar te shohen nenin 305...

                            Përgjigjjuni
                            1. Y
                              Y

                              O Kajsiu Saliut,po pse budallenj i di shqiptaret ti qe te besojn genjeshtrat tuaja? Ptu rasat qensh!

                              Përgjigjjuni
                              1. X
                                X

                                Te dhjefsha mu ne profesor,njesoj si ai vici i palepire Gjekmuti,kan bere shkollen e hajdutit dhe kriminelit Sali,vetem genjeshtra.

                                Përgjigjjuni
                                1. P
                                  P

                                  Bravo Kajsiu Saliut,sa me shume te genjeni me te urryer beheni,jeni fati i Edi Rames dhe i PS.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. T
                                    Tironsi

                                    Kajsi leshi,si nuk keni nje fije dinjiteti mor jahu,ju eshte bere genjeshtra ves si dhe mentorit tuaj Sali mut Berisha.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. M
                                      Mashkullori

                                      Po kjo Kajsia e thartuar me ke eshte,sepse po mundohet te na tubulloje mendjen dhe te mos i besojme per asgje qe shkruan... -Po te lirohet Salianji,drejtesia qenka e duhura dhe e drejte,per rrjedhoje do liroka dhe Saliun. Po te mos e liroje,drejtesia eshte e komanduarnga Edi Rama... Pra,protesta nuk behet per voten e lire,per qeveri teknike,sepse nuk filozofon asgje kjo Kajsia e thartuar ne ter kete shkrim te gjate,por qenka bere per te tatuar pulsin per gjyqin qe e pret idhullin e tij te katit te 8-te,Sali Berishen... Se perse eshte ndeshkuar Salianji,mesoje o Kajsi e thartuar nga emisioni "Opinion" i Fevzi agajt,sherbetorit besnik te Saliut,te dates 9 Tetor 2024,ku i nderuari,Fatmir Xhafa ja bathing bythet Salianit,Fevziut dhe ty,Kajsi te thartuar. Se fundi,na thuaj sa tu mbush thesis me para qe gjinje gjithe naten e te na jepje kete surrogate shkrim?

                                      Përgjigjjuni
                                      1. G
                                        Geri

                                        Por ku nuk je jurist pse e merr përsipër të flasësh për dënimin politik? Si shkruan këto marrëzira ose nuk e di çfarë bëri Salianji,ose bën sikur se di. Salianji manipuloi fabrikoj me babalen ,bëri një inskenim në premtimin e 200 mijë euro,bëri një inçizim ku Agron Xhafa nuk ishte fare aty ,si thua mor dallkauk që bëri një denoncim publik? Nuk e dënoj kush për denoncimin por për inskenimin që bëri me incizimin,të vijë turp se i lexoja me qef shkrimet e tua. E dhjeve Kajsiu

                                        Përgjigjjuni
                                        1. I
                                          Illo

                                          Medemek bejne si desidente, se u ka kapur Rama shtetin e po vendos diktaturen, e nuk dine ç’shkruajne, por shkruajne. Kur nuk di çte flasesh, me mire hesht, eshte nje rregull i arte. Por ky rregull nuk funksionon per shqipetaret, ne rrenje egoiste, te paformuar, shumica injorante e siperfaqesore, si ky pjeshka kajsi.

                                          Përgjigjjuni
                                        2. e
                                          e po...

                                          Bledi Kajsia, nje cope gomar por jo nga ata te pelave, por te hardhuckave. "...Nuk gjykoj vendimin e gjykates se nuk jam juriste, por ai ishte arbitrar....." kaq mjafton qe lume Shqiperia per keta kalemxhij qe ka !! Apo jo Mero? Talleni gjithe komentuesit me te dhe per çudi, more valle: keta nuk marrin veshe fare e nuk terhiqen se mua me vjen rende nga vetja po te bej nje gabim orthografik qe fajin e ka tastjera e jo me logjika kaq te ndyra si kjo e bledit apo disa gazetareve e anal-isteve shqiptar, disa media apo le me se ka politikane koqe gomari por ato bejne nje pune te mire se nxjerrin mushkat e pazevendesueshme per pune. Kaq kisha une se do shikoj ndeshjen pas pak.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. V
                                            VAZHGUESI REAL

                                            Ore Blendi Kajsiu , cfare gezatari je ore zoteri . Shpifi ore shpifi duke mashtruar opinionin publik . Ju gazetaret nuk e keni problem se mund te shkruani per te tjeret genjeshtra , te shani e diskretitoni nje njeri pa fakte dhe nuk ju ben pershtypje . Me ben cudi si ju mund te mbroni nje shpifes te semure si Salianji , nje politikan moster , te krijuar nga fabrika e Sali hajdutit dhe Lulzim Bashes karikatura . Mos mbro shpifjen o gazetar Kajziu se uroj qe mos te bie dhe ty ndonjehere ne koke ndonje shpifje dhe do te shohim ses i do reagosh .

                                            Përgjigjjuni
                                            1. N
                                              Ndroqi

                                              Sa me shume shtohen kazangjinjt e medias(Kajsia)aqe me shume paksohen votat e pd rrumpall Saliut,aqe me mire per shqiptaret.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. X
                                                X

                                                Berishistet si puna e ketij mender prof Kajsise jan bere UFO,asnje lidhje me realitetin dhe te verteten,jan bere te gjithe si Grida Suma.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. N
                                                  Noci

                                                  Ky Kajsiu ka qene i pejqyeshem ne shkrime,por me kete shkrim,une e mbes ne klasë.Çudia ështe a kane qene Keta njerez qe e minimizojnë ate qe ka ndodhur.Nuk ka qene denoncim,por nje mashtrim per te implikuar nje person ,vellain e ministrit te brendshme,ne nje afere droge duke përdorur dy hora te hurit e litarit,ne nje bisedë te rreme.Salianji mund te dilte pa i hy ferre ne kembe e te denonconte ate person si i denuar ne Itali,qe mbrohet nga i vëllai dhe mbyllej historia.Po Keta qe shkruaj e harrojne se me muaj u be zhurmë per kete dhe asnjeri nuk e tregon ngjarjen e plote,qe ne çdo vend te botues do ishte denuar

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. F
                                                    Flet

                                                    Si kauzë e drejtë? E shkruan për balancim ti apo për eufemizem? Qe kur kjo opozite, që tre vjet e këtej çdo lëvizje politike e ka bërë për të siguruar mbrojtjen e Berishës nga burgu i merituar, çfarë kauzë të drejtë ka patur? Salijanji mori atë që kërkoi, " trimi i. madh" nga fshati mori përsipër të fundoste socialistët... Veza e tij u thye, dhe ai vajti ne burg.. Ku ka kauzë këtu? Eja thyejmë ca xhama se humbi "Partizani"... kauzë është kjo??? Pyet në shtëpi o Kajsi, nëse i ke prindërit pyeti, a e qajmë dot hallin te i ligu? Halli ynë është qeveria Rama, po nuk kemi se ku ta qajmë këtë hall, se përballë kemi maskarenj edhe me maskarenj. Prandaj laj gojën kur hallin tonë e quan kauzë të PD!

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. k
                                                      kaosso

                                                      ky trapi i her thot qe sdo to diskutoj vendimet e gjykatave pasaj na ben nje hartim per vendimin me argumente boshe. ik or pall

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. V
                                                        Vezhguesi indiferent

                                                        I lexoja me nje fare interesi shkrimet e ketij Kajsiut, por me kete shkrim, eshte pak te them, me zhgenjeu. Ne mos qofte shkrim i porositur dhe i paguar. Opozita ka te drejten te protestoje sa here te doje dhe per cdo gje qe i duket e arsyeshme. Pot jo per nje delekuent qe sajoi nje regjistrim te rreme bashke me Babalen e co. Ne kete rast diskrediton veten, ashtu sikurse ky artikullshkruesi.

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. R
                                                          Robet Papa qe tere jeten ja ka lepire monstres ker

                                                          Vetem ky Kajsi bythqiri nuk e dika se Salianusi nuk u denua per kallzim , por per trillim dhe shpifje duke sajuar nje histori te pa qene.Ti qenke nje gazetaruc qe te konkuron vetem shkerdhata Lubonja, Buashat hyrjaipi, Qim shpellari qe jane kthyer ne buce te perbindeshit , kermes monster Sali kriminelit.

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. L
                                                            Labi

                                                            Kajsiu ka probleme mbi kuptimin e dinjitetit,eshte e veshtire ta kuptosh ne keto kohe qe jetojme.Rastesisht isha ne Tirane kur opozita do protestonte,isha ne medyshje te shkoja ne proteste apo jo,fundja kjo qeveri ja ka bere borxh gjithe Shqiptareve te cihen e jo vetem per proteste por ta zbythin me force palloshin e gjate,qe kir te flet per kumbullat e dardhat qe hane ministrat e tij te vjen te qeshesh.Si nje njeri qe mendoj se nuk ka dallim mes Rames e Saliut,aq me teper per te djathte e te majte.U nisa per nga PD edhe pse nik me lidh gje me ate parti,kur arrij te rruga Elbasonit shikoj ish kendin e lodrave ku shpesh here femije kam shkuar,ishe bere pallat,e mora lehte,po me poshte te ish fusha pallatit pionereve edhe aty pallat,mu kujtua femijeria,dikur isha ne kirsin e alpinizmit ne ish pallatin e pionereve,sot pallate e caffe pa kriter,menjehwre u ktheva mbrapa,per cfare duhet te shkoj te Saliu proteste,dola rrugeve te Tirones nuk shihja me fusha sportive,liqeni i kthyer nje pellg i qelbur uji ku cdo dite zbrazet e kthehet ne mocal,pallatet qe e rrethojne dhe qe do i blejne mjeranet qe paguajne miliona te jetojne ne geto moderne me idene se banojne ne breg te liqenit,ndertimet brenda hapsires se gjelber,nje tmerr urbanistik,cdo ndertim ne thyerje flagrante te ligjit,te gjitha keto nuk jane bere per 10 vjet,as 20,jane bere nga ata qesot jane ne opozite e qeveri,pra te gjithe njesoj,dikush qe i kujtohen fjalet e lali fikut pse duhet ta votoj prap ate,ne fund i dhashe tedrejte atyre qe ikin,kjo eshte protesta e mire ne keto kohe vjedhjesh ne Shqiperi.

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. M
                                                              Mondi

                                                              Po mirë o Kajsia si thua ti te manipulosh kete genjeshter te peshtire si thua ti eshte pa faj Saljanji ? ky eshte nje fillim i ri qe njerezit te mos shpifin te mos manipulojne provat te mos flasim pa baze,ndaj Saljanji e ka hallall nje vit burg qe te mos genjeje me dhe ta degjojne dhe keta mashtrusit e tjere te opozites ..Ndaj analiza tende eshte shume e gabuar , Çfar hyn krueministri ketu a sme thua..por shteti ka filluar te fuksjonoje .

                                                              Përgjigjjuni

                                                              Lini një Përgjigje