Agonia e një partie!

8 Tetor 2024, 17:14Blog TEMA
Agonia e një partie!

Nga Dritan Hila

Ka një sforcim disa vjeçar të punëtorëve të propagandës së rithemelimit për të justifikuar rënien gjithmonë e më tepër të forcës së PD dhe Berishës. Herë të vetëdijshëm dhe herë nuk e besojnë as vetë, shikojnë se si po tkurret çdo ditë PD, pavarësisht se problemet e Ramës në qeveri janë të tilla që do fuqizonin çdo opozitë.

Përpiqen të gjejnë arsye tek kapja e institucioneve nga Rama, tek aleanca me banditë, tek trafiqet, tek oligarkët, a thua se këta nuk kanë qenë këtu. Të gjitha kanë qenë edhe në kohën kur në pushtet ishte Berisha dhe ai i kishte në dorë, por arsyet janë komplet të tjera.

Në vitin 2013 institucionet i kishte kapur edhe Berisha, pa përjashtim; gjyqësori dhe prokuroria ishin shtojca të Berishës; bandat faleshin tek Berisha dhe oligarkët ishin me Berishën që i krijoi, madje ende sot e kanë idhull dhe i çojnë taksën dhe xhelepin.

Arsyeja e vërtetë është që Berisha tashmë është i plakur dhe i vrarë moralisht. Është i plakur nga ana fizike pasi është 80 vjeç. Është i plakur në ide që reflektohet tek gjuha e tij me revolucione e përmbysje. Është i braktisur nga qytetet e mëdha dhe kjo jo për faj të Ramës por për faj të Berishës që erdhi nga fshati por fshatin nuk e nxori dot kurrë nga vetja dhe në një botë globale do ta kthejë këtë vend në një fshat të madh.

Është i bojkotuar nga ndërkombëtarët dhe të mendosh se mund të vish në pushtet pa pëlqimin e amerikanëve, britanikëve apo gjermanëve të cilët janë taksativë në izolimin e tij, i bie që nuk ka dalë nga fshati dhe mendon se fshati është bota.

Ekipi i tij është anonim dhe me mungesa të figurave të nivelit kombëtar. Berisha i vrau gjithë individualitetet në atë parti dhe tashmë në rreshtin e parë të protestave ka figura që nuk dinë çfarë të bëjnë nëse ai nuk i bie telefonit. I fundmi mit i tij, që ishte ai i ndershmërisë, e vrau SPAK, dhe ky është vetëm fillimi i dosjeve që do t’i hapen.

Berisha nuk nxori mësimet që jep historia për ciklin e një udhëheqësi. Mbase do që ta mbyllë duke u ndeshur me bajlozë, sepse plaku bëhet si fëmija, bajloz që në këtë rast është perandoria amerikane, por harroi se perandoritë nuk të japin kënaqësinë e dueleve por të bëjnë qesharak, siç e kanë bërë duke e mbyllur në katin e 8-të. Ndaj protestat po rrudhen çdo ditë e më shumë dhe kanë mbetur vetëm nostalgjikët.

PD është një parti që po vdes. Dhe sikurse në vdekjen e një njeriu askush nga të afërmit nuk do ta besojë, edhe nostalgjikët nuk e qasin mendimin se kjo parti po vdes bashkë me Berishën. Të tjerët janë ose hijenat që po presin të marrin trashëgiminë, ose shejtanët që tallen dhe i marrin paratë që ka nëpër xhepa. (Dritare.net)

12 Komente

  1. J
    Jugu

    Nuk e lexova shkrimin se pak a shume dihet qe eshte thjesht nje sumlepirje per pushtetin dhe Ramen. Berishen e njohim tani dhe po merr cfare ka gatuar, por ky gjatoshi qe po i leron te 14-dhjetat ketij populli kur do jap llogari. Pse nuk shkruan per kete o familje lepiresash te cdokujt ne pushtet?

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dakord

      Ti jugu nga veriu ka rradhë. Të parët shkojnë vrasësit se janë rrezik i madh për atdheun siç e pe mbrëmë edhe se besoj që je një nga ata të mbrëmshmit me molotov në brez. Të gjithë të tjerët që kanë prekur paratë e popullit në pritje janë për gjykim. Ka ikur koha e gjin gjonëve, ka ardhur koha e spak dhe USA! Hajdutët nuk kanë ngjyrë.

      Përgjigjjuni
      1. X
        XhaFCK

        O Jugu, ti je nga Jugu aq sa Saliu eshte nga pidhi satom.

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kutuzovi

          Bravo zoti Hili. Ke bere nje shkrim brilant. E ke theksuar shume mire. "PD-ke eshte nje parti qe po vdes". Kjo eshte e vertete. Shkaktar po behet Sali Berisha, po e kthen partine ne nje mjet per mbrojtjen e interesave te tij dhe te familjes se tij. Parti pa vizion.

          Përgjigjjuni
          1. S
            Sanco

            Or ti t'ja rruash jugut nga poshte larte. Ti edhe nuk e lexove shkrimin ,dhe komenton i pari. Po cfare komenton nese nuk ke lexuar gje or taj ? Or lok prej Jugu.

            Përgjigjjuni
            1. D
              Demokrati i vërtetë

              Ja foli dhe Drirani për Ramën, po edhe po nuk foli, njerëzit shohin dhe dëgjojnë për Ramën nga mëngjesi në darkë në gjithë studiot televizive, portale dhe gazeta, megjithëatë kuotat e PD dhe sidomos "lexhendës", kanë prekur fundin. Pak janë ata që flasin e shkruajnë si Çim Peka, A. Bushati, A. Shkullaku, F. Lubonja, Y. Manjani, L. Dervishi, B.Koka ai kokërjepuri drejtor shtypi i tij, dhe një ushtri e tërë në mbështetje të Sa-lehut, gjithsesi kuotat PS dhe Ramës, jo vetëm që nuk bien, por megjithë ato të bëra e të pabëra që i rendisin, ato në mos i shtohen janë në ato nivele kur e kanë mundur PD dhe "non gratën", e bashkuar dhe me gjithë vagonat e partiçkave që i bashkëngjiteshin, përfshirë Dulen, por edhe LSI. Or ti i jugut prej Viçidoli. Nuk di, a e di, se i vdekuri dhe i pakalluri nuk ngjallet më çfarë do që të bësh ti dhe gjithë hordhia e monstrës, jo më ta bëjë po foli Dritani. Si thotë shkodrani? "A je i marrë a shtihesh!". Veç mos harro fjalën e urtë kineze se "vetëm peshqit e ngordhur shkojnë me rrymën. Gjeje vetë se ku qëndron.

              Përgjigjjuni
            2. r
              raul

              Bravo Dritan ,je smart Brain. Ja bere nekrologjine politike sheikut taliban me 13 vila , Hu Xhintaos 80 vjec qe nuk e kupton se ai e ka marre rrugen e mutit qysh me 14 maj 2023 kur pesoi humbjen apokaliptike te cilen nuk e analizoi kurre se perndryshe po te analizohej 14 maji 2023 me humbje pushteti ne 56 bashki nga 61 qe ka vendi dhe humbje pushteti ne 92% te teritorit po te ishte nje parti perendimore partia do ishte shperndare menjehere dhe lideri do te jepte dorheqjen gjithmone nga politika, ne Japoni do te bente harakiri. Perse nuk merr shembull nga kinezet qe ne kongres para gjithe botes e nxoren per krahesh nga presidiumi Hu xhintaon 80 vjec qe ndodhej bile ne krahun e majte te liderit vizionar Kinez Xi Xinping. E moren per krahesh e cuan ne fund te salles dhe i thane: boll tani, mos na zer vendin kot ne presidium, koha jote ka mbaruar, shko ne shtepi rri me nipat e mbesat. Perse nuk e ben dhe ky nje terheqje dinjitoze por po iken me turp me 27 akuza mbi kurriz se pushtetin nuk.do ta shohe me as ne enderr.

              Përgjigjjuni
              1. K
                Kutuzovi

                Raul bravo! Komenti juaj eshte tamam dhe shume i goditur. Koment qe duhet te lexohet dhe te vleresohet nga te gjithe. Edhe Saliut i ka ardhur radha qe te iki e te meret me niper e mbesa.Edhe njehere bravo.

                Përgjigjjuni
              2. D
                Daullxhiu

                Qofte e xhehnemit kjo parti pede-je. Zarr ka bo ne gjalllje, ne zjarr u djegte ishalla.

                Përgjigjjuni
                1. C
                  Cibani ne fytyren prej muri qe i lepin bythen te g

                  Vetem k'te me ciban ne fytyre ma hiq o Mero se eshte i bajate. Nuk durohet fare, eshte vemje e shpifur. As peshku me i ngordhur nuk e ha. Dmth laro komplet

                  Përgjigjjuni
                  1. m
                    mirel

                    ik o Dritan se na e shpife, je bere si dhjaks

                    Përgjigjjuni
                    1. V
                      Veriu

                      O Jugu. Meqenëse nuk e paske lexuar shkrimin, mos ha mut kot.

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje