Me Amerikën

8 Tetor 2024, 18:02Blog TEMA
Me Amerikën

Nga Habjon Hasani

Me Ameriken!

(por jo ashtu siç mendoni ju)

Amerika nuk i ka asnje faj Berishes dhe PD-se.

Zero, asnje.

Berisha e ka nisur karrieren ne vitin 1991 kur ne Maqedoni ishte Gligorov, ne Greqi Micotaqis, ne Serbi Millosheviçi, ne Itali Scalfaro e ne Paris ishte Miterran.

Kane ikur te gjithe.

Nderkohe Amerika ka nderruar nja 6 presidente qe nga ajo kohe.

E di dhe e kuptoj shume mire qe ne SHBA ben ligjin klika e finances se larte qe nuk ndryshon thuajse asnjehere, madje ndikon dhe imponon ne menyre thelbesore se kush do jete presidenti i SHBA-ve (dhe jo vetem).

Nuk jam dakord me menyren si ja bene Berishes; sepse jam shqiptar si ai, mirepo nga ana tjeter nuk eshte se me revolton sjellja e amerikaneve, se ky Berishe ishte qe prej kohes kur kam qene une çilimi e deri para pak kohesh qe isha bere prind qe na çante bythen me mitin amerikan me “yllin e tij polar”.

Ai e ka mitizuar. Ta gezoje.

Vetem ne nje rast, ne nje rrethane specifike do isha ne mbeshtetje te Berishes sot.

Nese do isha ne vend te Edi Rames.

Do e mbeshtesja me shpirt Doktorin te rrinte sa me gjate ne ate karrige nese do isha ne vend te Edi Rames.

Mirepo nuk jam. Jam ne vendin qe jam si shume e shume te tjere.

Mendoj se ka ardhur koha (ne fakt ka kaluar koha) qe zoteria te shijoje niperit e mbesat si njeri normal dhe te çliroje lojen nga ky ngerç, ta leje opoziten te shnderrohet ne alternative.

Por dhe nese nuk e ben, dakord, pa problem.

Nese do vija ne kandar nje klike financiare qe kontrollon SHBA-te por qe te pakten sjell risi, me nje klike geshtenjash qe do te mbushe dhe ca thase me leke akoma e ca prona me shume, do zgjedh perhere kliken e finances se larte.

Me Ameriken.

3 Komente

  1. A
    Avokat

    Ky shkrim eshte komplet naiv. Saliu edhe te doje nuk iken dot sepse ka lene shume halle mbrapa qe se lejojne te rj i qete edhe i duhet te mbaj PD si mburoje si detashment mbrojtje. Ju permendi USA por haruat Anglia

    Përgjigjjuni
    1. B
      Ben

      Sa shume e njihke Ameriken! Me shume nga ne qe kemi dekada ketu! Edhe flet me siguri qe SHBAne e kontrollon nje klik financiare! Merruni ose me Salen, Ilirin, apo Edin dhe lereni Ameriken. Keni bythe ti hiqni keta politikane? Kjo eshte detyra juaj.

      Përgjigjjuni
      1. H
        Haka Tekizoti

        "... t'u gëzohet nipërve e mbesave..." thotë Habioni. Po ata që ka vrarë Berisha kujt t'i gëzohen? Si harrohen kaq shpejt apo falen kaq kollaj krimet ende të pandëshkuara tē këtij përbindëshi të pangopur me gjak e gjë. Po të falësh këtë kriminel, për të vendosur barazi para ligjit, duhet të lirohen tē gjithë tē burgosurit, sepse ky monstër ka bërē krime mē të llahtarshme se të tërë ata së bashku.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje