Zbrit nga ballkoni Sali dhe udhëhiq mosbindjen civile, ndryshe mos u tall me demokratët

8 Tetor 2024, 17:25Blog TEMA
Zbrit nga ballkoni Sali dhe udhëhiq mosbindjen civile, ndryshe mos u tall

Nga Ergys Mërtiri

Protesta e djeshme e opozitës nuk mund të konsiderohet as mosbindje, as civile.

Mosbindja civile nënkupton një lëvizje ku qytetarët refuzojnë një regjim tiranik dhe, në mënyrë paqësore, rezistojnë ndaj pushtetit të tij duke mos iu bindur institucioneve.

Ndryshe nga kjo, akti i parë i kësaj mosbindjeje civile u zhvillua në mënyrë juridikisht korrekte, me lejë në polici dhe brenda orarit të caktuar. Që këtu, një mosbindje me leje dhe orar, konform një kërkese ligjore tek autoriteti të cilit nuk po i bindesh, prodhon një non sens të thellë.

Por, përveç kësaj, nuk ka kuptim të ftosh popullin në mosbindje civile, kur vetë lideri i mosbindjes, qendron i izoluar në kat të tetë duke iu bindur atij që ai e konsideron gjyq politik kriminal i stisur nga Edi Rama për të vrarë opozitën.

Nëse Berisha kërkon të shtyjë popullin në mosbindje civile duhet të japë shembullin vetë i pari: Të zbresë nga ballkoni në rrugë e t’iu prijë qytetarëve. Por ai nuk e bën këtë sepse së pari, i druhet pasojave për veten e vet dhe së dyti, ai e di shumë mirë që mosbindje nuk ka për të pasur. Nuk ka për të pasur sepse populli nuk është me të pavarësisht se i ka ardhur në majë të hundës me Edi Ramën.

Nga ana tjetër protesta e opozitës nuk ishte as civile, pasi nuk ishte as qytetare, as popullore. Pjesëmarrësit ishin militantë partie që mblidhen në mënyrë të organizuar nga struktura. PD-ja ka me dhjetëra mijëra anëtarë, prej të cilëve mbi 7500 kryetarë seksionesh dhe grup seksionesh, aq sa ç’ishin pak a shumë në bulevard. Kjo do të thotë se populli jopartiak (madje edhe vetë një pjesë e mirë e anëtarësisë së partisë) mungoi në protestë.

Protesta nuk ishte qytetare e popullore as në qëllimet dhe mënyrën e zhvillimit. Ajo nuk reflektoi qytetari në mënyrën sesi u zhvillua dhe as e përfaqësoi dot interesin e qytetarëve në motivet për të cilat u bë. Kjo nuk ishte një protestë për hallet popullit, por për hallet e një personi i cili kërkon të mos dalë para drejtësisë. Madje, edhe parrullat e protestuesve, më shumë se largimin e Ramës, kërkonin të shprehnin mbështetjen ndaj Berishës. Nga “Rama ik”, opozita ka kaluar tashmë në “Berisha rri”.

Për këto arsye zjarret e djeshme nuk e ngrohën dot shpresën për ndryshim. Njerëzit e kuptojnë se ato nuk u ndezën për të vrarë frikën nga regjimi, por për të kërcënuar me destabilizim ndërkombëtarët dhe institucionet që shtyjnë përpara hetimin e bosëve të paprekshëm të politikës. Kjo është edhe arsyeja përse kjo protestë dështoi me turp duke prodhuar indinjatë publike dhe thuajse aspak solidaritet.

6 Komente

  1. J
    Jugu

    Shume mire ke shkruar. Por per pushtetin e Rames nuk thua ndo nje gje. Je dakord me pensionet dhe rritjen e tyre? Je dakord me oligarket dhe hajdutet e tenderave te Tiranes? Je dakord me inceneratoret? Je dakord me korrupsionin ne cdo zyre qe te shkosh? Nese nuk je dakord, atehere shkruar per kete hajdutin ne detyre dhe jo per ate hajdutin qe eshte tashme izoluar.

    Përgjigjjuni
    1. V
      VERIU

      O Jugu sistemi i pensioneve eshte i ndërlikuar dhe n uk eshte pune qe mund ta kuptosh por ne kohene ketyre plehrave as invalidët nuk merrnin paga lere me pensionistët. Kurse keta hadutet e tenderave nuk janë as Xeni as Argita as Abi dhe as Nuli me Bacin por punonjes administrate që kanë shpërdoruar detyren duke shkelur barazinë në tender dhe duke iua dhënë miqëve te tyre me të cilën fitonin dhe atë pra nuk flitet për vjedhje. E njenjta përrall eshte dhe perrala e inceneratorcv e të. cilët janë ndërtuar me kosto minimale dhe ai i Elbasanit administrohet sot e përgjithmon nga Bashkia kurse ai i Fierit do dhe tre vjetë të kaloj ne pronësi të bashkisë Kurse Tirana ka paguar vetëm për landfildin i cili dekpmpozom mokëra ton plehta dhe nuk ka paguar asnjë lek për incenerator i cili duhet të fillonte të ndërtohej ne mars 2024, Kurse familja Salbino ka vjedhur ja dhjetë inceberator jurse ky në pushtet deri tani me qe qenke qorr nga jugu nuk ka asnjë akuzë për vjedhje dhe korrupsion dhe është një nga lideret kryesor të Ballkani dhe nuk është non grata për korrupsion dhe minim të demokraxisë ky dy demokracite me të medha botrore SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar, Gjumë të embel fshatar dhe eja prap në Tiran por me nriske për tia rruajtur edhe Ramës por edhe shqiptarëve qytetaR

      Përgjigjjuni
      1. p
        pilo Lala

        Ky shkrim e diskrediton komplet Saliun, i tregon cfare burracaku eshte.

        Përgjigjjuni
    2. i
      i drejti

      ik shko laju po nuk pate leke per shampo ti jape une e more sufdhaqen per sot ik pirdhu bythelepires ti e te gjithe gazetaret me ne krye Mero kurven.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Salplehu

        Salplehu nuk eshte fort i zgjuar pour me i zgjuar se zgjebaraket qe i shkojne te rruga Elpidhes eshte .

        Përgjigjjuni
        1. X
          XXXL

          O Mertiri o jevg nuk ke me cfare te mbrosh per Bashen se e ke ne Hollande, merru me pushtekaret me ata qe jane ne pushtet dhe jo me opoziten, jevg.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje