O Sali, o hero, Edi Rama ty të do...

8 Tetor 2024, 12:23Blog Nga Martin Leka

O Sali, o hero, Edi Rama ty të do...

Nuk kisha dyshim se protesta e djeshme e thirrur nga partia e Sali Berishës do të ishte ndryshe, por në fakt, ajo i tejkaloi pritshmëritë e mia: ishte shumë më keq se ajo që kisha menduar. Domethënë, “të keqen e protestive të Lulzim Bashës”.

Më tej, nuk ka nevojë për analizë, sepse tashmë “skaneri” i partisë së Doktorit e jep të qartë epikrizën: vetë Doktori është i sëmurë! Dhe shërimi i vetëm është heqja e licensës së Doktorit, që do të thotë çlirimi i PD nga drejtimi për mbi tre dekada.

Lidershipi i kësaj partie nuk motivon më. Ka rënë në stanjacion. Ka vetëm inflacion. Nuk frymëzon më. Nuk bind më. Nuk ka ide. Nuk ka risi. Eshtë e vjetër në metoda sa vetë udhëheqësi i saj.

Ajo çfarë ndodhi dje në protestë, krahasuar me pritshmëritë dhe premtimin e Sali Berishës, është një dështim i madh. I cili ska nevojë për shumë analiza e refleksione. Pa ikur nga drejtimi Sali Berisha, “siç ka qenë do të jetë” edhe Partia Demokratike.

Dje ishte thjeshtë një shëtitje e zhurmshme nëpër rrugët e Tiranës. Nëse disa moderatorë apo gazetarë militantë nuk do ta dramatizonin protestën në ekran dhe nëse nuk do të kishtë molotovë, protesta do të na kujtonte shetitjet e famshme të kohës së Hoxhës nëpër bulevardin “Dëshmorët e Kombit” pa makina. Herë hërë, kur Gaz Bardhi ndalonte të shkruante ndonjë mesazh ne telefon, protestuesit ngjanin sit ë ishin punëtorë sezonalë, ditorë që rrinë në shesh se mos dikush i kërkon për bojaxhi se do të lyejë shtëpinë, hidraulik se dikujt i është prishur saraçineska apo dikush kërkon një murator…  

U prishëm e shkatërruan disa stacione autobusi. Sot në atë stacion mund te bjerë shi. Aty mund të jetë duke pritur një qytetar që jo vetëm ska makinë, por as lekë për të blerë një çadër. Dhe ti mendon se do kesh votën e tij pas 8 muajsh?!

U dogjën kazanë plehrash dhe platforma reklamash nëpër qytet. Nesër do të zëvëndësohen me të reja. Do ti paguajmë të gjithë me taksat tona. Do të paguajnë edhe vetë ata që i dogjën e shkatërruan.

Ajo që e pësoi (dhe njëkohësisht fitoi) më shumë ishte selia e PS. Nuk kishte ndodhur kurrë më parë të dhunohej nga partia tjetër kjo që ndodhi dje. Me siguri, ky veprim i militantëve të PD në rastin më të keq nuk ka qenë ide e Berishës dhe në rastin më të mirë, ky do të jetë penduar shumë sot. Sepse është dhunuar kodi i vetë demokracisë dhe pluralizmit. As në vitin e mbrapshtë ‘97, as në ’98 kur tutmat ishin totalisht emotive e të pakontrolluara, selitë e partive nuk u prekën.

Ky ishte edhe shërbimi më i madh që partia e Sali Berishës, përmes militantëve të Gaz Bardhit, i bënë PS dhe Edi Ramës.

Dje, mitingashët e PD brohoritën “O Sali o hero, gjithë Shqipëria ty të do”!

Sot, socialistët e Edi Ramës brohorasin: “O Sali, o hero, Edi Rama ty të do”!  

16 Komente

  1. L
    Landi

    Perse nuk i bie shkurt qe kjo parti e ka mbaruar misionin e duhet te shkrihet. Duhet te krijohet nje parti e re moderne e properendimore pa shpellare.

    Përgjigjjuni
    1. j
      jevgu

      o malok u burr 100 breza te kalosh qytetar nuk behesh kurr

      Përgjigjjuni
    2. M
      Mallkimi

      Vetem ne shqiperi ndodh dhe ka ndodhur gjithmone qe tu vihet flaka kazaneve te plehrave por edhe te prishen lulet dhe lulishtet. Kete pashe une dje… te tjerat jane tersishisht ne perputhje me cfare permban fjala demostrade por per fat te keq na serviren sikur u be hataja. Kjo tregon qarte qe jemi popull me mentalitet te pakulturuar dhe te piset. Te djegesh kazan plerash tregon vetem sa shume zhulsa jemi dhe te prishesh lulet tregon se ne nuk e duam vendin tone ndaj… mallkimi vazhdon

      Përgjigjjuni
      1. M
        Maloku

        Ik o pirdhu ti mos ngaterro nje tufe malokesh me shqiptaret. Skan faj maloket, aq dine. Te bishti i dhise nuk mesohet politik.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Mallkimi

          Normal qe “ tejret” e kane fajin. Ti nuk ben pjese madje as te ben pershtypje, do e kesh nga zgjuarsia e jo nga idotesia

          Përgjigjjuni
        2. V
          Vezhguesi

          C'lidhje ka mentaliteti i popullit me protestat e mender opozites qe nxitet nga non-grata qe po e shikon cdo dite e me teper veten e vet dhe familjen mbrapa hekurave te burgut? Populli nuk po e ndjek Salihin ne cmendurine e tij te krijuar nga krimet qe ka bere. Po ta kishte ndjekur, atehere do pranoja ate qe keni thene. Kazanete plehrave dhe molotovet nuk i hodhi populli, por nje grusht ordineresh qe kete pune e bejne kot nga qejfi, pale me po te motivohen nga legenat qe ka PD ne krye.

          Përgjigjjuni
        3. D
          Daullxhiu

          Po cfare proteste? Erdhen ca.malok nga kusin e dogjen kazanet e plehrave, ti kiishin marre mme vete ne kukes te pakten.

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tallu Tallu se ke te drejt

            O popull ky i Gjati tall bethen me ju ka dhe te drejt se ska kush me e rrrzu Po doli nje Parti tjter ket te gjatin se keni ne pushtet ma

            Përgjigjjuni
            1. e
              emigranti

              jo mor jo saliu tall bythen sepse gjykatta dhe SPAK-u nuk veprojne

              Përgjigjjuni
              1. P
                Pensionisti i Porcelanit

                Marreveshja e zhvatjes se pasurive te Shqiperise Rama-Berisha eshte bere qysh me 23 prill 2008; dita kur keta diktatore i vune kryq sistemit demokrtik ne Shqiperi.

                Përgjigjjuni
                1. .
                  .

                  Te dy jane plehra te lidhur me njeri tjetrin qe tallen me shqiptaret.

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    Populli

                    populli do votoje gjithmon Edi Ramen pasi vetem ai punon sinqerisht per Shqiperine dhe eshte vertet i pergaditur Le te plasin maloket

                    Përgjigjjuni
                    1. Y
                      Ylli

                      kujdes me ato Maloket ti or populli leshit se e ke xhindos keq fare Ullsi Manjen aty te poturet e Rames.

                      Përgjigjjuni
                    2. s
                      saja

                      e kan amanet nga udheheqesit e ppsh te mbajne njeri tjetrin o popull qe keshtu mos shani njeri tjetri per keto dy palaco qe bejn sikur shahen

                      Përgjigjjuni
                      1. p
                        pyetje nga publiku

                        Si ka mundesi pra qe edhe pse prej 11 vitesh qeverisemi nga keta RILINDAS qe Motivojne, Bindin, Frymezojne, kane Ide, kane Risi si Parti e Re e krijuar ne vetem 84 vite me pare....dhe ky vend perdite varferohet, perdite shpopullohet e ne Korrupsion mbetet kampion Europe ?

                        Përgjigjjuni
                        1. D
                          Dardani i Ri

                          Bravo z. Leka! O Sali, o shpellar, i ghjithë populli të thërret gomar. Çdo djegie e djeshme në Tiranë nga terroristët SHQUP, do të thotë, 100 mijë vota më shumë për PS.

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje