
Nga Ylli Manjani
Nuk kam asnjë problem personal me asnjë gazetar, analist apo komentues publik. Rrespektoj me shumë tolerancë opinionin publik të secilit.
Por nuk gëlltis dot gënjeshtrën publike ose opinionin e formësuar në injorancë totale mbi faktet dhe të vërtetat.
Në dy apo tre dalje publike, një takëm gazetaro-analisto-komentues që kanë marrë përsipër të helmojnë publikun mbi një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese që, së bashku me Gurali Bahimllarin dhe Ledi Biankun, kemi bërë përpara kësaj gjykate në mbrojtje të njërit prej të arrestuarve me të dhënat e SKY ECC.
Shkuma patetike që këta injorantë (pra të paditur për çështjen) është krejt e pakuptueshme. Nuk duket se e bëjnë për politikë. As për para. E bëjnë thjesht për sensacion dhe si përpahës të thashethemeve që marrin me whatsapp nga brenda sistemit inkuizitor të drejtësisë. Nuk i shqetëson as inkuizicioni si realitet i rëndë!!!
As lodhen fare të lexojnë qoftë dhe një faqe të vetme nga dokumentet që janë paraqitur para gjykatës por, me e për faqe të tyre të zezë, nxjerrin shkumë për të helmuar publikun me gjëra të paqena.
Lexoni një faqe të vetme nga ato 150 syresh që kemi depozituar atje, të paktën të ballanconi helmin, o helmues publikë!
Lexoni se ndoshta do kuptoni më mirë se çfarë kemi kërkuar në atë Gjykatë dhe me ç'llogjikë, argumente e prova fatale!
Ne nuk kemi marrë përsipër të rrëzojmë SKY ECC, por kemi kërkuar, në kuadër të një proçesi konkret, standardin kushtetues dhe ligjor të provueshmërisë.
Ne kemi kërkuar që në krye të herës që të dhënat e SKY ECC të trajtohen si dhëna të marra nga përgjimet dhe, jo si dokumenta siç pretendonte asokohe prokuroria. Sot Prokuroria e pranon që janë përgjime.
Lexoni dy rrjeshta edhe nga qëndrimi i ndryshuar tashmë edhe i prokurorisë se nuk u bën dëm! Lexoni qëndrimet zyrtare, jo sms që u dërgojnë fshehtas!
Ne kemi kërkuar që përgjimi të verifikohet nëse është bërë sipas ligjit tonë apo jo? Pikërisht këtë gjë na ka konfirmuar tashmë edhe Gjykata Europiane e Drejtësisë. Lexojeni edhe atë vendim, se veç mirë u bën!
A mund të pranohet si standard ligjor proçedimi penal me të dhëna të marra nga përgjime masive, pra jo të individualizuara siç e kërkon ligji?! Kjo pyetje vlen edhe për ata, gazetaro-analisto-komentuesit! Edhe ata mund ta hanë nga ky standard!
Ne kemi kërkuar që përgjimi të konsiderohet ashtu siç thotë ligji procedural, mjet për kërkimin e provës dhe jo direkt provë. Aq më tepër provë e vetme!!! Se në përgjime ka fjalë, jo vepra. Në asnjë sistem të ndjekjes penale demokratike nuk dënohet njeri për fjalë.
Ne kemi kërkuar vetëm standard të ndjekjes penale dhe të heqjes së lirisë sipas nenit 5 të Konventës Europiane. E kemi bërë me referenca në raste të tjera të bollshme në praktikën tonë dhe në atë të Strasburgut.
Ne kemi kërkuar lirinë e individit që ja garanton Kushtetuta dhe jo lirinë e dynjasë për problemet që mund të ketë me drejtësinë. Se rasti rastit nuk i ngjan, dëgjoni apo jo!
Ne nuk kemi kërkuar në asnjë rrjesht "rrëzimin e SkY ECC". Por kemi kërkuar e kërkojmë ndalimin e heqjes së lirisë me hamendësime, pra pa dyshim të arsyeshëm të bazuar në prova. Nuk hiqet liria kushtetuese me shtirje falli nëpër përgjime.
Asnjë provë, po asnjë e vetme nuk është siguruar në çështjen ku ne shërbejmë. Vetëm lexim i gabuar dhe jashtë konteksti i të dhënave të SKY.
Për më tepër që nuk ka asnjë akt serioz shkencor, provë faktike ose dokumentare që të shkohet përtej çdo dyshimi se personat e arrestuar kanë qenë përdorues të asaj platforme komunikimi.
Si ka mundësi që flasin me kaq lehtësi duke mikluar emra konkretë në media, me stilin e gjyqeve popullore komuniste?!
E pafalshme për cilindo komentues publik që bën komente mbi padijeninë dhe injorancën mbi çështjen.
Në atë kërkesë kemi kërkuar edhe disa çështje të tjera që kanë të bëjnë me mungesën e gjykatës së pavarur. As kjo nuk arrin të marrë vemendjen e këtij takëmi!
Zoti u rujt, por uroj që t'u ndodhë dhe ju kjo që i bëni të tjerëve!
Dakord mo dakord, e kuptojme qe Mero mendon si Manjani ne kete rast. Po si mund te hidhet si opinion nje palacollek i fejsbukut?!
Sa i squt eshte ky. Dreqi vet. Lexoni se c thot. Mos te meren per baze. Se pergjimi nuk meret per prove por eshte mjeti qe te con te prova. O i squti nenes ti. Qe do ti besh njerzit per budallenj. Ka prove me te madhe se ato qe kan then ata ne pergjime. Me pas kan ndodhur..... Apo lere ce deshe. Ahhh ku ju rreh cekani ju... Por po ju eci, ju lumt bytha. Tani sa per info... I thoni ketij te diturit Manjani se... Ne te gjith europen qe eshte hapur ceshtja Sky Ecc. Te gjith kan ngren burgun ne baze te pergjimeve. Dhe shume prej tyre shqiptar. Po Manjani kete e di shume mire. Po pse nuk e thote??????? ????????????
Shprehja latine: "Ignorantia non argumentum est", pra "injoranca nuk është argument", mund të ishte një variant tjetër i prononcimit të Manjanit. Edhe pse për shumë qëndrime dhe opinione publike të tij, ai nuk më pëlqen, shpesh nuk i jap as të drejtë, në këtë rast, ai me kolegë, në ankimin që ka bërë në Gj.K me objekt shqyrtimi vlefshmërinë e përgjimeve në SKY ECC, në rast të një procedimi penal të një X personi, ka plotësisht të drejtë. Ai dhe kolegët e tij janë juristë, veçanërisht Ledio Bianku ka qenë dhe anëtar i trupës së GjNDNj në Strasburg. Po ti që ke bërë komentin më sipër, për sa i përket kësaj fushe, cili je?! Me siguri një injorant! Kanë apo nuk kanë të drejtë ata, cili organ më mirë se trupa e GJK, ka tagrin dhe ekspertizën e duhur për ta shqyrtuar dhe pastaj për të vënë pikat mbi 'i' ? Kështu, në të ardhmen, vendimi i kësaj Gjykate, do vlejë për çdo rast që mund të procedohet me bazë këto përgjime? Deri atëhere mirë është të heshtet.
Kjo krijese e lobit sllavo-grek, mender ish minister i haleve te lalezit, eshte ne gjendje te "vertetoj" se nje pordhe ne mes te nje turme mijra pordhacesh, te ket dal nga bytha e Rames. Nga ana tjeter mutin e madh para syve, me bythen e Saliut zbuluar para mutit, ta mohoj deri ne vdekje. Vazhdojne keto krijesa te mendojne se drejtesia dhe jeta politike ne ate vend, do tu rikthehet duke lepire mutrat e bejlerave me kompanite antishqiptare rreth e rrotull.
Dy fjale konkrete per mesusin e Anglishtes qe po na shitet avocat.Para rreth dy muajsh pashe me vemendje nje dokumentar ne tv France 2 ku flitej per keto te dhena te marra nga zberthimi qe i ishte bere ketyre thirrjeve.Dokumentari fliste si ishin zbardhur e arrestuar shume pjestare te krimit organizuar ne Serbi,fliste dhe per zbardhjen e ngjarjeve kriminale e transportin e droges,arrestimet ishin bere ne prani dhe te keshilltareve Francez e me kamerat televizive,kur nje shtet si Serbia i merr parasysh dhe i quan facte keto krime dhe ne te njejten menyre dhe Franca ne pse duhet te bejme te kunderten,apo kshu na keshillon mesuesi Anglishtes.
Me përgjime u gjykua Vangjushi, me përgjime Saimiri, tani na dalka juristi e thotë tjetër… meri me radhë e dil me argumenta…
Eshte e thjeshte Manjano- Po doli emri i dikujt qe shkruan ne sky ecc, nuk ka nevoje te vertetohet se a jane perkthyer ne veprime mesazhet e krimit- shko verifikoji pasurine dhe po nuk e justifikoi ,vepra penale eshte e kryer dhe pasuria konfiskohet...personi ha burgun dhe avokatua ha karin
Manjani hiqet si grek i asf lise Ky eshte thjesht debil. Rrk
Pergjimet telefonike apo regjistrimet e bisedave jane Prova juridike me te cilat jane denuar shume kriminele ne boten perendimore, boll te shohesh dokumentare amerikane se si jane arrestuar dhe me pas denuar, pjestare te organizatave kriminale mafioze. Po keshtu ne Itali e gjetke. Cfare lloj juristi eshte ky, qe nuk di nje gje kaq elementare per drejtesine ?
Shume e thjshte, shoku fashist! Mos perdorni Sky ECC. Ti qenke dhe person qe di ligjet! Kur tjetri shkruan ne SKy ECC se nje person duhet te vritet dhe vepra kryhet, ti mendon qe keto fjale nuk kane rendesi? Cfare shkolle ke mbaruar o shekerdhate?
Ky manjo nuk hyn ne radhen e njeriut eshte akoma kafshe parahistorike.Oh c fare na ke bere pjese moj perendi po sa injorant sa fashiste sa gomar sa m....sa k. E cuditeshme me keto qe na pane syte sot ky bardha dhe mul mushka dhe shume te gjere gjoja patriote por vetem me llafe rijne e veshtrojne si shkaterohet pasuria si goditet e digjet me molotiv polici .sa turp ne nuk kemi.me me as nje lloj ndjenje ne nuk jemi njerez muli.bardha e shoket mf kriminel sali f.berisa hajdutin nongrata nuk jsne qenie njerezore.O perendi merrua frymen nuk ka pse te jenr nuk kane qenije jsne kafshe prej hustotike jane ps tru..
Manjani ka te drejte. Pergjimet nuk jane prova. Une mund te them qe do vras apo vrava filanin. Mund te genjej per 1000arsye.:mund te mburrem,mubd te jem I dehur,etj. Pergjimi ndihmon per te gjetur proven. Edhe ne bote keshtu eshte. Shikoni ne tv pergjimet dhe gjyqet e mafies ne NY.Proluroret I ndihmon pergjimi,por nuk eshte prove ne asnje te drejte juridike