O sot o kurrë, këtë e dimë! Dhe një përrallë politike

7 Tetor 2024, 10:05Blog Nga Frrok Çupi

O sot o kurrë, këtë e dimë! Dhe një përrallë

E dimë se erdhi çasti ‘o zot o kurrë!’, për fatin e të arrestuarit Sali Berisha. Nesër jo vetëm që është vonë, por nuk vlen më. Për herë të parë në jetë të tij, ky njeri lëshoi një fjalë të vërtetë. I ka ardhur aty ku nuk thuhet, prandaj edhe thërret ‘o sot o kurrë’.

Mbrëmë u shfaq në dritaren e ‘burgut’, me një fytyrë të llahtarshme si ta kishin rrahur si Ndrea Prendin; kuq e kuq si i pirë nga rakia; shtremba-shtremba sikur sfidonte edhe maskën e artistit Agron Llakaj; sytë të lagur e të futur deri në kockën e hundës. Në mjerim. I dorëzuar më në fund iu thoshte gjithë shqiptarëve “gëzohuni me këtë mumje që u ka dhunuar!’.

Ka ardhur në pikën e fundit, kur thotë ‘o sot o kurrë!’. Po të mbetet puna për nesër, do të jetë vonë.

Nga çasti në çast pritet që të vijë furgoni i policisë dhe të trokasë dera: “Qytetari Sali Berisha, ejani me ne!’.

Ku ka më ai mendere të vrasë policin, as gjykatësin, as prokurorin. Ka mbërritur shteti prokurorëve dhe gjykatësve, pa lejen e tij. Për pak ditë në Gjykatën Speciale të Krimeve do të hidhet shorti kush do ta gjykojë Sali Berishën dhe dhëndrin e tij për krimin e korrupsionit dhe të pastrimit të parave. Deri tani ka pritur në katin e tetë me shpresë…, me shpresë se dikush nga trimat… Por tani nuk ka më shpresë. Prej një viti pret në ballkon si gjeldeti i Baldushkut për t’u ‘ therur’ në SPAK.

Nuk ka më kohë! Dosja e krimit të tmerrshëm e vrasjes shtetërore të katër qytetarëve në oborrin e qeverisë Berisha, u plotësua. Mbërritën regjistrime, pamje filmike, dokumente, dëshmi, prova, copa bisedash, urdhëra nga lart qëlloni në mish, tradhëtira… Për pak ditë nis thërritja në SPAK e autorëve të vrasjes. Përgjegjësi kryesor është Sali Berisha. Urdhëroi vrasjen dhe fshehu provat. I takon të marrë dy herë dënim më burgim të përjetshëm, sikur të kishte dy jetë në përdorim. Në qoftë se edhe sot nuk bën ca p… nga kati lart, më vonë nuk e dëgjojnë as të tijtë.

Pritet që skuadra e Policisë të trokasë prapë në derë e të thërrasin, jo shkurt ‘Sali”, por ‘familja Berisha, paraqituni!’… Policëve do tu bëhet monoton puna: Nga burgu, te rruga Mustafa Marohiti, e njëjta derë. Kjo mund të bëhet shkak për rebelim të policëve. Në radhë janë Liria për korrupsion ‘bamirësie’, njësoj si Sudja e Xhaferi. Dhëndëri ka shkuar i parti. Shkëlzeni po bëhet gati të përgjigjet në SPAK për vrasjen e 26 njerëzve në Gërdec, për vrasjen e Trebickës dhe Boronicat. Askush nuk beson se mund të kthehet më në Mustafa Matohiti. Saliu po thërret se nuk ka kohë më, o sot o kurrë. Nesër ky nuk do të jetë as në katin e tetë që të përcjellë familjen ‘ drejt lavdisë’.

Një familje kriminale. Shqipërinë e dhunoi, e minoi, e dogji dhe shkatërroi, e zvarriti si skllave pas gërdallës qeveri familjare të Berishës.

Çfarë të presë më shumë Berisha. Nëse ka këllqe ai sot e djeg Shqipërinë, ‘ le të digjen edhe vetë e bijtë bashkë me krimet’. Nuk ka më kohë. Nesër do të jenë në burg. Për atë burg duhet të paguajë Shqipëria. Kush tjetër?

Dhe një përrallë e vërtetë politike nga burgjet e kaluara:

Në një qeli u ndodhën tre persona, njëri pse kishte sharë sekretarin e partisë, i dyti pse e kishte lavdëruar, dhe…, në fund vetë sekretari i Partisë. (Si puna e Saliut)

Në rastin tonë, në qeli do të jenë më shumë persona, ndoshta pesë a gjashtë.

Radha nis nga fundi: Muli është akuzuar nga Gazi për ‘ vila 700 milionëshe’. Gazi është akuzuar nga rrethi i tij për vrasje në Elbasan dhe tani për rrushfet nga Vis Martini. Saliu është markuar si ‘ baba i Zenit’ prej të dyve.

Në arrest ndodhen të parët.

I pari Adi. Ky do të mërmërisë me vuajtje pse u ngatërrua me bijën e Saliut. Pastaj Zeni që ka inatin për pasurinë e Argitës e do të sulmojë Adin. Liria mund të ketë një medaljon të Nënë Terezës, ku shkruhet ‘O djalli shenjtor, po nuk më mbrojte, do të të hedh’. Saliu që do tu bëjë gjimnastikë përditë. Argita do të mbahet ca kohë jashtë, aq sa për t’ua shpifur atyre në PD.

Për të gjithë ka mbaruar koha, nesër është vonë.

17 Komente

  1. G
    Gofund per Xhafën që ka kredi 130.000€

    Bravo Frroku por mendo që në mazhorancë ka vuajtje jetojnë vetem me rroga se jane të ndershëm jo si opozita që merr tendera dhe investime strategjike

    Përgjigjjuni
    1. U
      Uran Butka

      "Gofundo........"! Pse nuk bohesh gazetar e te na çkruaç çfar di per mazhorancen? Fundja pse nuk çapitesh deri tek dera e "SKAPIT" siç e qun baba jot Saliu "SPAK" - un e te molloisesh me fakte gjithe hajdutet e nderçim qe jane ne mazhorance? Apo, kot, çe do? Boll te rrish ne shpelle, te presesh kur dalen çkrime qe te shajne "xhanin" e shpirtit, "loçken" e zemres, Sali Berishen, e pastaj, si ekspert i pulitikave madhore, merr kamxhikun e godet majtas, djathtas gjithe armiqte qy ka bota ( Salehu)

      Përgjigjjuni
      1. 7
        7% nga ana ime

        Uran komunisti ça të bëjë SPAK -u më parë kur në një vënd që janë të korruptuar 90% e shtetit dhe 90% e opozitës po ashtu. Berisha si këta që janë sot në pushtet është s'ka ndryshim

        Përgjigjjuni
        1. U
          Uran Butka

          "7 meleon % nga ana yte" Osht shum mir qy e ditke se kush osh Brrisha se n komentin e pare qy ke shkrujt ma ciper nan llagapin moderrn "GOFUND per ....." na ke çare trapin tyj imitue Agromut Gjekmarkajn me çato gjoja sarkazmat apo ironite qy i bajshe autorit te ktij shkrimi. Sa per mbiemnin "komunisti" qy m ke njit, menoj se mos e ke naktrrue, se ay llagap i tako Sali Brrishes, jo mue se un kom kon i "perndjekur politikisht" si musus i brezit t ri qy kom punue n koh t diktaturs.

          Përgjigjjuni
          1. d
            di

            me vjen keç por duhet ië mësosh gjuhen shqipe???

            Përgjigjjuni
    2. Analist

      Thjesht e sakte te lumte Krimineli sali mbetet hsjdut.kriminel nongrata pa tjeter do paguaje do cmendet pa tjetef do paguajne edhe famljaret e pangopur.Thirrja eshte o sali krimineli hiq dore nga shkaterimet nga djegiet thirrja eshte mis i shkoni pas kriminelit hajdutit njeriut qe shkateroi kete vrnd te bukur mos u marosni te digjni e te shkateroni do te behrni pishman.Pordhet e kriminrl saliut vetdm qelbin vendin injorojeni.

      Përgjigjjuni
      1. H
        Hajdari

        Fantazite 30-vjecare te e Frrok Cupit:"Pritet që skuadra e Policisë të trokasë prapë në derë e të thërrasin, jo shkurt ‘Sali”, por ‘familja Berisha, paraqituni!’…" Gjykata e Apelit në Shqipëri vendosi me 11 qershor 2024 që logoja dhe vula e Partisë Demokratike (PD) t’i përkasin komunistit qe ti e shan. Tre anëtarët e trupës gjyqësore kanë votuar unanimisht. Ke te besojne njerezit ?

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dardani i Ri

          Bravo z. Çupi! Jeni më i miri, më i mençuri dhe, më patrioti në medien shqipfolëse. Kryekriminelin e kombit tonë, Sali Shpellar Berisha, bashkë me familjen e tij të degjeneruar, e ka zënë qameti. Por, ai ka deklaruar që: Pas meje, u bëftë qameti! Dhe po mundohet të organizojë qametin me gjakderdhje në popull. Nëse ia del!?

          Përgjigjjuni
          1. P
            Prespë , Gllomboç

            Sot , kur e vëren , Spasse , e mbyll të këtillë ciklin ~ Kryefjalë ~ Ndërsa armiqtë herë-herë vazhdonin të shtinin predha topash nga deti dhe breshërima mitrolozësh nga qafa e Llogarasë, fshatarët e qytetarët që s'kishim marrë vesh asgjë për tragjedinë e Hodos,vazhdonin të gëzonin,flamujt valëviteshin kudo lirisht; faqet e kodrave të Shashicës ndriçonin nga zjarret bubulake të ndezura nga barinjtë lebër; nê eter aparatet mors e kablloja përhapnin lajmin anembanë vendit Ballkanit e anembanë botës se "Shqipëria sot më 28 Nëntor 1912 u shpall më vete,e lirë, e mosvarme!" Kurse rrugëve, rrugicave, shesheve, korijeve, kodrave e brigjeve të detit, oshëtinin gjer në kupë të qiellit këngët e vallet plot krenari e ngazëllim. # iFUNDI I CIKLIT TË ROMANEVE "RILINDËSIT"

            Përgjigjjuni
            1. A
              Agron Gjekmarkaj

              "Prespe, ....." Je tu vozit n fush t huj. "Opingar rri te opinga", mos hy n histori se nuk je per çat pun. Nreq opingat se ene çat zanat sun e bo mir, le pastaj ironine qy as e di se ka bje.

              Përgjigjjuni
              1. E
                Eva Vruk

                Nga s'ta pret ....Ai e nis : Ishte një kasolle myzeqare , majë kodrës nga ku mund të hapje shtigje....

                Përgjigjjuni
            2. A
              Artan

              Perhere brilant Frrok Çupi

              Përgjigjjuni
              1. T
                Treni

                Këta i gënjen mendja që Saliu do shkojë në burg. Unë mendoj se nuk do e shikojë qelinë, por shpresoj shumë ta kem gabim.

                Përgjigjjuni
                1. R
                  Real

                  Nuk ka si te mungoje ne kete baterdi komentesh edhe ky morr i kuq i diktatures.

                  Përgjigjjuni
                  1. J
                    Jugu

                    Frroke edhe pse ke qene spiun dhe lepires i Berishes di te shkruash. Dhe tani po sumlepin Ramen pa hesap dhe me perfitime marramendese. Problemi eshte se ka 11 vite vetem po hajdutos, po burgos fukarenjte e dritave dhe ujit, p largon rinine nga vendi. Dhe ti per kete nuk shkruan se te hiqet sufllaqeja. YYYYT hajdute me cizme.

                    Përgjigjjuni
                    1. a
                      ahahahahahah me lot

                      Liria mund të ketë një medaljon të Nënë Terezës, ku shkruhet ‘O djalli shenjtor, po nuk më mbrojte, do të të hedh’. Saliu që do tu bëjë gjimnastikë përditë.

                      Përgjigjjuni
                      1. X
                        XXXL

                        O Frrok nuk je me shume se nje cope muti i ngjitur ne atletet e Rames, pis dhe legen.....

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje