"Rri e rri e trazo hirin"

7 Tetor 2024, 20:03Blog TEMA
"Rri e rri e trazo hirin"

Nga Ilir Yzeiri

Sot, duke u kthyer në shtëpi ndalova te Gimi, shitësi dhe miku im i lagjes, për të marrë ujë.

-Hë, mo Gim, i them, je bërë gati për sot?

-Po- tha me ironi, po kalit veglat. E, pastaj shtoi, po ç’e pyet aman. Kësaj i thonë «rri e rri e trazo zjarrin».

Në fakt karakterizim më të bukur për protestën e sotme të berishistëve të dëshpëruar nuk kishte. E përfytyroj si tani nga ka lindur kjo thënie e bukur popullore. Netët e gjata të dimrit dhe të gjithë rrotull vatrës. Drurët që digjen dhe i vetmi ritual që përsëritet është ai përzierjes së thëngjijve dhe të urave në mënyrë që zjarri të mos fiket.

Pastaj, ky imazh, ashtu siç ndodh rëndom në krijimin e thënieve alegorike është marrë nuk dihet se prej kujt dhe është përdorur për atë ose për ata që mbajnë të njëjtin avaz, që rrinë e rrinë e kujtohen të mbajnë të hapur një çështje, që kujtohen se janë gjallë ose në fakt duan t’u thonë të tjerëve ose që të kujtohen të tjerët se edhe ata janë këtu, që nuk janë shuar si zjarri.

Mirëpo, kjo thënie ka nevojë të ndryshojë e të bëhet «rri  e rri e trazo hirin» se zjarri i protestave të opozitës është shuar me kohë. Kjo e fundit i vuri vulën dhe e paraqiti partinë e Berishës si një sekt të dalë nga qarkullimi, fuqia e të cilit qëndron vetëm në retorikën e dalë boje të Berishës.

Numri i pakët i protestuesve dhe kërkesat pa asnjë kuptim janë vetëm ana e dukshme e një manifestimi pa ide dhe pa asnjë vlerë. Molotovët që hidhen nëpër pemë e nëpër godina të pambrojtura janë vepra e fundit e disa fatkeqëve të paguar nga paratë e pista të familjes Berisha, të cilët, për fat të keq, pas kësaj dite, do të enden dyerve të gjykatave ndërkohë që Berisha do të ulërasë përsëri për mosbindje civile.

Turpi më i madh i kësaj maskarade ishin ata që kryesonin atë turmë të vogël njerëzish të cilët, sapo dolën në Bulevard, shtyheshin se cili do të ishte në resht të parë para kamerave, në krah të Flamur Nokës. Nëse kjo është opozita shqiptare, atëherë ky vend paska marrë fund. Mirë e kishte miku im Gimi : «rri e rri e trazo zjarrin», në fakt hirin.

11 Komente

  1. G
    Gjeli

    Atyre ju kane rene breket as hirin nuk e trazojne dot

    Përgjigjjuni
    1. S
      Salaria heroike.

      Gezohuni o popull sylesh qe ky vend ka njerez qe mendojne ndryshe dhe nuk duan te poshterohen dhe vidhen nga Veliaj 5D. Qe nuk duan te paguajne ryshfet ne spitale shteterore. Qe nuk duan te mjekohen me ilace te skaduara. Qe duan te jetojne me dinjitet ne vatanin e tyre.

      Përgjigjjuni
      1. R
        Rezi

        Pse në kohën e Saliut nuk paguaje në spital? Edhe për një çertifikatë paguaje o qyq, i ke harruar? Tani të paktën nuk paguan për shumë shërbime i nxjerr vetë nga interneti, por jo. Ju ka shplarë trutë Non grata dhe vetëm shpifni e shani. Sa për spital: po ja dhe vetë mos e përfol, po t’i kërkuan, denoncoi!

        Përgjigjjuni
    2. P
      Puta

      Bukur....kjo parti antishqiptare, me komunist saleserbin duhej me kohe ti trenches vending..

      Përgjigjjuni
      1. h
        hektor

        Zbriti malokëria e Sali non grartë...

        Përgjigjjuni
        1. M
          Maliwan

          Dolen kafshet nga kafaxi thuaj me mire o Hektor????,,,,,,,medet

          Përgjigjjuni
        2. m
          mirel

          Rri e rri e ha ndonji mut...

          Përgjigjjuni
          1. M
            Moza

            Tamam

            Përgjigjjuni
          2. B
            Berti

            Hamasi e mbylli me turp protesten me zjarre e thyerje xhamash nga rrugace te maskuar me kapuc qe udhezoheshin e drejtoheshin nga gabeli Belind Zana Kellici.

            Përgjigjjuni
            1. r
              robi

              Bravo Ilir Yzeiri, exelent. Dite me te zeze se kjo per foltoren e vicidolit nuk kam pare, e ka marre pa kthim rrugen e mutit qe me 14 maj 2023, dhe zoti me zbrit tek tyrbja e katit 8t e ti vije ne ndihme imam haxhi dede sali fazllic dumbabes me 40 hajdute nuk ka cfare ti beje me se mbeshtetja e tij ka shkuar gjithnje ne renje sa sot nuk beheshin as 1000 vete pra shume me pak se me 11 korrik kur arriten te jene afer 3000 vete.

              Përgjigjjuni
              1. A
                Ana

                Ke shkruar bukur Ilir.Une do thosha,i njejti avaz,qe le pas nje shije te hidhur.Disa njerez ndjekan kenaqesi duke djegur,shkatrruar.Turp,shume turp.Kujtojne se duke djegur e prishur do vine ne pushtet.Harrojne se jane me mijra,mijra te tjere qe ju dhimbset ky vend.Kjo proteste ishte nje arsye me teper per te ndjere neveri ndaj ketyre politikaneve,qe duan destabilitet ne Shqiperi.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje