Nga Klementin Mile
Sot mbushen tetë vjet nga vdekja e mikut tim Gilman Bakalli. Dhe homazhi më i mirë që mund t’i bëj është duke risjellë një shkrim të asaj kohe. Një shkrim për vdekjen – më filozofiken nga të gjitha temat.
Më vijnë ndërmend dy funerale: njëri para 8 vitesh dhe tjetri para 24 vitesh. Para 8 vitesh humba një mik të ngushtë, Gilmanin, para 24 vjetësh humba gjyshin që e doja fort. Në funeralin e gjyshit nuk arrita të derdh asnjë pikë loti; në funeralin e mikut tim lotova shpesh gjatë asaj dite të gjatë dhe të zymtë. A do të thotë kjo se mikun e desha më shumë se gjyshin? A e tregojnë lotët se sa e doje një njeri? Apo ndoshta mos jam bërë më i ndjeshëm dhe asgjë më tepër?
Përvoja ime në këto dy funerale është patjetër e rëndomtë, ajo i ndodh shumëkujt. Madje ndodh dhe më tepër: ka njerëz që jo vetëm nuk arrijnë të qajnë në funeral, por shkojnë deri aty sa fillojnë shakatë për të ndjerin dhe mezi e mbajnë të qeshurën. Këta njerëz ne priremi t’i quajmë jo vetëm të patakt, por edhe të pashpirt. Veçse e kemi gabim. Për ta kuptuar arsyen, duhet të eksplorojmë esencën e vdekjes.
Filozofi Hajdeger e cilëson njeriun si një “qenie-drejt-vdekjes.” Kjo pasi qenia (edhe ajo njerëzore) është kohë dhe koha është e fundme. Vdekja, thotë Hajdeger, është jo lidhëse; duke qëndruar përballë vdekjes njeriu i shkëput të gjitha lidhjet me të tjerët. Vdekja nuk mund të përjetohet përmes vdekjes së të tjerëve, por vetëm përmes lidhjes sime me vdekjen time. Përveç kësaj, vdekja është e sigurt, por e papërcaktuar; ne e dimë që do vdesim, por nuk e dimë se kur dhe se nga çfarë. Së fundmi, vdekja është shumë e rëndësishme; ajo nuk mund të neglizhohet, pasi është kufiri i qenies sonë, është një pafuqi thelbësore që e shkatërron fuqinë e lirisë sonë.
Po ç’lidhje ka e gjithë kjo me faktin që shpesh nuk arrijmë të qajmë ne funerale? Sipas Hajdegerit ne nuk arrijmë ta përjetojmë vdekjen, kur ajo është vdekje e tjetrit. Sado të afërt ta kemi patur personin e vdekur, sado ta kemi dashur, prapëseprapë ai person nuk jemi ne vetë. Por si ndodh kjo? A është vërtet kaq egoist shpirti njerëzor? Apo i tillë është vetëm shpirti i disa njerëzve, i atyre që i quajmë “të pashpirt?”
Më kujtohet që gjatë adoleshencës sime, kur më shqetësonin pyetje të tilla filozofike, e imagjinoja shpirtin si një instrument muzikor me tela, psh si një kitarë. Shpirti ishte i aftë të qante, të qeshte, të trishtohej, të frikësohej e kështu me radhë – në varësi të telit që prekej. E kjo do të thotë që të gjithë njerëzit kanë të njëjtin shpirt, të gjithë e kanë potencialin për t’u trishtuar, gëzuar, hidhëruar etj. Por ama, në një situatë konkrete, nuk u ndodh të gjithëve t’u preket i njëjti tel, prandaj dhe reagimet e ndryshme në një funeral – disa qajnë, të tjerë rrinë të ngrysur, të tjerë zhyten në mendime të thella, disa frikësohen dhe ndonjë qesh. Kjo sepse funerali nuk është një objekt i thjeshtë, ai është një gjë jashtëzakonisht komplekse.
Gjëra të tilla komplekse ne njerëzit nuk mund t’i perceptojmë në tërësinë e tyre. Ne kemi vetëm aftësinë të perceptojmë elemente të këtyre gjërave, vetëm pjesë të së tërës. Dhe dihet, në një funeral, siç ka elemente solemne ka edhe elemente qesharake; siç ka elemente racionale ka edhe elemente absurde; siç ka elemente tradicionale ka edhe elemente moderne. Sikur secili të perceptonte të njëjtin element, të gjithë do të reagonin njësoj – psh do të qanin, siç e do zakoni, ose do të qeshnin, duke u bërë të gjithë devijantë. Por kjo nuk ndodh, pavarësisht sesa fort disiplinohet rituali i funeralit nga rregullat e vendosura. Ndërsa vdekja, ajo i përket tjetrit të vdekur; për ne të gjallët ajo është një kasafortë që nuk ia deshifrojmë dot kodin. Kur ne jemi, vdekja nuk është! As në funeral.
Thellësisht e saktë.
Krejt kot pa lidhje o shok. Gilmani isjte djale i mire sportist i mire dhe qytetar shembullor por sdo mbijetonte ne politike pasi nuk ishte kurve si nul mola me shoke e plaku merr me familje.
Je perpjekur, por nuk ja ke dale dot. Te eshte dukur se ke ngritur nje peshe te rende, nga muskujt e tu te dobesuar te filozofise.
Vecse e ka gabim filozofi yt dhe ti qe beson arsyen ''perse qeshin''disa ne nje rast vdekjeje. Hajdeger besoj nuk ishte mjek apo ndoshta nuk kishte nje grumbullim te nevojshem te eksperiences njerzore e rrethanave. E verteta qendron ne mes. Ne te gjitha vdekjet pak a shume ndodhin skena te atilla qe nuk mund te permbahet e qeshura nga njerzit qe jane prezent qofte dhe nga nje shkendije e vogel e nje menyre sjelljeje,nje batute pa te keq.Nuk permbahet e qeshura sepse nervat jane te TENDOSURA .Ashtu sic themi se ''eksremet bashkohen'' eshte pikerisht kthesa nga loti tek e qeshura.Ne ate moment njeriu eshte i dobet dhe nderhyrja e nje ngacmimi e ben te qesh.
"Kur ne jemi, vdekja nuk është!"...Kur ajo vjen, une nuk jam, ose pothuajse nuk jam.
Faleminderit për shkrimin, dhe të vërtetës që përcjell.
Beni pa vdekur nje para teze nje teze e nje antiteze i parakaloni kujtimit dhe do j'u qaje edhe per papun , hipotetikisht pa paranteza , - ra , bie , qan , ndryshon nga , loton .